{"id":3205693,"date":"2025-01-16T14:56:20","date_gmt":"2025-01-16T13:56:20","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3205693"},"modified":"2025-01-16T14:56:20","modified_gmt":"2025-01-16T13:56:20","slug":"ceshtja-e-borxheve-te-ambalazhuesve-te-ujit-naser-hafizit-i-vazhdohet-paraburgimi-edhe-per-1-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3205693","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja e borxheve t\u00eb ambalazhuesve t\u00eb ujit, Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe p\u00ebr 1 muaj"},"content":{"rendered":"<p>Zyrtarit t\u00eb MMPHI-s\u00eb, Naser Hafizit, i \u00ebsht\u00eb vazhduar masa e paraburgimit edhe p\u00ebr nj\u00eb muaj lidhur me dyshimet p\u00ebr faljen e borgjeve \u2013 taks\u00ebn ujore kompanive ambalazhuese.<\/p>\n<p>Vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit e ka konfirmuar z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, Mirlinda Gashi m\u00eb 16.01.2025.<\/p>\n<p>\u201cJu njoftojm\u00eb se pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb\u00a0Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej nj\u00eb muaji, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale kund\u00ebr t\u00eb pandehurit N. H., Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Departamenti Special m\u00eb dat\u00eb\u00a008.01.2025\u00a0ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn e PSRK-s\u00eb, ashtu q\u00eb masa e paraburgimit t\u00eb pandehurit N. H., iu \u00ebsht\u00eb vazhduar n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 1 (nj\u00eb) muaj, e cila mas\u00eb\u00a0i llogaritet nga data 10.01.2025 deri m\u00eb dat\u00eb 10.02.2025\u201d\u2013 thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij dyshimi Naser Hafizi\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/ne-aeroportin-e-prishtines-arrestohet-zyrtari-i-dyte-i-dyshuar-i-ministrise-se-mjedisit\/\">\u00ebsht\u00eb arrestuar<\/a>\u00a0m\u00eb 10.10.2024 n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs. Hafizi gjendet n\u00eb paraburgim q\u00eb nga data\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/uncategorized\/vendimi-i-gjykates-paraburgim-ndaj-zyrtarit-te-mmphi-se-naser-hafizi\/\">11.10.2024<\/a>.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rasti i dyshuar tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe Izedin Bytyqi \u2013\u00a0sekretari i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs, n\u00ebn dyshimin p\u00ebr veprat penale \u2013 keqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs dhe autoritetit zyrtar dhe \u2013 arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr paraburgim ndaj Naser Hafizit?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar, dhe at\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsuesit t\u00eb drejtorit t\u00eb ARPL-s\u00eb n\u00eb MMPHI, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plote me rregullat dhe procedurat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Ligjin p\u00ebr Uj\u00ebrat e Kosov\u00ebs, si dhe udh\u00ebzimin administrativ p\u00ebr Struktur\u00ebn e pagesave t\u00eb taksave ujore, si dhe ka anashkaluar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Raportin e Grupit Ministror, i cili ishte formuar me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrllogaritjes s\u00eb borxheve t\u00eb Operator\u00ebve Ekonomik \u2013 ambalazhuesve ndaj ARPL-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb thuhet se raporti tregonte se vlera e p\u00ebrgjithshme e borxheve t\u00eb krijuara nga operator\u00ebt ekonomik\u00eb \u00ebsht\u00eb 19,297,447.67 euro, nd\u00ebrsa i pandehuri pa baz\u00eb ligjore dhe pa verifikuar gjendjen faktike, ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme p\u00ebr zvog\u00eblimin e borxheve t\u00eb disa operator\u00ebve ekonomik\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm p\u00ebr vete ose p\u00ebr personin tjet\u00ebr, duke i shkaktuar d\u00ebm buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb m\u00eb dat\u00eb 22.03.2022, pa baz\u00eb ligjore ka iniciuar nxjerrjen e vendimit preliminar p\u00ebr detyrim financiar p\u00ebr ambalazhuesin e ujit Compakt-Group \u2013 \u201cAdea Group\u201d p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e ujit n\u00eb vler\u00eb t\u00eb 3,616,812.00, nd\u00ebrsa m\u00eb 17.11.2022 p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin ambalazhues kishte iniciuar nxjerrjen e detyrimit financiar p\u00ebr shfryt\u00ebzim t\u00eb ujit n\u00eb vler\u00eb prej 41,433,60 euro p\u00ebr periudh\u00ebn kohore 2018-2021, duke mos inkasuar borxhin p\u00ebr periudh\u00ebn kohore prej vitit 2010, prej kur k\u00ebtij operatori i ishte dh\u00ebn\u00eb leja ujore, duke anashkaluar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi raportin e grupit punues ministror dhe pa kryer asnj\u00eb verifikim zyrtar t\u00eb gjendjes n\u00eb teren, i p\u00ebrllogarisin borxhin n\u00eb vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt krahasuar me t\u00eb dh\u00ebnat e konstatuara nga GP dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me UA<\/p>\n<p>Tutje sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb m\u00eb dat\u00eb 07.09.2021 Hafizi dyshohet se kishte iniciuar nxjerrjen vendimit financiar p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e detyrimit financiar p\u00ebr OE \u201cFluidi\u201d, t\u00eb cilit prej janarit 2009 deri n\u00eb qershor 2021, i cakton si detyrim financiar 13,072.31 euro edhe pse ky operator vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn kohore prej vitit 2008-2013, sipas GP Ministror t\u00eb vitit 2014, detyrohej p\u00ebr borxhin prej 4,458,24.00 euro e n\u00ebse do t\u00eb llogaritej edhe periudha kohore prej vitit 2014 e tutje borxhi do t\u00eb ishte m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb i pandehuri m\u00eb 31.08.2021 kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit financiar p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e detyrimit financiar p\u00ebr OE \u201cFRUTTI\u201d, t\u00eb cilit prej 2017-2021 i p\u00ebrcakton detyrim financiar prej\u00a0<strong>39,81 euro,<\/strong>\u00a0ani pse ky operator ka operuar si ambalazhues dhe p\u00ebrllogaritja e detyrimit p\u00ebr ujin e shfryt\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u2019i llogaritet p\u00ebr lit\u00ebr t\u00eb shitur e jo met\u00ebr kub.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb po ashtu thuhet se m\u00eb dat\u00eb 11.03.2022, i pandehuri kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit financiar p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e detyrimit financiar p\u00ebr OE\u00a0 \u201cFRUTEX\u201d, i cili si aktivitet kishte prodhimin dhe ambalazhimin e l\u00ebngjeve freskuese, t\u00eb cilit p\u00ebr periudh\u00ebn kohore prej muajit korrik 2019 deri n\u00eb dhjetor 2021 i kishte p\u00ebrcaktuar si detyrim financiar shum\u00ebn prej\u00a0<strong>127.40 euro.<\/strong><\/p>\n<p>Tutje n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb thuhet se sipas vendimit m\u00eb dat\u00eb 22.03.2022 pa baz\u00eb ligjore kishte iniciuar procedur\u00ebn p\u00ebr nxjerrjen e vendimit p\u00ebr detyrim financiar p\u00ebr ambalazhuesin e ujit \u201cGetrinke\u201d sh.p.k Vrell\u00eb, p\u00ebr shfryt\u00ebzim t\u00eb ujit t\u00eb papaguar n\u00eb vler\u00eb prej 411,180,00 euro, nd\u00ebrsa m\u00eb 28.06.2022, k\u00ebtij operatori p\u00ebr periudh\u00ebn kohore maj- dhjetor 2012 deri n\u00eb janar-dhjetor 2021, i p\u00ebrllogarit detyrim financiar n\u00eb vler\u00eb prej 180,605.33 euro, duke mos marr\u00eb parasysh t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga GP ministror<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb dat\u00eb 28.03.2022, thuhet se pa baz\u00eb ligjore kishte nxjerr\u00eb vendim p\u00ebr detyrim financiar p\u00ebr ambalazhuesin e ujit \u201cSilca Gruop- Uji Miros\u201d, p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e ujit t\u00eb papaguar n\u00eb vler\u00eb prej 2,255,040,00 euro, nd\u00ebrsa m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim financiar duke anashkaluar t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga Grupi Punues ministror, por duke i llogaritur borxhin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb raportimit t\u00eb OE se gjoja borxhi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm nga ky OE \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 553,247,30 euro, e k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn pa i verifikuar t\u00eb dh\u00ebnat n\u00ebse raportimi nga ky OE \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, thuhet se pa baz\u00eb ligjore kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit p\u00ebr detyrim financiar p\u00ebr ambalazhuesin e ujit N.T.P \u201cADI\u201d, p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e ujit t\u00eb papaguar n\u00eb vler\u00eb prej 216,000.00 euro, nd\u00ebrsa m\u00eb pas p\u00ebr ambalazhuesin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb ujit m\u00eb 20.03.2023, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim financiar me t\u00eb cilin ky OE, ngarkohet me detyrim financiar\u00a0 prej 48,783,94 euro, p\u00ebr periudh\u00ebn kohore prej vitit 2011 deri n\u00eb vitin 2022, vendim ky i kund\u00ebrligjsh\u00ebm pasi q\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh t\u00eb dh\u00ebna e nxjerra nga grupi punues ministror.