{"id":3205418,"date":"2025-01-15T23:13:01","date_gmt":"2025-01-15T22:13:01","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3205418"},"modified":"2025-01-15T23:13:01","modified_gmt":"2025-01-15T22:13:01","slug":"biden-konfirmon-marreveshjen-e-armepushimit-mes-izraelit-dhe-hamasit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3205418","title":{"rendered":"Biden konfirmon marr\u00ebveshjen e arm\u00ebpushimit mes Izraelit dhe Hamasit"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Joe Biden konfirmoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn arritjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb arm\u00ebpushimit dhe p\u00ebr lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cMund t\u00eb deklaroj q\u00eb marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit dhe pengjeve \u00ebsht\u00eb arritur nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit,\u201d deklaroi Presidenti Biden nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb. Ai tha se marr\u00ebveshja ishte arritur pas 15 muaj vuajtjesh dhe do t\u00eb shoq\u00ebrohet me shtimin e ndihmave humanitare n\u00eb Gaz\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cLuftimet n\u00eb Gaz\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrpriten dhe s\u00eb shpejti pengjet do t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi tek familjet e tyre\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cSot, pas shum\u00eb muajsh diplomacie intensive nga Shtetet e Bashkuara me Egjiptin dhe Katarin, Izraeli dhe Hamasi arrit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebpushimi dhe p\u00ebr lirimin e pengjeve. Kjo marr\u00ebveshje do t\u2019i ndal\u00eb luftimet n\u00eb Gaz\u00eb, do t\u00eb shtoj\u00eb ndihmat shum\u00eb t\u00eb nevojshme humanitare p\u00ebr civil\u00ebt palestinez\u00eb dhe do t\u2019i bashkoj\u00eb pengjet me familjet e tyre pas m\u00eb shum\u00eb se 15 muajsh\u201d, tha Presidenti Biden nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani gjithashtu njoftoi se marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi t\u00eb diel\u00ebn. Sipas tij, negociator\u00ebt po punojn\u00eb me Izraelin dhe Hamasin p\u00ebr hapat q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb drejt zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Palestinez\u00ebt festuan n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Gaz\u00ebs, ku po p\u00ebrballen me kriz\u00eb humanitare p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ushqimeve, ila\u00e7eve dhe karburanteve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cJam e lumtur, po qaj, po jan\u00eb lot g\u00ebzimi\u201d, tha Ghada, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb palestineze e pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Familjar\u00ebt e pengjeve izraelite dhe miqt\u00eb e tyre po ashtu e prit\u00ebn me g\u00ebzim lajmin e arm\u00ebpushimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cNe, familjet e 98 pengjeve, e mir\u00ebpresim me g\u00ebzim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe me leht\u00ebsim marr\u00ebveshjen p\u00ebr t\u00eb na i kthyer t\u00eb dashurit tan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, than\u00eb ata p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Presidenti Joe Biden gjithashtu vler\u00ebsoi &#8220;pun\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane&#8221; p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cKam paraqitur korniz\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij plani m\u00eb 31 maj 2024, pas s\u00eb cil\u00ebs ai u mb\u00ebshtet unanimisht nga K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb\u201d, theksoi Presidenti Biden. \u201cDiplomacia ime nuk pushoi kurr\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komentet e Biden erdh\u00ebn pak\u00eb koh\u00eb pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb mediat sociale pretendoi se fitorja e tij n\u00eb zgjedhje ishte ajo q\u00eb solli marr\u00ebveshjen.<\/span><\/p>\n<p><strong>Presidenti i zgjedhur Trump mb\u00ebshtet marr\u00ebveshjen e arm\u00ebpushimit<\/strong><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Presidenti i zgjedhur Donald Trump p\u00ebrsh\u00ebndeti marr\u00ebveshjene e arm\u00ebpushimit n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, e cila p\u00ebrfshin\u00eb lirimin e nj\u00eb pjese t\u00eb pengjeve p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetin e tij social Truth Social.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cNe kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr lirimin e pengjeve n\u00eb Lindjen e Mesme. Ata do t\u00eb lirohen s\u00eb shpejti. Faleminderit!\u201d, thuhet n\u00eb postimin e Presidentit t\u00eb zgjedhur Trump.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i Presidentit t\u00eb zgjedhur Trump iu bashkua k\u00ebshilltarit t\u00eb Presidentit Biden p\u00ebr Lindjen e Mesme n\u00eb bisedimet e zhvilluara n\u00eb Doha t\u00eb Katarit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cMarr\u00ebveshja epike e arm\u00ebpushimit u b\u00eb e mundur p\u00ebr shkak t\u00eb fitores son\u00eb historike n\u00eb n\u00ebntor, q\u00eb sinjalizoi t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn se administrata ime k\u00ebrkon paqe dhe marr\u00ebveshje t\u00eb nogociuara p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebve dhe aleat\u00ebve tan\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb postimin e zotit Trump. \u201cJam i g\u00ebzuar q\u00eb pengjet amerikane dhe izraelite do t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi dhe do t\u00eb bashkohen me familjet dhe t\u00eb dashurit e tyre\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Presidenti i zgjedhur Trump u zotua jav\u00ebn e kaluar se n\u00ebse nuk do t\u00eb arrihej nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebpushimi para fillimit t\u00eb mandatit t\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb Hamasi do t\u00eb p\u00ebrballej me pasoja t\u00eb m\u00ebdha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Zoti Trump gjithashtu tha se i d\u00ebrguari i tij p\u00ebr Lindjen e Mesme, Steve Witkoff do t\u00eb vazhdoj\u00eb \u201ct\u00eb punoj\u00eb ngusht\u00eb me Izraelin dhe aleat\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb Gaza kurr\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet streh\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr terrorist\u00ebt\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komentet e Biden erdh\u00ebn pak\u00eb koh\u00eb pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb mediat sociale pretendoi se fitorja e tij n\u00eb zgjedhje ishte ajo q\u00eb solli marr\u00ebveshjen.