Kategori: Lajme

  • NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

    NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht punën si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Pozita e tij është konfirmuar një ditë më parë, dhe ai do të nisë punën më 1 shkurt.

    “Vazhdimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

    Më herët gjatë ditës, i dërguari në shkuarje i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është takuar me pasardhësin e tij, dhe janë duke u siguruar që transicioni të ndodhë sa më lehtë që është e mundur.

    Lajçak ka qenë në pozitën e ndërmjetësuesit për pesë vjet. Përgjatë mandatit të tij është arritur Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj.

    Po të martën, emërimin e Sorensenit në pozitën e ndërmjetësuesit, e ka përshëndetuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

    Ai ka thënë se pret qasje balancuese ndaj palëve, si parakusht për proces të suksesshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

    Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

    Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, ku ka punuar në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

    Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse kryediplomatja Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.

    Në të kaluarën, liderë të Kosovës, nisur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani e deri të kryeministri Albin Kurti, e kanë kritikuar Lajçakun për qasje të pabalancuar në dialog dhe për rreshtim me raste kah Serbia.

    Vetë Lajçak pati thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, muaj më parë, se pretendime të tilla nuk qëndrojnë dhe pati vlerësuar se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë të gatshme për normalizim.

    Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel qysh prej vitit 2011.

    Palët kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

    Bashkimi Evropian u rikujton dy palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre në integrimet euro-atlantike.

    Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian dhe tashmë ka hapur disa kapituj për anëtarësim, ndërsa Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e BE-së, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

    Kosova është e vetmja në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka status të vendit kandidat, ndonëse zyrtarë të lartë të BE-së thonë vazhdimisht se ardhmja e rajonit të Ballkanit është në bllok./REL

  • Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të mërkurën, më 29.01.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7

    Nga Dalja 20[kV] J30 PR7 Dalja Nr.8 do të ndërprehet:

    NS 20/0.4 [kV] Matiçani 2 (kodi: 19000079005) nga ora 09:00 deri 14:00

    Vendet: Matiçani 2, një pjesë e rr. Muharrem Fejza.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, rritja e fuqisë së transformatorit dhe ndërrimi i pozicioneve  të kthinave me transformatorin.

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Breznicë (kodi: 15019009) prej orës 10:00 deri 10:15 dhe nga 12:15 deri 12:30.

    Vendet: Breznica, Kozarica, Barileva, Lebanë.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i siguresave të tensionit të mesëm.  

    3.

    NS 35/10kV Mazgiti  do të ndërprehet:

    NS 10/0.4 kV TS Konsumatorët e fshatit Lebanë (kodi:15019009193) prej orës 10:00 deri në ora 14:30

    Vendet: Një pjesë e fshatit Lebanë .

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- ndërrimi i transformatorit.

    4.

    Nga NS 220/35/10 [kV] Podujevë do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J14 Bajqinë-Pollatë (kodi: 14000014)  nga ora 10:45 deri 11:00 dhe 14:45 deri 15:00  

    Vendet: Buzëllap, Doberdol, Kërpymeh, Metehi, Repë, Pollat, Dvorisht, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Marincë, Bradash, Peran, Bajqinë, Murgull, Pakashticë e Poshme dhe rr,Vlora.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

    5.

    NS 220/35/10 kV Podujevë

    Nga Dalja 10kV J14 Bajqinë-Pollatë do të ndërprehet:

    NS 10/0.4 [kV] TS Zakutë 1 (kodi: 14000014166) nga ora 10:45  deri në ora 15:00  

    Vendet: Zakutë 1.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- punime në NS 10/0.4 [kV] Bajqinë te Shkolla.

    6.

    Nga NS 220/10 [kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 11:00 deri në ora 12:00

    Vendet: Llapushniku, Orllat, Negroci, Vuqaku, Xhurgjicë, Shkolla Llapushnikut dhe Kleçkë e re.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, montim i matjes në TS Orllat Bytyqët me kod: 16100028065.

    Pejë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/10[kV] Deçani

    Ne  NS 10/0.4kV Stabilimenti Baran do të ndërprehen këta trafostacione: 

    1.TS 10/0.4 kV Lagjja Gashi Baran (kodi: 53000002049) nga ora 09:30 deri 17:00

    2.TS 10/0.4 kV Baran Kulla (Te Xhamia) (kodi: 53000002022) nga ora 09:30 deri 17:00

    3.TS 10/0.4 kV Shkolla (kodi: 53000002053) nga ora 09:30 deri 17:00

    Vendet: Barani – një pjesë.

    Arsyeja:  Projekt investiv, implementimi i punëve sipas projektit investiv.

    Prizren 

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Bellobrodi (kodi: 30036008) nga ora 12:00  deri 16:30

    Vendet: Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit; afariste: ILVA” Buqe, Restoran Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala.

