{"id":3205698,"date":"2025-01-16T15:28:54","date_gmt":"2025-01-16T14:28:54","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3205698"},"modified":"2025-01-16T15:28:54","modified_gmt":"2025-01-16T14:28:54","slug":"aktakuza-ndaj-tre-bashkepunetoreve-te-grupit-te-millan-radoiciqit-per-sulmin-terrorist-ne-banjske-mbetet-ne-fuqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3205698","title":{"rendered":"Aktakuza ndaj tre bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb grupit t\u00eb Millan Radoi\u00e7iqit p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb mbetet n\u00eb fuqi"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Prishtin\u00ebs ka marr\u00eb vendim me t\u00eb cilin e ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr hedhje t\u00eb aktkuaz\u00ebs ndaj t\u00eb akuzuarve t\u00eb grupit t\u00eb Millan Radoi\u00e7iqit, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb sipas prokuroris\u00eb n\u00eb sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb m\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/nje-vit-e-nje-dite-pas-sulmit-terrorist-ne-banjske-pritet-te-nis-gjykimi-per-45-personat-e-akuzuar\/\">24.09.2023<\/a>.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjithsej t\u00eb akuzuar jan\u00eb 45 persona duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe tre t\u00eb lartcekurit q\u00eb gjenden n\u00ebn mas\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>\u201cRefuzohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si t\u00eb pa bazuara k\u00ebrkesat p\u00ebr hedhje t\u00eb aktakuz\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimit t\u00eb provave t\u00eb paraqitura nga mbrojt\u00ebsit e t\u00eb pandehurve\u201d- thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb dat\u00ebs 06.12.2024.<\/p>\n<p>Tre t\u00eb akuzuarit p\u00ebr aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale p\u00ebr rastin e sulmit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit fillestar ishin deklaruar rreth faj\u00ebsis\u00eb m\u00eb <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kallxo\/videos\/562991056261317\/\">09.10.2024.<\/a><\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsit e t\u00eb akuzuarve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb kishin paraqitur v\u00ebrejtjet e tyre si dhe ndaj provave q\u00eb gjenden n\u00eb t\u00eb, por q\u00eb gjyqtari, Arben Hoti ka konsideruar si t\u00eb pa bazuara.<\/p>\n<p>Avokati Millos Deleviq q\u00eb mbron t\u00eb akuzuarin Vladimir Toliq ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hedhet posht\u00eb aktakuza n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pasi q\u00eb nuk ka prova q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb se i mbrojturi i tij t\u00eb ket\u00eb kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohej. Avokati ka theksuar se nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteton se i mbrojturi i tij t\u00eb ket\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Avokati i Toliqit ka th\u00ebn\u00eb se Prokuroria Speciale (PSRK) nuk ka specifikuar asnj\u00eb veprim se si \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale, nuk kuptohet sipas tyre se \u00e7far\u00eb roli ka pas, a at\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit, ekzekutorit, ndihm\u00ebsit apo nxit\u00ebsit.<\/p>\n<p>Sipas avokatit, nuk ka prova t\u00eb mjaftueshme t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dyshimin e bazuar se i mbrojturi i tij t\u00eb ket\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>PSRK i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur edhe pretendimit t\u00eb avokatit Deleviq, duke th\u00ebn\u00eb se i akuzuari \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb vendin e ngjarjes dhe i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb arrestuar. I nj\u00ebjti ka qen\u00eb i armatosur r\u00ebnd\u00eb dhe i veshur me uniform\u00eb t\u00eb kamufluar ushtarake.<\/p>\n<p>Sipas PSRK i nj\u00ebjti ka qen\u00eb i plagosur dhe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihma e par\u00eb. Sipas p\u00ebrgjigjes s\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb k\u00ebto pretendime, thuhet se t\u00eb akuzuarit i jan\u00eb gjetur grimca t\u00eb barotit nga qitja me arm\u00eb t\u00eb zjarrit t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb se Toliq ka marr\u00eb veprime dhe ka qen\u00eb aktiv n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>Prov\u00eb shtes\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrmendur prokuroria p\u00ebr Toliq jan\u00eb fotografit\u00eb q\u00eb jan\u00eb nxjerr\u00eb nga ekzaminimi i telefonit t\u00eb t\u00eb akuzuarit q\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Mesazhe dhe fotografi q\u00eb sipas prokuroris\u00eb inkriminojn\u00eb t\u00eb pandehurin n\u00eb rastin e sulmit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ngjashme ka b\u00ebr\u00eb edhe avokati Ljubomir Pantoviq, i cili mbron t\u00eb akuzuarin Blagoje Spasojeviq.