Etiketë: Ekonomi

  • Selmani: Koalicioni për Familjen do të nxisë investimet e huaja dhe do të rishikojë Buxhetin 2025

    Koalicioni për Familjen, në programin zgjedhor ka paraparë disa reforma të cilat pretendon se do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Lidhur më këtë çështje ka folur, kandidatja për deputete, Myzejene Selmani, e cila tregoi se hapi i parë që do të bëjnë si koalicion është orientimi në projektimin e buxhetit dhe në nxitjen e investitorëve të huaj.

    Ajo ka thënë se Koalicioni për Familjen i inkurajon investitorët e huaj dhe ata nga mërgata, të cilët kanë kapital të vijnë për të investuar në Kosovë.

    “Ne do të mundësojmë që në aspektin ligjor investitorët të jenë të mbrojtur me ligj, që mos të ketë nepotizëm, që ligji të vlejë njëjtë si për një qytetar, për një deputet, një ministër e kryeministër”- tha Selmani.

    I domosdoshëm, sipas saj, do jetë rishqyrtimi i Buxhetit për vitin 2025, pasi sipas saj, “në këtë buxhet ka ndodhur fontanë dëshirash”.

    Kritikat nga ana e saj nuk munguan për Qeverinë Kurti, për mosshfrytëzimin e buxhetit, sidomos në investimet kapitale.

    Selmani të nevojshme i sheh edhe investimet në resurset që Kosova i ka e që potencialisht mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik.

    “T’i japim mundësi investimeve me atë që e kemi burim të parë- thëngjillin. T’i japim mundësi burimeve të ripërtritshme nëse kemi mundësi e energjisë solare e cila është në trend”, ka thënë ajo.

    “DebatPërnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 09 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve.

    RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    “Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.

    Për më shumë lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/futja-e-lendes-fetare-ne-shkolla-ndalimi-i-martesave-te-gjinise-se-njejte-dhe-krijimi-i-ministrise-per-banim-planet-e-koalicionit-per-familjen/

  • Beqa: Në fokus të PDK-së është transformimi i ndërmarrjeve publike

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, në emisionin “Debat Përnime”, më 25.01.2025, ka premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet në fokus të veçantë do jetë transformimi i ndërmarrjeve publike.

    Një nga ndërmarrjet që pritet të ketë transformim nga “ardhja e PDK-së në pushtet”, sipas Beqës, është KUR Gjakova.

    “Ndërmarrja KUR-Gjakova është ndërmarrja e ujit të pijes. Ajo ndërmarrje ka shumë kapacitete, por nuk janë shfrytëzuar. Dhe, një hap i rëndësishëm që ndikon në zhvillim ekonomik është të zgjerohet ndërmarrja me qëllim që të furnizojë me ujë të pijshëm edhe Komunën e Suharekës dhe Komunën e Malishevës”- tha Beqa.

    Në vazhdën  e transformimeve pritet të jetë edhe Ndërmarrja KUR- Radoniqi, e cila, sipas tij, ndihmon edhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

    Projekti tjetër që është përmendur edhe me herët nga Partia Demokratike, është edhe ai për Lepencin, që sipas, Beqës është i gatshëm prej viti 2010 nga Banka Botërore, mirëpo s’ka pasur vullnet për jetësim të tij.

    “Ka qenë një projekt i Bankës Botërore që është Lepenci. Projekti është punuar prej vitit 2010 dhe ndikon për atë pjesë të Kosovës. Ndikon jashtëzakonisht në zhvillim ekonomik, sepse përveç që ndikon në ujë të pijshëm, gjeneron edhe energji elektrike përmes hidrocentraleve”- tha ai.

    Projekti për Lepencin, sipas planit të PDK-së, pritet të kushtoj rreth 400 milionë euro dhe punimet në të do nisin qysh vitin e parë të mandatit.

    “Partia Demokratike e Kosovës e sheh që në vitin e parë me nisë si projekt, por në koordinim me studimin që është bërë nga Banka Botërore. Por, në mandatin e Bedri Hazmës kjo pjesë duhet të jetë gati finale sepse është një projekt diku rreth 400 milionë, por ndoshta tani është rritë vlera”- tha ai.

