Etiketë: dhunë në familje

  • Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë, arrestohet një person

    Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Rajonin e Prishtinës.

    Më 29.01.2025, një patrullë e Policisë hasi në një automjet në Podujevë, ku një çift ishte duke u përleshur fizikisht. Të njëjtit sipas forcave të rendit janë dërguar në Emergjencë, për trajtim mjekësor.

    “Njësiti policor derisa ka qenë duke patrulluar, ka hasur në një automjet të ndalur, ku çifti që ishin në automjet ishin duke u rrahur mes vete.” – njofton Policia.

    Palët janë dërguar në Emergjencë, kanë marrë tretman mjekësor dhe pas konsultimit me Prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërsa, në një rast tjetër në Prishtinë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte.

    “E njëjta pas intervistimit me dëshirë ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj, së bashku me fëmijën e saj, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.” – thuhet në njoftim.

  • I dehur sulmoi babain, vëllain dhe motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

    Një person është arrestuar të mërkurën, më 29.01.2025, në Ferizaj.

    Ai dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar babain, vëllain dhe motrën e tij.

    Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • Arrestohet i dyshuari për largimin e fëmijëve nga nëna e tyre

    Një person është arrestuar, nën dyshimin se ka larguar nga shtëpia fëmijët e tij, derisa nëna e tyre ishte në punë – ka njoftuar Policia në Raportin 24-orësh, më 28.01.2025.

    Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 26.01.2025, rreth orës 22:00.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti është regjistruar si: “dhunë në familje”.