{"id":3203485,"date":"2025-01-09T17:12:07","date_gmt":"2025-01-09T16:12:07","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3203485"},"modified":"2025-01-09T17:12:07","modified_gmt":"2025-01-09T16:12:07","slug":"mbrojtja-pa-shkresa-te-lendes-deshton-seanca-fillestare-ndaj-5-te-akuzuarve-per-krime-lufte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3203485","title":{"rendered":"Mbrojtja pa shkresa t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, d\u00ebshton seanca fillestare ndaj 5 t\u00eb akuzuarve p\u00ebr krime lufte"},"content":{"rendered":"<p>Ka d\u00ebshtuar t\u00eb mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Dragan Cvetkoviq, Dragan Ni\u00e7iq, Millosh Sosiq, Nenad Stojanoviq dhe Sllobodan Jevtiq, t\u00eb akuzuar se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u2018krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile\u2019.<\/p>\n<p>Arsyeja pse ka d\u00ebshtuar t\u00eb mbahet seanca fillestare \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak se nuk kishte kushte, pasi q\u00eb mbrojtja nuk ishin pajisur me shkresa t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur gjyqtari Rrahman Beqiri e pyeti prokurorin Atdhe Dema se a i ka dor\u00ebzuar provat t\u00eb cilat i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb i detyruar t&#8217;i dor\u00ebzoj\u00eb sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs, prokurori Dema tha se duke qen\u00eb q\u00eb akuza \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 27.12.2024 dhe shumica e stafit jan\u00eb n\u00eb pushime n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit nuk kan\u00eb mundur t\u00eb dor\u00ebzohen t\u00eb gjitha provat, por n\u00eb fund t\u00eb fundit n\u00eb afat prej dy jav\u00ebsh ato prova jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati dhe sot mund t\u00eb vijn\u00eb t&#8217;i t\u00ebrheqin t\u00eb gjith\u00eb avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mbrojt\u00ebsja e t\u00eb akuzuarit Dragan Cvetkoviq, avokatja Jovana Filipoviq k\u00ebrkoi q\u00eb seanca e sotme t\u00eb nd\u00ebrpritet pasi e nj\u00ebjta tha q\u00eb nuk ishin pajisur me t\u00eb gjitha shkresat e l\u00ebnd\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria ka qen\u00eb n\u00eb obligim q\u00eb n\u00eb momentin e ngritjes s\u00eb Aktakuz\u00ebs, t\u00eb gjitha provat t&#8217;i dor\u00ebzoj\u00eb s\u00eb bashku me Aktakuz\u00ebn, neve si mbrojt\u00ebs si dhe t\u00eb akuzuarve dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.\u201d &#8211; tha mbrojt\u00ebsja e t\u00eb akuzuarit Dragan Cvetkoviq, avokatja Jovana Filipoviq.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb m\u00eb 03.01.2025 isha n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe i kam k\u00ebrkuar t\u00eb gjitha shkresat e l\u00ebnd\u00ebs dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ende t\u00eb gjitha ato shkresat nuk ishin t\u00eb p\u00ebrkthyera, ashtu q\u00eb un\u00eb p\u00ebr klientin tim deklaroj se konsiderojm\u00eb q\u00eb kjo seanc\u00eb e sotme nuk mund t\u00eb mbahet, sepse nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebso praktika t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb aktakuza t\u00eb ngritet pa dor\u00ebzimin e shkresave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs.\u201d &#8211; shtoi tutje avokatja Jovana Filipoviq.<\/p>\n<p>Gjyqtari Rrahman Beqiri mori Aktvendim q\u00eb seanca e sotme t\u00eb nd\u00ebrpritet dhe e nj\u00ebjta t\u00eb shtyhet n\u00eb afat t\u00eb caktuar, meqen\u00ebse nuk ka kushte p\u00ebr t\u00eb vazhduar, pasi q\u00eb mbrojtja nuk i ka pranuar shkresat.<\/p>\n<p>Shqyrtimi fillestar pritet t\u00eb mbahet m\u00eb 15.01.2025.<\/p>\n<p>Ky rast po trajtohet n\u00eb Departamentin Special t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, me gjyqtar Rrahman Beqiri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, aktakuza po p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga prokurori special Atdhe Dema.<br \/>\n<strong><br \/>\nDosja e Prokuroris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se t\u00eb pandehurit Dragan Cvetkoviq, Dragan Ni\u00e7iq, Millosh Sosiq, Nenad Stojanoviq dhe Sllobodan Jevtiq, si pjes\u00eb e grupit kriminal, n\u00eb bashk\u00ebkryerje edhe me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar t\u00eb k\u00ebtij grupi t\u00eb armatosur dhe t\u00eb veshur me uniforma t\u00eb kamufluara dhe uniforma jo t\u00eb rregullta t\u00eb Policis\u00eb apo Ushtris\u00eb serbe, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, konkretisht m\u00eb 05.04.1999, n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, kishin nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb aksion n\u00eb fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovc\u00eb, Pogragj\u00eb dhe Uglar.