Komisioni i Pavarur të Mediave (KPM) ka dhënë sqarime lidhur me reagimet pas zgjedhjes së Besnik Berishes si kryetar i KPM-së.
KMP- ja ka thënë se për hir të sqarimit dhe transparencës ndaj medieve dhe qytetarëve, informon se çështja e zgjedhjes së Kryetarit/Nënkryetarit të ri është adresuar në dhjetor 2024 dhe diskutimet kanë vazhduar gjatë gjithë muajit janar 2025 deri në mbledhjen e mbajtur më 17.01.2025.
“Kërkesa formale për ndryshim të rregullores është bërë me 05.01.2025. Ish-kryetari është dakorduar me datën 13.01.2025 që të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit gjatë mbledhjes, përkundër që pika e zgjedhjes së kryesisë se re nuk ishte përfshirë në agjendë siç ishte kërkuar nga shumica e anëtarëve të KPM-së”- thuhet në reagimin e KPM-s të datës 24.01.2025.
Sipas KPM-së, Rregullorja e Punës e KPM-së nuk ka qenë asnjëherë në diskutim publik dhe së është interpretim i qartë ligjor që aktet e brendshme institucionale që rregullojnë procedurat e brendshme të punës së institucionit dhe që nuk rregullojnë ose përcaktojnë në çfarëdo forme marrëdhëniet me palët e jashtme (pra në këtë rast mediat e licencuara dhe publikun) nuk vendosen në diskutim publik.
Ndërsa tutje thuhet se zgjedhja e kryetarit përveç që rrit efikasitetin dhe shton kredibilitetin e KPM-së, gjithashtu shton edhe gjasat për shkurtimin e kohës kur KPM do të jetë në gjendje të ketë kuorumin e duhur për të marrë vendime.
KPM-ja tutje ka bërë të ditur se një praktikë e tillë e zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së para skadimit të mandatit të kryetarit në detyrë është regjistruar edhe më herët respektivisht ri-zgjedhja e Adnan Merovcit me datë 09.03.2016, e që nuk ka pasur asnjë paqartësi.
Besnik Berisha ishte zgjedhur kryetar i ri i KPM-së më 17.01.2025, vetëm tri ditë para se t’i skadonte mandati kryetarit Jeton Mehmeti.
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë filluar ta shqyrtojnë rastin e zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së, Besnik Berisha.
Reagimi i plotë: