{"id":3202910,"date":"2025-01-07T16:56:41","date_gmt":"2025-01-07T15:56:41","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3202910"},"modified":"2025-01-07T16:56:41","modified_gmt":"2025-01-07T15:56:41","slug":"pse-shba-ja-nen-trumpin-duhet-te-nenshkruaje-nje-marreveshje-sigurie-me-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3202910","title":{"rendered":"Pse SHBA-ja, n\u00ebn Trumpin, duhet t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje sigurie me Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nj\u00eb marr\u00ebveshje sigurie nd\u00ebrmjet SHBA-s\u00eb dhe Kosov\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte fitore t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy shtetet\u00a0 &#8211; dhe do t\u2019i shkonte p\u00ebr shtat qasjes transkasionale t\u00eb Donald Trumpit ndaj politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Kosova duhet t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb t\u00eb fuqizojn\u00eb nivelet aktuale t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb siguris\u00eb, jo vet\u00ebm si simbol miq\u00ebsie, por si pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie p\u00ebr zgjerimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe, p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe avancuar lidershipin amerikan n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Dhe Donald Trumpi \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e duhur p\u00ebr ta jet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb demonstruar zotimin e tyre p\u00ebr mbrojtjen e Kosov\u00ebs, dhe krejt s\u00eb fundmi me autorizimin n\u00eb Kongres t\u00eb trajnimeve ushtarake, sipas Aktit t\u00eb Autorizimit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare m\u00eb 2024 dhe me aprovimin e blerjes nga Kosova t\u00eb 246 raketave anti-tank \u201cJavelin\u201d, n\u00eb vler\u00eb prej 75 milion\u00eb dollar\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar deterenc\u00ebn (mbrojtjen parandaluese, sh\u00ebnim i p\u00ebrkthyesit).<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe sigurie do t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb zinxhir furnizimi t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb do t\u00eb garantonte qasjen e Kosov\u00ebs n\u00eb asetet amerikane, nj\u00ebher\u00ebsh duke fuqizuar edhe lidershipin amerikan n\u00eb rajon. Do ta ndihmonte njashtu rrug\u00ebtimin e Kosov\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO, aleanca kryesore e siguris\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Zhvillimi i vazhduesh\u00ebm i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet konsultimeve t\u00eb rregullta n\u00eb nisma shkollimi ushtarak, manovra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, reagime krizash dhe misione nd\u00ebrkomb\u00ebtare paqeruajt\u00ebse do ta lidhin Kosov\u00ebn me standardet operacionale t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ngritja e mb\u00ebshtetjes amerikane n\u00ebp\u00ebrmjet Ekipit Nd\u00ebrlidh\u00ebs dhe K\u00ebshillimor t\u00eb NATO-s do t\u00eb ndihmonte Kosov\u00ebn me trajnime n\u00eb logjistik\u00eb, prokurim dhe lidership. Formalizimi i partneritetit t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrmjet SHBA-s\u00eb dhe Kosov\u00ebs, sipas doracak\u00ebve t\u00eb NATO-s, do t\u00eb fuqizonte stabilitetin rajonal dhe do t\u2019u kund\u00ebrvihej operacioneve maline t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kosova duhet t\u00eb marr\u00eb gjithashtu trajnime dhe mb\u00ebshtetje n\u00eb kapacitete kibernetike, sidomos n\u00eb inteligjenc\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit kibernetik, mbrojtje t\u00eb infrastruktur\u00ebs kritike dhe ndarje teknologjie dhe prokurim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe duhet t\u00eb qend\u00ebrsohet n\u00eb avancimin e shkatht\u00ebsive t\u00eb personelit, avancimin e kornizave t\u00eb qeverisjes, p\u00ebrmir\u00ebsimin e reagimit ndaj incidenteve dhe p\u00ebrmbushjen e standardeve t\u00eb NATO-s. P\u00ebrderisa Kosova kualifikohet p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe trajnim t\u00eb siguris\u00eb kibernetike sipas Aktit amerikan t\u00eb Autorizimit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare t\u00eb vitit 2024, nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe zyrtare sigurie do t\u00eb garantonte mb\u00ebshtetje n\u00eb planin afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kosova duhet t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimin e Strategjis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb Siguris\u00eb Kibernetike dhe pocizionimin e Agjencis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb Siguris\u00eb Kibernetike p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb operacioneve maline dhe agresioneve kibernetike.