<\/p>\n<p>Sipas Aktakuz\u00ebs thuhet se n\u00eb mes t\u00eb fshatrave Inatoc (Kokaj) dhe Llovc\u00eb te vendi i quajtur \u201cKisha e ep\u00ebrme\u201d, fillimisht i kishin ndaluar viktimat Rr. I. dhe Xh. Z., kishin filluar q\u00eb ta maltretonin viktim\u00ebn Rr. I., duke e goditur pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit. N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin moment, derisa viktima Xh. Z. ishte duke ecur n\u00eb drejtim t\u00eb Rr. I., nj\u00ebri nga pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij grupi, me arm\u00eb kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb saj dhe e kishte goditur n\u00eb stomak dhe si pasoj\u00eb ishte rr\u00ebzuar dhe kishte mbetur e vrar\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Tutje, sipas Aktakuz\u00ebs, thuhet se pas k\u00ebtij veprimi Rr. I. kishin vazhduar ta godisnin me thika n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit dhe pasi i nj\u00ebjti kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb, kishin vazhduar q\u00eb ta godisnin me pjes\u00ebn e pasme t\u00eb arm\u00ebs automatike dhe me bajoneta t\u00eb arm\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb vazhduar tutje ashtu q\u00eb n\u00eb nj\u00eb grumbull t\u00eb dushkut t\u00eb ndezur, i kishin vendosur viktimat Xh. Z. dhe Rr. I., i cili n\u00eb ato momente ishte ende gjall\u00eb dhe i kishin djegur trupat e tyre &#8211; ngjarje kjo e par\u00eb nga d\u00ebshmitari okular, Rifat Rexhepi.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, n\u00eb drejtim t\u00eb fshatit Llovc\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cLugu i Elbisht\u00ebs\u201d i kishin ndaluar fillimisht viktimat R. D., S. Xh, Xh.H., A. R., t\u00eb d\u00ebmtuarin Nazmi Hajdinin dhe Naser Halitin dhe n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve i kishin detyruar q\u00eb t\u00eb shtriheshin n\u00eb tok\u00eb, i kishin kontrolluar, e m\u00eb pas e kishin liruar Naser Halitin dhe pastaj kishin sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb viktimave. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtij veprimi kishin mbetur t\u00eb vrar\u00eb R. D., S. Xh., Xh. H. dhe A. R.<\/p>\n<p>Sipas Aktakuz\u00ebs, Nazmi Hajdinin fillimisht e kishin urdh\u00ebruar q\u00eb t&#8217;i grumbullonte trupat e viktimave dhe t&#8217;i vendoste mbi nj\u00eb grumbull t\u00eb drunjve, pastaj e kishin urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb shtrihej edhe vet\u00eb i d\u00ebmtuari mbi viktimat dhe posa ishte shtrir\u00eb, kishin gjuajtur me automatik mbi t\u00eb d\u00ebmtuarin Nazmi Hajdinin, i cili i kishte marr\u00eb dy plag\u00eb: nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb qaf\u00eb dhe tjetr\u00ebn n\u00eb shpatull\u00ebn e majt\u00eb. Mir\u00ebpo, iu kishte mbijetuar plag\u00ebve t\u00eb marra.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb Aktakuz\u00eb, thuhet q\u00eb pas nj\u00eb kohe i ishte kthyer vet\u00ebdija. K\u00ebta pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi kriminal nuk ishin aty. Ashtu i l\u00ebnduar arrin q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fshatin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe m\u00eb pas i ishte ofruar ndihma e par\u00eb mjek\u00ebsore &#8211; ngjarje kjo e par\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt okular, Behxhet Mehmeti e Menderes Ramushi.<\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, rreth or\u00ebs 15:00 p\u00ebrderisa popullata civile ishte duke u larguar me traktor\u00eb nga fshati Llovc\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb fshatit Pogragj\u00eb, nga shkolla e fshatit Llovc\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi kriminal kishin filluar q\u00eb t\u00eb gjuanin n\u00eb drejtim t\u00eb popullat\u00ebs civile dhe si pasoj\u00eb ishte plagosur viktima N. A. n\u00eb shpin\u00eb dhe po ashtu ishte plagosur edhe M. A., po ashtu n\u00eb shpin\u00eb, e mosh\u00ebs rreth dy vje\u00e7are, t\u00eb cil\u00ebn e kishte pasur n\u00eb dor\u00eb viktima N. A., e si pasoj\u00eb e plag\u00ebve t\u00eb marra N.A. kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb, sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi kriminal t\u00eb cil\u00ebt ishin duke l\u00ebvizur me traktor me rimorkio n\u00eb drejtim t\u00eb Gjilanit, n\u00eb dalje t\u00eb fshatit Pogragj\u00eb, derisa viktima N. R. ishte duke i ruajtur bag\u00ebtin\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtit pa e ndaluar traktorin gjuajn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb N. R. me arm\u00eb automatike. I nj\u00ebjti kishte mbetur i plagosur dhe si pasoj\u00eb e plag\u00ebve t\u00eb marra