Etiketë: Vdekje

  • Gjendet i vdekur një person në Grejkoc të Suharekës

    Një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Përparimi” në fshatin Grejkoc të Suharekës, të hënën, më 20.01.2025, rreth orës 10:30. 

    Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sipas Bytyqit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

    “Më datën 20.01.2025, rreth orës 10:30 nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Suharekë, policia ka marr imformatën se në rrugën “Përparimi” në Fshatin Grejkovc është gjetur një person pa shenja jetë. Viktima është mashkull i lindur në vitin 1954 nga fshati Grejkovc, Suharekë”- ka deklaruar Bytyqi për KALLXO.com. 

    Bytyqi thotë se nga deklaratat e familjarëve dhe mjekëve kujdestarë besohet se viktima ka pasur vdekje natyrale, ngase, sipas tyre, nuk ka pasur shenja dhune dhe se po ashtu i njëjti ka vuajtur nga disa sëmundje kronike. 

     

  • Vdes 25-vjeçari i cili u lëndua nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren

    Ka vdekur sot, më 20.01.2025, 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren, në natën e Vitit të Ri, më 31.12.2024.

    Viktima me inicialet A. M., për shkak të plagëve të rënda ishte transferuar në Turqi për trajtim.

    Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Sot më 20.01.2025, rreth orës 11:00, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë  në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren më 31.12.2024 (shpërthimi i fishekzjarrëve) – si pasojë e lëndimeve të marra sot ka vdekur.” – ka thënë Bytyqi, më 20.01.2025.

    https://kallxo.com/lajm/uka-25-vjecari-i-lenduar-nga-fishekzjarret-ne-prizren-eshte-ne-gjendje-kritike/

  • Novobërdë, vdes një person – Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka iniciuar një rast hetimi të vdekjes në Novobërdë.

    Sipas Raportit policor, më 06.01.2025, rreth orës 21:15 është njoftuar Prokurori kujdestar për vdekjen e një burri.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.