<\/p>\n<p>Pantoviq n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr hedhje t\u00eb aktakuz\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se aktakuza e prokuroris\u00eb speciale nuk e p\u00ebrmbush kushtin e provave t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Blagoje Spasojeviq.<\/p>\n<p>Sipas avokatit, prokuroria nuk i ka specifikuar fajin e t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duke\u00a0 e b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmbajtjen e aktakuz\u00ebs si t\u00eb pa qart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Pantoviq t\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb prokuroria e ka specifikuar p\u00ebr t\u00eb mbrojturin e tij \u00ebsht\u00eb se i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb vendin e ngjarjes duke shtuar se ky element nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dyshimin se i mbrojturi i tij t\u00eb ket\u00eb kryer vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<p>PSR i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur avokatit Pantoviq duke th\u00ebn\u00eb se Spasojeviq ishte gjetur n\u00eb vendin e ngjarjes i armatosur r\u00ebnd\u00eb, me jelek antiplumb dhe me 5 karikator\u00eb t\u00eb mbushur me plumba, si dhe arma e repetitur p\u00ebr t\u00eb shkrepur plumba.<\/p>\n<p>Fakt tjet\u00ebr se i nj\u00ebjti ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ngjarjen e 24.09.2023 sipas prokuroris\u00eb e d\u00ebshmon edhe fakti se t\u00eb nj\u00ebjtit i jan\u00eb gjetur mbetje t\u00eb grimcave t\u00eb qitjes nga arma e zjarrit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa avokatja Jovana Filipoviq q\u00eb mbron t\u00eb akuzuarin Dushan Maksimoviq, ka shtuar se PSRK nuk ka arrit n\u00eb asnj\u00eb rast ta v\u00ebrtetoj se Maksimoviq ka lidhje me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Avokati tutje ka shtuar se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb p\u00ebr dy pika t\u00eb aktakuz\u00ebs t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrshkrimi i veprimeve i nj\u00ebjt\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb dy pikat ka kualifikime t\u00eb ndryshme t\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>Filipoviq ka th\u00ebn\u00eb se AND-ja e t\u00eb mbrojturit t\u00eb saj nuk p\u00ebrputhet n\u00eb asnj\u00eb prej sendeve t\u00eb gjetura n\u00eb vendin e ngjarjes. Sipas saj \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ai nuk ka q\u00ebllur me arm\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kritike pasi nuk ka grimca t\u00eb barotit n\u00eb duart e tij ose n\u00eb gj\u00ebsendet e tij.<\/p>\n<p>Pretendimeve t\u00eb t\u00eb akuzuarve i\u2019u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur Prokurori Special, Naim Abazi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pretendimeve p\u00ebr prova, Abazi ka theksuar se t\u00eb gjitha provat jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme nga policia dhe prokuroria duke shtuar q\u00eb provat jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtuetura do t\u00eb thot\u00eb dihet se prej nga e kan\u00eb origjin\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokuroria p\u00ebr Maksimoviq n\u00eb p\u00ebrgjigj\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb ka p\u00ebrmendur faktin se gjat\u00eb ekzaminimit t\u00eb telefonit t\u00eb t\u00eb akuzuarit jan\u00eb gjetur shum\u00eb prova dhe komunikime relevante q\u00eb lidhen me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb barrikada sipas grupeve.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb telefon jan\u00eb gjetur foto t\u00eb grupit dhe t\u00eb vet atij i veshur me uniforma e me arm\u00eb si dhe i jan\u00eb gjetur foto edhe me kryesorin e k\u00ebtij grupi Millan Radoi\u00e7iq. Gjat\u00eb ekzaminimit t\u00eb telefonit jan\u00eb gjetur edhe foto t\u00eb krijimit t\u00eb istikameve, foto t\u00eb pjes\u00ebmarrjes me mask\u00eb n\u00eb sulmet kund\u00ebr forcave t\u00eb KFOR-it dhe t\u00eb Policis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs tek objekti i Komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb roli i k\u00ebtij t\u00eb akuzuari ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur barrikada apo si\u00e7 i quanin ata \u201cStuba\u201d p\u00ebr t`i penguar.<\/p>\n<p>Pasi ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb pretendimet e pal\u00ebve Gjykata ju ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje definitive atyre.