{"id":3202305,"date":"2025-01-04T17:51:03","date_gmt":"2025-01-04T16:51:03","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3202305"},"modified":"2025-01-04T17:51:03","modified_gmt":"2025-01-04T16:51:03","slug":"shtetas-maqedonas-luftuan-per-ushtrine-mercenare-ruse-wagner","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3202305","title":{"rendered":"Shtetas maqedonas luftuan p\u00ebr ushtrin\u00eb mercenare ruse Wagner"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prokuroria publike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po heton dy shtetas maqedonas t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe thuhet se kan\u00eb luftuar p\u00ebr grupe paraushtarake ruse kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, nga t\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebri ishte an\u00ebtar i ushtris\u00eb private Wagner.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prokuror\u00ebt po ndjekin penalisht shtetas maqedonas t\u00eb dyshuar se kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pjes\u00ebmarrja n\u00eb konflikte t\u00eb huaja p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;Sa i p\u00ebrket d\u00ebnimit t\u00eb parashikuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018pjes\u00ebmarrje n\u00eb ushtri t\u00eb huaj&#8217;, ai mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb kat\u00ebr vjet&#8221;, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Prokuroris\u00eb Publike p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Deri m\u00eb tani, Prokuroria dhe policia nuk japin detaje se sa persona nga vendi kan\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb Ukrain\u00eb, e as n\u00ebse ekzistojn\u00eb organizator\u00eb q\u00eb rekrutojn\u00eb luft\u00ebtar\u00eb nga Maqedonia e Veriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (MPB) n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj, ka publikuar njoftime p\u00ebr dy persona q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb an\u00ebn ruse n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe n\u00eb to p\u00ebrmendet gjithashtu se nj\u00eb shtetas maqedonas ka vdekur n\u00eb luftime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">I fundit \u00ebsht\u00eb nga 23 dhjetori, ku thuhet se policia po ndjek penalisht shtetasit maqedonas p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb ushtrin\u00eb ruse n\u00eb konfliktin ushtarak n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb 37-vje\u00e7ar nga Shkupi (Lj.B.), i cili s\u00eb bashku me t\u00eb ndjerin (T.Sh.), p\u00ebrmes aplikacionit &#8220;Telegram&#8221;, kishin aplikuar p\u00ebr sh\u00ebrbim n\u00eb ushtrin\u00eb ruse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas MPB-s\u00eb, t\u00eb dyshuarit kishin udh\u00ebtuar p\u00ebr n\u00eb Rusi n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, ku kishin n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Donjeckut, [q\u00eb Rusia e konsideron si pjes\u00eb t\u00eb saj, por q\u00eb nuk njihet nga asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb], dhe ishin bashkuar me formacionet e tyre ushtarake dhe paraushtarake.<\/span><\/p>\n<p><b>MPB: Rekrutues p\u00ebrmes internetit<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas kontrollit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb dyshuarit (Lj.B.), policia gjeti dokumente, veshje taktike dhe sende t\u00eb tjera q\u00eb, sipas MPB-s\u00eb, konfirmojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb konflikt. Dy t\u00eb dyshuarve u \u00ebsht\u00eb caktuar masa e arrestit sht\u00ebpiak.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb rastin e par\u00eb, t\u00eb publikuar m\u00eb 30 n\u00ebntor, thuhet se nj\u00eb burr\u00eb 28-vje\u00e7ar (J.K.) ka udh\u00ebtuar n\u00eb tetor n\u00eb Mosk\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb bashkohet me ushtrin\u00eb ruse p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrblim prej 3.000 eurosh. Pas kthimit n\u00eb vend, autoritetet maqedonase e arrestuan dhe ngrit\u00ebn aktakuz\u00eb kund\u00ebr tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas hetimeve (J.K.) kishte kontaktuar me nj\u00eb rekrutues p\u00ebrmes internetit dhe pas mb\u00ebrritjes n\u00eb Rusi iu k\u00ebrkua t\u00eb dor\u00ebzonte pasaport\u00ebn e tij, pas \u00e7ka, duhet t\u00eb n\u00ebnshkruante nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe t\u00eb d\u00ebrgohej p\u00ebr trajnim p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Institucionet nuk kan\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb raste t\u00eb izoluara apo b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rekrutime t\u00eb organizuara t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve nga vendi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga MPB-ja shkurt u p\u00ebrgjigj\u00ebn p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se s\u00eb bashku me Prokurorin\u00eb dhe sh\u00ebrbimet e tjera t\u00eb siguris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs po nd\u00ebrmarrin veprime p\u00ebr t\u2019i verifikuar