{"id":3202726,"date":"2025-01-06T17:32:24","date_gmt":"2025-01-06T16:32:24","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3202726"},"modified":"2025-01-06T17:32:24","modified_gmt":"2025-01-06T16:32:24","slug":"dosja-cka-deklaroi-nagip-krasniqi-ne-polici-dhe-prokurori-per-skandalin-ne-kek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3202726","title":{"rendered":"Dosja &#8211; \u00c7ka deklaroi Nagip Krasniqi n\u00eb Polici dhe Prokurori p\u00ebr skandalin n\u00eb KEK?"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeshefi i Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK), Nagip Krasniqi, ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurimit n\u00eb KEK, Ymer Dragusha dhe Isuf Zejna n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cRexhepi Zeqiri Zejna L.L.C\u201d po p\u00ebrballen me <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/dosja-e-prokurorise-ndaj-nagip-krasniqit-cka-thote-aktakuza-e-re-per-ish-kryeshefin-e-kek-ut\/\">aktakuz\u00eb<\/a>\u00a0nga Prokuroria Speciale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb aktakuza e dyt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballet ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb, i pandehuri Nagip Krasniqi n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici m\u00eb dat\u00ebn 24.03.2023 dhe n\u00eb Prokurori m\u00eb dat\u00ebn 12.09.2023, ka deklaruar se tenderi p\u00ebr riparimin kapital t\u00eb kalldas\u00eb A5, fillimisht ishte shpallur dhe anuluar n\u00eb vitin 2020 dhe 2021, para se ai t\u00eb vinte kryeshef ekzekutiv n\u00eb KEK.<\/p>\n<p>Tutje sipas aktakuz\u00ebs ai ka deklaruar se ky tender p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb rishpallur n\u00eb muajin shtator 2022, n\u00eb dy (2) Lot-e dhe se nj\u00ebri lot ishte p\u00ebr riparimin e kalldas\u00eb dhe kishin ofertuar tri kompani: \u201cLitwin S.A\u201d, \u201cSteag\u201d dhe \u2018\u2018Intering\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb ai gjat\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij kishte shtuar se \u201cSteag\u201d gjerman n\u00eb Lot 1 dhe \u201cLitwin S.A\u2019\u2019 Lot 2, kishin\u00a0d\u00ebshtuar t\u2019i sjellin dokumentet e k\u00ebrkuara nga autoriteti kontraktues dhe ishin diskualifikuar, nd\u00ebrsa kishin vazhduar negociatat me operatorin ekonomik \u2018\u2018Intering\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb, Krasniqi gjat\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb tij ka th\u00ebn\u00eb se pasi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit ishin t\u00ebrhequr nga ofertat me arsyetimin se kishin ndryshuar \u00e7mimet p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs energjetike dhe lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, kishin d\u00ebshtuar negociatat me k\u00ebt\u00eb kompani. Mir\u00ebpo p\u00ebr shkak t\u00eb emergjencave dhe situat\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb energjetike, rikthimin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb bllokut A5 dhe p\u00ebrfundimin e projektit n\u00eb afatin kohor kishin ftuar q\u00eb t\u00eb tri kompanit\u00eb p\u00ebr prezantimin e ofertave.<\/p>\n<p>\u201cSi kryeshef ekzekutiv gjat\u00eb gjith\u00eb fazave ka qen\u00eb n\u00eb dijeni sa i p\u00ebrket procesit t\u00eb hulumtimit t\u00eb tregut dhe gjith\u00eb procesit t\u00eb zhvilluar nga komisioni i vler\u00ebsimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb ofertat n\u00eb tender, \u00e7mimet dhe k\u00ebrkesat. Gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb negocimit e konfirmon se kishte pasur ndryshime nga drafti i dosjes s\u00eb tenderit. Gjithashtu thekson s\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur kishte ardhur n\u00eb pozit\u00ebn e Kryeshefit ekzekutiv, nj\u00ebsia A5 i kishte kaluar or\u00ebt e pun\u00ebs standarde\u201d\u2013 citohet n\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ket\u00eb deklaruar Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs emergjente, kishte qen\u00eb interes i korporat\u00ebs q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb kryhen pun\u00ebt p\u00ebr shkak se p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb vonese nd\u00ebrmarrja ka humbur deri n\u00eb gjysm\u00eb milioni euro t\u00eb hyra n\u00eb dit\u00eb. Kriteret kryesore q\u00eb kishin k\u00ebrkuar ishin afati i kryerjes s\u00eb pun\u00ebve p\u00ebr 90 dit\u00eb e q\u00eb m\u00eb s\u00eb voni ishte data 3 prill 2023 dhe 50% e sigurimit t\u00eb ekzekutimit\u201d- citohet tutje n\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ket\u00eb deklaruar Krasniqi.<\/p>\n<p>Krasniqi po ashtu ka deklaruar se e vetmja kompani q\u00eb i kishte pranuar k\u00ebto kushte kishte qen\u00eb operatori ekonomik \u201cLitwin S. A\u2019\u2019, mir\u00ebpo komisioni i vler\u00ebsimit kishte rekomanduar anulimin e tenderit p\u00ebr shkak se i nj\u00ebjti nuk i kishte plot\u00ebsuar kushtet. Tutje kishte deklaruar se p\u00ebr shkak se nuk kishin\u00a0 alternativa tjera dhe pasi i pandehuri Ymer Dragusha i kishte th\u00ebn\u00eb se vendimmarrja dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00ebndron te ai si kryeshef ekzekutiv, kishte vendosur me proceduar tutje me k\u00ebt\u00eb kompani p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs, pasi q\u00eb e nj\u00ebjta i kishte\u00a0plot\u00ebsuar dy kushte kryesore: afatin e kryerjes s\u00eb pun\u00ebve dhe 50% t\u00eb garancionit bankar.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Krasniqi deklaroi q\u00eb pas k\u00ebshillimit nga ana e Ymer Dragush\u00ebs p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr me shkrim p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs me operatorin ekonomik \u201cLitwin S.A\u201d dhe se gjat\u00eb negocimit jan\u00eb ndryshuar edhe kushte tjera p\u00ebrshir\u00eb edhe afatin shtes\u00eb 30 dit\u00eb si opcional.<\/p>\n<p>Tutje n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Nagip Krasniqi ka deklaruar se pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs ishin shfaqur pengesa n\u00eb implementimin e projektit edhe at\u00eb p\u00ebr shkak garancionit t\u00eb ekzekutimit prandaj lidhur me k\u00ebt\u00eb KEK kishte marr\u00eb vendim p\u00ebr shk\u00ebputjen e kontrat\u00ebs me operatorin ekonomik \u201cLitwin S.A\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Nagip Krasniqi tashm\u00eb ka\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/nagip-krasniqi-deklarohet-i-pafajshem\/\">nj\u00eb rast tjet\u00ebr gjyq\u00ebsor<\/a>, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb akuzuarit p\u00ebr pozit\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb si ish-kryeshef i KEK-ut. Lidhur me aktakuz\u00ebn e par\u00eb Krasniqi\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/nagip-krasniqi-deklarohet-i-pafajshem\/\">nuk kishte pranuar faj\u00ebsin\u00eb<\/a>, nd\u00ebrsa rasti \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedim e sip\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka thot\u00eb aktakuza e re e Prokuroris\u00eb Speciale?<\/strong><\/p>\n<p>Nagip Krasniqi si kryeshef i KEK-ut, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me Ymer Dragush\u00ebn, ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurimit, akuzohen se nga n\u00ebntori i vitit 2022 e deri n\u00eb fund t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2023 kan\u00eb keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn e tyre zyrtare \u2013 duke i tejkaluar kompetencat q\u00eb i kan\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb, tejkalimi i kompetenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u2019i mund\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrfitim personit tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast operatorit ekonomik \u201cLitwin S.A\u201d, n\u00eb rastin e aktivitetit t\u00eb prokurimit lidhur me \u201cRiparimin kapital t\u00eb kalldas\u00eb s\u00eb bllokut A5\u201d.<\/p>\n<p>Tutje sipas Prokuroris\u00eb m\u00eb 27.12.2022, Krasniqi kishte ftuar n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb akuzuarin Ymer Dragusha, duke i k\u00ebrkuar t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00eb t\u00eb fillohet procedura p\u00ebr hulumtimin e tregut, q\u00eb t\u00eb fillohet procedura e negociuar p\u00ebr tenderin p\u00ebr riparimin e kalldas\u00eb s\u00eb bllokut A5. Sipas Prokuroris\u00eb, Dragusha e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Krasniqin se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr Prokurimin Publik.<\/p>\n<p>Tutje, Prokuroria pretendon se Dragusha pasi kishte marr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn nga Krasniqi, i kishte th\u00ebn\u00eb zyrtarit E. T., q\u00eb t\u2019i ftoj\u00eb n\u00eb takim p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e operator\u00ebve ekonomik\u00eb: \u201cIntering\u201d, \u201cMonting Energjitika\u201d, \u201cLitwin S.A\u201d, t\u00eb cil\u00ebt operator\u00eb paraprakisht ishin shpallur t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb procedur\u00ebn e hapur t\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, sipas Prokuroris\u00eb, m\u00eb 29.12.2022, Krasniqi dhe i akuzuari tjet\u00ebr Dragusha kishin zhvilluar negociata me operator\u00ebt ekonomik\u00eb lidhur me tenderin \u201cRiparimi kapital i kalldas\u00eb s\u00eb bllokut A5\u201d \u2013 pa qen\u00eb n\u00eb Komisionin p\u00ebr vler\u00ebsim dhe negocim dhe ende pa u b\u00ebr\u00eb njoftimi p\u00ebr shpallje n\u00eb faqen E-Prokurimi. Nd\u00ebrsa, m\u00eb 16.01.2023, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb negociatave, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb njoftimin p\u00ebr shpallje duke i eliminuar nga gara operator\u00ebt: \u201cIntering\u201d, \u201cMonting Energjetika\u201d dhe duke e favorizuar operatorin \u201cLitwin S.A\u201d.<\/p>\n<p>Themelimi i Komisionit p\u00ebr vler\u00ebsim dhe negocim p\u00ebr \u201cRiparimin kapital emergjent t\u00eb kalldas\u00eb s\u00eb bllokut A5\u201d ishte b\u00ebr\u00eb kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. Pik\u00ebrisht, m\u00eb 20.01.2023 \u2013 prej kur ishte b\u00ebr\u00eb shpallja p\u00ebr njoftimin p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cLitwin S.A\u201d. Ky Komision \u2013 sipas Dosjes \u2013 kishte ardhur me nj\u00eb konstatim, m\u00eb 25.01.2023, se operatori n\u00eb fjal\u00eb nuk i plot\u00ebsonte kushtet q\u00eb k\u00ebrkoheshin n\u00eb Dosjen e tenderit dhe se nuk i\u2019u kishte p\u00ebrmbajtur premtimeve t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb negociatave, me \u00e7\u2019rast Komisioni kishte rekomanduar q\u00eb t\u00eb anulohet aktiviteti i prokurimit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, operatori n\u00eb fjal\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb ndryshohen kushtet e tenderit, t\u00eb zgjatet afati p\u00ebr kryerjen e pun\u00ebve, t\u00eb ulet p\u00ebrqindja n\u00eb penallti dhe t\u00eb zvog\u00eblohet garancia bankare.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kryeshefi i asaj kohe, Nagip Krasniqi kishte dijeni p\u00ebr Raportin e Komisionit dhe gjetjet e tij \u2013 si\u00e7 theksohet n\u00eb Dosje \u2013 ai kishte urdh\u00ebruar t\u00eb pandehurin tjet\u00ebr, Ymer Dragusha q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb Kontrat\u00ebn. K\u00ebt\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes email-it, m\u00eb 25.01.2023.\u00a0 Kontrata ishte n\u00ebnshkruar m\u00eb pas, ndon\u00ebse ende nuk ishte siguruar garancia bankare, e cila do t\u00eb ekzekutohej n\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb Kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rezultat i veprimeve t\u00eb t\u00eb pandehurve, nga 19.07.2022 e deri m\u00eb 06.05.2023, blloku A5 ishte jasht\u00eb funksionit. Andaj, si\u00e7 theksohet nga ana e Prokuroris\u00eb, KEK-u u detyrua q\u00eb t\u00eb importoj\u00eb energji n\u00eb vler\u00eb prej 36 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb n\u00eb dispozitivin e par\u00eb, Krasniqi dhe Dragusha akuzohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare.<\/p>\n<p>Tutje, aktakuza vazhdon me dispozitivin e dyt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin prap\u00eb Krasniqi e Dragusha akuzohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozitiv, Krasniqi e Dragusha akuzohen, sipas Prokuroris\u00eb, se i kan\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrfitim pasuror personit tjet\u00ebr \u2013 operatorit ekonomik \u201cRexhepi Zeqiri Zejna L.L.C\u201d, me rastin e zhvillimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb prokurimit \u201cAngazhimi i nj\u00eb kompanie konsulente ligjore\u201d \u2013 n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>Krasniqi, sipas Prokuroris\u00eb, ishte konsultuar p\u00ebr termat e referenc\u00ebs me t\u00eb pandehurin, Isuf Zejna q\u00eb \u00ebsht\u00eb aksionar i k\u00ebsaj kompanie ligjore m\u00eb 02.03.2023 dhe ka k\u00ebrkuar nga i akuzuari tjet\u00ebr, Dragusha q\u00eb t\u00eb iniciohet procedura e prokurorit e negociuar p\u00ebr angazhimin e konsulentit p\u00ebr k\u00ebshillime n\u00eb aspektin ligjor dhe t\u00eb prokurimit p\u00ebr kryeshefin ekzekutiv dhe stafin e KEK-ut, ndon\u00ebse n\u00eb deklarat\u00ebn e nevojave dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb disponueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb fondeve nuk ishte parapar\u00eb \u2013 duke e p\u00ebrcaktuar si operator t\u00eb vet\u00ebm kompanin\u00eb \u201cRexhepi Zeqiri Zejna L.L.C\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, ekzistonin raporte t\u00eb ngushta shoq\u00ebrore n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Dosja tutje elaboron se Dragusha p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb e dinte se k\u00ebrkesa e Krasnqit ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, kishte filluar procedur\u00ebn e prokurimit m\u00eb 02.03.2023, me titull \u201cAngazhimi i nj\u00eb kompanie konsulent\u00eb ligjor\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, organi kompetent p\u00ebr komentimin e ligjeve t\u00eb prokurimit publik kishte l\u00ebshuar nj\u00eb rekomandim se duhet t\u00eb ket\u00eb procedur\u00eb t\u00eb hapur, Krasniqi e Dragusha kishin zhvilluar procedur\u00eb t\u00eb negocimit me kompanin\u00eb ligjore dhe m\u00eb 03.04.2023, pas urdhrit t\u00eb Krasniqit, Dragusha n\u00ebnshkruan Kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb ligjore \u201cRexhepi Zeqiri Zejna L.L.C\u201d, n\u00eb vler\u00eb prej 60 mij\u00eb euro \u2013 theksohet n\u00eb Dosje.<\/p>\n<p>Aktakuza voluminoze 68-faq\u00ebshe n\u00eb dispozitivin e tret\u00eb p\u00ebrs\u00ebri akuzon Krasniqin e Dragush\u00ebn p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare n\u00eb bashk\u00ebkryerje.<\/p>\n<p>Sipas dispozitivit t\u00eb tret\u00eb nga dhjetori i vitit 2022 e deri m\u00eb 18.04.2023 Krasniqi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn cil\u00ebsi dhe Dragusha po ashtu n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn cil\u00ebsi, duke keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare kan\u00eb tejkaluar kompetencat duke i mund\u00ebsuar p\u00ebrfitim pasuror personit tjet\u00ebr, operatorit ekonomik \u201cErgotem S.A\u201d, duke i shkelur t\u00eb drejtat personave t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr aktivitetin e prokurimit \u201cPllaka rr\u00ebshiqt\u00ebse n\u00eb PF \u2013 kanalet e mullinj\u00ebve t\u00eb th\u00ebngjillit\u201d.<\/p>\n<p>Krasniqi, sipas Prokuroris\u00eb, disa muaj para se t\u00eb b\u00ebhej njoftimi n\u00eb Komisionin Rregullativ t\u00eb Prokurimit Publik p\u00ebr aktivitetin e nj\u00ebjt\u00eb, i kishte ftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e operatorit \u201cErgotem S.A\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zhvillohet nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb punishtet e KEK-ut. Tutje, i urdh\u00ebron zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb t\u2019ia d\u00ebrgoj\u00eb k\u00ebsaj kompanie specifikat teknike t\u00eb tenderit, ende pa u b\u00ebr\u00eb shpallja e tenderit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sipas Prokuroris\u00eb, m\u00eb 15.12.2022, Krasniqi i shkruan t\u00eb pandehurit, Dragusha dhe e urdh\u00ebron q\u00eb p\u00ebr tenderin q\u00eb do t\u00eb shpallej m\u00eb 16.12.2022 t\u00eb ftohet operatori ekonomik \u201cSBB\u201d dhe \u201cErgotem S.A\u201d \u2013 duke p\u00ebrcaktuar paraprakisht konkurruesit\/ofertuesit e tenderit dhe pastaj q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb t\u00eb b\u00ebhet shpallja e njoftimit p\u00ebr Kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave nga ana e Komisionit, operatori \u201cErgotem S.A\u201d shpallet fitues i tenderit. Para n\u00ebnshkrimit t\u00eb Kontrat\u00ebs, kjo kompani k\u00ebrkon nga KEK-u q\u00eb t\u00eb ndryshohen kushtet e tenderit lidhur me garancin\u00eb bankare, nga 50 % sa ishte n\u00eb Dosje t\u00eb tenderit t\u00eb zbritet n\u00eb 10% . K\u00ebshtu nga dy t\u00eb pandehurit pranohet kjo k\u00ebrkes\u00eb, por duke e rritur pak\u00ebz vler\u00ebn e p\u00ebrqindjes n\u00eb 15 % \u2013 duke u n\u00ebnshkruar Kontrata m\u00eb 07.04.2023 nga Dragusha. Kurse, m\u00eb 18.04.2023, n\u00ebnshkruhet nga Krasniqi n\u00eb vler\u00eb prej mbi 1 milion euro.