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb thuhet se i pandehuri n\u00eb shkelje t\u00eb detyrave zyrtare si rezultat i p\u00ebrllogaritjes s\u00eb borxheve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 2023 kishte iniciuar procedur\u00ebn p\u00ebr vazhdimin e lejes ujore, duke i mund\u00ebsuar OE \u201cFRUTTI\u201d vazhdimin e lejes ujore pa i plot\u00ebsuar kushtet ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb thuhet se k\u00ebt\u00eb e kishte arritur duke ushtruar presion t\u00eb zyrtar\u00ebt e MMPHI-s\u00eb, e duke i k\u00ebrc\u00ebnuar se n\u00ebse nuk do t\u00eb vepronin sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tij, do t\u00eb inicionte procedura disiplinore p\u00ebr largim nga puna. Me k\u00ebto veprime, Hafizi dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naser Hafizi duke e ditur se pasuria e tij buron nga aktiviteti i paligjsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb e fituar me kryerjen e vepr\u00ebs penale, me q\u00ebllim t\u00eb fshehjes s\u00eb burimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb hollat- parat\u00eb kesh i ka futur n\u00eb sistemin bankar me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto para t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb duken si t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Tutje thuhet se kishte b\u00ebr\u00eb deponime p\u00ebrmes llogarive bankare t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, kinse si kursim, huazim apo dhurat\u00eb nga personat tjer\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb huazimeve i ka kthyer n\u00eb kesh edhe pse i ka marr\u00eb me transferim bankar, pastaj e ka kryer shtresimin \u2013 fshehjen e origjin\u00ebs se tyre p\u00ebrmes transfereve bankare, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb fund t\u2019i integroj duke i konvertuar e maskuar n\u00eb emra t\u00eb personave tjer\u00eb n\u00eb asete t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme. Me k\u00ebt\u00eb, ai po dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00eblarja e parave\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb thuhet se Hafizi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zyrtarit t\u00eb lart\u00eb publik ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb, por q\u00eb nuk kishte paraqitur sakt\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebrkuara, p\u00ebr vitin 2020 nuk ka deklaruar banes\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBill Klinton\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2022 kishte bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po ashtu nuk e kishte deklaruar e t\u00eb cil\u00ebn e kishte pasur obligim q\u00eb ta deklaroj n\u00eb vitin 2024. Andaj, ai dyshohet se ka kryer edhe vepr\u00ebn penale \u201cMos raportim ose raportim i rrem\u00eb i pasuris\u00eb, i t\u00eb ardhurave, i dhuratave, i dobis\u00eb tjet\u00ebr materiale ose detyrimeve financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu dosja e prokuroris\u00eb pretendon se i pandehuri Hafizi, marr\u00eb parasysh faktin se ka edhe shtet\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, dhe se bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr l\u00ebvizjet e tij t\u00eb shpeshta t\u00eb siguruara nga Sistemi p\u00ebr menaxhimin Kufitar n\u00eb shtetet tjera t\u00eb rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb, e ve\u00e7mas faktit se i nj\u00ebjti disa her\u00eb brenda dit\u00ebs ka hyr\u00eb dhe ka dal nga territori i\u00a0 Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb disa raste ka kaluar edhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kufirin n\u00eb mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ku dyshohet se ka n\u00eb pron\u00ebsi sht\u00ebpi, ekziston rreziku q\u00eb po t\u00eb lihet i lir\u00eb, do t\u00eb arratiset nga Kosova n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u2019u shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale, e cila do ta v\u00ebshtir\u00ebsonte zhvillimin me sukses t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zyrtarit t\u00eb MMPHI-s\u00eb, Naser Hafizit, i \u00ebsht\u00eb vazhduar masa e paraburgimit edhe p\u00ebr nj\u00eb muaj lidhur me dyshimet p\u00ebr faljen e borgjeve \u2013 taks\u00ebn ujore kompanive ambalazhuese. Vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit e ka konfirmuar z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, Mirlinda Gashi m\u00eb 16.01.2025. \u201cJu njoftojm\u00eb se pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb\u00a0Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3180885,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,228,261],"tags":[899,551,1612,1613,1614,1615],"class_list":["post-3205693","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-ligji","category-prokuroria","tag-departamenti-special","tag-gjykata-e-prishtines","tag-izedin-bytyqi","tag-mmphi","tag-naser-hafizi","tag-taksa-ujore"],"lang":"sq","translations":{"sq":3205693},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3205693"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205693\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3205693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3205693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3205693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}