informacionet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se jan\u00eb pjes\u00eb e forcave paramilitare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rastet nuk pranoi t\u2019i komentoj\u00eb Koordinatori Komb\u00ebtar p\u00ebr Parandalimin e Ekstremizmit t\u00eb Dhunsh\u00ebm dhe Luft\u00ebn kund\u00ebr Terrorizmit, Pavle Trajanov, i cili tha se aktualisht, as ai nuk ka informacione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nga MPB-ja lidhur me numrin e personave nga vendi q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Vitet e kaluara ka pasur raste t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb ushtri t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Siri, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komiteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Kund\u00ebrshtimin e Ekstremizmit t\u00eb Dhunsh\u00ebm dhe Terrorizmit ka njoftuar se mbi 140 qytetar\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut [p\u00ebrjashtuar f\u00ebmij\u00ebt] kan\u00eb udh\u00ebtuar ose kan\u00eb tentuar t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb Siri ose Irak p\u00ebr t\u2019iu bashkuar grupeve terroriste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Konflikti nd\u00ebrmjet Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs ka nisur mbi nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke filluar nga aneksimi i Krimes\u00eb nga ana e Rusis\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe eskaloi n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb plot\u00eb rus kur dhjet\u00ebra mij\u00ebra ushtar\u00eb rus\u00eb kaluan kufirin ukrainas n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Deri tani nuk jan\u00eb publikuar informacione nga sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e shtetasve t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. M\u00eb shum\u00eb raste jan\u00eb regjistruar n\u00eb vende si Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Disa nga t\u00eb kthyerit nga k\u00ebto vende d\u00ebshmuan se kishin luftuar p\u00ebr nj\u00ebsi me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00ebsi si Volk, batalionin Sudoplatov, por edhe p\u00ebr grupin ushtarak privat rus Wagner q\u00eb doli nga hija pasi mediat shtet\u00ebrore ruse filluan ta lavd\u00ebrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr sukseset e mercenar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb pushtimin e Ukrain\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><b>Wagner dhe Ballkani<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Wagner \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtri mercenare private, e themeluar n\u00eb vitin 2014 nga shtetasi rus Yevgeny Prigozhin, i cili ishte i af\u00ebrt me Kremlinin dhe vdiq n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2023 n\u00eb nj\u00eb aksident ajror me avion privat q\u00eb u rr\u00ebzua sakt\u00ebsisht dy muaj pasi nj\u00ebsia e tij organizoi nj\u00eb kryengritje kund\u00ebr autoriteteve n\u00eb Mosk\u00eb. Prigozhin m\u00eb par\u00eb ishte quajtur &#8220;kuzhinieri i Putinit&#8221; p\u00ebr shkak kontratave t\u00eb shumta n\u00eb at\u00eb sektor, q\u00eb kompania e tij kishte me shtetin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mediat n\u00eb Serbi kan\u00eb shkruar p\u00ebr lidhjet e Wagnerit me grupet e djathta n\u00eb vend q\u00eb mb\u00ebshtesnin politik\u00ebn e Kremlinit. N\u00eb Beograd u pikturuan edhe murale n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij grupi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas nisjes s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022, mediumi rus, Russia Today Balkan publikoi nj\u00eb njoftim t\u00eb Wagnerit p\u00ebr rekrutimin e vullnetar\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm, por n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk kishte informacione t\u00eb konfirmuara n\u00ebse Wagner kishte rekrutuar luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj nga Serbia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Autoritetet n\u00eb Serbi than\u00eb se po hetonin rastet, nd\u00ebrsa shqet\u00ebsimet p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e Wagnerit p\u00ebr t\u00eb rekrutuar ushtar\u00eb n\u00eb Serbi dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera, i shprehu edhe Departamenti amerikan i Shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lidhje kan\u00eb ekzistuar edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. N\u00eb marsin e vitit 2017 nj\u00eb shtetas serb u d\u00ebnua me nj\u00eb vit burgim me kusht p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb konflikt n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb an\u00ebn e grupit Wagner. Ky ishte nj\u00eb nd\u00ebr 32 vendimet q\u00eb Serbia mori kund\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb luftuan n\u00eb pjes\u00ebt e pushtuara t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00ebsia Wagner p\u00ebrballet me akuza t\u00eb mundshme p\u00ebr krime lufte n\u00eb Ukrain\u00eb, Siri dhe shtete t\u00eb tjera afrikane, dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) q\u00eb