Etiketë: Policia e Kosoves

  • Vidhet një laptop në një shkollë në Suharekë

    Në Raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për vjedhje në një shkollë, në Komunën e Suharekës.

    Persona të panjohur – sipas Raportit të Policisë – kanë hyrë brenda objektit të shkollës dhe kanë vjedhur një laptop.

    “Gjatë natës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objektin e një shkolle dhe kanë vjedhur një laptop.” – thuhet në Raport.

    Ndërsa, rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

    Rasti ka ndodhur më 05.01.2025 dhe në Raport ky rast është klasifikuar si “vjedhje e rëndë”.

  • Lipjan, burri dyshohet për dhunë psiqike dhe fizike ndaj gruas së tij

    Një burrë është shoqëruar në Policinë e Kosovës, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti kishte ndodhur më 20.12.2024, në orën 18:00, në Lipjan.

    Sipas Raportit 24 orësh, me vendim të Prokurorit palët janë liruar.

    “Rasti shkon në procedurë të rregullt.” – njofton Policia.

    Vepra penale është kategorizuar si “dhunë në familje”.

     

  • Arrestohen tre persona në Leposaviq, u kapën duke shkruar grafite

    Tre persona janë arrestuar dje me 04.01.2025 në Leposaviq, pasi që janë hasur duke shkruar grafite të ndryshme në një objekt.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.