{"id":3203169,"date":"2025-01-08T16:16:33","date_gmt":"2025-01-08T15:16:33","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3203169"},"modified":"2025-01-08T16:16:33","modified_gmt":"2025-01-08T15:16:33","slug":"videoincizimi-i-rastit-te-plagosjes-se-pajtim-gashit-mbrojtja-e-te-akuzuarit-shkumbin-sekiraqa-kerkon-te-mos-pranohet-si-prove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3203169","title":{"rendered":"Video-incizimi i rastit t\u00eb plagosjes s\u00eb Pajtim Gashit, mbrojtja e t\u00eb akuzuarit Shkumbin Sekiraqa k\u00ebrkon t\u00eb mos pranohet si prov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj Shkumbin Sekiraq\u00ebs lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr plagosjen e Pajtim Gashit n\u00eb mars t\u00eb vitit 2024, n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs m\u00eb 08.01.2025 jan\u00eb administruar provat materiale.<\/p>\n<p>Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraq\u00ebs, akuzohet p\u00ebr tri vepra penale: &#8220;tentim vrasje&#8221;, &#8220;arm\u00ebmbajtje pa leje&#8221; e &#8220;shkaktim i rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm&#8221;. P\u00ebrve\u00e7 tij i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb edhe M. H., i cili nga Prokuroria po akuzohet p\u00ebr &#8220;ndihm\u00eb pas kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale&#8221;.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=476&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkallxo%2Fvideos%2F1539085446750937%2F&amp;show_text=false&amp;width=476&amp;t=0\" width=\"476\" height=\"476\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u paraqit videoincizimi i ngjarjes kritike, e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn prokurorja Bukurije Gjonbalaj tha se shihen i akuzuari Shkumbin Sekiraqa dhe personi NN duke e goditur t\u00eb d\u00ebmtuarin Pajtim Gashi.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht shihet i akuzuari dhe personi NN, shihen duke e goditur t\u00eb d\u00ebmtuarin me shqelma. Pastaj i akuzuari Shkumbin Sekiraqa shtien nj\u00eb her\u00eb me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb d\u00ebmtuarit Pajtim Gashi. Pastaj largohet i d\u00ebmtuari, nd\u00ebrsa i akuzuari Shkumbin largohet me vetur\u00ebn Audi ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe A7. Nd\u00ebrsa, personi tjet\u00ebr me vetur\u00ebn \u2018Pik-up\u2019 ngjyr\u00eb e bardh\u00eb.\u201d &#8211; tha prokurorja Gjonbalaj gjat\u00eb shfaqjes s\u00eb video-incizimit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb video-incizim d\u00ebgjohet vet\u00ebm nj\u00eb e sht\u00ebn\u00eb. Video-incizmi \u00ebsht\u00eb hudh nga \u2018INSAJDERI\u2019. Mir\u00ebpo, nga raporti i ekspertimit nga vendi i ngjarjes jan\u00eb gjetur shtat\u00eb (7) g\u00ebzhoja. Ky incizim i cili u pa sot v\u00ebrtetohet edhe me provat tjera, t\u00eb cilat jan\u00eb siguruar gjat\u00eb hetimeve, si: deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve, deklarata e t\u00eb d\u00ebmtuarit, kartela e regjistrimeve\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb video-incizim mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Sekiraqa, avokati Naser Sopjani propozoi q\u00eb kjo prov\u00eb t\u00eb shpallet e papranueshme.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket video-incizimit q\u00eb e shikuam sot, ashtu si\u00e7 deklaroi edhe vet\u00eb Prokurorja ky incizim nuk \u00ebsht\u00eb siguruar p\u00ebrmes urdh\u00ebres\u00ebs s\u00eb ligjshme. I bie q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pa urdh\u00ebr. \u00cbsht\u00eb siguruar p\u00ebrmes portaleve, t\u00eb cilat nuk dihet se ku e kan\u00eb burimin. E, si e till\u00eb e vler\u00ebsojm\u00eb q\u00eb kjo CD duhet t\u00eb ve\u00e7ohet nga shkresat e l\u00ebnd\u00ebs si prov\u00eb e papranueshme.