nga dhjetori i vitit 2021 p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb konflikte t\u00eb armatosura n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Ajo gjithashtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb nga qershori 2017 p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb konflikte, n\u00eb lindje t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><b>Volk dhe rrjeti Redut<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Serbi ka pasur raste ku serb\u00ebt kan\u00eb luftuar p\u00ebr grupe t\u00eb tjera ruse, si\u00e7 ndodhi n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, kur disa prej tyre u kthyen nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, pasi kishin luftuar p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb ruse Volk. Para k\u00ebsaj, ata kishin qen\u00eb n\u00eb trajnime t\u00eb shkurtra n\u00eb poligonet pran\u00eb Mosk\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si\u00e7 shkruante sh\u00ebrbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lir\u00eb, rasti i k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb fsheht\u00eb n\u00ebntok\u00ebsor q\u00eb siguron mbules\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr angazhimet nga Ballkani n\u00eb front, dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb luft\u00ebn e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Radio Evropa e Lir\u00eb pati arritur t\u00eb intervistoj\u00eb nj\u00eb nga luft\u00ebtar\u00ebt nga Serbia, i cili ishte angazhuar si mercenar, pasi iu garantua anonimiteti. D\u00ebshmia e tij dha nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb detajuar t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij tet\u00eb-mujore gjat\u00eb viteve 2022-2023.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dragani \u2013 identitet i njohur p\u00ebr REL-in &#8211; kaloi dy muaj n\u00eb trajnim dhe gjasht\u00eb muaj t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn kontrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe ju dha gazetar\u00ebve t\u00eb REL-it dokumente dhe fotografi q\u00eb mund\u00ebsuan konfirmimin e historis\u00eb s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai ishte me rekrut\u00eb t\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb p\u00ebr dy muaj trajnim n\u00eb poligonin ushtarak Alabino, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Mosk\u00ebs, ku komandonte nj\u00eb person q\u00eb prezantohej si Dima dhe nj\u00eb tjet\u00ebr, oficer i supozuar i GRU-s\u00eb, q\u00eb prezantohej si Oleg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dragani tha se kishte marr\u00eb 110.000 rubla (rreth 1.215 dollar\u00eb) n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr secilin nga dy muajt e trajnimit dhe rreth dyfishin e k\u00ebsaj shume p\u00ebr secilin nga gjasht\u00eb muajt e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dragani vler\u00ebsonte se gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Alabino kan\u00eb qen\u00eb rreth rreth 25 serb\u00eb, dhe se supozohej t\u00eb kishte serb\u00eb nga Serbia, por edhe nga Republika S\u00ebrpska e Bosnje-Hercegovin\u00ebs, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, madje edhe nj\u00eb serb nga Franca. Radio Evropa e Lir\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk mundi ta konfirmonte k\u00ebt\u00eb informacion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dragani tha se &#8220;kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb gjasht\u00ebmujore me nj\u00eb kompani private ushtarake n\u00eb tend\u00ebn e Dim\u00ebs dhe Olegut&#8221;, megjith\u00ebse p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nuk ofroi kopje t\u00eb kontrat\u00ebs apo fotografi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;N\u00eb kontrat\u00eb mund t\u00eb shihej se nuk kishte asnj\u00eb lidhje me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes s\u00eb Rusis\u00eb, por se ishte kompania private ushtarake 000 Redut&#8221;, deklaroi ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Departamentet hulumtuese t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, Systema dhe Schemes, m\u00eb par\u00eb konfirmuan se Rusia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebrdorte nj\u00eb kompani t\u00eb quajtur PMC Redut p\u00ebr t\u00eb rekrutuar dhe d\u00ebrguar luft\u00ebtar\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><b>Drejt luft\u00ebs pas nj\u00eb trajnimi t\u00eb shkurt\u00ebr<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si\u00e7 zbuloi Radio Evropa e Lir\u00eb, n\u00eb tetor 2023 nj\u00ebsia Volk ishte nj\u00eb nga 20 formacionet q\u00eb luftonin n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00ebn em\u00ebrtimin Redut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dragani pohoi se nuk kishte v\u00ebrejtje p\u00ebr procesin dy-mujor t\u00eb trajnimit luftarak, q\u00eb, sipas tij, zhvillohej nga ora 9:00 deri n\u00eb or\u00ebn 17:00, gjasht\u00eb dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb, dhe se pas dy muajve n\u00eb Alabino, ai u p\u00ebrfshi n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb janar 2023.