Etiketë: LDK

  • Hyseni (LDK): Ministria e Shëndetësisë duhet të krenohet me strategji, jo me rinovime

    Tre kandidatë për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), derisa kanë prezantuar Programin zgjedhor të partisë për Shëndetësinë, kanë komentuar edhe punën e Qeverisë Kurti në këto katër vjet.

    Sipas Ekrem Hysenit, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të duhej të krenoheshin sikur të kishin arritur të vendosnin strategji për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, ose diçka të ngjashme, e jo të krenoheshin me rinovime të objekteve.

    “Një Qeveri dhe një Ministër duhet të krenohet nëse ka vendos në strategji zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje. Këto rinovime duhen të jenë pjesë e QKUK-së. Duhet të jenë pjesë e SHSKUK-së. [Qeveria dhe Ministri] duhen të krenohen me strategji, e jo të krenohen me rinovimet.” – tha Hyseni.

    Ai ka kritikuar edhe qasjen e MSH-së në rinovime.

    “Unë pajtohem që kanë bërë rinovime, por edhe këtu ka një defekt që nuk është i vogël. Si ka mundësi që të gjitha rinovimet e udhëhequra nga Ministria e Shëndetësisë janë shumë herë më të shtrenjta në të njëjtin institucion, ku rinovimet janë udhëhequr nga SHSKUK-ja? Si është e mundur, pse?” – tha Hyseni.

    Madje për këtë, ai dha edhe një shembull.

    “Merre çmimoren e Kontratës së rinovimit të Emergjencës dhe Gjinekologjisë, d.m.th. Ministria e Shëndetësisë e ka menaxhuar renovimin e Gjinekologjisë, ndërsa SHKUK e ka menaxhu rinovimin e Emergjencës.” – që, sipas tij, ka dallime të mëdha.

    Ndër të tjera, këto rinovime Hyseni i ka cilësuar edhe si joefektive.

    “Le të me thotë dikush që është rinovuar Gjinekologjia dhe ndonjë lehonë duhet me udhëtu 40m për më shku në banjo. Le të më thotë, që është rezultat i mirë dhe unë po e pranoj.” – thotë Hyseni.

    “Dështim total” të Qeverisë Kurti, Hyseni e ka quajtur edhe mosndërtimin e Spitalit të Podujevës.

    Ndërsa kur u fol për Spitalin e Ferizajit u premtua se do përfundojë gjatë mandatit të parë të LDK-së.

    Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”, Jeta Xharra ka deklaruar se askush në KALLXO.com nuk është pasanik, milioner, e le më oligark.

    “Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka theksuar ndër të tjera, Xharra.

    Për më shumë, lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/lajm/rritje-te-buxhetit-qender-te-re-spitalore-dhe-funksionalizim-te-sish-it-zotimet-e-ldk-se-per-shendetesine/

  • Strategjia e LDK-së për parandalimin e ikjes së mjekëve nga Kosova

    Kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në emisionin “Debat Përnime”, kanë ngritur çështjen e ikjes së mjekëve nga Kosova, që sipas tyre, është një nga sfidat më të mëdha për Sistemin e Shëndetësisë aktualisht.

    Në këtë aspekt, Ardian Shala përmendi numrin e mjekëve, që kanë lënë punën në institucionet publike shëndetësore.

    “Vetëm në vitin e fundit janë 106 mjekë që e kanë lëshuar Kosovën. Nëse e marrim për pesë vjetët e fundit janë mbi 600 që kanë ikur nga vendi.” – tha ai, më 21.01.2025.

    Si zgjidhje për këtë, ai e sheh rritjen pagave dhe përmirësimin e kushteve në Shëndetësi.

    “Duhet patjetër të bëjmë rritjen e koeficientit të pagave qysh javën e parë. Qysh javën e parë do ta bëjmë 150 euro.” – tha Shala.

    Ndërsa për studentët e Mjekësisë, LDK parasheh krijimin e mundësive të menjëhershme të punësimit, sidomos të studentëve të specializuar në fushat që sot ka mungesë. E, që njëra nga to është anesteziologjia.

    “E këtu ceket mungesa e anesteziologëve. Shumë operime sot presin. Për shembull në Kirurgjinë Vaskulare presin tri vjet për operim… Gjithmonë është arsyetimi që nuk ka anesteziologë.” – tha Shala.

    Ndërsa, Ekrem Hyseni, zgjidhjen e vetme që mjekët të mos ikin nga Kosova e sheh rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

    “Është e thjeshtë, nëse do me i mbajt mjekët në Kosovë nuk mundesh me i lidh. E vetmja lidhje që mundesh me i ba është me ia rrit pagën dhe me ia përmisu kushtet e punës. Këto dyja janë në Programin tonë.” – tha Hyseni.

    Ndërsa, kandidati tjetër Izet Sadiku të rëndësishme e sheh edhe fuqizimin e Spitaleve Rajonale të Kosovës në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

    “Tu i forcu Spitalet regjionale edhe bëjmë zhvillim ekonomik, edhe distribuojmë punëtorët atje. Vetëm Spitali i Prishtinës që është paraparë, duhet 500 punëtorë të ri me i pasë.” – tha Sadiku.

    Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”, Jeta Xharra ka deklaruar se askush në KALLXO.com nuk është pasanik, milioner, e le më oligark.

    “Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka theksuar ndër të tjera, Xharra.

    Për më shumë, lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/lajm/rritje-te-buxhetit-qender-te-re-spitalore-dhe-funksionalizim-te-sish-it-zotimet-e-ldk-se-per-shendetesine/

  • Plani i LDK-së për funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në kuadër të reformave që parasheh t’i bëjë në Sistemin e Shëndetësisë në Kosovë, në rast se i fiton Zgjedhjet e 9 shkurtit ka renditur edhe funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

    Kandidati për Deputet nga radhët e kësaj partie, Izet Sadiku thotë se qysh në vitin e parë të qeverisjes së tyre do të fillojnë punën në këtë drejtim – duke i ndarë 140 milionë euro për rimbursimin e këtij Fondi.

    “Do të fillojë grumbullimi, ashtu siç është paraparë me Ligj. 3.5% i jep punëmarrësi dhe 3.5% i jep punëdhënësi. Mirëpo, shuma që mendohet të krijohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është rreth 140 milionë. Vitin e parë Qeveria do ta rimbursojë Fondin me 140 milionë euro, me qëllim që Fondi me fillu me dhanë shërbime qysh vitin e parë, para se me fillu grumbullimi i fondeve. Në vitin dytë, Fondi do të fillojë me dhanë shërbime…” – tha Sadiku.

    Mirëpo kur u pyet nga Visar Prebreza nga Krypometër, për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, përgjigja ishte se kjo do të ndodhë në vitin e parë të qeverisjes së tyre.

    “Viti i parë i qeverisjes tonë.” – tha Izeti.

    Ndërsa bashkëpartiaku i tij, Ardian Shala tha se për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është menduar që Sistemi i Shëndetësisë publike dhe private të bëhen bashkë dhe këto shërbime të blihen në këto dy Sisteme, me qëllim që shërbimet që nuk ofrohen në atë publik, të mund të merren në atë privat.

    “Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ne kemi menduar që dy Sistemet: ai privat dhe publik të bëhen një dhe shërbimet të blihen në dy shërbime të caktuara. Me këtë të sigurojmë që njerëzit që kërkojnë lëmoshë për trajtim jashtë vendit, [kjo çështje] të zgjidhet me Fondin për Sigurime Shëndetësore, që nëse nuk ka mundësi sektori publik, atëherë i bën ai privat.” – tha Shala.