<\/p>\n<p>Qendra Shtet\u00ebrore Trajnuese p\u00ebr Siguri Kibernetike e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb partnere me institucione akademike p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb radh\u00eb profesionist\u00ebsh t\u00eb kibernetik\u00ebs p\u00ebr t\u2019u ky\u00e7ur n\u00eb sektorin publik. Kosova duhet t\u00eb ket\u00eb gjithashtu qasje n\u00eb platformat e ndarjes s\u00eb informacioneve dhe t\u00eb zgjeroj\u00eb bashk\u00ebpunimin brenda shk\u00ebmbimeve rajonale, si forumi i Bashk\u00ebpunimit i Siguris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Rajonal t\u00eb Bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p><strong>Mund\u00ebsit\u00eb dhe rreziqet<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe do t\u00eb bazohej n\u00eb marr\u00ebveshjet ekzistuese nd\u00ebrmjet SHBA-s\u00eb dhe partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb vazhd\u00ebn e invazionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, SHBA-ja ka n\u00ebnshkruar, ndaras, marr\u00ebveshje sigurie me aleat\u00ebt e NATO-s, Finland\u00ebn, Danimark\u00ebn dhe Suedin\u00eb, dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje tjet\u00ebr t\u00eb detyrueshme dhjet\u00ebvje\u00e7are me Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb Traktatin e Mbrojtjes s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb vitit 1951 nd\u00ebrmjet SHBA-s\u00eb dhe Filipineve, n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2024 SHBA-ja dhe Filipinet n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshjen e P\u00ebrgjithshme Ushtarake p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndarjen e informacioneve dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb inteligjenc\u00ebs ushtarake, dhe teknologjive t\u00eb mbrojtjes si kund\u00ebrv\u00ebnie ndaj agresionit t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet e tilla reflektojn\u00eb preferencat amerikane p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb partner\u00ebve dhe aleat\u00ebve mbi baza dypal\u00ebshe bashk\u00ebpunimi. Nj\u00eb marr\u00ebveshje sigurie SHBA-Kosov\u00eb do t\u00eb sinjalizonte zotimin amerikan p\u00ebr bashk\u00ebpunim nd\u00ebrshtet\u00ebror me Kosov\u00ebn, partnere pro-amerikane.<\/p>\n<p>Por Kosova gjithashtu duhet ta kryej\u00eb hisen e saj t\u00eb pun\u00ebs, duke dyfishuar trup\u00ebn e saj diplomatike, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u2019i bindur shtetet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe pes\u00eb vendet e Bashkimit Europian, t\u00eb cilat nuk ia njohin pavar\u00ebsin\u00eb, q\u00eb ta ndryshojn\u00eb krejt\u00ebsisht kursin dhe t\u2019ia njohin shtet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar q\u00eb t\u00eb lart\u00ebsoj\u00eb sovranitetin e Kosov\u00ebs kundrejt p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme delegjitimuese, nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe sigurie do t\u00eb formalizonte at\u00eb zotim, duke e b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebse si ofruese e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje dypal\u00ebshe sigurie, armiqt\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb veten. Rusia kaher\u00eb ka zbatuar nj\u00eb strategji t\u00eb luft\u00ebs hibride q\u00eb kombinonin narrativat kulturore strategjike dhe dezinformimin, g\u00ebnjeshtrat dhe sulmet kibernetike. Kremlini do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb cenoj\u00eb sovranitetin e Kosov\u00ebs, t\u00eb ashp\u00ebrsoj\u00eb tensionet etnike n\u00eb rajonet me shumic\u00eb serbe dhe do t\u00eb minoj\u00eb integrimin euroatlantik.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb qen\u00ebsore q\u00eb SHBA-s\u00eb t\u00eb rifuqizoj\u00eb partneritetet n\u00eb rajon, n\u00eb koh\u00ebn kur investimet strategjike t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb ekonomi dhe infrastruktur\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbenin, n\u00ebse kalojn\u00eb pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, si alternativ\u00eb edhe p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, edhe p\u00ebr Bashkimin Europian. Kompleksitetet e p\u00ebrfshira n\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrthurura me kontestet gjeopolitike, n\u00ebnkuptojn\u00eb se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb vonuar hapja e nj\u00eb shtegu t\u00eb ri.