{"id":3204916,"date":"2025-01-14T19:45:35","date_gmt":"2025-01-14T18:45:35","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3204916"},"modified":"2025-01-14T19:45:35","modified_gmt":"2025-01-14T18:45:35","slug":"rrefimet-e-deshmitareve-ne-gjykimin-ndaj-millosh-pleskoviqit-i-akuzuar-per-krime-lufte-ne-zonen-e-prizrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3204916","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimet e d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb gjykimin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar p\u00ebr krime lufte n\u00eb zon\u00ebn e Prizrenit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj t\u00eb pandehurit Millosh Pleskoviq, i cili akuzohet p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullsis\u00eb civile gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Prizrenit, p\u00ebrve\u00e7 <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/ligji\/gjykimi-ndaj-millosh-pleskoviq-i-akuzuar-per-krime-lufte-ndaj-civileve-ne-hoqa-mahalle-te-prizrenit\/\">Xhenger Can\u00ebs dhe Haxhi Can\u00ebs<\/a> n\u00eb seanc\u00ebn e 14.01.2025 kan\u00eb d\u00ebshmuar edhe dy d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Millosh Pleskoviq akuzohet se m\u00eb 01.09.1998 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb t\u00eb tipit \u201cKallashnikov\u201d, me \u00e7\u2019rast ishin vrar\u00eb 3 civil\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin duke shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dru n\u00eb mal.<\/p>\n<p>Fillimisht d\u00ebshmin\u00eb e nisi Bashkim Kastrati, i cili gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje nga prokurori tregoi se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs 1998-1999 kishte qen\u00eb n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>Lidhur me dit\u00ebn kritike ai tregoi se nga ora 06:45 ishin nisur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dru n\u00eb mal dhe n\u00eb momentin kur kishin mb\u00ebrri n\u00eb kod\u00ebr, ai si m\u00eb i vjetri n\u00eb mesin e tyre u kishte th\u00ebn\u00eb po ulemi po pushojm\u00eb pak nd\u00ebrsa pasi q\u00eb kishin pushuar e pir\u00eb nga nj\u00eb cigare ishin nisur p\u00ebr t\u00eb shkuar lart.<\/p>\n<p>\u201cKur erdh\u00ebm n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs ishte nj\u00eb \u2018potok\u2019 dhe pak pa ardhur te \u2018potoku\u2019 u d\u00ebgjua nj\u00eb zhurm\u00eb e pushk\u00ebs nga nj\u00eb e sht\u00ebn\u00eb e un\u00eb b\u00ebrtita: \u201c\u00c7ka u bo? \u00c7ka u bo?\u201d \u2013 tha Bashkim Kastrati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pasi q\u00eb kishte arritur n\u00eb m\u00ebhall\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpi, \u00a0pas 30 minutave, sipas tij, kishin nisur rafal\u00ebt e automatik\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cQat\u2019her\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb ata, nd\u00ebrsa trupat e tyre jan\u00eb shku me thas\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb\u201d \u2013 tha d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>\u201cA ke arrit\u00eb me pa ndonj\u00eb pjes\u00ebtar t\u00eb Policis\u00eb serbe\u201d \u2013 pyeti prokurori Kastriot Memaj.<\/p>\n<p>\u201cJo, ve\u00e7 i kam d\u00ebgju t\u00eb sht\u00ebnat\u201d \u2013 tha Kastrati.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari tregoi se gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishin duke ikur kishte p\u00ebsuar l\u00ebndime, edhe se e ka shenj\u00ebn n\u00eb ball\u00eb n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb, nd\u00ebrsa pasi kishte arritur t\u00eb largohej nga aty, Xhenger Cana i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cIk se Policia dhe Ushtria serbe\u201d.<\/p>\n<p>\u201cXhengeri e ka njoft\u00eb, Xhengeri e ka pa k\u00ebt\u00eb (drejtohet nga i akuzuari)\u201d \u2013 tha d\u00ebshmitari Kastrati.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa ne nuk kemi par\u00eb asgj\u00eb\u201d \u2013 shtoi tutje Kastrati.<\/p>\n<p>Ai gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij tha se para luft\u00ebs e kishte njohur t\u00eb akuzuarin si f\u00ebmij\u00eb pasi i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebhall\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201cPo, si f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb rrit\u00eb n\u00eb m\u00ebhall\u00ebn ton\u00eb\u201d \u2013 tha Kastrati.<\/p>\n<p>\u201cPara lufte kur e ke njoft\u00eb qysh \u00ebsht\u00eb dukur? &#8211; e pyeti prokurori Memaj.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebraf\u00ebrsisht nj\u00ebsoj, mund t\u00eb them se tani po duket m\u00eb i plakur\u201d \u2013 tha Kastrati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb tha se prej luft\u00ebs e tutje nuk e kishte par\u00eb m\u00eb t\u00eb akuzuarin.<\/p>\n<p>Seanca vazhdoi m\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitarit t\u00eb dyt\u00eb Ilir Bojaxhiu, i cili gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij rr\u00ebfeu se m\u00eb \u00a001.09.1998, 3 viktimat dhe 3 d\u00ebshmitar\u00ebt e tjer\u00eb kishin shkuar t\u00eb merrnin dru n\u00eb mal.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mund t\u00eb deklarohem se s\u00eb pari ata kan\u00eb qen\u00eb civil\u00eb t\u00eb armatosur. M\u00eb 01.09.1998, 3 viktimat edhe 3 d\u00ebshmitar\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb ngritur me shku me marr\u00eb dru n\u00eb mal\u201d \u2013 tha Kastrati.