Etiketë: FSK

  • Premtimi i PDK-së: Në mandatin e parë do të bëhet sigurimi shëndetësor dhe jetësor në FSK dhe Polici

    Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaj, në emër të partisë që përfaqëson premtoi se “në mandatin e parë të qeverisjes së PDK-së”, pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës do ta kenë sigurimin jetësor dhe shëndetësor.

    “Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për FSK-në dhe Policinë do të bëhet brenda mandatit”- premtoi Kabashi-Ramaj.

    Ajo tha se sigurimin shëndetësor do ta bëjnë për krejt qytetarët e Kosovës, por për policët dhe ushtarët do ta bëjnë brenda mandatit të parë.

    Tutje, ajo tha se buxheti 2% e GDP-së (Bruto Produktit Vendor) së Kosovës për mbrojtje nuk është shumë, andaj ky buxhet duhet të rritet.

    “2% e GDP-së nuk është shumë për buxhetin e Kosovës për mbrojtjen. 2% është minimumi. Aktualisht minimumi i përafrimit që kemi, që mundet me u rritë, por jo me u zvogëlu- është gjysmë miliardi, për pikat kritike. Kjo nuk është vetëm për ushtrinë, por ne e shohim sigurinë si sektor gjithëpërfshirës, që përfshin edhe dikastere tjera”- tha Besa Kabashi-Ramaj.

    Ndërsa, kandidati tjetër i kësaj partie, Rashit Qalaj, foli për shujtat e policëve.

    “Shujtën të siguruar e kanë policët e Njësisë Speciale, të cilët e kanë pasë edhe më herët- e kanë edhe sot. Ndërsa për policët e patrullës, ajo duhet të rregullohet ndryshe, që ata të marrin kompensim, sepse shujtat është e pamundur të sigurohen për të gjithë policët që janë në vend”- tha Qalaj.

    Kompensimi i policëve që deri më tani nuk janë kompensuar për shutjen ushqimore, sipas premtimeve të PDK-së, mund të bëhet në gjysmën e parë të mandatit.

    Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.

    Për më shumë lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/garde-kombetare-dhe-njesit-te-helikoptereve-per-emergjenca-civile-zotimet-e-pdk-se-per-sigurine-dhe-mbrojtjen/

     

     

  • Si planifikon PDK-ja të bëjë digjitalizimin e sektorit të sigurisë, pa qasjen e FSK-së në komunat veriore?

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në programin e saj zgjedhor ka paraparë një varg reformash që zotohet se do t’i zhvillojë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, nëse e merr besimin e qytetarëve të Kosovës për të udhëhequr me vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Ndër reformat e para që planifikon t’i bëjë kjo parti, sipas kandidates për deputete, Besa Kabashi-Ramaj, është digjitalizimi i sektorit të sigurisë.

    “[Do ta bëjmë] Digjitalizimin e sektorit të sigurisë dhe integrimin e platformave të ndryshme që i përdorin institucionet e ndryshme brenda sektorit të Policisë. Nuk e shohim sektorin e sigurisë vetëm në aspektin e institucioneve tradicionale të sigurisë, që janë: Policia, Agjencia për Inteligjencë, Forca e Sigurisë dhe Zjarrfikësit, por këtu hynë edhe Ministria e Arsimit, shëndetësia, infrastruktura, e kështu me radhë”- ka thënë Kabashi-Ramaj.

    E pyetur nga kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, se si do ta bëjnë digjitalizimin e këtij sektori përderisa katër komunat veriore nuk kontrollohen nga FSK, Kabashi- Ramaj tha se ky projekt nuk mund të bëhet për katër vjet.

    “[Duhet] Me i shiku krejt databazat aktuale që i kemi dhe me ia fillu me pilotu integrimin e databazave të institucioneve ekzistuese. Me i testu se si mund t’i mbledhim ato informata dhe si mund t’i shfrytëzojmë për parandalimin e kërcënimeve. Mandej, në momentin që funksionalizohen për këto, të mendojmë si t’ia bëjmë aty ku nuk kemi qasje”- tha ajo.

    Ndërkaq, sipas Partisë Demokratike, çështja e dytë në vazhdën e transformimit të FSK-së, është plani 10 vjeçar që duhet të finalizohet përfundimisht.

    Gjithashtu, sipas kandidates Kabashi-Ramaj, FSK-ja ligjërisht mund të operoj në gjithë territorin e Kosovës, mirëpo në pjesën veriore është një situatë e ndjeshme dhe në të tilla raste duhet koordinim me aleatët.

    “[Duhet] Koordinimi me aleatët tonë, me NATO-n dhe SHBA-n në pjesë të ndjeshme të Kosovës për ta ruajtur stabilitetin… Nuk do të thotë që nuk jemi sovran, nuk do të thotë që ne nuk kemi të drejtë ta përdorim ushtrinë atje, por se ne koordinohemi me aleatët”- deklaroi Kabashi-Ramaj.

    Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.

    Për më shumë lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/garde-kombetare-dhe-njesit-te-helikoptereve-per-emergjenca-civile-zotimet-e-pdk-se-per-sigurine-dhe-mbrojtjen/

  • Plani i LDK-së për zhvillimin e FSK-së, nga shtimi i brigadave deri te menaxhimi i luftës kibernetike

    Në “Debat Përnime”, më 18.01.2025, kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë prezantuar planet e partisë së tyre për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Lidhur me këtë, Fadil Hadërgjonaj, tha se FSK-ja do të zhvillohet në tri domene.

    “FSK do të zhvillohet në tri domene: domenin e forcave tokësore të cilat do të rishikohen, sepse tani për tani forca tokësore ka vetëm një brigadë. Në programin tonë parashihet të kemi brigadën e këmbësorisë, brigadën e mekanizuar dhe brigadën e mbështetjes (me zjarr dhe me shërbime)”- tha Hadërgjonaj.

    Në domenin e dytë, sipas tij, “hyjnë sistemet e mbrojtjes kundërajrore, dronët si dhe pjesa e helikopterëve- ku edukohen pjesëtarët e FSK-së”.

    Ndërsa në domenin e tretë është paraparë menaxhimi i luftës kibernetike dhe informacionit si dhe bashkëpunimin me shtetin e Iowa-s.

    “Domeni i luftës kibernetike dhe informacionit- që në vitin parë duhet ta kemi parasysh që kemi bashkëpunim me Iowa-n. FSK, veçse e ka ndërtuar një qendër të luftës kibernetike që është shumë aktuale sot dhe e domosdoshme”- tha Hadërgjonaj.

    Ndër të tjera, gjatë debatit u tha së do të investohet edhe në krijimin e një qendre të profesionisteve për edukime dhe trajnime duke i shfrytëzuar kapacitetet ekzistuese të FSK-së.

    Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.

    Për më shumë lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/lagje-per-ushtaraket-njesi-te-helikoptereve-dhe-smart-defence-zotimet-e-ldk-se-per-mbrojtjen/