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfshirja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me administrat\u00ebn e Trumpit<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhja e Donald Trumpit m\u00eb 2024 do ta nd\u00ebrroj\u00eb diskursin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb prirjet e tij q\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe n\u00eb vend t\u00eb marr\u00ebveshjeve shum\u00ebpal\u00ebshe. Por sfidat q\u00eb jan\u00eb paraqitur prej boshtit n\u00eb ngritje nd\u00ebrmjet Rusis\u00eb, Kin\u00ebs, Iranit dhe Kores\u00eb Veriore n\u00ebnkuptojn\u00eb se SHBA-s\u00eb do t\u2019i duhen aleat\u00ebt n\u00eb rajonet e kontestuara gjeopolitikisht, si Ballkani Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00ebse merret p\u00ebr doracak administrata e par\u00eb e Trumpit, at\u00ebher\u00eb ne mund t\u00eb presim se e dyta e tija do t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme nd\u00ebrvepruese. Nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe nd\u00ebrmjet Uashingtonit dhe Prishtin\u00ebs i shkon fiks p\u00ebr shtat asaj qasjeje.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e administrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Trumpit p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar normalizimin ekonomik me Marr\u00ebveshjen e Uashingtonit m\u00eb 2020 nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb sinjalizoi lidershipin amerikan dhe rrug\u00ebn p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebrfshiu 16 pika t\u00eb fush\u00ebs ekonomike, solli njohjen diplomatike izraelite t\u00eb Kosov\u00ebs, vendosi nj\u00eb moratorium nj\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb qasjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe fushat\u00ebn mosnjoh\u00ebse t\u00eb Serbis\u00eb, dhe u b\u00ebri thirrje t\u00eb dy vendeve q\u00eb t\u00eb lokalizojn\u00eb personat ende t\u00eb pagjetur prej luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Marr\u00ebveshja e Uashingtonit hasi n\u00eb pengesa t\u00eb zbatimit t\u00eb dob\u00ebt, administrata e dyt\u00eb e Trumpit mund t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb ngjashme si pretekst p\u00ebr normalizim.<\/p>\n<p>Me mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme p\u00ebr institucionet qeveris\u00ebse dhe reformat politike t\u00eb Kosov\u00ebs, SHBA-ja mund ta ndihmoj\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb demokracie dhe stabiliteti politik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb ndikimi sigurie.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb inkurajoj\u00eb investime t\u00eb reja amerikane n\u00eb sektorin e mbrojtjes dhe infrastruktur\u00ebs kritike t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u2019u jepte shtytje blerjeve t\u00eb pajisjeve dhe teknologjive mbrojt\u00ebse amerikane nga Kosova dhe manovra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ushtarake.<\/p>\n<p>Administrata e dyt\u00eb e Trumpit duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe aleat\u00ebt tjer\u00eb n\u00eb rajon, ve\u00e7mas Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe aleat\u00eb si Britania, q\u00eb t\u00eb fuqizohet stabiliteti dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr nj\u00eb front t\u00eb bashkuar kund\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb amerikane dhe angazhimi me aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt n\u00eb rajon dhe gjetiu do t\u00eb mund t\u00eb ndihmonin nisjen e proceseve q\u00eb stagnuan gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Bidenit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb vitit 2024, Trumpi b\u00ebri fushat\u00ebn p\u00ebr president n\u00eb em\u00ebr t\u00eb realpolitik\u00ebs \u201cPaqe N\u00ebp\u00ebrmjet Forc\u00ebs\u201d, nj\u00eb shprehje latine q\u00eb shihet n\u00eb platformat e Partis\u00eb Republikane dhe q\u00eb do t\u00eb shprehej bujsh\u00ebm prej ish-presidentit Ronald Reagan, i cili e kishte huazuar prej perandorit romak, Adrian.<\/p>\n<p>V\u00ebnia e theksit te deterenca nga Trumpi dhe preferenca e tij p\u00ebr nisma dypal\u00ebshe u sh\u00ebrben interesave amerikane t\u00eb siguris\u00eb dhe shtetit m\u00eb pro-amerikan n\u00eb bot\u00eb, Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb Kosov\u00eb e pavarur, sovrane, e sigurt dhe stabile do t\u00eb garantonte pozit\u00ebn e saj si ofruese sigurie dhe do t\u00eb fuqizonte rastin e saj p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr qasje pragmatike ndaj dialogut q\u00eb po zhvillohet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb konsistente me q\u00ebllimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Trumpit p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb prekshme sigurie n\u00eb vend t\u00eb diskutimeve t\u00eb pafundme e idealiste, t\u00eb shfryt\u00ebzuara nga Rusia.