<\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, m\u00eb 25.01.2023, n\u00eb Prishtin\u00eb, me dashje, n\u00eb bashk\u00ebkryerje n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave zyrtar\u00eb, i pandehuri Nagip Krasniqi si kryeshef ekzekutiv i KEK-ut\u00a0 dhe Ymer Dragusha si ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurimit (ZEP), m\u00eb 25.01.2023, n\u00eb Prishtin\u00eb kan\u00eb tejkaluar kompetencat e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i mund\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrfitim personit tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast operatorin ekonomik \u2018\u2019Tuv Hellas\u2019\u2019 dhe t\u2019ua shkelin t\u00eb drejtat personave t\u00eb tjer\u00eb, ashtu q\u00eb me rastin e zhvillimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb prokurimit n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb negociuar, i em\u00ebrtuar si \u201cBlerja e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e implementimit t\u00eb projektit, dizajni, furnizimi dhe kryerja e pun\u00ebve lidhur me dilatimin e kalldave B1 dhe B2 n\u00eb TC Kosova B\u201d, n\u00eb tenderin me nr. t\u00eb prokurimit KEK-23-348-2-1-5, kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me rregullat e p\u00ebrcaktuara me LPP.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se, m\u00eb 24.01.2023, ende pa u b\u00ebr\u00eb shpallja e njoftimit p\u00ebr tender, i pandehuri Nagip Krasniqi i kishte shkruar t\u00eb pandehurit, Ymer Dragusha dhe kund\u00ebrligjsh\u00ebm e kishte obliguar q\u00eb t\u00eb kontaktonte me operatorin ekonomik \u201cTuy Hellas\u201d dhe ta ftonte q\u00eb t\u00eb aplikonte p\u00ebr tender t\u00eb negociuar. Mir\u00ebpo, zyrtar\u00ebt e KEK-ut e kishin njoftuar fillimisht t\u00eb pandehurin, Nagip Krasniqi se ky veprim ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Nenin 7 t\u00eb LPP. P\u00ebrkund\u00ebr, k\u00ebsaj i pandehuri Krasniqi thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrmes e-mail-it e k\u00ebrc\u00ebnon zyrtarin A.K se do ta largoj\u00eb nga puna n\u00ebse nuk vepron sipas urdhrave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb, tutje, thuhet s\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim dhe presion, zyrtarja Myrvete G\u00ebrguri e kishte kontaktuar kompanin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb dhe i kishte ofruar\u00a0 udh\u00ebzime t\u00eb nevojshme se si t\u00eb aplikoj\u00eb n\u00eb tender. Krejt kjo nj\u00eb dit\u00eb para shpalljes s\u00eb tenderit, sepse m\u00eb 25.01.2023 ishte b\u00ebr\u00eb njoftimi p\u00ebr shpalljen e tenderit n\u00eb E-Prokurim.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se p\u00ebrkund\u00ebr njoftimit nga zyrtar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs se nuk mund t\u00eb zhvillohet procedur\u00eb e negociuar n\u00eb rastin e k\u00ebtij tenderi, t\u00eb pandehurit e kishin shp\u00ebrfillur njoftimin dhe kishin vazhduar me procedur\u00eb t\u00eb negociuar vet\u00ebm me operatorin ekonomik \u2018\u201dTUV Hellas\u2019\u2019, t\u00eb cilin sipas aktakuz\u00ebs ve\u00e7se e kishte p\u00ebrzgjedhur i pandehuri Nagip Krasniqi ende pa u shpallur tenderi.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb negocimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb pandehurit i kishin b\u00ebr\u00eb favor k\u00ebtij operatori: kriterin tenderues t\u00eb garancionit bankar nga 50% n\u00eb 10% dhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se operatori ekonomik kishte munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit n\u00eb Dosjen e tenderit p\u00ebr pikat tenderuese, si: referenca p\u00ebr pun\u00eb, diplomat e ekspert\u00ebve dhe certifikata ISO 9001.