{"id":3205423,"date":"2025-01-15T23:01:16","date_gmt":"2025-01-15T22:01:16","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3205423"},"modified":"2025-01-15T23:01:16","modified_gmt":"2025-01-15T22:01:16","slug":"dosja-cfare-kishin-diskutuar-granit-plava-me-naim-murselin-para-vrasjes-se-liridona-ademajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3205423","title":{"rendered":"Dosja &#8211; \u00c7far\u00eb kishin diskutuar Granit Plava me Naim Murselin para vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt?"},"content":{"rendered":"<p>Rasti i vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt ka p\u00ebrfunduar me aktakuz\u00eb ndaj kat\u00ebr personave, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu bashk\u00ebshortin e saj, Naim Murselin, djalin e daj\u00ebs s\u00eb tij, Kushtrim Kokall\u00ebn, dorasin sipas Prokuroris\u00eb, Granit Plava, dhe Tom\u00eb Dodajn, i cili dyshohet se ia kishte shitur arm\u00ebn dorasit.<\/p>\n<p>Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla e Tom\u00eb Dodaj jan\u00eb kat\u00ebr personat q\u00eb tashm\u00eb po akuzohen nga Prokuroria e Prishtin\u00ebs n\u00ebn dyshimin p\u00ebr organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje q\u00eb ka ndodhur m\u00eb 29.11.2023 n\u00eb fshatin B\u00ebrnic\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/aktakuza-naim-murseli-e-mbajti-per-krahu-liridona-ademajn-qe-mos-ti-shmangej-plumbit\/\">Aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb 15.01.2025 nga prokurorja Javorka P\u00ebrlin\u00e7eviq<\/a>.<\/p>\n<p>I pandehuri i dyt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Granit Plava, i cili nga Prokuroria po akuzohet p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt, n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici m\u00eb 01.12.2023 kishte th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb para rastit ishte takuar m\u00eb t\u00eb pandehurin Naim Murseli, dhe i nj\u00ebjti i kishte th\u00ebn\u00eb se e ka nj\u00eb rast ku t\u00eb dy mund t\u00eb fitojn\u00eb para.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e pyeta: \u201cSi \u00ebsht\u00eb rasti?\u201d. Ai vazhdoi: \u201cE njoh nj\u00eb serbe e cila \u00ebsht\u00eb biznesmene dhe ka shum\u00eb para, pun\u00ebt tjera i kryej un\u00eb nd\u00ebrsa puna jote \u00ebsht\u00eb t\u00eb vras\u00ebsh at\u00eb\u201d- kishte deklaruar n\u00eb Polici i pandehuri Plava.<\/p>\n<p>Tutje i pandehuri kishte th\u00ebn\u00eb se pasi e kishte pasur parasysh se e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb serbe, kishte pranuar ta kryente vrasjen.<\/p>\n<p>\u201cNaimi m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb pasi ta vras k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb do t\u00eb m\u2019i jap\u00eb 30,000 euro pasi q\u00eb kjo vajza ka shum\u00eb para\u201d- kishte deklaruar Plava n\u00eb Polici.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb Polici kishte deklaruar se ishte takuar me Naim Murselin dhe i\u00a0 nj\u00ebjti i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb vetura me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb vish ta kryesh vrasjen\u201d, porse ai (Plava) nuk e kishte pranuar vetur\u00ebn dhe i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cKy kerr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl dhe nuk mund t\u00eb ik me t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, sipas deklarat\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici, Plava kishte kontaktuar me nj\u00eb \u201crent a car\u201d n\u00eb fshatin Kralan t\u00eb Gjakov\u00ebs dhe i kishte pyetur p\u00ebr ndonj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs n\u00eb Polici, ai kishte deklaruar se at\u00eb dit\u00eb me t\u00eb pandehurin Naim Murseli kishte shkuar n\u00eb fshatin Kralan dhe ishin takuar me nj\u00eb person dhe i nj\u00ebjti u kishte ofruar vetur\u00ebn e tipit \u201cSeat\u201d.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici, i pandehuri Plava kishte th\u00ebn\u00eb se i pandehuri Murseli i kishte ofruar nj\u00eb arm\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cQikjo \u00ebsht\u00eb arma\u201d.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb Polici kishte th\u00ebn\u00eb se plani p\u00ebr vrasje ishte b\u00ebr\u00eb nga i pandehuri Murseli dhe se ai i kishte treguar p\u00ebr planin, duke i th\u00ebn\u00eb se puna e tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb pandehurin Murseli m\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb e m\u00eb pas t\u2019i dal\u00eb n\u00eb prit\u00eb kinse \u00ebsht\u00eb grabitje dhe ta vras\u00eb vajz\u00ebn, duke i th\u00ebn\u00eb se vajza ishte serbe.