{"id":3204175,"date":"2025-01-12T17:22:15","date_gmt":"2025-01-12T16:22:15","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3204175"},"modified":"2025-01-12T17:22:15","modified_gmt":"2025-01-12T16:22:15","slug":"leter-e-hapur-mark-zuckerbergut-nga-verifikuesit-boterore-te-fakteve-nente-vjet-me-vone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3204175","title":{"rendered":"Let\u00ebr e hapur Mark Zuckerbergut nga verifikuesit bot\u00ebror\u00eb t\u00eb fakteve, n\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><b> Derisa Meta ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se po i jep fund verifikimit t\u00eb fakteve n\u00eb Shtetet e Bashkuara, partner\u00ebt e programit paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prapakthim p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb online dhe pasojat e mundshme bot\u00ebrore.<\/b><\/p>\n<p><b>Nga: <\/b><a href=\"https:\/\/www.poynter.org\/ifcn\/2025\/an-open-letter-to-mark-zuckerberg-from-the-worlds-fact-checkers-nine-years-later\/\"><b>Rrjeti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Verifikimit t\u00eb Fakteve- IFCN<\/b><\/a><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">I dashuri z. Zuckerberg,<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, ne ju kemi shkruar p\u00ebr d\u00ebmet n\u00eb bot\u00ebn reale t\u00eb shkaktuara prej informacionit t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb Facebook. Si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Meta krijoi nj\u00eb program p\u00ebr verifikimin e fakteve q\u00eb ndihmoi mbrojtjen e miliona p\u00ebrdoruesve nga mashtrimet dhe teorit\u00eb e konspiracionit.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ju kumtuat vendimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebtij programi n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve p\u00ebr \u201ctep\u00ebr censur\u00eb\u201d\u2013 nj\u00eb vendim q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb p\u00ebrparimit n\u00eb promovimin e sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb informacionit online.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Programi q\u00eb u lansua m\u00eb 2016 ishte n\u00eb hap i fuqish\u00ebm para n\u00eb inkurajimin e sakt\u00ebsis\u00eb faktike online. I ndihmoi njer\u00ebzit t\u00eb kishin nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pozitive n\u00eb Facebook, Instagram dhe Threads, duke reduktuar p\u00ebrhapjen e informacioneve t\u00eb rreme dhe dashakeqe q\u00eb iu shfaqeshin n\u00eb \u201cfeeds\u201d t\u00eb ekraneve t\u00eb tyre. Ne besojm\u00eb, dhe t\u00eb dh\u00ebnat na japin t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, se shumica e njer\u00ebzve n\u00eb mediat sociale po k\u00ebrkojn\u00eb informacione t\u00eb besueshme p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb vendimet p\u00ebr jet\u00ebn e tyre dhe p\u00ebr ta pasur nd\u00ebrveprime t\u00eb mira me miqt\u00eb dhe familjen.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Q\u00ebllimi ishte q\u00eb p\u00ebrdoruesit t\u00eb informoheshin p\u00ebr informacionet e rreme, q\u00eb t\u00eb ngadal\u00ebsohej p\u00ebrhapja e tyre, pa censuar asgj\u00eb. Verifikuesit e fakteve mb\u00ebshtesin fuqimisht lirin\u00eb e shprehjes, dhe ne kemi th\u00ebn\u00eb pareshtur dhe zyrtarisht n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Sarajev\u00eb. Liria p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithashtu liri e shprehjes.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Por, ju deklaroni se programi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb \u201cmjet censure\u201d dhe se \u201cverifikuesit e fakteve jan\u00eb mashtruar tep\u00ebr politikisht dhe m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar sesa kan\u00eb krijuar, sidomos n\u00eb Shtetet e Bashkuara\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb e rreme, dhe ne duam ta mbajm\u00eb lart standardin, p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e sotme dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat historike.