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrshkruhet se bazuar n\u00eb faktin se gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb negocimit i pandehuri, Nagip Krasniqi personalisht disa her\u00eb kishte pasur kontakte telefonike me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e k\u00ebtij operatori dhe duke qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb q\u00eb operatori ekonomik kishte n\u00eb raport me kushtet e tenderit, vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb Kontrat\u00eb me k\u00ebt\u00eb operator n\u00eb vler\u00eb prej 628,425.00 euro m\u00eb 30.03.2023.<\/p>\n<p>Andaj, me k\u00ebt\u00eb n\u00eb bashk\u00ebkryerje e kishin kryer vepr\u00ebn penale \u201ckeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, i pandehuri Nagip Krasniqi prej muajit korrik deri m\u00eb 25.11.2022, n\u00eb Prishtin\u00eb me dashje n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar si kryeshef ekzekutiv i KEK-ut duke keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se kishte tejkaluar kompetencat e tij, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i mund\u00ebsonte p\u00ebrfitim personit tjet\u00ebr. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast operatorit ekonomik \u201cBahri Asllan &amp; FAM\u201d dhe ua shkel t\u00eb drejtat personave t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pra operatorit ekonomik \u201cTakraf\u201d dhe i shkatoi d\u00ebm buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 ashtu q\u00eb me rastin e zhvillimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb prokurimit n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb negociuar i em\u00ebrtuar si \u201cPun\u00eb shtes\u00eb n\u00eb riparimin e ekskavatorit E9 \u2013 Montimi i shtratit sferik\u201d, me num\u00ebr t\u00eb prokurimit \u2018\u2019KEK-22-11643-5-2-5\u2019\u2019 kishte shkelur r\u00ebnd\u00eb rregullat e p\u00ebrcaktuara me LPP, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fillimisht kishte urdh\u00ebruar aktivitet prokurimi t\u00eb lartcekur.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, pastaj ai kishte zhvilluar t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cfaza fillestare t\u00eb negociuara\u2019\u2019 me operatorin ekonomik\u00a0 \u201cBahri Asllan &amp; FAM\u201d. Mir\u00ebpo, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb negocimit i kishte pezulluar negociatat me k\u00ebt\u00eb operator dhe kishte hapur negociata t\u00eb reja me operatorin ekonomik \u201cTakraf\u201d, me t\u00eb cilin pas disa takimeve m\u00eb 26.07.2022, sipas aktakuz\u00ebs, arriti nj\u00eb marr\u00ebveshje e cila nuk u ekzekutua menj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve n\u00eb terren. Andaj u shty deri n\u00eb krijimin e kushteve atmosferike.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrshkruhet se p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb me operatorin ekonomik \u201cTakraf\u201d kishte nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb dakorduar si\u00e7 u p\u00ebrshkrua m\u00eb lart\u00eb, i pandehuri Nagip Krasniqi p\u00ebrmes zyrtares s\u00eb tij i ka d\u00ebrguar e-mail operatorit ekonomik\u00a0 \u201cBahri\u201d.<\/p>\n<p>Andaj, sipas dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, me k\u00ebt\u00eb n\u00eb bashk\u00ebkryerje e ka kryer vepr\u00ebn penale \u201ckeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb dispozitivin e gjasht\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs i pandehuri, Nagip Krasniqi po akuzohet se n\u00eb periudh\u00ebn kohore 2022-2023, n\u00eb Prishtin\u00eb, me dashje, n\u00eb vazhdim\u00ebsi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar si kryeshef ekzekutiv i KEK-ut ka zbuluar fsheht\u00ebsi zyrtare lidhur me procedurat e prokurimit t\u00eb cilat po zhvilloheshin n\u00eb KEK.