Etiketë: Prizren

  • Policia i gjen drogë një personi pastaj e arrestoi

    Një person është arrestuar sepse dyshohet se i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.06 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.85 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

    Sipas organeve të rendit rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Prizren.

    “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Arrestohen dy persona, demoluan vila e shtëpi policia u gjen armë e municion në vendbanimet e tyre

    Pushkë gjuetie, municion i kalibrave të ndryshëm, thikë, shufër metalike, karikatorë u gjetën gjatë një bastisje të policisë me urdhër të prokurorisë në Prizren në shtëpitë e dy personave të dyshuar.

    Fillimisht, policia ka njoftuar se dy persona ka arrestuar nën dyshimin se kanë demoluar disa vila dhe një shtëpi në Prizren më 06.01.2024.

    Vlera e dëmit material që është shkaktuar sipas policisë raportohet të jetë e vogël.

    Në anën tjetër, policia ka njoftuar se pasi ka identifikuar të dyshuarit ka kryer edhe një bastisje në shtëpitë e të njëjtëve.

    Aty kanë gjetur dhe konfiskuar, dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë,  një shufër metalike,  tre karikator dhe një automjet.

    Në lidhje me rastin tashmë është iniciuar vepra penale e armëmbajtjes pa leje, asgjësimit të pasurisë por edhe për dhunë në familje.

    Te kjo e fundit policia në raportin ditor nuk ka dhënë ndonjë informacion se pse u iniciua edhe kjo vepër penale.

    Tutje, të dyshuarit janë intervistuar dhe është njoftuar prokurori kujdestar në lidhje me rastin. Prokurori me vendim ka dërguar dy të dyshuarit në masën e mbajtjes për 48 orë.

  • Prizren: Shtiu me pistoletë në ajër, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar sepse kishte shtënë me pistoletë në ajër, në Dedaj të Prizrenit.

    Policia njofton se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas.

    “Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- bënë të ditur Policia e Kosovës.