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Meta u k\u00ebrkoi t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebve verifikues t\u00eb fakteve t\u00eb p\u00ebrmbushin standardet e rrepta t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet verifikimit prej Rrjetit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Verifikimit t\u00eb Fakteve. Kjo n\u00ebnkuptonte se nuk duhet t\u00eb kishte asnj\u00eb lidhje me partit\u00eb ose kandidat\u00ebt politik\u00eb, me asnj\u00eb politik\u00eb avokuese dhe t\u00eb jepnin zotimin e pal\u00ebkundur p\u00ebr objektivitet e transparenc\u00eb. Gjithsecila organizat\u00eb mediatike kalon n\u00ebp\u00ebr filtrin e p\u00ebrvitsh\u00ebm rigoroz t\u00eb verifikimit, p\u00ebrfshir\u00eb vler\u00ebsimin e pavarur dhe rishikimin profesional. Pa v\u00ebn\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb dyshimi mbi k\u00ebto standarde, Meta vazhdimisht ka lart\u00ebsuar efektivitetin dhe rrept\u00ebsin\u00eb e tyre. Vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Meta zgjeroi programin edhe n\u00eb Threads.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Komentet tuaja sugjerojn\u00eb se verifikuesit e fakteve ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr censurimin, megjith\u00ebse Meta asnj\u00ebher\u00eb nuk ua dha verifikuesve t\u00eb fakteve mund\u00ebsin\u00eb ose autoritetin p\u00ebr t\u00eb zhvendosur p\u00ebrmbajtjen ose llogarit\u00eb virtuale. Njer\u00ebzit n\u00eb internet shpesh kan\u00eb faj\u00ebsuar dhe ngacmuar verifikuesit e fakteve p\u00ebr veprimet e Meta-s. Komentet tuaja t\u00eb fundit pa asnj\u00eb fije dyshimi se u kan\u00eb fryr\u00eb flak\u00ebve t\u00eb atyre perceptimeve. Por, realiteti \u00ebsht\u00eb se stafi i Meta vendoste sesi t\u2019i etiketonin ose zhvler\u00ebsonin p\u00ebrmbajtjet e rreme, t\u00eb vler\u00ebsuara prej verifikuesve t\u00eb fakteve. Shum\u00eb verifikues t\u00eb fakteve gjat\u00eb viteve i kan\u00eb sugjeruar Meta sesi do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin q\u00eb ky etiketim mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak nd\u00ebrhyr\u00ebs dhe madje t\u00eb shmangte e q\u00eb t\u00eb dukej si censur\u00eb, porse Meta asnj\u00ebher\u00eb nuk veproi sipas atyre sugjerimeve. Pos k\u00ebsaj, Meta i p\u00ebrjashtoi politikan\u00ebt dhe kandidat\u00ebt politik\u00eb nga verifikimi i fakteve si mas\u00eb parandaluese, madje edhe kur ata p\u00ebrhapnin rrena t\u00eb njohura bot\u00ebrisht. Verifikuesit e fakteve, nj\u00ebher\u00ebsh, than\u00eb se postimet e politikan\u00ebve duhej t\u00eb verifikoheshin si t\u00eb kujtdo tjet\u00ebr.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Gjat\u00eb viteve, Meta ofroi vet\u00ebm informacione t\u00eb kufizuara lidhur me rezultatet e programit, megjith\u00ebse verifikuesit e fakteve dhe hulumtuesit e pavarur k\u00ebrkuan p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna. Por, prej asaj \u00e7far\u00eb mund t\u00eb themi, programi ishte efektiv. Hulumtimi tregoi se etiketimet e verifikimit t\u00eb fakteve reduktuan bindjen n\u00eb dhe p\u00ebr ndarjen e informacioneve t\u00eb rreme. Edhe n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb tuaj personale para Kongresit, ju mb\u00ebshtet\u00ebt \u201cprogramin e verifikimit t\u00eb fakteve t\u00eb industris\u00eb prij\u00ebse\u201d t\u00eb Meta.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Ju that se plani juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb program t\u00eb ngjash\u00ebm, titulluar \u201cCommunity Notes\u201d, me at\u00eb t\u00eb platform\u00ebs X. Ne nuk besojm\u00eb se ky lloj programi do t\u00eb rezultoj\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb pozitive p\u00ebrdoruesish, sikur se ka demonstruar X. Hulumtimi ka treguar se shum\u00eb \u201cCommunity Notes\u201d asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb shfaqur, sepse varen prej p\u00ebrhapjes s\u00eb konsensusit politik n\u00eb vend t\u00eb standardeve dhe d\u00ebshmis\u00eb p\u00ebr sakt\u00ebsi. Edhe k\u00ebshtu, nuk ka asnj\u00eb arsye pse \u201cCommunity Notes\u201d nuk do t\u00eb mund t\u00eb bashk\u00ebkzistonte me programin e pal\u00ebve t\u00eb treta t\u00eb verifikimit t\u00eb fakteve; ato nuk e p\u00ebrjashtojun\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Nj\u00eb model \u201cCommunity Notes\u201d q\u00eb funksionon n\u00eb bashk\u00ebpunim me verifikimin profesional t\u00eb fakteve do t\u00eb mund t\u00eb kishte potencial t\u00eb madh p\u00ebr promovimin e informacioneve t\u00eb sakta. Nevoja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe: N\u00ebse njer\u00ebzit besojn\u00eb se platformat e mediave sociale jan\u00eb plot me rrengje e mashtrime, ata nuk do t\u00eb donin t\u00eb kalonin koh\u00eb kot n\u00eb to, ose t\u00eb kishin pun\u00eb me to.