    Përveç kësaj, Partia Demokratike zotohet se hapa konkret do të ketë edhe në ndërtimin e hekurudhës mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve.

    RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Jeta Xharra, drejtuese e “DebatPërnime” tha në nisje të debatit se Kosova vazhdon të jetë mes vendeve më të varfëra në rajon, derisa ekonomia vazhdon të jetë e bazuar në tregti dhe në kokurrencë jolojale.

    “Midis qendrës të Prishtinës, makiatoja pihet pa fatura fiskale. Kontabanda dhe taksa doganore vazhdojnë të shmangen në kufi. Trepça nuk arrin as të paguaj rrymën që e harxhon e leje me gjeneru. Ferronikeli nuk është duke prodhu. Baza e ekonomisë vazhdon me qenë tregtia ‘blej ma lirë, shitë ma shtrenjtë’”- tha Xharra.

    Për më shumë lexoni në tekstin në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/investime-kapitale-miliardeshe-dhe-lehtesira-tatimore-per-bizneset-plani-i-pdk-se-per-zhvillimin-ekonomik/

  • Shala (PDK): Ku është Fondi Sovran dhe Banka Investive që u premtuan nga Kurti?

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, e sheh si fajtore partinë në pushtet për ngecjet në zhvillimin ekonomik në vend.

    Shkarkimet e shumta dhe mosemërimet e bordeve të ndërmarrjeve të ndryshme publike si dhe marrja e kompetencave të këtyre ndërmarrjeve, sipas Shalës, kanë penguar zhvillimin ekonomik dhe në këtë formë është degraduar shteti në aspektin ekonomik.

    “Si ka stabilitet ekonomik, tregtia, industria, raportet me investitorët kur brenda një mandati, Sekretari Permanent tetë herë shkarkohet dhe emërohet [në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë]; si ka mundësi kur shuhet Agjencia KIESA e vendoset pranë Zyrës së Kryeministrit e nuk e kemi asnjë veprim konkret; si ka mundësi të zhvillohet ekonomia e biznesi kur Agjencisë së Pyjeve i merren të gjitha kompetencat dhe barten të Zyra  e Kryeministrit; si ka mundësi të zhvillohet ekonomia kur centralizohen trupat inspektuese në gjithë nivelin qendror dhe vendosën pranë Zyrës së Kryeministrit? Pra është degraduar mënyra e udhëheqjes dhe menaxhimit të shtetit në kuptimin ekonomik”- tha Shala.

    Ai e përsëriti premtimin që dikur kishte dhënë partia në pushtet për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), zotim ky i papërmbushur.

    Madje lidhur më këtë, Shala tha se po vazhdon privatizimi, veçse në mënyrë më të “egër” nga AKP-ja.

    Pa u përmendur nuk mbeten as Fondi Sovran dhe Banka Investiv, premtime këto të kryeministrit Albin Kurti, që sipas Shalës, prapë nuk gjetën zbatim në praktikë.

    “A me thoni ju ku është Fondi Sovran? A më thoni ju ku është Banka Investive? Cila ndërmarrje sot performon me rezultat pozitiv? Ku janë premtimet që do ta ringjallim Trepçën?”- pyeti Shala.

    “Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve.

    RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Jeta Xharra, drejtuese e “DebatPërnime” tha në nisje të debatit se Kosova vazhdon të jetë mes vendeve më të varfëra në rajon, derisa ekonomia vazhdon të jetë e bazuar në tregti dhe në kokurrencë jolojale.

    “Midis qendrës të Prishtinës, makiatoja pihet pa fatura fiskale. Kontabanda dhe taksa doganore vazhdojnë të shmangen në kufi. Trepça nuk arrin as të paguaj rrymën që e harxhon e leje me gjeneru. Ferronikeli nuk është duke prodhu. Baza e ekonomisë vazhdon me qenë tregtia ‘blej ma lirë, shitë ma shtrenjtë;”- tha Xharra.

    Për më shumë lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/investime-kapitale-miliardeshe-dhe-lehtesira-tatimore-per-bizneset-plani-i-pdk-se-per-zhvillimin-ekonomik/