Etiketë: moti

  • Disa aeroporte britanike mbyllin pistat pas borës së madhe

    Një numër aeroportesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mbyllën pistat e tyre të dielën me 05.01.2025, për shkak të borës së madhe dhe akullit.

    CNN shkruan se zona të gjera të Britanisë së Madhe ishin nën paralajmërimet për borë dhe akull të dielën, duke përfshirë pjesën më të madhe të Irlandës së Veriut, pjesën më të madhe të Skocisë dhe një pjesë të madhe të Anglisë qendrore dhe veriore.

    Pothuajse i gjithë Uellsi është nën një paralajmërim të verdhë shiu.

    Autoriteti i Aviacionit Civil tha të dielën në mëngjes se Aeroporti i Mançesterit, aeroporti i tretë më i madh i vendit për nga madhësia e pasagjerëve, kishte mbyllur përkohësisht pistat e tij për shkak të borës së madhe.

    Aeroporti John Lennon i Liverpool-it gjithashtu mbylli përkohësisht pistën e tij të dielën në mëngjes për shkak të borës, përpara se ta rihapte atë në orën 10:15 të mëngjesit.

    Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Newcastle tha se reshjet e dendura dhe të vazhdueshme të borës  po shkaktonin ndërprerje në oraret e fluturimeve.

  • Moti për pesë ditët e ardhshme

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht stabil për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

    Sipas parashikimit, përgjatë javës temepraturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato minimalet do të shkojnë deri në -6 gradë Celsius.

    Parashikimi i plotë:

    E hënë

    Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhekushte për mjegull. Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C,ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

    E martë

    Moti me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale ndërmjet -3 deri 1°C, maksimale 6-9°C. Erë e lehtë nga juglindja.

    E mërkurë

    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale -2 deri 2, ndërsa maksimalet 7-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.

    E enjte

    Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale -2 deri2°C, maksimale 8-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

    E Premte

    Moti me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, dersisa në viset malore parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C.

     

  • Moti për sot

    Mbi vendin tonë sot është parashikuar të jetë mot i vranët me interval me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do lëviin nga -7 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

    “Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.