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo na shpie te konteksti politik n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Koha e vendimit tuaj erdhi pas zgjedhjes certifikimit t\u00eb presidentit t\u00eb zgjedhur, Donald Trump, dhe si pjes\u00eb e nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga industria teknologjike ndaj administrat\u00ebs n\u00eb ardhje. Vet z.Trump ka th\u00ebn\u00eb se vendimi juaj ishte \u201cmbase\u201d si kund\u00ebrv\u00ebnie ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb ai kishte shprehur kund\u00ebr jush. Disa prej gazetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e komunitetit t\u00eb verifikimit t\u00eb fakteve kan\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb ngjashme nga qeverit\u00eb n\u00eb vendet ku punojn\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ne e kuptojm\u00eb se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i rezistohet k\u00ebtij presioni.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Plani p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund programit t\u00eb verifikimit t\u00eb fakteve m\u00eb 2025 zbatohet vet\u00ebm n\u00eb Shtetet e Bashkuara, tani p\u00ebr tani. Por, Meta ka programe t\u00eb ngjashme n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 shtete, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me shum\u00ebllojshm\u00ebri, n\u00eb faza t\u00eb ndryshme t\u00eb demokracis\u00eb e zhvillimit. Disa prej k\u00ebtyre vendeve jan\u00eb fort t\u00eb cenueshme prej dezinformimit q\u00eb nxit\u00eb destabilitet politik, nd\u00ebrhyrje n\u00eb zgjedhje, mobilizon dhun\u00eb, madje edhe gjenocid. N\u00ebse Meta ndan mendjen ta ndal\u00eb programin anemban\u00eb bot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pothuajse e sigurt se do t\u00eb rezultoj\u00eb me d\u00ebme n\u00eb bot\u00ebn reale n\u00eb shum\u00eb vende.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Ky moment spikat domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb financim p\u00ebr gazetarin\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut. Verifikimi i fakteve \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr ruajtjen e realiteteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe p\u00ebr diskutimet t\u00eb bazuara n\u00eb d\u00ebshmi, edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, edhe bot\u00ebrisht. Sektori filantrop ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ngrit\u00eb investimet e veta n\u00eb gazetari n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kritike si kjo.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ne besojm\u00eb se vendimi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund programit t\u00eb verifikimit t\u00eb fakteve nga pal\u00ebt e treta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap prapa p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb internet q\u00eb par\u00ebsore e ka informacionin e sakt\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm v\u00ebrtet\u00ebsisht. Ne besojm\u00eb se disi mund ta arrijm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vitet e ardhshme. Mbesim t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me Meta, ose me \u00e7far\u00ebdo platforme tjet\u00ebr teknologjie q\u00eb \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e verifikimit t\u00eb fakteve si mjet p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve informacione q\u00eb u duhen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb informuara p\u00ebr jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"font-weight: 400;\">Qasja n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shton lirin\u00eb e shprehjes, fuqizon bashk\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrlidhin vendimet p\u00ebrkitazi me vlerat e tyre. Si gazetar\u00eb, ne mbesim t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb zotimin ton\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, duke siguruar se zbardhja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb gur themeltar i demokracis\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><b>Me respekt,<\/b><\/p>\n<p><b>15min\u2013 Lituani<\/b><\/p>\n<p><b>AAP FactCheck\u2013 Australi<\/b><\/p>\n<p><b>AFP\u2013 Franc\u00eb<\/b><\/p>\n<p><b>AkhbarMeter Media Obersvatory\u2013 Egjipt<\/b><\/p>\n<p><b>Animal Politico-El Sabueso\u2013 Meksik\u00eb<\/b><\/p>\n<p><b>Annie Lab\u2013 Hong Kong