Mjegull e dendur në rajonin e Ferizajt, Policia bën thirrje për kujdes

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes për shoferët në rajonin e Ferizajt, për shkak të mjegullës së dendur atje.

Policia ka rekomanduar për shoferët që të përdorin dritat e mjegullës; të mbajnë nën vëzhgim rrugën; të kenë vëmendjen.

“Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.