{"id":3202202,"date":"2025-01-03T20:28:44","date_gmt":"2025-01-03T19:28:44","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3202202"},"modified":"2025-01-03T20:28:44","modified_gmt":"2025-01-03T19:28:44","slug":"beteja-ligjore-mes-lvv-se-dhe-listes-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3202202","title":{"rendered":"Beteja ligjore mes LVV-s\u00eb dhe List\u00ebs Serbe"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti nuk heq dor\u00eb nga q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pjes\u00ebmarrjen e List\u00ebs Serbe n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe t\u00eb enjten ka paraqitur p\u00ebrs\u00ebri ankes\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) p\u00ebr ta certifikuar k\u00ebt\u00eb parti dhe ka k\u00ebrkuar anulimin e tij.<\/p>\n<p>Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjigje n\u00eb ankes\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes, nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb sqaruar n\u00ebse do ta shqyrtoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, ky Panel kishte marr\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb List\u00ebs Serbe, duke vepruar mbi ankes\u00ebn e k\u00ebsaj partie &#8211; m\u00eb t\u00eb madhes s\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; pasi an\u00ebtar\u00ebt e KQZ-s\u00eb nga radh\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje kund\u00ebrshtuan certifikimin e saj. M\u00eb pas, LVV b\u00ebri ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila po ashtu mori vendim n\u00eb favor t\u00eb List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyet e kund\u00ebrshtimit t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb List\u00ebs Serbe n\u00eb zgjedhje nga Vet\u00ebvendosja qeveris\u00ebse \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Lista Serbe nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet dhe nuk \u00ebsht\u00eb distancuar nga ish-n\u00ebnkryetari i saj Millan Radoi\u00e7iq, i cili ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb, ku u vra nj\u00eb polic kosovar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetari i List\u00ebs Serbe, Zllatan Elek, deklaroi se kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, po p\u00ebrpiqet t\u00eb pengoj\u00eb pjes\u00ebmarrjen e k\u00ebsaj partie n\u00eb zgjedhje, pasi e konsideron at\u00eb &#8220;kund\u00ebrshtarin m\u00eb t\u00eb madh&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa Kurti dhe t\u00eb vart\u00ebsit e tij na sulmojn\u00eb dhe nuk na lejojn\u00eb t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, ne e dim\u00eb se jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Lista Serbe \u00ebsht\u00eb mburoja e q\u00ebndrimit dhe mbijetes\u00ebs s\u00eb serb\u00ebve n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Kurti na sheh si rrezikun m\u00eb t\u00eb madh. Ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb na penguar t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme\u201d, tha Elek m\u00eb 3 janar p\u00ebr Radiotelevizionin publik t\u00eb Serbis\u00eb (RTS).<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb ligji?<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb Facebook, ka deklaruar se k\u00ebrkon anulimin e vendimit t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e List\u00ebs Serbe n\u00eb zgjedhje, bazuar n\u00eb nenin 119 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nen thuhet se nj\u00eb person, q\u00eb konsideron se t\u00eb drejtat e tij jan\u00eb shkelur lidhur me procesin zgjedhor t\u00eb rregulluar nga Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme ose rregullat zgjedhore, mund t\u00eb paraqes\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Panelin Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj partie, certifikimi i List\u00ebs Serbe, pa u kryer procesi i votimit n\u00eb KQZ, p\u00ebrb\u00ebn &#8220;sulm ndaj rendit ton\u00eb ligjor&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cLista Serbe nuk \u00ebsht\u00eb certifikuar n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin, por \u00ebsht\u00eb kontrabanduar kund\u00ebrligjsh\u00ebm\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kryetari i KQZ-s\u00eb Kreshnik Radoniqi, deklaroi se, bazuar n\u00eb nenin 118 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, vendimet e Panelit Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr institucionin q\u00eb drejton, n\u00ebse Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs nuk vendos ndryshe.<\/p>\n<p><strong>Reagimet e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n<p>Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka shprehur shqet\u00ebsimin se procesi i verifikimit t\u00eb subjekteve politike \u00ebsht\u00eb \u201ci motivuar politikisht\u201d, duke theksuar se \u201c\u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb votuesit, dhe jo trupat politike, t\u00eb vendosin se kush i p\u00ebrfaq\u00ebson ata\u201d.