Kategori: Sport

  • Barcelona dhe Real Madridi në kërkim të trofeut të parë të vitit

    Futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës do të luajnë sonte – 12.01.2025 në stadiumin “King Abdullah” në Jeddah finalen e Superkupës së Spanjës, të cilën do ta drejtojë gjyqtari Jesus Gil Manzano.

    Të mërkurën, Barcelona eliminoi Athletic Bilbaon me fitoren 2:0 në gjysmëfinale, ndërsa Reali mundi Mallorca 3:0.

    Rekord me trofe i kësaj gare është Barcelona me 14 tituj, ndërsa Reali ka vetëm një më pak dhe mund të barazojë me një fitore të mundshme sonte.

    Këto dy skuadra tashmë janë takuar një herë këtë sezon kur Barcelona tronditi dhe fitoi 4:0 në xhiron e 11-të të La Ligës në Santiago Bernabeu.

    Mirëpo, skuadra e Carlo Ancelottit u rikuperua ndërkohë dhe kaloi Barcelonën në kampionat, e cila hyri në krizë.

    Reali ka avantazh në përballjet ndaj Barcelonës, pasi klubi Mbretëror ka 105 fitore kundrejt 101 fitoreve të katalanasve në garat zyrtare me 52 barazime.

    Nuk ka probleme të reja në stafin e lojës së dy skuadrave dhe për këtë ndeshje do të garojë përfaqësuesi spanjoll Dani Olmo, i cili më në fund është regjistruar me sukses te Barcelona.

    Sfida mes Realit dhe Barcelonës zhvillohet me fillim nga ora 20:00. /Telegrafi

  • KB “Trepça” dominon ndaj “Golden Eagle Ylli” në palestrën “Minatori”

    Klubi basketbollistik “Trepça” ka shënuar fitore ndaj klubit basketbollistik “Golden Eagle Ylli”, në xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës për stinorin pranverorë.

    Mitrovicasit shënua fitore me rezultat 91-68 ndaj KB Golden Eagle Ylli.

    Çereku i parë fillo në të mirë të vendasve me rezulatat 29:07.

    Poashtu edhe çereku i dyte ishte në të mirë të xehtarëve, për të shkuar në pushim të pjesës së parë me shifrat 49:27.

    Pjesa e dytë e kesaj ndeshje përfundoi me fitore të KB Trepçës me rezultat të thellë 91:68.

    Xehtarët kanë 12 fitore dhe 4 humbje ndërsa therandasit kanë 7 fitore dhe 9 humbje.

  • Gjyqtari shqiptar që po rritet me hapa të mëdhenj në Itali: Synimi im është Serie A

    Në fushën e futbollit, gjyqtari është më shumë sesa vetëm një person i cili kujdeset që të respektohen rregullat e kësaj loje. Është dikush tek sytë e të cilit pasqyrohet çdo lëvizje e lojtarëve, çdo pasim dhe faull.

    Roli i tij në futboll është jetik, pasi garanton që ky sport të mbetet ashtu siç duhet të jetë: një spektakël i pastër dhe i drejtë.

    E kush më mirë se sa gjyqtari shqiptar Roland Bytyçi mund të na rrëfejë për vështirësitë dhe misionin që bart në vete ky profesion.

    Në një intervistë për Telegrafin, gjyqtari me prejardhje nga Suhareka rrëfen për përvojën e tij në Itali, më saktësisht në regjionin Emilia-Romagna në qytetin Reggio Emilia ku jeton dhe vepron.

    I pyetur se si nisi gjithçka, Bytyqi tha se inspirimi për t’u bërë gjyqtar i erdhi në moshën 22-vjeçare kur ai ishte aktiv si futbollist.

    “Kur isha në moshën 22-vjeçare, një mik i imi i ngushtë më tha përse nuk planifikon të bëhesh gjyqtar, sepse të shohë shumë në këtë profesion. Fillimisht nuk isha entuziast ndaj kësaj ideje, por pastaj përfundova kursin dhe mora licencën e referimit në federatën italiane të futbollit”, ka thënë Bytyqi fillimisht.

    Për gjyqtarin nga Suhareka ky është viti i pestë si gjyqtar profesional, por ai ende po tenton të ngjitet më lartë.

    “Ndeshje pas ndeshje përfundova edhe vitin e pestë si gjyqtar profesional, duke ndarë drejtësinë në 65-70 ndeshje brenda vitit që nga kadetët U16 deri më sot në Ligën Promozione dhe Ecelenca, ku gjendet edhe Serie C”.

    Për Bytyçin synimi më i madh mbetet Serie A, objektiv për të cilin ai tha se duhet të ketë durim.

    “Me kalimin e kohës besoj që do ngritëm më lartë. Natyrisht, çdo gjyqtar objektivin kryesor e ka Serie A, por gjithmonë duhet durim dhe pasion dhe unë them se me punë gjithçka në jetë arrihet”.

    Ndonëse larg nga Kosova, Bytyçin nuk e ka penguar ky fakt që të mos i ndjekë zhvillimet në elitën e futbollit kosovar, ku tha se i shikon ndeshjet kohë pas kohe si dhe tregoi se me kë prej gjyqtarëve kosovarë mban kontakte.

    “Superligën e Kosovës e ndjekë shumë çdo vikend, i shikoj ndeshje pas ndeshje sepse futbolli në Kosovë po bëhet sport i vlerave dhe kampionëve”.

    “Kam respekt për punën që bën secili gjyqtar në Kosovë, por ai që më bën më së shumti përshtypje dhe shkëmbejë biseda me të është Genc Nuza”.

    Për fund Bytyçi tha se mundohet të marrë nga pak prej gjyqtarëve më të dalluar në botë, ku e përmendi Daniele Orsaton si person të cilin e ka pikë referimi dhe merr këshilla.

    “Unë shikoj shumë analiza të gjyqtarëve italianë, por edhe të huaj si ata anglezë dhe francezë. Kam shumë simpati për (Daniele) Orsaton, një gjyqtar tejet i dashur dhe i respektuar në Itali dhe jashtë vendit”.

    “Me Orsaton kam pasur fatin që të bisedojë edhe nga afër dhe këshilla e tij ndaj meje ishte të kem pasion, vullnet dhe sakrificë në çdo ndeshje”, përfundoi ai./Telegrafi.com