SAR<\/b><\/p>\n<p><b>Aos Fatos\u2013 Brazil<\/b><\/p>\n<p><b>Beam Reports\u2013 Sudan<\/b><\/p>\n<p><b>BOOM\u2013 Indi<\/b><\/p>\n<p><b>Check Your Fact\u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><b>Chequeado\u2013 Argjentin\u00eb<\/b><\/p>\n<p><b>Civilnet.am\u2013 Armeni<\/b><\/p>\n<p><b>Colombiacheck\u2013 Kolumbi<\/b><\/p>\n<p><b>Congo Check\u2013 Kongo, Republika Demokratike e Kongos, Republika e Afrik\u00ebs Qendrore<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.dogrulukpayi.com\/\"><b>Do\u011fruluk Pay\u0131<\/b><\/a><b>\u2013 Turqi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/dubawa.org\/category\/fact-check\/\"><b>Dubawa<\/b><\/a><b>\u2013 Niger<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ecuadorchequea.com\/\"><b>Ecuador Chequea<\/b><\/a><b>\u2013 Ekuador\u00a0<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.ellinikahoaxes.gr\/\"><b>Ellinika Hoaxes<\/b><\/a><b>\u2013 Greqi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.estadao.com.br\/estadao-verifica\"><b>Estad\u00e3o Verifica<\/b><\/a><b>\u2013 Brazil<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/factcheckhub.com\/\"><b>FactCheckHub<\/b><\/a><b>\u2013 Nigeria<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/factcheckcyprus.org\/\"><b>Fact-Check Cyprus<\/b><\/a><b>\u2013 Qipro<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/factcheck.org\/\"><b>FactCheck.org<\/b><\/a><b>\u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/factcheckni.org\/\"><b>FactCheckNI<\/b><\/a><b>\u2013 Irlanda Veriore<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/factcheck.vlaanderen\/\"><b>Factcheck.Vlaanderen<\/b><\/a><b>\u2013 Belgjik\u00eb<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/factchequeado.com\/english\/\"><b>Factchequeado<\/b><\/a><b>\u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.factly.in\/\"><b>Factly<\/b><\/a><b>\u2013 Indi<\/b><\/p>\n<p><b>FactReview\u2013 Greqi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/factnameh.com\/fa\"><b>Factnameh<\/b><\/a><b>\u2013 Iran<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/faktisk.no\/\"><b>Faktisk.no<\/b><\/a><b>\u2013 Norvegji<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/faktograf.hr\/\"><b>Faktograf<\/b><\/a><b>\u2013 Kroaci<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/faktyoxla.info\/\"><b>Fakt Yoxla<\/b><\/a><b>\u2013 Azerbajxhan<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/fatabyyano.net\/\"><b>Fatabyyano<\/b><\/a><b>\u2013 Jordani<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/fullfact.org\/\"><b>Full Fact<\/b><\/a><b>\u2013 Mbret\u00ebria e Bashkuar<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.factchecker.gr\/\"><b>Greece Fact Check<\/b><\/a><b>\u2013 Greqi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/gwaramedia.com\/\"><b>G\u00ebara Media<\/b><\/a><b>\u2013 Ukrain\u00eb<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/krypometer\/\"><b>Internews Kosova KALLXO<\/b><\/a><b>\u2013 Kosov\u00eb<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.istinomer.rs\/\"><b>Istinomer<\/b><\/a><b>\u2013 Serbi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallkritikbyran.se\/\"><b>K\u00e4llkritikbyr\u00e5n<\/b><\/a><b>\u2013 Suedi\u00a0<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/kompas.com\/\"><b>KOMPAS.com<\/b><\/a><b>\u2013 Indonezi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.lasillavacia.com\/\"><b>La Silla Vac\u00eda<\/b><\/a><b>\u2013 Kolumbi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/leadstories.com\/\"><b>Lead Stories<\/b><\/a><b>\u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.lessurligneurs.eu\/\"><b>Les Surligneurs<\/b><\/a><b>\u2013 Franc\u00eb<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/lupa.uol.com.br\/\"><b>Lupa<\/b><\/a><b>\u2013 Brazil<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/mafindo.or.id\/\"><b>Mafindo<\/b><\/a><b>\u2013 Indonezi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.malaespinacheck.cl\/\"><b>Mala Espina<\/b><\/a><b>\u2013 Kili<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.poynter.org\/mediawise\/\"><b>MediaWise<\/b><\/a><b>\u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/metamorphosis.org.mk\/\"><b>Metamorphosis<\/b><\/a><b>\u2013 Maqedoni Veriore<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.mygopen.com\/\"><b>MyGoPen<\/b><\/a><b>\u2013 Tajvan<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/mythdetector.com\/en\/\"><b>Myth