Kategori: Artikull i Sponsoruar

  • Po, po n’Cineplexx bileta veç 2.50 euro çdo t’diel t’parë t’muajit

    Cineplexx ka një mundësi fantastike për të gjithë ata të cilët nuk patën mundësi të shikojnë filmat të martën, me çmim 2.50. Këtë të diel të parë të muajit shkurt, në kuadër të ofertës Super Saver, mund të shijoni filma të shkëlqyer, për vetëm 2.50€ përsëri!

    Filmat që mund të shihni për këtë ditë me ofertën Super Saver janë:

    • Pasaporta

    Edoni dhe Vlera janë dy të rinj të cilët duan të largohen nga Shqipëria, në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz të strukturuar të cilët do t’i çojnë drejt Kanadasë, me pasaporta false. Edoni dhe Vlera duhet të bëjnë sikur janë një çift. Rruga është plot me peripeci dhe sfida.

    • Gladiator 2

    Nga regjisori legjendar Ridley Scott, Gladiator II vazhdon sagën epike të pushtetit, intrigës dhe hakmarrjes të vendosur në Romën e Lashtë. Vite pasi dëshmoi vdekjen e heroit të nderuar Maximus nga duart e xhaxhait të tij, Lucius (Paul Mescal) detyrohet të hyjë në Koloseum, pasi shtëpia e tij pushtohet nga perandorët tiranë që tani udhëheqin Romën me një grusht të hekurt.

    • Wicked Part 1

    Wicked, historia e patreguar e shtrigave të Ozit, realizohet me fituesen e çmimeve Emmy, Grammy dhe Tony, Cynthia Erivo (Harriet, Broadway’s The Color Purple) në rolin e Elfabës, një grua e re dhe e keqkuptuar për shkak të lëkurës së saj të gjelbër, që ende nuk e ka zbuluar pushtetin e saj të vërtetë dhe artisten e suksesshme fituese të çmimit Grammy, Ariana Grande, në rolin e Glindës, një grua e re e suksesshme, e karakterizuar nga privilegjet dhe ambiciet, që ende nuk ka zbuluar zemrën e saj të vërtetë.

    Ndërsa, fëmijët do të ketë disa mundësi fantastike:

    • Moana 2
    • Mufasa: The Lion King
    • Sonic the Hedgehog 3

    Por, kjo nuk është e gjitha. Përveç filmave, ne do të organizojmë një event të veçantë për fëmijë nga ora 11:30 deri në 15:00, me aktivitete si facepainting dhe me 5 maskotat e Sonic, që do të sjellin shumë argëtim.

    https://www.instagram.com/cineplexx_kosovo/reel/DFc13SKMvrL/?hl=en

    Biletat tashmë janë në shitje, ndaj mos e humbisni mundësinë për të rezervuar vendin tuaj dhe për të kaluar një të diel fantastike në Cineplexx!

  • BKT Kosova nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)

    BKT Kosova me krenari njofton statusin e saj si nënshkruese zyrtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave të Kombeve të Bashkuara (WEPs) – një angazhim i nënshkruar nga CEO dhe anëtari i Bordit të BKT Kosova, Z. Suat Bakkal. Kjo iniciativë thekson përkushtimin e Bankës për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në të gjitha nivelet e bankës.

    Në deklaratën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs, Z. Suat Bakkal theksoi: “Në BKT Kosova, ne jemi thellësisht të angazhuar për promovimin e barazisë gjinore. Është thelbësore që gratë të kenë të drejtë të barabartë dhe të fuqizohen për të arritur potencialin e tyre të plotë pa diskriminim. Ky angazhim është çelësi për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të drejtë. Nënshkrimi i WEPs përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në misionin tonë të vazhdueshëm për të avancuar barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen në institucionin tonë”.

    BKT Kosova është e angazhuar për zbatimin e shtatë parimeve të përshkruara në WEPs për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës, ku gratë kanë mundësi të barabarta për zhvillim. Banka vazhdon të angazhohet që të ofrojë: mundësi të barabarta pa dallime gjinore, gjithëpërfshirje, mosdiskriminim, siguri, edukim, trajnime të përshtatura për secilin dhe transparencë.

    Parimet e WEPs janë një mjet thelbësor për korporatat të cilat duan të kontribuojnë në barazi gjinore të “Agjendës 2030” dhe “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”. Duke u bashkuar me komunitetin WEPs, BKT Kosova bën një angazhim të qartë për të bashkëpunuar me palët e interesit për të fuqizuar gratë.

    Ne jemi mirënjohës për rolin e rëndësishëm të CSR Kosova në mbështetjen e çmuar gjatë gjithë procesit dhe vlerësojmë lart përkushtimin e CSR Kosova për promovimin e barazisë gjinore në sektorin privat. Gjithashtu, falënderojmë dhe vlerësojmë angazhimin e rrjetit CSR në organizimin e ceremonisë së nënshkrimit të Parimeve për Fuqizimin e Grave (WEPs), e cila bashkoi CEO-të lider për të demonstruar angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

    “Sektori privat ka fuqinë të sjellë ndryshime reale drejt barazisë gjinore dhe çdo biznes që bën një hap përpara frymëzon një tjetër. Kështu krijojmë momentum dhe kështu transformojmë vendet e punës, industritë dhe ekonominë. Tani është koha për të mobilizuar akoma më shumë biznese për t’u bashkuar me këtë lëvizje dhe për ta bërë përfshirjen gjinore një standard, jo një përjashtim.” – deklaroi Zana Bajrami Rama, drejtore ekzekutive e Rrjetit CSR të Kosovës, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs.

    BKT Kosova i bën thirrje të gjithë sektorit privat në Kosovë që të adaptojnë këto parime, si një udhëzues për të fuqizuar gratë në vendin e punës, në treg dhe në komunitet – duke siguruar përfitime të ndërsjella për organizatat tona dhe shoqërinë në tërësi.

  • E Premtja e Bardhë me zbritje deri në 50%

    Përzgjedhje e gjerë në shumë artikuj kryesor, me çmime të mahnitshme.

    E PREMTE, 31 JANAR dhe TË SHTUNËN, 1 SHKURT.

    E PREMTJA E BARDHË është OFERTË e veçantë nga ETC me ZBRITJE DERI 50% në shumë artikuj.

    Shfleto Fletushkën online: https://bit.ly/42CnAtQ

    Bleni produktet tuaja të preferuara me mundësinë për të kursyer më shumë se kurrë – duke shfrytëzuar ZBRITJET në të gjithë kategorinë, të cilat do të realizohen gjatë pagesave në arka.

    Tekstil 25% Zbritje, Këpucë 20% Zbritje, Teknikë 10% Zbritje, Tekstil Shtëpiak 10% Zbritje, Amvisëri 10% Zbritje, Plastika 10% Zbritje, Valixhe 10% Zbritje, Kopsht 10% Zbritje, Lodra dhe Baby Land 10% Zbritje, Mjete pune dhe Autokozmetikë 10% Zbritje.

    Stafi i ETC- së është përgatitur në maksimum, duke u bazuar nga përvoja dhe duke praktikuar metoda të reja funksionale, në mënyrë që blerja juaj të jetë më e lehtë dhe më zbavitëse.

    Të gjitha ofertat mund t’i bëni porosi edhe online në: e-baa.com.

    Ofertat mund t’i përcjellni përmes faqes zyrtare: www.etc-ks.com

    Direkt në linkun e fletushkës online: https://bit.ly/42CnAtQ

    Në faqen zyrtare në Facebook: https://www.facebook.com/etcks/

    Dhe, në kanalin zyrtar në YouTube: https://bit.ly/34oDmr7