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje zyrtare sigurie nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb do t\u2019i sillte stabilitet Ballkanit Per\u00ebndimor, duke promovuar demokracin\u00eb, zhvillimin, reform\u00ebn n\u00eb sektorin e siguris\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin e siguris\u00eb. Gjithashtu, do t\u00eb sh\u00ebrbente si kund\u00ebrmas\u00eb e fuqishme ndaj forcave armiq\u00ebsore q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb t\u00eb minojn\u00eb rajonin dhe t\u2019ia pren\u00eb udh\u00ebn SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Administrata e dyt\u00eb e Trumpit do t\u00eb pozicionet p\u00ebr t\u00eb lidhur marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe sigurie, duke p\u00ebrdorur si lev\u00eb kornizat ekzistuese dhe duke zgjeruar bashk\u00ebpunimin e mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb. Dhe bash tani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr aksion vendimtar.<\/p>\n<p>Avancimi i partneritetit SHBA-Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb opsion; m\u00eb fort \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr interesat e siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar vendin e drejt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb rendin euroatlantik.<\/p>\n<p><em>(Dr. Chris Dolan, doktor shkence, \u00ebsht\u00eb profesor asistent n\u00eb Shkoll\u00ebn e \u00c7\u00ebshtjeve Publike n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Pensilvanis\u00eb. Hulumtimi i tij shkencor qend\u00ebrsohet n\u00eb NATO-n, bashk\u00ebpunimin e mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb, mbrojtjen kibernetike dhe mbrojtjen e infrastruktur\u00ebs kritike, sigurin\u00eb komb\u00ebtare amerikane dhe sigurin\u00eb e brendshme. Ai dy her\u00eb ishte p\u00ebrfitues i programit amerikan studimor, Fulbright (n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut m\u00eb 2022; n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 2019-2020. M\u00eb 2024, Dolan, mb\u00ebshtetur nga programi studimor i Departamentit t\u00eb Shtetit, Fulbright, punoi si specialist n\u00eb mbrojtjen kibernetike dhe infrastruktur\u00ebn kritike me Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime Sigurie (KCSS) n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb 2023, ai botoi dy libra: \u201cNATO, the U.S., and Cold War 2.0\u201d dhe \u201cThe Politicis of U.S. Foreign Policy and NATO\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Dr. Arben Hajrullahu \u00ebsht\u00eb rektor i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe profesor i Shkencave Politike. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit Fulbright Hubert Humphrey ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Universitetin e Karolin\u00ebs Veriore n\u00eb Chapel Hill dhe si ligj\u00ebrues mysafir n\u00eb Qendr\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Studiues, \u201cWoodrow Wilson\u201d, n\u00eb Uashington DC.)<\/em><\/p>\n<p><em>Opinionet e shprehur jan\u00eb t\u00eb autor\u00ebve dhe jodomosdsoshm\u00ebrisht reflektojn\u00eb pik\u00ebpamjet e BIRN-it.<\/em><\/p>\n<p><em>Artikulli fillimisht \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb <\/em><a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2025\/01\/07\/why-the-us-under-trump-should-sign-a-security-agreement-with-kosovo\/\">Balkan Insight<\/a><em>.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Nga anglishtja:<\/strong> Rexhep Maloku<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje sigurie nd\u00ebrmjet SHBA-s\u00eb dhe Kosov\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte fitore t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy shtetet\u00a0 &#8211; dhe do t\u2019i shkonte p\u00ebr shtat qasjes transkasionale t\u00eb Donald Trumpit ndaj politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova duhet t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb t\u00eb fuqizojn\u00eb nivelet aktuale t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb siguris\u00eb, jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":23,"featured_media":2990610,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,661],"tags":[660,47,58,662,138,37],"class_list":["post-3202910","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjate","category-mendime","tag-dialogu","tag-donald-trump","tag-kosova","tag-opinion","tag-serbia","tag-shba"],"lang":"sq","translations":{"sq":3202910},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3202910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/23"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3202910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3202910\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3202910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3202910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3202910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}