Detector<\/b><\/a><b>\u2013 Gjeorgji<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.newschecker.in\/\"><b>Ne\u00ebschecker<\/b><\/a><b>\u2013 Indi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.newtral.es\/\"><b>Newtral<\/b><\/a><b>\u2013 Spanj\u00eb<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/observador.pt\/\"><b>Observador<\/b><\/a><b>\u2013 Portugali<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.open.online\/c\/fact-checking\/\"><b>Open<\/b><\/a><b>\u2013 Itali<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/pagellapolitica.it\/\"><b>Pagella Politica<\/b><\/a><b>\/ Facta news\u2013 Itali<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/poligrafo.sapo.pt\/\"><b>Pol\u00edgrafo<\/b><\/a><b>\u2013 Portugali<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.politifact.com\/\"><b>PolitiFact<\/b><\/a><b>\u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/pravda.org.pl\/\"><b>Pravda<\/b><\/a><b>\u2013 Poloni<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/pressone.ph\/\"><b>PressOne.PH<\/b><\/a><b>\u2013 Filipine\u00a0<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.probe.ph\/\"><b>Probe<\/b><\/a><b>\u2013 Filipine<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/rappler\/\"><b>Rappler<\/b><\/a><b>\u2013 Filipine<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.rmit.edu.au\/about\/schools-colleges\/media-and-communication\/industry\/lookout\"><b>RMIT Lookout<\/b><\/a><b>\u2013 Australi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.snopes.com\/\"><b>Snopes<\/b><\/a><b>\u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/tfc-taiwan.org.tw\/\"><b>Taiwan FactCheck Center<\/b><\/a><b>\u2013 Tajvan<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/t4p.co\/\"><b>Tech4Peace<\/b><\/a><b>\u2013 Irak<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.telugupost.com\/\"><b>Telugu Post<\/b><\/a><b>\u2013 Indi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/tsmliberia.com\/\"><b>The Stage Media-Liberia<\/b><\/a><b>\u2013\u00a0 Liberi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/tirto.id\/\"><b>Tirto.id<\/b><\/a><b>\u2013 Indonezi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.thejournal.ie\/factcheck\/news\/\"><b>The Journal FactCheck<\/b><\/a><b>\u2013 Irland\u00eb<\/b><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.thelogicalindian.com\/\"><b>The Logical Indian<\/b><\/a><b>\u2013 Indi<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/verafiles.org\/\"><b>VERA Files<\/b><\/a><b>\u2013 Filipine<\/b><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/verify-sy.com\/\"><b>Verify<\/b><\/a><b>\u2013 Siri<\/b><\/p>\n<p><b>Sh\u00ebnim i redaksis\u00eb: <\/b><span style=\"font-weight: 400;\">Organizatat e verifikimit t\u00eb fakteve vazhdojn\u00eb ta n\u00ebnshkruajn\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr dhe lista po p\u00ebrdit\u00ebsohet me n\u00ebnshkrimin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga anglishtja: Rexhep Maloku<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Derisa Meta ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se po i jep fund verifikimit t\u00eb fakteve n\u00eb Shtetet e Bashkuara, partner\u00ebt e programit paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prapakthim p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb online dhe pasojat e mundshme bot\u00ebrore. Nga: Rrjeti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Verifikimit t\u00eb Fakteve- IFCN I dashuri z. Zuckerberg, N\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, ne ju kemi shkruar p\u00ebr d\u00ebmet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":2645163,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1208,11],"tags":[1209,1210,1211,845,846],"class_list":["post-3204175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fact-check-ligji","category-lajm","tag-factcheck","tag-ifcn","tag-leter-e-hapur","tag-meta","tag-verifikimi-i-fakteve"],"lang":"sq","translations":{"sq":3204175},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3204175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3204175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3204175\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3204175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3204175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3204175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}