Etiketë: arrestim
-
Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë nën dyshimet për vrasjen në tentativë e cila kishte ndodhur më 01.01.2025.“Janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 01.01.2025, rreth orës 03:00, në parkingun e një biznesi, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj”- kështu ka njoftuar policia në njoftim për media.Sipas Policisë arrestimi i të dyshuarve E. H., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe B. H., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.“Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarve me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në Tentativë”. Të njëjtit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”- thuhet në njoftim. -
Ferizaj, arrestohet një i dyshuar, Policia i gjeti kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro
Policia në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin Q.T., ndaj të cilit ka iniciuar rast për përfshirje në veprat penale – shitblerje e narkotikëve dhe – armëmbajtje pa leje.
Policia njofton se me aktvendim të prokurorit, Q.T. është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policët në koordinim me Prokurorinë e Ferizajt më 10.01.2025, në orët e pasditës kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe objekte përcjellëse.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit i kanë gjetur substancë që dyshohet se jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9 gr.
“Kjo substancë është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), katërdhjetë fishekë, një peshore digjitale, 19,288 euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore” – thuhet në njoftimin e Policisë më 10.01.2025.
Më tej, Policia thotë se operacioni policor është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik përkrahur nga zyrtarë policorë të Stacioni Policor-Ferizaj.

Foto: Policia e Kosovës 
Foto: Policia e Kosovës -
47-vjeçari shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm arrestohet në Greqi
Një 47 vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm është arrestuar më 03.01.2025, në Athinë.
Sipas Policisë së Shtetit në Shqipëri, për arrestimin e tij është zhvilluar operacion i përbashkët me Policinë e Greqisë.
“Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia greke finalizoi operacionin ‘IN TIME’ – duke arrestuar këtë shtetas.” – thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Ndërsa, është bërë e ditur se Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.