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai luftoi n\u00eb betejat pran\u00eb Lisi\u00e7anskut n\u00eb rajonin e Luhanskut dhe pran\u00eb Avdivkas n\u00eb rajonin e Donjeckut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dragani gjithashtu tha se gjat\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij tet\u00eb-mujore ka num\u00ebruar rreth 70 serb\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe shtoi se shum\u00eb prej tyre jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb beteja me shum\u00eb pak trajnim dhe krejt\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr luft\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas gjasht\u00eb muajve n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb qershor 2023, si\u00e7 tha ai, ishte i zhg\u00ebnjyer nga ajo q\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb ruse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi im, &#8216;biznesi dhe korrupsioni lul\u00ebzojn\u00eb&#8217; dhe &#8216;rus\u00ebt, si\u00e7 i imagjinojm\u00eb dhe i konsiderojm\u00eb ne serb\u00ebt, ekzistojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u2019\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Para se t\u00eb kthehej n\u00eb Serbi, Dragani mori nj\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb rreme q\u00eb pretendonte se kishte punuar n\u00eb nd\u00ebrtimtari. Atij i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb thoshte se kishte punuar p\u00ebr nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb Mosk\u00eb p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur n\u00eb rast se autoritetet kufitare serbe dyshonin.<\/span><\/p>\n<p><b>Batalioni Sudoplatov dhe nj\u00ebsia Sova<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Luft\u00ebtar\u00ebt nga Serbia u jan\u00eb bashkuar forcave ruse n\u00eb Ukrain\u00eb edhe p\u00ebrmes batalionit me emrin Sudoplatov.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) zbuloi detaje p\u00ebr dy luft\u00ebtar\u00eb me emrat e koduar &#8220;Sava&#8221; dhe &#8220;Dunav&#8221; t\u00eb cil\u00ebt pretendojn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij grupi dhe se u jan\u00eb bashkuar forcave ruse n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Batalioni Sudoplatov \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022 si nj\u00eb nj\u00ebsi vullnetare pro-ruse q\u00eb operon n\u00eb jug t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00eb territorin e Zaporizhias, i cili aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pushtimin rus.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Emri i batalionit vjen nga Pavel Sudoplatov, nj\u00eb ish-an\u00ebtar i sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb Bashkimit Sovjetik (BRSS) gjat\u00eb sundimit t\u00eb Stalinit, i cili mori pjes\u00eb n\u00eb likuidimin e nacionalist\u00ebve ukrainas n\u00eb fund t\u00eb viteve 1930.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebr rastet n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat raportuan mediat ishte p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb Sova \u2013 nj\u00ebsi kjo q\u00eb luftonte n\u00eb an\u00ebn ruse kund\u00ebr forcave ukrainase n\u00eb lindje t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00ebsia pretendonte se ishte themeluar nga Aleksandar Velimiroviq nga Banja Luka, i cili m\u00eb par\u00eb quhej Ljubisha Bozhiq. Ai n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 shkroi se nj\u00ebsia tashm\u00eb kishte nj\u00ebqind ushtar\u00eb t\u00eb trajnuar.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/shtetas-maqedonas-luftuan-per-ushtrine-mercenare-wagner\/33262345.html\">REL <\/a><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria publike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po heton dy shtetas maqedonas t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe thuhet se kan\u00eb luftuar p\u00ebr grupe paraushtarake ruse kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, nga t\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebri ishte an\u00ebtar i ushtris\u00eb private Wagner. Prokuror\u00ebt po ndjekin penalisht shtetas maqedonas t\u00eb dyshuar se kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3012398,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[29,11],"tags":[375,376,377,74,378,31,138,32,379],"class_list":["post-3202305","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-lajm","tag-beograd","tag-bisnja-dhe-hercegovina","tag-kremlini","tag-mali-i-zi","tag-maqedonia-e-veriut","tag-rusia","tag-serbia","tag-ukraina","tag-wagner"],"lang":"sq","translations":{"sq":3202305},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3202305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3202305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3202305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3202305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3202305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3202305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}