Dyshohet se kanosi drejtorin e Spitalit në Gjakovë, arrestohet një person

Një person është arrestuar dje me 31.12.2024 në Gjakovë, pasi që dyshohet se ka kanosur drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shalën.

Sipas Policisë së Kosovës, në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.