Etiketë: grabitje

  • Grabitje e armatosur në Prishtinë, të dyshuarit ishin të maskuar

    Një grabitje ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur më 21.01.2025, rreth orës 12:30.

    “Pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash.” – deklaroi Ahmeti për KALLXO.com.

    Tutje, ajo shton se njëri nga të dyshuarit është arrestuar pak minuta pas raportimit të rastit.

    “Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.” – shton Ahmeti.

    Të dyshuarit e këtij rasti – sipas Policisë – dyshohet se janë të përfshirë edhe në një grabitje tjetër të datës 17.01.2025, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

  • Grabitje në Gjilan, dyshohet se viktima u kërcënua me sëpatë e thikë

    Nën kërcënimin e një sëpatë dhe thike, dyshohet se u krye një grabitje në Gjilan më 18.01.2025.

    Policia ka njoftuar se ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes deri sa të dyshuar deri më tani janë tre persona.

    Sipas njoftimit të policisë, tre të dyshuarit nën kërcënimin e një sëpatë dhe thike, i kishin grabitur viktimës një zingjir ari dhe një orë dore.

    Pas këtyre veprimeve, të dyshuarit sipas policisë janë larguar në drejtim të panjohur.

    Ikja e tyre u bë me një veturë me targa vendore ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokuroria.

    Në raportin ditor nuk ka ndonjë informacion se ndonjëri nga të dyshuarit është kapur apo identifikuar ndërsa rasti është iniciuar si grabitje dhe se njësitet e hetuesisë janë duke vazhduar punën për të zbardhur ngjarjen.

  • Qytetari në Prizren raporton se iu vodh kuleta

    Një person ka raportuar tek organet e rendit për një grabitje në Prizren.

    Sipas Raportit policor, më 07.01.2025, rreth orës 18:15 disa persona i kanë grabitur kuletën një burri.

    Personat e dyshuar pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur.

    Rasti, siç njofton Policia, është në procedurë hetimore.