\u201d &#8211; tha avokati Sopjani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, prokurorja Gjonbalaj tha se Gjykata video-incizimin e ka marr\u00eb si prov\u00eb t\u00eb pranueshme, pasi i nj\u00ebjti nd\u00ebrlidhet me provat tjera t\u00eb marra gjat\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq lidhur me k\u00ebt\u00eb Trupi Gjykues mori Aktvendim duke refuzuar propozimin e avokatit Sopjani, me arsyetimin se CD-ja e cila paraqet pamjet nga ngjarja e dat\u00ebs 04.03.2024, e cila \u00ebsht\u00eb objekt i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje penale dhe se k\u00ebto pamje Prokuroria i ka siguruar nga portali \u201cINSAJDERI\u201d, t\u00eb cilat jan\u00eb shfaqur publikisht dhe n\u00eb rrjete sociale. Dhe se nuk ka qen\u00eb e nevojshme q\u00eb p\u00ebr sigurimin e k\u00ebtyre pamjeve, t\u00eb l\u00ebshohet urdh\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, avokati Sopjani propozoi q\u00eb n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitarit t\u00eb d\u00ebgjohet Salih Sekiraqa, babai i t\u00eb akuzuarit Shkumbin Sekiraqa, me arsyetimin se i nj\u00ebjti me d\u00ebshmin\u00eb e tij do t\u2019i ndihmoj\u00eb Trupit Gjykues p\u00ebr ta kuptuar m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale.<\/p>\n<p>Trupi Gjykues k\u00ebt\u00eb propozim t\u00eb avokatit Sopjani e refuzoi duke vler\u00ebsuar se d\u00ebshmitari i propozuar \u00ebsht\u00eb i panevojsh\u00ebm p\u00ebr ndri\u00e7imin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje penale.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit Shkumbin Sekiraqa, avokatit Naser Sopjani, seanca e sotme, m\u00eb 08.01.2025, u nd\u00ebrpre dhe u caktua e radh\u00ebs p\u00ebr n\u00eb muajin shkurt 2025.<\/p>\n<p>Paraprakisht n\u00eb seanc\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb d\u00ebshmitari Skender Hoti, i cili tha se dit\u00ebn kritike ka qen\u00eb duke punuar n\u00eb objektin \u201cPremtimi\u201d n\u00eb lokalin e \u201cAlba Market\u201d &#8211; duke vendosur qeramik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeri sa kam qen\u00eb brenda lokalit duke punuar, nga dritarja kam par\u00eb dy vetura nj\u00ebra \u2018Audi\u2019 dhe tjetra \u2018Pik-up\u2019. Un\u00eb kam qen\u00eb jasht\u00eb n\u00eb at\u00eb moment, pasi po zbraznim materialin. Aty kam v\u00ebrejtur tre persona af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit duke biseduar. Nj\u00ebri nga ta ka qen\u00eb Pajtim Gashi, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb nuk i kam njohur. S&#8217;i kam par\u00eb kurr\u00eb.\u201d &#8211; tha d\u00ebshmitari Hoti.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Hoti tha se nj\u00ebri nga personat kishte qen\u00eb zeshkan dhe m\u00eb i plot\u00eb, nd\u00ebrsa tjetri m\u00eb i gjat\u00eb e i holl\u00eb dhe se nuk kishte arritur ta d\u00ebgjonte bised\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Hoti, tutje, tha se pasi kishte hyr\u00eb n\u00eb lokal kishte d\u00ebgjuar t\u00eb sht\u00ebnat me arm\u00eb, mir\u00ebpo deklaroi se nuk e di sa t\u00eb sht\u00ebna ka pasur.<\/p>\n<p>\u201cPas t\u00eb sht\u00ebnave kam shikuar jasht\u00eb dhe e kam par\u00eb Pajtimin duke shkuar drejt zyr\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebrsa dy personat e tjer\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb vetur\u00eb dhe jan\u00eb larguar. Krejt ngjarja ka ndodhur p\u00ebr 1-2 minuta.\u201d &#8211; deklaroi d\u00ebshmitari Skender Hoti.<\/p>\n<p>Ky rast po trajtohet nga Trupi Gjykues, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga: gjyqtari Naser Foniqi &#8211; kryetar, G\u00ebzim Ademi dhe Gazmend Bahtiri &#8211; an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>I akuzuari M. H. nuk ka pranuar faj\u00ebsin\u00eb; <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/shkumbin-sekiraqa-del-para-gjykates-me-jelek-anti-plumb-deklarohet-i-pafajshem-per-plagosjen-ne-mars-2024\/\">Shkumbin Sekiraqa<\/a>, i akuzuar p\u00ebr tri vepra penale, nuk e ka pranuar faj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3203172\" aria-describedby=\"caption-attachment-3203172\" style=\"width: 640px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3e5e4207-dacc-41f6-991c-c2375b00d5e2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-3203172 size-large\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3e5e4207-dacc-41f6-991c-c2375b00d5e2-1024x768.jpg\" alt=\"Seanca ndaj t\u00eb akuzuarit Shkumbin Sekiraqa - 08.01.