    Arsyeja: Dislokimi i rrjetit sipas zgjidhjes teknike.

    Ferizaj

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 35/10kV Shtime do të ndërprehet:

    LP 10kV J10 Petrova (kodi: 41046002)  nga ora 09:00 deri 16:00

    Vendet: rr. Ahmet Shtimja, Petrova, Reçaku (nje pjesë) dhe  Mullopolci.

    Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i trafostacionit të ri.

     Gjakovë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 10kV Gjakova II do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Tranziti (kodi: 81000112)  nga ora 09:00 deri 10:00

    Vendet: rr. Tirana dhe rr. Skënderbeu.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi dhe testimi i ndërprerësit.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10 [kV] Gjilan 5 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Spitali (kodi:  63000018)  prej orës 10:45 deri 11:00 dhe nga ora 15:45 deri 16:00

    Vendet: rrugët: Agim Ramadani (një pjesë), Arben Isufi (një pjesë), Bekim Berisha (një pjesë), Bahtir Jahiri, Idriz Seferi, 7 Shtatori (një pjesë), Fadil Jakupi (një pjesë), Ferizajt, Hasan Remniku, Kodra e Dëshmorëve, Lagjëja e Malësisë, Lot Vaka (një pjesë), Murat Kryeziu, Naser Azemi (një pjesë), Nazim Budrika, Pas Kosova-Petrollit (një pjesë), Qarkore (një pjesë), Ramadan Zeka, Ramiz Cërnica, Rizah Poliqka (një pjesë) dhe një pjesë e fshatit Livoç i Ulët.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i siguresave të tensuonit të mesëm.

     2.

    NS 110/10 [kV] Gjilan 5

    Nga  Dalja 10[kV] Spitali do të ndërprehen këto NS-a prej orës 10:45 deri në ora 16:00:

    1.NS 10/0.4[kV] Emini(kodi:63000018072)

    2.NS 10/0.4[kV] Livoç- te shkolla(kodi:63000018074)

    3.NS 10/0.4[kV] Livoç i Ulët -Xhamia(kodi:63000018075)

    4.NS 10/0.4[kV] Livoç i Ulët -Robaqepësi(kodi:63000018076)

    5.NS 10/0.4[kV] Muhaxherët e Livoçit(kodi:63000018077)

    6.NS 10/0.4[kV] Shpk KEMI (kodi:63000018078)

    7.NS 10/0.4[kV] Livoçi i Ulët (DIFIDI)(kodi:63000018080)

    8.NS 10/0.4[kV] Livoçi i Ulët (te Restorani)(kodi:63000018082)

    9.NS 10/0.4[kV] Bllacët e reja(kodi:63000018083)

    10.NS 10/0.4[kV] Te OSCE-Blind(kodi:63000018086)

    1. NS 10/0.4[kV] Riza Trans-Betonjerka(kodi:63000018088)

    12.NS 10/0.4[kV] SH.P.K. “ASK FOODS”  Erton Sefedin Namoni(kodi:63000018437)

    13.NS 10/0.4[kV] Livoç i Ulët(kodi:63000018438)

    14.NS 10/0.4[kV] TS-privat, ”Rino-Pack”, Faton Vebi Demaj (kodi:63000018470)

    Vendet: Livoç i Poshtëm, një pjesë e Gjilanit.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- rritja e fuqisë së transformatorit nga 630kVA ne 1000kVA dhe adaptimi i blindës nga ekipi e inxhinieringut  TS-083 Bllacët.

     * * * 

     Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Gjilani IV do të ndërprehet:

    LP 10kV Arbëria (kodi: 60063012) nga ora 10:00 deri 16:00

    Vendet: Konsumatorë pjesërisht në rrugët:Arben Ramadani, Hysen Tërpeza, Arbëri, Lidhja e Prizrenit dhe Velikinca te Vishnjet).

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

  • Hamza premton funksionalizimin e linjës hekurudhore Klinë – Prizren

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, më 28.01.2025 ka mbajtur tubim me qytetarë më Klinë.

    Hamza ka premtuar përfundimin e autostradës për Pejë dhe të unazës që lidh rrugët Klinë-Skenderaj dhe Klinë-Istog.

    Po ashtu ka premtuar funksionalizimin e linjës hekurudhore Klinë-Prizren.

    “Kështu siç ju gjeta sonte Klinë, me plot entuziazëm, me plot energji për fitoren, kështu dua të jeni më 9 shkurt dhe gjithmonë. Autostradën për Pejë, e cila kalon kah Klina, do ta përfundojmë. Unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojmë. Edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjmë funksionale dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Jemi bashkë për Kosovën që mundet ma mire”- ka shkruar Hamza në Facebook.

    Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

    Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.

    Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

    – të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

    – të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.