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb Polici kishte th\u00ebn\u00eb se parat\u00eb p\u00ebr vetur\u00eb do ia jepte i pandehuri Murseli dhe po ashtu arm\u00ebn do ta gjente ai dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb vrasjes i pandehuri Murseli t\u00eb nes\u00ebrmen do i jepte shum\u00ebn prej 30,000 euro.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs n\u00eb Polici, ai kishte shkuar edhe n\u00eb restorantin ku kishte qen\u00eb Naim Murseli me familjen e tij.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb deklarat\u00ebn e tij n\u00eb Polici kishte th\u00ebn\u00eb se i pandehuri Murseli para se t\u00eb \u00e7ohej nga restoranti i kishte shkruar n\u00eb telefon: \u201c\u00c7ohu!\u201d dhe i nj\u00ebjti menj\u00ebher\u00eb kishte dal\u00eb nga restoranti dhe e kishte pritur at\u00eb n\u00eb vetur\u00eb n\u00eb parkingun e restorantit.<\/p>\n<p>Dhe kur kishte mb\u00ebrri af\u00ebr vendit t\u00eb ngjarjes, i pandehuri Murseli i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cTi shko atje dil n\u00eb prit\u00eb kurse un\u00eb po vonohem pak deri sa t\u00eb p\u00ebrgadit\u00ebsh ti\u201d.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb Polici kishte deklaruar se kishte shkuar te nj\u00eb vend i err\u00ebt dhe kishte dal\u00eb nga vetura dhe kishte pritur deri sa t\u00eb vij\u00eb i pandehuri Murseli me vetur\u00ebn e tipit \u201cBMW\u201d me targa suedeze.<\/p>\n<p>Tutje, i nj\u00ebjti kishte th\u00ebn\u00eb se pasi kishte ardhur vetura, ai kishte dal\u00eb p\u00ebrpara me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe i pandehuri Murseli e kishte ndalur menj\u00ebher\u00eb vetur\u00ebn, dhe ai kishte shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb tani t\u00eb ndjer\u00ebs dhe pasi xhami i vetur\u00ebs s\u00eb pasagjerit ishte hapur ai u kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cQitni telefonat! Dhe kam d\u00ebgjuar at\u00eb vajz\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: Mo(s), mo(s)\u201d. Dhe aty e kam v\u00ebrejtur se \u00ebsht\u00eb shqiptare dhe kam sht\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe nuk kam dit\u00eb se ku kam rrok\u00eb\u201d- kishte th\u00ebn\u00eb Plava n\u00eb deklarat\u00ebn e tij n\u00eb Polici.<\/p>\n<p>Granit Plava n\u00eb Polici kishte th\u00ebn\u00eb se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr para.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak se m\u00eb jan\u00eb nevojitur parat\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundjen e djalit\u201d.<\/p>\n<p>Plava tutje n\u00eb deklarat\u00ebn e tij n\u00eb Polici kishte th\u00ebn\u00eb se i pandehuri Murseli pasi ishte ndalur vetura e kishte hapur dritaren dhe duke dal\u00eb nga vetura kishte vendosur \u00e7ant\u00ebn e vajz\u00ebs mbi tavanin e vetur\u00ebs dhe m\u00eb nuk e kishte par\u00eb at\u00eb, dhe kishte deklaruar se nuk kishte pasur njohuri se sa persona kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vetur\u00eb.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb Polici tutje kishte deklaruar se pas vrasjes kishte hipur n\u00eb vetur\u00eb dhe ishte larguar nga aty.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pandehurin Murseli ai kishte deklaruar se e njeh prej 10-15 vitesh pasi jan\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit fshat nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb pandehurin Kushtrim Kokalla ai kishte deklaruar se e njeh pasi jan\u00eb shok\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Plava n\u00eb Polici kishte deklaruar se ndjen keqardhje p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>\u201cNdjej keqardhje p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb. Po ta kisha ditur se kjo \u00ebsht\u00eb shqiptare nuk do ta kisha b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb edhe pse kam pasur shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr para p\u00ebr s\u00ebmundjen e djalit tim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Naimi e ka shfryt\u00ebzuar gjendjen time ekonomike, sociale dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb afruar me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ku un\u00eb ndihem shum\u00eb keq p\u00ebr veprimet e mia\u201d- kishte deklaruar Granit Plava n\u00eb Polici.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e dyt\u00eb e Granit Plav\u00ebs m\u00eb 14.12.2023<\/strong><\/p>\n<p>Granit Plava n\u00eb deklarat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 14.12.2023 kishte th\u00ebn\u00eb se dy jav\u00eb para ngjarjes kritike ishte takuar me Naim Murselin dhe Kushtrim Kokall\u00ebn, dhe i pandehuri Kushtrim Kokalla i kishte th\u00ebn\u00eb se do ta inskenojm\u00eb nj\u00eb aksident.