<\/p>\n<p>Para certifikimit t\u00eb List\u00ebs Serbe, m\u00eb 31 dhjetor nga KQZ-ja, Bashkimi Evropian ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb sigurohet pjes\u00ebmarrja e lir\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve dhe partive politike t\u00eb kualifikuara.<\/p>\n<p>Ata shtuan se procesi i certifikimit duhet t\u00eb bazohet n\u00eb standardet dhe procedurat ligjore, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet n\u00eb fuqi, pa nd\u00ebrhyrje politike.<\/p>\n<p>Vendimin p\u00ebr konfirmimin e List\u00ebs Serbe p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit e mir\u00ebpriti Ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProcesi zgjedhor duhet t\u00eb mbetet transparent, i besuesh\u00ebm dhe pa nd\u00ebrhyrje politike. Votuesit duhet t\u00eb vendosin se kush do t\u00eb zgjidhet brenda sistemit demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha partit\u00eb dhe kandidat\u00ebt duhet t\u00eb refuzojn\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr politizimin e procesit zgjedhor\u201d, thuhet n\u00eb postimin e ambasad\u00ebs n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb platform\u00ebn X \u2013 t\u00eb njohur m\u00eb par\u00eb si Twitter.<\/p>\n<p><strong>ECMI: Ekziston dallim midis platform\u00ebs ideologjike dhe programore t\u00eb nj\u00eb partie<\/strong><\/p>\n<p>Pas insistimit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje q\u00eb Lista Serbe nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, Qendra Evropiane p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb Minoriteteve n\u00eb Kosov\u00eb (ECMI) ka vler\u00ebsuar se n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb dallim i qart\u00eb midis platform\u00ebs ideologjike ose programore t\u00eb nj\u00eb partie politike.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qendr\u00ebs vler\u00ebsojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e partive politike t\u00eb veprojn\u00eb brenda korniz\u00ebs ligjore dhe kushtetuese t\u00eb shtetit ku ekzistojn\u00eb, por gjithashtu kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb promovojn\u00eb reforma kushtetuese ose politike.<\/p>\n<p>\u201cKufizimi i shprehjes s\u00eb till\u00eb vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e pik\u00ebpamjeve ideologjike, bart rrezikun e minimit t\u00eb vlerave themelore demokratike\u201d, deklaruan nga ECMI, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb merret me promovimin e mbrojtjes dhe fuqizimit t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ata theksuan se t\u00eb gjitha subjektet politike duhet t\u2019i respektojn\u00eb dispozitat ligjore dhe kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse p\u00ebrcaktohet se nj\u00eb parti vepron jasht\u00eb k\u00ebtyre kufijve \u2013 duke rrezikuar stabilitetin ose integritetin kushtetues t\u00eb shtetit \u2013 mund t\u00eb merren masa t\u00eb ligjshme\u201d.<\/p>\n<p>Lista Serbe u themelua n\u00eb vitin 2013 me mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb ka pasur mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, n\u00eb t\u00eb gjitha proceset zgjedhore ku ka marr\u00eb pjes\u00eb, kjo parti ka fituar mbi 90 p\u00ebr qind t\u00eb votave t\u00eb komunitetit serb, por Misioni V\u00ebzhgues i BE-s\u00eb, n\u00eb raportin e saj t\u00eb vitit 2021, ka p\u00ebrfunduar se Lista Serbe ka \u201cmonopolizuar jet\u00ebn politike nd\u00ebrmjet serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d dhe jan\u00eb sh\u00ebnuar raste t\u00eb frik\u00ebsimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidat\u00ebt dhe aktivist\u00ebt e k\u00ebsaj partie.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/beteja-ligjore-mes-lvv-dhe-liste-serbe\/33262459.html\">REL<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti nuk heq dor\u00eb nga q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pjes\u00ebmarrjen e List\u00ebs Serbe n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe t\u00eb enjten ka paraqitur p\u00ebrs\u00ebri ankes\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) p\u00ebr ta certifikuar k\u00ebt\u00eb parti dhe ka k\u00ebrkuar anulimin e tij. Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3202204,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[34,124,322,125,118,323,324],"class_list":["post-3202202","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm","tag-albin-kurti","tag-kqz","tag-levizja-vetevendosje","tag-lista-serbe","tag-lvv","tag-zgjedhjet-nacionale","tag-zllatan-elek"],"lang":"sq","translations":{"sq":3202202},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3202202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3202202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3202202\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3202202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3202202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3202202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}