-2025 - FOTO Adile Agushi - KALLXO.com\" width=\"640\" height=\"480\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3203172\" class=\"wp-caption-text\">Seanca ndaj t\u00eb akuzuarit Shkumbin Sekiraqa &#8211; m\u00eb 08.01.-2025 &#8211; FOTO: Adile Agushi &#8211; KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Dosja e Prokuroris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shkumbin Sekiraqa akuzohet nga Prokuroria e Prishtin\u00ebs se m\u00eb 04.03.2024 kishte tentuar ta privoj\u00eb nga jeta Pajtim Gashin. Ky i fundit mbeti i plagosur.<\/p>\n<p>\u201cRreth or\u00ebs 10:00 n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBedri Shala\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, derisa ishte duke l\u00ebvizur me nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb tipit \u201cAudi\u201d pron\u00eb e t\u00eb pandehurit tjet\u00ebr M. H., ishte takuar me personin NN i cili l\u00ebvizte me nj\u00eb &#8220;Pick-up&#8221;. I pandehuri Shkumbin Sekiraqa p\u00ebr arsye t\u00eb panjohura me dashje, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb privoj\u00eb nga jeta t\u00eb d\u00ebmtuarin Pajtim Gashi pas bised\u00ebs me NN personin, i drejtohet me fjal\u00eb &#8216;Paja shoq, a po m\u00eb njeh mua!?&#8217;, ku m\u00eb pas e sulmojn\u00eb fizikisht.\u201d &#8211; p\u00ebrshkruhet ngjarja e cila ndodhi m\u00eb 04.03.2024.<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb p\u00ebrshkruan edhe se Shkumbin Sekiraqa kishte nxjerr\u00eb arm\u00ebn e zjarrit, kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Pajtim Gashit, e m\u00eb pas e kishte goditur n\u00eb kok\u00eb me kondak t\u00eb arm\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebto veprime i shkakton l\u00ebndime n\u00eb kok\u00eb dhe nj\u00eb plag\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e djatht\u00eb. I d\u00ebmtuari (Pajtim Gashi) ka arritur t\u00eb largohet nga vendi i ngjarjes. I pandehuri (Shkumbin Sekiraqa) ka vazhduar q\u00eb t\u00eb gjuaj\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tij.\u201d &#8211; p\u00ebrshkruhet tutje n\u00eb aktakuz\u00ebn q\u00eb ka siguruar KALLXO.com.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime Shkumbin Sekiraqa &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; ka kryer veprat penale: &#8220;vrasje n\u00eb tentativ\u00eb&#8221;, &#8220;shkaktim i rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm&#8221; dhe &#8220;arm\u00ebmbajtje pa leje&#8221;.<\/p>\n<p>Shkumbin Sekiraqa n\u00eb deklarimin e tij n\u00eb Polici kishte mohuar p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ka kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe nuk kam tjet\u00ebr \u00e7ka t\u00eb shtoj. Tani nuk dua t\u00eb deklarohem m\u00eb. N\u00eb Polici ka deklaruar se nuk ka lidhje me rastin q\u00eb ka ndodhur m\u00eb 04.03.2024 dhe nuk e njeh t\u00eb d\u00ebmtuarin Pajtim Gashi.\u201d &#8211; thuhet tutje n\u00eb Dosjen e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>E Pajtim Gashi, i cili mbeti i plagosur n\u00eb mars 2024, kishte deklaruar se n\u00eb dat\u00ebn e lartp\u00ebrmendur ishte n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00eb biznesi familjar.<\/p>\n<p>\u201cKa ardhur nj\u00eb person me vetur\u00eb t\u00eb kuqe. Personi m\u00eb \u00ebsht\u00eb ofru dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb &#8216;Pse po m\u00eb k\u00ebqyr\u00eb?&#8217;. Ka filluar t\u00eb m\u00eb shaj\u00eb me fjal\u00eb banale \u201c\u00c7ka k\u2026 po m\u00eb k\u00ebqyr!