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, k\u00ebto fsheht\u00ebsi i pandehuri Krasniqi i ka ndar\u00eb me personin jozyrtar, p\u00ebrkat\u00ebsisht me Dejona Mihalin, e cila nuk mban asnj\u00eb pozit\u00eb zyrtare n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore e p\u00ebr t\u00eb cilat informata i pandehuri Krasniqi kishte qasje si rezultat i detyr\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb cilat nuk ishin publike. Mihali \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e partis\u00eb n\u00eb pushtet, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se, m\u00eb 02.07.2022, i pandehuri Krasniqi, gjat\u00eb komunikimeve n\u00eb rrjetin social \u201cWhatsApp\u2019\u2019 me znj. Mihaili i ka d\u00ebrguar informat\u00ebn lidhur me dyshimin p\u00ebr abuzimin e energjis\u00eb elektrike nga ana e KESH-it sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb dat\u00ebs 24.06.2022 n\u00eb mes t\u00eb KEK dhe KESH.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se m\u00eb 22.04.2022, i pandehuri Krasniqi gjat\u00eb komunikimeve n\u00eb rrjetin social \u201cSignal\u2019\u2019 i ka d\u00ebrguar znj. Mihali dy dokumente p\u00ebr eksportet e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr muajin mars-prill 2022. Pas pranimit t\u00eb lajmit nga ana e saj lidhur me publikimin e nj\u00eb informacioni nga portali \u201cReporteri\u2019\u201d me titullin \u2018\u2019Kompania GEN e lidhur me ambasadorin Berisha mori 4.2 milion euro nga Kosova p\u00ebr dy muaj t\u00eb kriz\u00ebs energjetike\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs thuhet se i pandehuri Krasniqi, m\u00eb 24.02.2022, gjat\u00eb komunikimeve n\u00eb rrjetin social \u201cSignal\u2019\u2019 i ka d\u00ebrguar Mihalit nj\u00eb dokument me titull \u201cAgjenda e takimit t\u00eb dat\u00ebs 09.02.2023\u2019\u2019, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira pikat kryesore, si dhe termat e referenc\u00ebs p\u00ebr prokurimin e titulluar \u201cSh\u00ebrbime t\u00eb Konsulenc\u00ebs Ligjore dhe Rregullator\u00ebt\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se me dat\u00ebn 12.04.2023, i pandehuri i lartcekur gjat\u00eb komunikimeve n\u00eb rrjetin social \u201cSignal\u201d i ka d\u00ebrguar Mihalit nj\u00eb draft-autorizim p\u00ebr angazhimin e nj\u00eb konsulenti t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr asistenc\u00eb teknike p\u00ebr sektorin e fush\u00ebveprimit t\u00eb KEK-ut, p\u00ebrkat\u00ebsisht angazhimin e ekspertit G.B.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, thuhet se m\u00eb 04.08.2022, gjat\u00eb komunikimeve i pandehuri Krasniqi n\u00eb rrjetin social \u201cSignal\u2019\u2019 i ka d\u00ebrguar Mihalit, K\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurtit dhe ministrave t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsim\/ndryshimin e vendimit p\u00ebr shpalljen e emergjenc\u00ebs energjetike.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, m\u00eb 29.09.2022, gjat\u00eb komunikimeve n\u00eb rrjetin social \u201cWhatsApp\u2019\u2019 me an\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb nj\u00ebjtit grup i pandehuri Krasniqi e ka d\u00ebrguar tabel\u00ebn me t\u00eb dh\u00ebnat\/\u00e7mimet e gjasht\u00eb (6) tenderuesve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ofertuar p\u00ebr aktivitetet e prokurimit \u201cRiparimi kapital i kalldas\u00eb\u201d dhe \u201cRiparimi kapital i turbin\u00ebs dhe gjeneratorit\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb, thuhet se m\u00eb 13.10.2022 gjat\u00eb komunikimeve n\u00eb rrjetin social \u2018\u201dWhatsApp\u2019\u2019 n\u00eb grupin ku b\u00ebnte pjes\u00eb Mihali, i pandehuri Krasniqi e ka d\u00ebrguar informat\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e ka pranuar nga an\u00ebtari i Komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit dhe negocimit S.I., n\u00eb lidhje me tenderin me num\u00ebr KEKC-22-287-51, p\u00ebrkitazi me ofertat e ofruara nga operator\u00ebt ekonomik\u00eb. Si dhe, komunikime t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebto platforma.