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs pik\u00eb s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se provat jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme dhe nuk ka ndonj\u00eb prov\u00eb q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet e pa pranueshme. Shto k\u00ebsaj q\u00eb mbrojtja nuk ka paraqitur ndonj\u00eb prov\u00eb konkrete e cila do t\u00eb konsiderohej si prov\u00eb e pa pranueshme.<\/p>\n<p>Gjykata ka konstatuar se pretendimet e avokat\u00ebve se prokuroria nuk ka caktuar rolet e secilit t\u00eb akuzuar n\u00eb veprimet q\u00eb i kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb sipas Gjykat\u00ebs nuk kan\u00eb baz\u00eb sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs nuk mund t\u00eb shqyrtohen rolet e tyre, ngase aktakuza \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb n\u00eb prova, se \u00ebsht\u00eb dyshimi i bazuar mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb bindte nj\u00eb v\u00ebzhgues objektiv q\u00eb vepra penale ka ndodhur.<\/p>\n<p>Gjykata tutje ka konstatuar se nuk ekzistojn\u00eb rrethana q\u00eb e p\u00ebrjashtojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Gjykata tutje ka th\u00ebn\u00eb se aktakuza e Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb e formuluar sipas dispozitave ligjore.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka thot\u00eb aktakuza e Prokuroris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ndaj 45 personave \u2013 n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve q\u00ebndron ish-n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Serbe, Millan Radoi\u00e7iq \u2013 \u00ebsht\u00eb ngritur <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/dosja-e-prokurorise-ne-rastin-banjska-kane-tentuar-te-shkepusin-pjesen-veriore-te-kosoves-dhe-tia-bashkojne-serbise\/\">aktakuz\u00eb<\/a> m\u00eb 11.09.2024 nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs mbi 45 t\u00eb akuzuarit r\u00ebndojn\u00eb veprat penale p\u00ebr terroriz\u00ebm, financim terrorizmi dhe shp\u00eblarje e paras\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pasi t\u00eb nj\u00ebjtit akuzohen se m\u00eb 24.09.2023 kan\u00eb kryer sulm terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb vrar\u00eb zyrtarin policor, Afrim Bunjaku.<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb q\u00eb ka siguruar KALLXO.com tregon me iniciale se cil\u00ebt jan\u00eb 45 t\u00eb akuzuarit, e se cili ishte q\u00ebllimi i tyre.<\/p>\n<p>\u201cDuke vepruar sipas p\u00ebrgatitjeve dhe planit t\u00eb mir\u00eb organizuar paraprakisht, p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs me armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, kan\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb shk\u00ebpusin pjes\u00ebn veriore t\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, respektivisht komunat e banuara me shumic\u00eb serbe dhe k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u2019ia bashkojn\u00eb Serbis\u00eb\u201d \u2013 thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Prokuroria ka th\u00ebn\u00eb se si rezultat i dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe \u00ebsht\u00eb rrezikuar jeta e zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb policor dhe popullat\u00ebs civile.<\/p>\n<p>N\u00eb grupin kriminal t\u00eb strukturuar t\u00eb udh\u00ebhequr nga Radoi\u00e7iq jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb akuzuar.<\/p>\n<p>Milan Radoiqiq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesha Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Gjordjeviq, Vladimir Vu\u00e7etiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Urosh Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Mom\u00e7ilo Vuckovi\u00e7, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojevi\u00e7, Marko Arsi\u00e7, Zharko Cvetkovi\u00e7, Krsto Damjanovi\u00e7, Stefan Milosavljevi\u00e7, Marko Savi\u00e7, Aleksandar Jevremovi\u00e7, Radosh Gvozdi\u00e7, Ivan Mili\u00e7, Gojko Zuba\u00e7, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milosh Milenkoviq, Gjorgje Baloviq, Danijel Gjuki\u00e7, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milosh Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq, Vladan Iliq, Radule steviq dhe personi juridik, \u201cRad D.O.O.\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, po ashtu t\u00eb akuzuar p\u00ebr terroriz\u00ebm jan\u00eb n\u00eb paraburgim q\u00eb nga shtatori i 2023.<\/p>\n<p>Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale Blerim Isufaj ka njoftuar m\u00eb 11.09.2024 se kan\u00eb ngritur aktakuz\u00eb p\u00ebr 45 persona p\u00ebr rastin e sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit.<\/p>\n<p>Naim Abazi, prokurori i Speciales q\u00eb udh\u00ebhoqi hetimet e sulmit terrorist t\u00eb 24 shtatorit t\u00eb 2023-\u00ebs tregoi n\u00eb detaje se si u hetua i gjith\u00eb ky rast.<\/p>\n<p>Abazi n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media tha se ndaj 45 t\u00eb akuzuarve r\u00ebndojn\u00eb veprat penale p\u00ebr terroriz\u00ebm, financim terrorizmi dhe shp\u00eblarje e paras\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori tha se hetimet p\u00ebr Banjsk\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb komplekset q\u00eb ka pasur kjo prokurori ndonj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb hetim jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb agjencit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zbatim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Sipas Abazit deri m\u00eb tani jan\u00eb realizuar af\u00ebr 66 intervista me d\u00ebshmitar\u00eb dhe t\u00eb pandehur.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb analizuar rreth 120 pajisje elektronike dhe rreth 1 mij\u00eb e 266 arm\u00eb dhe pajisje t\u00eb tjera dhe kemi siguruar me qindra dokumente q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb prova kritike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d \u2013 tha prokurori.<\/p>\n<p>Tutje ai shtoi se gjat\u00eb hetimeve kan\u00eb hasur n\u00eb disa sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme duke p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkufitar dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb gjurmimin e fondeve dhe shp\u00eblarjes s\u00eb parave dhe p\u00ebrdorimin e teknologjive t\u00eb avancuara t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb aktivitet kriminale nga ana e t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb pasur role t\u00eb ndryshe brenda k\u00ebtij grupi kriminal duke filluar nga organizimi, drejtimi i aktiviteteve terroriste deri tek financimi dhe shp\u00eblarja e parave\u201d \u2013 theksoi tutje prokurori.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00eb Abazi njoftoi se nd\u00ebr t\u00eb akuzuarit kryesor\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe individi me pozit\u00eb ky\u00e7e si udh\u00ebheq\u00ebs i grupit Millan Radoi\u00e7iq, i cili u tha se ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb koordinimin dhe veprimtarin\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast\u00eb jan\u00eb publikuar shum\u00eb video e pretendime n\u00eb TikTok (shih <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@zaxy_prva\/video\/7283214706645552390?is_from_webapp=1&amp;sender_device=pc&amp;web_id=7372472758708110853\">k\u00ebtu<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@specialforces.ks\/video\/7393069316763159813?is_from_webapp=1&amp;sender_device=pc&amp;web_id=7372472758708110853\">k\u00ebtu<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@zaxy_prva\/video\/7282849365192953094?is_from_webapp=1&amp;sender_device=pc&amp;web_id=7372472758708110853\">k\u00ebtu<\/a>) p\u00ebr arsyet dhe t\u00eb dyshuarit e p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Prishtin\u00ebs ka marr\u00eb vendim me t\u00eb cilin e ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr hedhje t\u00eb aktkuaz\u00ebs ndaj t\u00eb akuzuarve t\u00eb grupit t\u00eb Millan Radoi\u00e7iqit, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb sipas prokuroris\u00eb n\u00eb sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb m\u00eb 24.09.2023. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjithsej t\u00eb akuzuar jan\u00eb 45 persona duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":14,"featured_media":3179846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1208,272,228],"tags":[1628,1629,1630,1631,1632,1633],"class_list":["post-3205698","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fact-check-ligji","category-gjykata","category-ligji","tag-arben-hoti","tag-banjska","tag-blagoje-spasojeviq","tag-dushan-maksimoviq","tag-refuzim-per-hedhje-te-aktakuzes","tag-vladimir-toliq"],"lang":"sq","translations":{"sq":3205698},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205698","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/14"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3205698"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3205698\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3205698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3205698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3205698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}