Etiketë: Policia e Kosoves

  • Rrahje në mes të miturve në Skenderaj, u përdor edhe thika

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, më 23.01.2025, ka arrestuar një person të mitur në Skenderaj, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy të mitur të tjerë.

    Sipas Policisë gjatë përleshjes është përdorur edhe një thikë, ndërsa lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, si dhe viktimat, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të ndryshme të dhunës në familje në Kosovë.

    Sipas Policisë, në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Në Fushë Kosovë një person është arrestuar, për shkak se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Në një rast tjetër në Prishtinë, një grua ka raportuar se personi me të cilin bashkëjeton e ka sulmuar fizikisht djalin e tyre të mitur dhe ka kanosur viktimën. I dyshuari – sipas Policisë – nuk është gjetur në shtëpi dhe i njëjti është në kërkim policor.

    Në Podujevë, një grua ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga burri i saj, i cili është në Burgun e Dubravës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.

    Në një rast në Gjilan një person është arrestuar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërsa në Mitrovicë të Veriut një grua ka njoftuar Policinë se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj. Për shkak të shqetësimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, sipas viktimës, gjendet në Serbi. Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

  • Policia jep detaje për shpërthimin në një dyqan në Pejë

    Një person në Pejë ka raportuar të entjen më 23.01.2025 se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në dyqanin e tij.

    Policia ka bërë të ditur se si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.