Etiketë: person i zhdukur

  • Dyshohet se një 27-vjeçar i zhdukur ka rënë nga Ura e Fshajt – FSK angazhon ekipe për kërkim

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar ekipe në kërkim-shpëtim për gjetjen e një 27 vjeçari të zhdukur, që dyshohet të ketë rënë nga Ura e Fshajt më 24 dhjetor 2024.

    Personi i zhdukur me inicialet A. H. është nga Komuna e Gjakovës.

    “Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27 vjeçari, me inicialet A. H. nga Komuna e Gjakovës, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt më 24.12.2024.” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

    FSK thekson se angazhimi i ekipeve erdhi me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës.

  • Raportohet i zhdukur një person në Lipjan

    Një person raportohet se ka dalë nga shtëpia më 05.01.2025 dhe prej asaj dite nuk dihet më për vendndodhjen e tij.

    Policia ka njoftuar se viktima ka dalë nga shtëpia rreth orës 23:00, në Lipjan.

    Rasti është në procedurë hetimore – thuhet në Raportin 24-orësh të Policisë, më 08.01.2025.

  • Nëna raporton zhdukjen e dy vajzave të saj

    Një grua ka raportuar se dy vajzat e saj janë zhdukur.

    Vajzat e mitura sipas ankueses kanë dalë nga shtëpia me datë 01.01.2025 dhe deri më sot nuk ka marrë asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre.

    Rasti është regjistruar në Fushë Kosovë dhe është iniciuar si person i zhdukur.