{"id":3205287,"date":"2025-01-15T16:46:44","date_gmt":"2025-01-15T15:46:44","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3205287"},"modified":"2025-01-15T16:46:44","modified_gmt":"2025-01-15T15:46:44","slug":"rrefimi-i-deshmitarit-se-si-i-gjeti-kufomat-gjykimi-ndaj-millosh-pleskoviqit-i-akuzuar-per-krime-lufte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3205287","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i d\u00ebshmitarit se si i gjeti kufomat &#8211; Gjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar p\u00ebr &#8220;krime lufte&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Millosh Pleskoviq, i akuzuar p\u00ebr \u201ckrime\u00a0 lufte kund\u00ebr popullsis\u00eb civile\u201d gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Prizrenit \u00ebsht\u00eb ulur edhe sot, m\u00eb 15.01.2025, n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Millosh Pleskoviq akuzohet se m\u00eb 01.09.1998 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d n\u00eb Prizren kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb t\u00eb tipit \u201cKallashnikov\u201d &#8211; me \u00e7\u2019rast ishin vrar\u00eb 3 civil\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin duke shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dru n\u00eb mal.<\/p>\n<p>Sot, m\u00eb 15.01.2025, jan\u00eb d\u00ebgjuar dy d\u00ebshmitar\u00eb. Fillimisht d\u00ebshmin\u00eb e tij e ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitari Perver Da\u00e7aj, i cili gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij rr\u00ebfeu se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs kishte qen\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur kishte q\u00ebndruar n\u00eb Bosnj\u00eb kishte kuptuar p\u00ebr vdekjen e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij B. D., R. D. dhe vdekjen e F. B. nga v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb Kroaci.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij Da\u00e7aj tha se n\u00eb Kosov\u00eb ishte kthyer n\u00eb vitin 2000 ose 2001, nd\u00ebrsa prej luft\u00ebs nuk kishte par\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb jam kthyer n\u00eb vitin 2000 apo 2001, sepse nuk m\u00eb kujtohet.&#8221; &#8211; tha Da\u00e7aj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb s\u2019kam pa kurrgj\u00eb prej luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.\u201d &#8211; shtoi tutje Da\u00e7aj.<\/p>\n<p>Ai gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij tha se Xhengeri i kishte treguar p\u00ebr ngjarjen, se si i kishin gjuajtur dhe vrar\u00eb, se si kishin mundur ta vrisnin edhe Xhengerin, sepse ky kishte qen\u00eb edhe me baban\u00eb e vet dhe Bashkimin. Si dhe, Xhengeri i kishte treguar se kishte arritur q\u00eb t\u00eb identifikonte Millosh Pleskoviqin nga forcat serbe.<\/p>\n<p>\u201cPo, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb Miki ka qen\u00eb prezent, aty ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb prezent.\u201d &#8211; tha Da\u00e7aj.<\/p>\n<p>\u201cDetaje m\u00eb tep\u00ebr nuk ka dh\u00ebn\u00eb, sepse gjendjen q\u00eb e kam, nuk kam dashur t\u00eb hy n\u00eb detaje m\u00eb shum\u00eb.\u201d &#8211; shtoi tutje Da\u00e7aj.<\/p>\n<p>Para lufte ai rr\u00ebfeu se Mikin e kishte njohur shum\u00eb mir\u00eb. I nj\u00ebjti tha se kishte q\u00ebndruar n\u00eb lagjen e tyre, pasi aty i ka dajt dhe se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Miki ishte dukur sikur tani si \u00ebsht\u00eb, vet\u00ebm se pak i m\u00eb dob\u00ebt. E se si f\u00ebmij\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka mund\u00ebsi q\u00eb iu ka ra rasti t\u00eb luajn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe si f\u00ebmij\u00eb ndoshta na ka rasti edhe me lu me t\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb a dy nuk e di.\u201d &#8211; tha Da\u00e7aj.<\/p>\n<p>Tutje, seanca vazhdoi me marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb d\u00ebshmitarit t\u00eb dyt\u00eb, Avdyl Muharremi, i cili gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij tha se t\u00eb akuzuarin para lufte nuk e kishte njohur. Si dhe, tregoi se bashk\u00eb me Shaban Shal\u00ebn kishin shkuar malit p\u00ebrpjet\u00eb. Se krejt e kishin ditur ku \u00ebsht\u00eb ai vend dhe kur kishin mb\u00ebrri n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb: aty Shabani i kishte gjetur kufomat.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Muharremi tha se kufomat i kishte par\u00eb vet\u00ebm nga larg dhe ato &#8216;kishin qen\u00eb t\u00eb \u00ebnjtura&#8217;.