<\/p>\n<p>Tutje, sipas aktakuz\u00ebs, i pandehuri Krasniqi po akuzohet se m\u00eb 16.05.2022 gjat\u00eb komunikimeve n\u00eb rrjetin social \u201cSignal\u2019\u2019 i ka d\u00ebrguar Mihalit nj\u00eb komunikim-foto me shkrimin e tre emrave dhe pozitave t\u00eb zyrtar\u00ebve n\u00eb KEK: D.B, E.T. dhe M.K., pas t\u00eb cil\u00ebs e nj\u00ebjta i kthen p\u00ebrgjigje dhe p\u00ebr secilin ve\u00e7 e ve\u00e7 i jep informata p\u00ebr profilin e secilit nga t\u00eb lartcekurit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, i pandehuri Nagip Krasniqi po akuzohet se e ka kryer vepr\u00ebn penale \u201czbulimi i fsheht\u00ebsis\u00eb zyrtare\u201d. N\u00eb dispozitivin e shtat\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs i pandehuri, Isuf Zejna n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cRexhepi Zeqiri Zejna L.L.C\u201d po akuzohet se n\u00eb periudh\u00ebn kohore dhjetor 2021 deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2023, n\u00eb Prishtin\u00eb, me dashje dhe me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit personal, e ka ndihmuar t\u00eb pandehurin Nagip Krasniqi q\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryeshefit ekzekutiv i KEK-ut ta keqp\u00ebrdor\u00eb detyr\u00ebn zyrtare n\u00eb lidhje me tenderin me num\u00ebr KEK-23-1630-2-2-5, i titulluar \u201cAngazhimi i nj\u00eb kompanie konsulente ligjor\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se, m\u00eb 14.02.2023, i pandehuri Zejna i ka ndihmuar t\u00eb pandehurit, Nagip Krasniqi n\u00eb p\u00ebrgatitjen e termave t\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr tenderin n\u00eb t\u00eb cilin ishte vet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs thuhet se fillimisht i pandehuri Krasniqi ia d\u00ebrgon nj\u00eb draft t\u00eb termave t\u00eb referenc\u00ebs t\u00eb pandehurit Zejna, e m\u00eb pastaj i pandehuri Zejna ia kthen t\u00eb nj\u00ebjtin draft t\u00eb pandehurit Krasniqi. Nd\u00ebrsa, ky i fundit draftin e d\u00ebrgon te Zyra e Prokurimit n\u00eb KEK dhe u k\u00ebrkon inicimin e k\u00ebtij aktiviteti t\u00eb prokurimit me procedur\u00eb t\u00eb negociuar.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se me t\u00eb kuptuar lidhur me k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb KRPP i shkruan KEK-ut shkres\u00ebn p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs e rekomandon se kjo procedur\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet me procedur\u00eb t\u00eb hapur, me q\u00ebllim t\u00eb rritjes s\u00eb transparenc\u00ebs dhe konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Nagip Krasniqi p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve t\u00eb ngushta me t\u00eb pandehurin, Isuf Zejna e injoron k\u00ebt\u00eb rekomandim dhe m\u00eb 03.04.2023 e n\u00ebnshkruan Kontrat\u00ebn me operatorin \u201cRexhepi Zeqiri Zejna L.L.C\u201d, respektivisht me t\u00eb pandehurin, Isuf Zejna \u2013 duke e shp\u00ebrblyer me shum\u00ebn prej 60.000.00.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb i pandehuri, Isuf Zejna po akuzohet se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb ndihm\u00ebs n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale: \u201ckeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Raportimet e KALLXO.com &#8211;<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/nagip-krasniqi\/\"> LINK\u00a0<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeshefi i Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK), Nagip Krasniqi, ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurimit n\u00eb KEK, Ymer Dragusha dhe Isuf Zejna n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cRexhepi Zeqiri Zejna L.L.C\u201d po p\u00ebrballen me aktakuz\u00eb\u00a0nga Prokuroria Speciale. Kjo \u00ebsht\u00eb aktakuza e dyt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballet ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3179554,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,272,11,228,261],"tags":[551,257,552,260,287],"class_list":["post-3202726","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjate","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","category-prokuroria","tag-gjykata-e-prishtines","tag-isuf-zejna","tag-keqperdorim-i-pozites-apo-autoritetit-zyrtar","tag-nagip-krasniqi","tag-ymer-dragusha"],"lang":"sq","translations":{"sq":3202726},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3202726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3202726"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3202726\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3202726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3202726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3202726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}