Etiketë: PK

  • Raportoi se është kanosur – Policia arreston viktimën pasi i gjeti armë zjarri 

    Një burrë është kanosur me armë nga një i panjohur, derisa tre persona të tjerë i kanë dëmtuar veturën me mjete të forta – raporton Policia. 

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, të hënën pak para mesnate, më 20.01.2025. 

    Ndërkaq, për këtë rast, Policia thotë se viktima ka pranuar se posedon një armë zjarri, me ç’rast i është konfiskuar bashkë me një fishekë.

    “Me vendim të Prokurorit, i njëjti arrestohet si i dyshuar dhe dërgohet në mbajtje për armëmbajtje pa leje.” – njofton Policia.

  • Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për vjedhje në Prishtinë 

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua – shtetas të Maqedonisë së Veriut për një vjedhje që ka ndodhur, më 18.01.2025, në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë. 

    Sot, më 21.01.2025, Policia njofton se në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë palë syze dielli dhe një parfum. 

    Ndërkaq, pas intervistimit, Policia thotë se me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

  • Kanoset një person zyrtar në Dragash

    Një person zyrtar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar dhe kanosur nga një burrë tjetër. 

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në Dragash, të hënën, më 20.01.2025. 

    Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje – thuhet në Raportin policor të datës 21.01.2025.