\u201d. I kam th\u00ebn\u00eb &#8216;Nuk jam kah t\u00eb k\u00ebqyri, o vlla! Po shko rrug\u00ebs tande. Ai m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se \u2018Je ka m\u00eb k\u00ebqyr shtremt\u00eb!&#8217;. Pas k\u00ebsaj ka vazhdu me vetur\u00eb kah objekti teposht\u00eb. Vetura e ka pasur der\u00ebn e hapur dhe edhe pse ishte duke vozitur ai e mbante der\u00ebn \u00e7el\u00eb. Mandej, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb largu diku 15 metra, e ka ndal\u00eb der\u00ebn, ka dal\u00eb nga vetura, \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb drejtim t\u00eb tij; nuk i ka par\u00eb asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe ka filluar prap\u00eb t\u00eb shaj\u00eb.\u201d &#8211; ka shpjeguar Pajtim Gashi n\u00eb Prokurori ngjarjen e marsit.<\/p>\n<p>Gashi kishte treguar p\u00ebr sulmin e m\u00eb pas edhe p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebnat me arm\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe sa di ai ka sht\u00ebn\u00eb 5-6 her\u00eb. Shkumbin Sekiraq\u00ebn nuk e njeh, nuk e ka njohur m\u00eb par\u00eb dhe nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb probleme me t\u00eb. N\u00eb Polici nuk ka arritur q\u00eb ta identifikoj\u00eb Shkumbin Sekiraq\u00ebn, Pajtim Gashi.\u201d &#8211; thuhet tutje n\u00eb Dosje.<\/p>\n<p>Si i bashkakuzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb edhe M. H., i cili ngarkohet se i ka dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb Shkumbin Sekiraq\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale duke e fshehur n\u00eb garazh\u00ebn e tij vetur\u00ebn Audi A7 e q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici kishte th\u00ebn\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vetur\u00eb e ka shitur.<\/p>\n<p>Ky rast del t\u00eb jet\u00eb si filles\u00eb e problemit mes familjes Gashi e Sekiraqa, pasi m\u00eb 01.09.2024 kishte pasur shk\u00ebmbim me arm\u00eb t\u00eb zjarrit mes disa personave, ku nj\u00eb person kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb e pes\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kishin mbetur t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p>Si i plagosur n\u00eb rastin e dat\u00ebs 01.09.2024 \u00ebsht\u00eb edhe babai i Shkumbin Sekiraq\u00ebs, Salih Sekiraqa.<\/p>\n<p>Raportimet e KALLXO.com &#8211; <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/konflikti-gashi-dhe-sekiraqa\/\">LINK\u00a0<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj Shkumbin Sekiraq\u00ebs lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr plagosjen e Pajtim Gashit n\u00eb mars t\u00eb vitit 2024, n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs m\u00eb 08.01.2025 jan\u00eb administruar provat materiale. Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraq\u00ebs, akuzohet p\u00ebr tri vepra penale: &#8220;tentim vrasje&#8221;, &#8220;arm\u00ebmbajtje pa leje&#8221; e &#8220;shkaktim i rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm&#8221;. P\u00ebrve\u00e7 tij i p\u00ebrfshir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3203173,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228,261],"tags":[239,740,551,741,742,743,744,745,746,338],"class_list":["post-3203169","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","category-prokuroria","tag-armembajtje-pa-leje","tag-bukurije-gjonbalaj","tag-gjykata-e-prishtines","tag-m-h","tag-muhamet-mehmeti","tag-naser-sopjani","tag-pajtim-gashi","tag-prokuroria","tag-shkumbin-sekiraqa","tag-vrasje-ne-tentative"],"lang":"sq","translations":{"sq":3203169},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3203169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3203169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3203169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3203169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3203169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3203169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}