<\/p>\n<p>\u201cDy jav\u00eb para se me ndodh\u00eb vrasja jemi takuar me Naimin dhe Kushtrimin te \u201cShell\u201d-at n\u00eb Vet\u00ebrnik. Kushtrimi m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do ta inskenojm\u00eb nj\u00eb aksident, ku un\u00eb me vetur\u00eb do t\u2019i bie nj\u00eb veture me targa te huaja ku Naimi do t\u00eb ma qet n\u00eb prit\u00eb, por nuk kam pranuar q\u00eb ta kryej aksidentin, dhe gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve Naimi me Kushtrimin m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve duhet t\u00eb kryhet kjo pun\u00eb\u201d \u2013 kishte deklaruar Plava.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se ai asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte komunikuar direkt me t\u00eb akuzuarin Murseli por gjithmon\u00eb e kishte thirrur i pandehuri Kokalla dhe se ky i fundit i kishte th\u00ebn\u00eb se k\u00ebt\u00eb koh\u00eb do t\u00eb takohej me t\u00eb akuzuarin Murseli.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb para se t\u00eb kryhej vrasja at\u00eb e kishte marr\u00eb i pandehuri Kokalla dhe te nj\u00eb pomp\u00eb e derivateve n\u00eb udh\u00ebkryqin e Klin\u00ebs ishte takuar me t\u00eb pandehurin Murseli.<\/p>\n<p>Plava kishte deklaruar se gjat\u00eb bised\u00ebs n\u00eb prani t\u00eb treve i pandehuri Murseli i kishte th\u00ebn\u00eb se pas vrasjes do t\u2019i marr\u00eb 30,000 euro.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb bised\u00ebs n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb treve Naimi m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i marr\u00ebsh 30,000 euro pasi ta vrasim k\u00ebt\u00eb grua, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe \u201cKallashi\u201d p\u00ebr me ekzekutu k\u00ebt\u00eb grua por nuk kam pranuar\u201d &#8211; kishte th\u00ebn\u00eb Plava n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs n\u00eb Polici, i pandehuri Murseli i kishte th\u00ebn\u00eb se ai do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo pun\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundohet sa \u00ebsht\u00eb ai atje.<\/p>\n<p>Plava n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se n\u00eb dit\u00ebn e vrasjes i pandehuri Murseli e kishte thirrur n\u00eb \u201cWhat\u2019s app\u201d dhe i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cSot duhet t\u00eb kryhet kjo pun\u00eb\u201d, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se: \u201cTi e din q\u00eb kam pare n\u00ebse ndodh di\u00e7ka un\u00eb do t\u00eb nxjerri\u201d- kishte deklaruar Plava n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs pas blerjes s\u00eb arm\u00ebs kishte pasur m\u00eb shum\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje t\u00eb Prokuroris\u00eb thuhet se kur i pandehuri Granit Plava \u00ebsht\u00eb ftuar m\u00eb 23.01.2024 n\u00eb Prokurori p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb ai kishte shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb heshtje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rasti i vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt ka p\u00ebrfunduar me aktakuz\u00eb ndaj kat\u00ebr personave, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu bashk\u00ebshortin e saj, Naim Murselin, djalin e daj\u00ebs s\u00eb tij, Kushtrim Kokall\u00ebn, dorasin sipas Prokuroris\u00eb, Granit Plava, dhe Tom\u00eb Dodajn, i cili dyshohet se ia kishte shitur arm\u00ebn dorasit. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla e Tom\u00eb Dodaj jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":26,"featured_media":3099946,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[1251,551,1239,1241,1242,1450,1559,1457],"class_list":["post-3205423","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-aktakuza","tag-gjykata-e-prishtines","tag-granit-plava","tag-kushtrim-kokalla","tag-liridona-ademaj","tag-naim-murseli","tag-tome-dodaj","tag-vrasja-e-liridona-ademajt"],"lang":"sq","translations":{"sq":3205423},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/26"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3205423"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205423\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3205423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3205423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3205423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}