t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Aktakuz\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit Llovc\u00eb derisa po ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpi me traktor, t\u00eb d\u00ebmtuarit B. M., F. H. dhe M. R., pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi i kishin marr\u00eb peng t\u00eb d\u00ebmtuarit n\u00eb fjal\u00eb dhe ishin nisur n\u00eb drejtim t\u00eb shtatit Pogragj\u00eb dhe n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb e kishin liruar Fetije Hazirin dhe duke shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb Gjilanit, te vendi i quajtur \u201cGoveni\u201d n\u00eb dalje t\u00eb Pogragj\u00ebs, kishin ndaluar dhe i kishin zbritur nga rimorkio e traktorit Behxhetin e Menderesin.<\/p>\n<p>N\u00eb Aktakuz\u00eb thuhet se ua kishin lidhur duart mbrapa me lidh\u00ebse t\u00eb duajve dhe iu kishin th\u00ebn\u00eb se po ju \u201cekzekutojm\u00eb sepse nuk na duheni m\u00eb\u201d. Tre her\u00eb kishin gjuajtur me bresh\u00ebri mbrapa shpin\u00ebs s\u00eb tyre, nga ku ishte d\u00ebgjuar komanda \u201cPucaj\u201d, po nuk i kishin vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale &#8220;krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb akuzuarit Millosh Sosiq e Nenad Stojanoviq, po ashtu, po akuzohen edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale: &#8220;mbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr masakrat dhe krimet e tjera t\u00eb luft\u00ebs dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat serbe e jugosllave gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998\/1999 ishin gjykuar, e disa edhe d\u00ebnuar, ish-udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur e t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.icty.org\/en\/case\/slobodan_milosevic\">Ish-presidenti i Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr &#8220;krime lufte dhe p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;, t\u00eb kryera nga forcat serbe e jugosllave n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;. Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr &#8220;krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera edhe n\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, si dhe n\u00eb Kroaci&#8221;.<\/a><\/p>\n<p>Gjykimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY), me seli n\u00eb Hag\u00eb, nuk kishte marr\u00eb epilog, pasi Millosheviq kishte vdekur m\u00eb 11.03.2006 n\u00eb qeli, teksa po mbahej n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbis\u00eb, ishte liruar nga akuzat p\u00ebr &#8220;krime lufte gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nikolla Shainoviq, z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 18 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 15 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;.<\/p>\n<p>Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 22 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 14 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;.<\/p>\n<p>Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Aktgjykimin t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, e gjeni <a href=\"https:\/\/www.icty.org\/x\/cases\/milutinovic\/acjug\/en\/140123.pdf\">k\u00ebtu.<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka d\u00ebshtuar t\u00eb mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Dragan Cvetkoviq, Dragan Ni\u00e7iq, Millosh Sosiq, Nenad Stojanoviq dhe Sllobodan Jevtiq, t\u00eb akuzuar se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u2018krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile\u2019. Arsyeja pse ka d\u00ebshtuar t\u00eb mbahet seanca fillestare \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak se nuk kishte kushte, pasi q\u00eb mbrojtja nuk ishin pajisur me shkresa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3203487,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,228,261],"tags":[898,899,900,901,551,902,903,904,905],"class_list":["post-3203485","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-ligji","category-prokuroria","tag-atdhe-dema","tag-departamenti-special","tag-dragan-cvetkoviq","tag-dragan-niciq","tag-gjykata-e-prishtines","tag-krime-lufte","tag-millosh-sosiq","tag-nenad-stojanoviq-dhe-sllobodan-jevtiq","tag-rrahman-beqiri"],"lang":"sq","translations":{"sq":3203485},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3203485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3203485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3203485\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3203485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3203485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3203485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}