<\/p>\n<p>Tutje gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij rr\u00ebfeu se m\u00eb von\u00eb duke shkuar n\u00eb mal kan\u00eb hasur n\u00eb forcat policore dhe kur kishin hasur n\u00eb forcat paramilitare i kan\u00eb ndaluar aty mir\u00ebpo nj\u00ebri nga dajat e Xhengerit (Can\u00ebs) kishte arritur ta shtyj\u00eb Xhengerin q\u00eb t\u00eb largohet prej atij vendi dhe kishte arritur t\u00eb largohej nga ai vend.<\/p>\n<p>M\u00eb pas kur kishte arritur Xhenger Cana n\u00eb lagjen e tyre e kishte njoftuar p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>\u201cPo at\u00eb dit\u00eb Xhenger Cana na ka treguar q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb para juve k\u00ebtu q\u00eb e ka par\u00eb n\u00eb vendngjarje dhe prej aty ne i kemi besuar se Xhengeri ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe i sigurt q\u00eb ky person ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb vrasje\u201d \u2013 tha d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Ai gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij tha se trupin e v\u00ebllait tij t\u00eb ndjer\u00eb F.B. nuk kishte pasur mund\u00ebsi ta shihte.<\/p>\n<p>\u201cTerreni se ku kishte ndodhur ngjarja \u00ebsht\u00eb si lugin\u00eb, duhet disa kodra me i kalu p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb at\u00eb vend. Ai vend aty ka qen\u00eb pyll ku k\u00ebta kan\u00eb shku me pre nga nj\u00eb dru p\u00ebr nevoja familjare\u201d \u2013 shtoi ai.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb nj\u00eb nga viktimat lidhur me dit\u00ebn kritike \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i d\u00ebshmitarit, mbrojt\u00ebsja e t\u00eb akuzuarit, Millosh Pleskoviq, avokatja Filipoviq e pyeti d\u00ebshmitarin: \u201dA e keni paraqitur diku k\u00ebt\u00eb rast?\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht familja jem jo\u201d- tha Bojaxhiu.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye nuk e keni paraqitur?\u201d \u2013 pyeti tutje avokatja Filipoviq.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb s\u2019kemi guxuar me dal\u00eb prej shpis\u00eb e l\u00ebre m\u00eb ta paraqesim ndokund\u201d \u2013 tha Bojaxhiu.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb fund t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb tha se v\u00ebllai i tij i ndjer\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs kishte punuar n\u00eb sektorin privat dhe nuk kishte pasur koh\u00eb q\u00eb t\u00eb merret me probleme.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pritet t\u00eb mbahet m\u00eb 15.01.2025.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/i-akuzuari-per-krime-lufte-ne-kosove-se-pranoi-fajesine-tensione-ne-gjykate-video\/\">Kujtojm\u00eb se i akuzuari Millosh Pleskoviq n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit fillestar, m\u00eb 21.06.2024, nuk e kishte pranuar faj\u00ebsin\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>\u201cNuk e pranoj faj\u00ebsin\u00eb\u201d \u2013 kishte th\u00ebn\u00eb i akuzuari Millosh Pleskoviq.<\/p>\n<p>Ky rast po trajtohet n\u00eb Departamentin Special t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs nga trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Rrahman Beqiri (kryetar i trupit gjykues) dhe dy an\u00ebtar\u00ebt Violeta Namani Hajra dhe Kujtim Krasniqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa aktakuza po p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga prokurori Kastriot Memaj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb dosja e Prokuroris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, i akuzuari gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn kohore 1998 \u2013 1999, n\u00eb Prizren, gjat\u00eb nj\u00eb konflikti me karakter jond\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb zhvilluar mes pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe forcave ushtarake t\u00eb Republik\u00ebs Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb (RFJ) dhe forcave policore t\u00eb Serbis\u00eb, i pandehuri Millosh Pleskoviq, me dashje e n\u00eb bashk\u00ebkryerje me persona t\u00eb tjer\u00eb, i ka shkelur r\u00ebnd\u00eb rregullat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr personave civil\u00eb, duke kryer vrasjen e viktimave, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn kohore relevante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb, forcat policore dhe ushtarake t\u00eb RFJ dhe Serbis\u00eb ishin stacionuar n\u00eb kodrat p\u00ebrreth Prizrenit, p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur q\u00eb ishte duke ndodhur n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, rreth dat\u00ebs 01.09.1998, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d, n\u00eb Prizren, viktimat R.D., B.D., F.B. s\u00eb bashku me t\u00eb d\u00ebmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, kan\u00eb shkuar n\u00eb malin e tyre, i cili gjendej af\u00ebrsisht rreth 300 metra n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dru p\u00ebr ngrohje, deri sa ishin duke ecur, kan\u00eb hasur n\u00eb nj\u00eb grup prej 7-8 personave t\u00eb armatosur t\u00eb nacionalitetit serb, t\u00eb cil\u00ebt kishin dal\u00eb nga mali dhe ishin me uniforma policore dhe ushtarake, me shirita n\u00eb krah dhe n\u00eb