<\/p>\n<p>\u201cNuk na kan\u00eb lan\u00eb m&#8217;u afru af\u00ebr. Nga larg i kam pa q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb \u00ebnjtura.\u201d &#8211; tha Muharremi.<\/p>\n<p>\u201cA ka qen\u00eb e nj\u00ebjta dit\u00eb kur i keni gjetur kufomat dhe kur keni shkuar me i marr\u00eb?\u201d &#8211; e pyeti gjyqtari Rrahman Beqiri d\u00ebshmitarin.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka qen\u00eb e nj\u00ebjta dit\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen ka qen\u00eb.\u201d &#8211; tha Muharremi.<\/p>\n<p>Shqyrtimi gjyq\u00ebsor i radh\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pritet t\u00eb mbahet gjat\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/i-akuzuari-per-krime-lufte-ne-kosove-se-pranoi-fajesine-tensione-ne-gjykate-video\/\">Kujtojm\u00eb se i akuzuari Millosh Pleskoviq n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit fillestar, m\u00eb 21.06.2024 nuk e kishte pranuar faj\u00ebsin\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>\u201cNuk e pranoj faj\u00ebsin\u00eb.&#8221; &#8211; kishte th\u00ebn\u00eb i akuzuari Millosh Pleskoviq.<\/p>\n<p>Ky rast po trajtohet n\u00eb Departamentin Special t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Trupit Gjykues: Rrahman Beqiri (kryetar i Trupit Gjykues) dhe dy an\u00ebtar\u00ebt, Violeta Namani-Hajra dhe Kujtim Krasniqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Aktakuza po p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga prokurori Kastriot Memaj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Dosja e Prokuroris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, i akuzuari gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn kohore 1998 &#8211; 1999, n\u00eb Prizren gjat\u00eb nj\u00eb konflikti me karakter jond\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb zhvilluar n\u00eb mes t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe forcave ushtarake t\u00eb Republik\u00ebs Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb (RFJ), e forcave policore t\u00eb Serbis\u00eb, i pandehuri Milos Pleskovic, me dashje e n\u00eb bashk\u00ebkryerje me persona t\u00eb tjer\u00eb, i ka shkelur r\u00ebnd\u00eb rregullat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr personave civil &#8211; duke kryer vrasjen e viktimave, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn kohore relevante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Aktakuz\u00eb, forcat policore dhe ushtarake t\u00eb RFJ-s\u00eb dhe Serbis\u00eb ishin stacionuar n\u00eb kodrat p\u00ebrreth Prizrenit, p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur q\u00eb ishte duke ndodhur n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong>Sipas Aktakuz\u00ebs, rreth dat\u00ebs 1 shtator 1998, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d, n\u00eb Prizren, viktimat R.D., B.D., F.B s\u00eb bashku me t\u00eb d\u00ebmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, kan\u00eb shkuar n\u00eb malin e tyre, i cili gjendej af\u00ebrsisht rreth 300 metra n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dru p\u00ebr ngrohje. Derisa ishin duke ecur, kan\u00eb hasur n\u00eb nj\u00eb grup prej 7-8 persona, t\u00eb armatosur t\u00eb nacionalitetit serb, t\u00eb cil\u00ebt kishin dal\u00eb nga mali dhe ishin me uniforma policore e ushtarake, me shirita n\u00eb krah dhe n\u00eb kok\u00eb. E, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ishin t\u00eb armatosur me arm\u00eb t\u00eb gjata automatike e t\u00eb cil\u00ebt fillimisht i kishin urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb ndaleshin, pastaj i kishin fyer n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Sipas Aktakuz\u00ebs, n\u00eb mesin e tyre e kishin par\u00eb edhe t\u00eb pandehurin n\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment i pandehuri kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb t\u00eb tipit \u201ckallashnikov\u201d n\u00eb drejtim t\u00eb tyre dhe me t\u00eb filluar t\u00eb sht\u00ebnat, viktima, tani i ndjeri B.D., e ka shtyr\u00eb m\u00eb krah t\u00eb d\u00ebmtuarin Xhenger Cana &#8211; duke e futur n\u00ebn rrug\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb nga vrasja, pasi q\u00eb ishte m\u00eb i riu n\u00eb grup,<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Aktakuz\u00ebs, t\u00eb d\u00ebmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kan\u00eb vrapuar n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb tyre, kurse viktimat, tani t\u00eb ndjerit B.D dhe R.D dhe F.B kan\u00eb mbetur n\u00eb vendin e ngjarjes t\u00eb vrar\u00eb, si pasoj\u00eb e t\u00eb sht\u00ebnave, ashtu q\u00eb pas nj\u00eb jave me lejen e Policis\u00eb serbe familjar\u00ebt e viktimave kan\u00eb shkuar q\u00eb t\u2019i marrin trupat e tani t\u00eb ndjer\u00ebve R.D., B.D dhe F.B, te t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb par\u00eb se trupat e viktimave jan\u00eb t\u00eb gjymtuar, ashtu q\u00eb R.D. dhe B.D. ishin vendosur nj\u00ebri mbi tjetrin. Nj\u00ebri nga ta e kishte k\u00ebmb\u00ebn e prer\u00eb nga trupi, kurse viktima Fatmiri nuk e kishte pasur kok\u00ebn n\u00eb trup.