Etiketë: ihmk

  • Moti për të martën

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton së të martën më 07.01.2025 mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në viset malore.

    Temperaturat minimale pritet të shënojnë nga minus 3 deri në 1 gradë celsius, kurse maksimalet pritet të shënojnë nga 6 deri në 9 gradë celsius.

    Në njoftim bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

  • Moti të hënën në Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën, më 06.01.2025, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

    Në mëngjes pritet të ketë ngrica dhe kushte për mjegull – thekson IHMK-ja.

    “Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C, ndërsa ato maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.” – thuhet në njoftim.

    IHMK ka parashikuar mot kryesisht stabil për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

    Sipas parashikimit, përgjatë javës temepraturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të shkojnë deri në -6 gradë Celsius.

  • Moti të dielen

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielen do të mbajë mot i vranët me intervale me diell.

    Temperaturat minimale do të jenë nga -7 deri në -3 gradë Celcius ndërsa temperaturat maksimale do të jenë nga -2 deri në 2 gradë Celcius.

    “Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 05.01.2025.