<\/span><\/p>\n<p><strong>Netanyahu: Marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit ende nuk \u00ebsht\u00eb arritur<\/strong><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit me Hamasin ende nuk \u00ebsht\u00eb arritur dhe se detajet e fundit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje ende jan\u00eb duke u shqyrtuar. Njoftimi nga zyra e tij vjen pasi nj\u00eb num\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsish than\u00eb se Izraeli dhe Hamasi kishin r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebpushimi n\u00eb Gaz\u00eb dhe lirimin e dhjet\u00ebra pengjeve pas luft\u00ebs 15 mujore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Zyra e Kryeministrit Netanyahu tha p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate se ka ende detaje t\u00eb pazgjidhura dhe shpresonte se \u201czgjidhja e tyre do t\u00eb p\u00ebrfundonte sonte\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Marr\u00ebveshja pritet t\u00eb nd\u00ebrprej p\u00ebrkoh\u00ebsisht luftimet dhe jep shpres\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e nj\u00ebrit prej konflikteve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit, q\u00eb destabilizoi t\u00ebr\u00eb Lindjen e Mesme dhe nxiti protesta n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Paraprakisht, zyrtar\u00eb pran\u00eb bisedimeve njoftuan m\u00eb her\u00ebt t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se Izraeli dhe Hamasi arrit\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr arm\u00ebpushim n\u00eb Gaz\u00eb, pas konfliktit 15 muajsh me dhjet\u00ebra mij\u00ebra vikatima dhe q\u00eb tronditi Lindjen e Mesme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Qeveria e Izraelit do t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen dit\u00ebn e enjte, sipas nj\u00eb zytari qeveritar izraelit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Marr\u00ebveshja, e cila ende nuk \u00ebsht\u00eb shpallur zyrtarisht, parasheh nj\u00eb faz\u00eb fillestare t\u00eb arm\u00ebpushimit prej gjasht\u00eb jav\u00ebsh dhe p\u00ebrfshin nj\u00eb t\u00ebrheqje graduale t\u00eb forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve q\u00eb po mbahen nga Hamasi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb palestinez\u00ebve t\u00eb burgosur nga Izraeli, i tha nj\u00eb zyrtar agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve Reuters.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Marr\u00ebveshja vjen pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nj\u00eb marr\u00ebveshje nga Egjipti dhe Katari, me mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Marr\u00ebveshja u arrit n\u00eb prag t\u00eb inaugurimit t\u00eb Presidentit t\u00eb zgjedhur amerikan Donald Trump, q\u00eb do t\u00eb mbahen me 20 janar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Hamasi i tha agjencis\u00eb Reuters se delegacioni i tij u ka dor\u00ebzuar nd\u00ebrmjet\u00ebsve miratimin e grupit militant p\u00ebr marr\u00ebveshjen e arm\u00ebpushimit dhe p\u00ebr kthimin e pengjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Marr\u00ebveshja parasheh futjen e 600 kamion\u00ebve me ndihma humanitare \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb , 50 prej t\u00eb cil\u00ebve me karburant, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjysma e tyre do t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Gaz\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Negociatat p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes pritet t\u00eb fillojn\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb 16 t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe pritet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb lirimin e t\u00eb gjitha pengjeve t\u00eb mbetura, si dhe t\u00eb ushtar\u00ebve izraelit\u00eb t\u00eb marr\u00eb peng nga Hamasi. Negociatat do t\u00eb trajtojn\u00eb edhe arm\u00ebpushimin e p\u00ebrhersh\u00ebm dhe t\u00ebrheqjen e plot\u00eb t\u00eb ushtar\u00ebve izraelit\u00eb.\/<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7937924.html\">VOA<\/a><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Joe Biden konfirmoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn arritjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb arm\u00ebpushimit dhe p\u00ebr lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit. \u201cMund t\u00eb deklaroj q\u00eb marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit dhe pengjeve \u00ebsht\u00eb arritur nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit,\u201d deklaroi Presidenti Biden nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb. Ai tha se marr\u00ebveshja ishte arritur pas 15 muaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":17,"featured_media":3137318,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[29,11],"tags":[489,284,788,202,101,204,37],"class_list":["post-3205418","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-lajm","tag-armepushimi","tag-gaza","tag-hamas","tag-izrael","tag-joe-biden","tag-rripi-i-gazes","tag-shba"],"lang":"sq","translations":{"sq":3205418},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/17"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3205418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205418\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3205418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3205418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3205418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}