<\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb akuzave t\u00eb lartcekura ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se, n\u00eb bashk\u00ebkryerje e ka kryer vepr\u00ebn penale: &#8220;krim i luft\u00ebs kund\u00ebr popullsis\u00eb civile&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr masakrat e krimet e tjera t\u00eb luft\u00ebs dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat serbe e jugosllave gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998\/1999 ishin gjykuar, e disa edhe t\u00eb d\u00ebnuar, ish-udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur dhe t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.icty.org\/en\/case\/slobodan_milosevic\">Ish-presidenti i Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr &#8220;krime lufte&#8221; dhe p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;, t\u00eb kryera nga forcat serbe e jugosllave n\u00eb Kosov\u00eb. Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr &#8220;krime lufte&#8221; dhe &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; t\u00eb kryera edhe n\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, si dhe n\u00eb Kroaci.<\/a><\/p>\n<p>Gjykimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY), me seli n\u00eb Hag\u00eb, nuk kishte marr\u00eb epilog, pasi Millosheviq kishte vdekur m\u00eb 11.03.2006 n\u00eb qeli, teksa po mbahej n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbis\u00eb, ishte liruar nga akuzat p\u00ebr &#8220;krime lufte gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nikolla Shainoviq, z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 18 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 15 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;.<\/p>\n<p>Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 22 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 14 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;.<\/p>\n<p>Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Aktgjykimin t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, e gjeni <a href=\"https:\/\/www.icty.org\/x\/cases\/milutinovic\/acjug\/en\/140123.pdf\">k\u00ebtu.<\/a><u><br \/>\n<\/u><br \/>\nT\u00eb gjitha raportimet e tjera lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, mund t&#8217;i gjeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb: <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/millosh-pleskoviq\/\">LINK<\/a>.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Millosh Pleskoviq, i akuzuar p\u00ebr \u201ckrime\u00a0 lufte kund\u00ebr popullsis\u00eb civile\u201d gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Prizrenit \u00ebsht\u00eb ulur edhe sot, m\u00eb 15.01.2025, n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs. Millosh Pleskoviq akuzohet se m\u00eb 01.09.1998 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d n\u00eb Prizren kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb t\u00eb tipit \u201cKallashnikov\u201d &#8211; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3205300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,228,261],"tags":[899,551,1348,902,887,1516,905,1350],"class_list":["post-3205287","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-ligji","category-prokuroria","tag-departamenti-special","tag-gjykata-e-prishtines","tag-kastriot-memaj","tag-krime-lufte","tag-kujtim-krasniqi","tag-millos-pleskoviq","tag-rrahman-beqiri","tag-violeta-namani-hajra"],"lang":"sq","translations":{"sq":3205287},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3205287"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205287\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3205287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3205287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3205287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}