kok\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishin t\u00eb armatosur me arm\u00eb t\u00eb gjata automatike e t\u00eb cil\u00ebt fillimisht i kishin urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb ndaleshin, pastaj i kan\u00eb fyer n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<br \/>\nTutje, sipas aktakuz\u00ebs, n\u00eb mesin e tyre e kishin par\u00eb edhe t\u00eb pandehurin n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb at\u00eb moment i pandehuri kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb t\u00eb tipit \u201cKallashnikov\u201d n\u00eb drejtim t\u00eb tyre dhe me t\u00eb filluar t\u00eb sht\u00ebnat, viktima \u2013 tani i ndjeri B.D. e ka shtyr\u00eb me krah t\u00eb d\u00ebmtuarin Xhenger Cana, duke e futur n\u00ebn rrug\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb nga vrasja pasi q\u00eb ishte m\u00eb i riu n\u00eb grup.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb d\u00ebmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kan\u00eb vrapuar n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb tyre, kurse viktimat \u2013 tani t\u00eb ndjerit B.D. dhe R.D. dhe F.B. kan\u00eb mbetur n\u00eb vendin e ngjarjes t\u00eb vrar\u00eb, si pasoj\u00eb e t\u00eb sht\u00ebnave ashtu q\u00eb pas nj\u00eb jave, me lejen e Policis\u00eb serbe, familjar\u00ebt e viktimave kan\u00eb shkuar q\u00eb t\u2019i marrin trupat e tani t\u00eb ndjer\u00ebve R.D., B.D. dhe F.B., tek te cil\u00ebt kan\u00eb par\u00eb se trupat e viktimave jan\u00eb t\u00eb gjymtuar, ashtu q\u00eb R.D. dhe B.D. ishin vendosur nj\u00ebri mbi tjetrin, nj\u00ebri nga ta e kishte k\u00ebmb\u00ebn e prer\u00eb nga trupi kurse viktima F. nuk e kishte pasur kok\u00ebn n\u00eb trup.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb akuzave t\u00eb lartcekura, ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se n\u00eb bashk\u00ebkryerje e ka kryer vepr\u00ebn penale &#8211; krim i luft\u00ebs kund\u00ebr popullsis\u00eb civile.<\/p>\n<p>P\u00ebr masakrat dhe krimet e tjera t\u00eb luft\u00ebs dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat serbe e jugosllave gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998\/1999 ishin gjykuar, e disa edhe d\u00ebnuar, ish-udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur dhe t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.icty.org\/en\/case\/slobodan_milosevic\">Ish-presidenti i Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar p\u00ebr krime lufte dhe p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, t\u00eb kryera nga forcat serbe e jugosllave n\u00eb Kosov\u00eb. Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera edhe n\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, si dhe n\u00eb Kroaci.<\/a><\/p>\n<p>Gjykimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY), me seli n\u00eb Hag\u00eb, nuk kishte marr\u00eb epilog pasi Millosheviq kishte vdekur m\u00eb 11.03.2006 n\u00eb qeli teksa po mbahej n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbis\u00eb, ishte liruar nga akuzat p\u00ebr krime lufte gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nikolla Shainoviq, z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 18 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 15 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 22 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 14 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktgjykimin t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, e gjeni <a href=\"https:\/\/www.icty.org\/x\/cases\/milutinovic\/acjug\/en\/140123.pdf\">k\u00ebtu.<\/a><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha raportimet e tjera lidhur me k\u00ebt\u00eb rast mund t\u2019i gjeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/millosh-pleskoviq\/\">LINK<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj t\u00eb pandehurit Millosh Pleskoviq, i cili akuzohet p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullsis\u00eb civile gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Prizrenit, p\u00ebrve\u00e7 Xhenger Can\u00ebs dhe Haxhi Can\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn e 14.01.2025 kan\u00eb d\u00ebshmuar edhe dy d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Millosh Pleskoviq akuzohet se m\u00eb 01.09.1998 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d kishte sht\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":27,"featured_media":3204921,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[1410,551,1411,1412,1413,1348,887,1349,1414,905,1350],"class_list":["post-3204916","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-bashkim-kastrati","tag-gjykata-e-prishtines","tag-gjykimi-per-krime-lufte","tag-ilir-bojaxhiu","tag-jovana-filipoviq","tag-kastriot-memaj","tag-kujtim-krasniqi","tag-millosh-pleskoviq","tag-milos-pleskovic","tag-rrahman-beqiri","tag-violeta-namani-hajra"],"lang":"sq","translations":{"sq":3204916},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3204916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/27"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3204916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3204916\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3204916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3204916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3204916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}