{"id":3206044,"date":"2025-01-17T17:20:16","date_gmt":"2025-01-17T16:20:16","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3206044"},"modified":"2025-01-17T17:20:16","modified_gmt":"2025-01-17T16:20:16","slug":"gjykimi-per-vrasjen-me-2023-ne-podujeve-deshmitari-thote-se-degjoi-fjalet-e-viktimes-para-se-te-vritej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3206044","title":{"rendered":"Gjykimi p\u00ebr vrasjen m\u00eb 2023 n\u00eb Podujev\u00eb, d\u00ebshmitari thot\u00eb se d\u00ebgjoi fjal\u00ebt e viktim\u00ebs para se t\u00eb vritej"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj t\u00eb akuzuarit A. S., se n\u00eb bashk\u00ebkryerje me djalin e tij t\u00eb mitur kan\u00eb privuar nga jeta V. B., n\u00eb marketin &#8220;Interex&#8221;, n\u00eb Podujev\u00eb m\u00eb 2023, n\u00eb seanc\u00ebn m\u00eb\u00a0 17.01.2025, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb kat\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Osman Shabani, i cili deklaroi se punon p\u00ebr nj\u00eb firm\u00eb tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb dit\u00ebn kritike m\u00eb 11.09.2023 n\u00eb marketin \u201cInterex\u201d\u00a0 kishte qen\u00eb diku rreth or\u00ebs 12:00 dhe se kishte qen\u00eb te vendi i frigoriferave.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb te frizat, dhe kur ka ndodh\u00eb rasti kam qen\u00eb me shpin\u00eb ka frizat n\u00eb telefon me dor\u00eb dhe i kam ni krismat, t\u00eb sht\u00ebnat dhe e kam kthy kryt, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb e kam par\u00eb rastin\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Tutje i njejti tha se e kishte par\u00eb edhe momentin e vrasjes t\u00eb tani t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>\u201cE kam par\u00eb personin tani t\u00eb vrarin duke th\u00ebn\u00eb \u2018Pash\u00eb Zotin mo!\u2019, k\u00ebt\u00eb ia ka th\u00ebn\u00eb vras\u00ebsit. Ai ka vazhdu ve\u00e7 me gjujt\u00eb me arm\u00eb\u201d- tha tutje d\u00ebshmitari Shabani.<\/p>\n<p>Shabani m\u00eb tej deklaroi se i kishte d\u00ebgjuar se jan\u00eb shkrepur 7-8 plumba, dhe pastaj pas shkrepjes s\u00eb k\u00ebtyre plumbave ai kishte ikur.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Shabani p\u00ebr t\u00eb ndjerin deklaroi se e kishte njohur me nofk\u00ebn \u201cDhija\u201d, p\u00ebr emrin e tij deklaroi se nuk e kishte ditur, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb akuzuarin A.S., deklaroi se nuk e kishte njohur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, d\u00ebshmin\u00eb e ka vazhduar edhe bashk\u00ebshortja e t\u00eb ndjerit V.B., d\u00ebshmitarja <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/bashkeshortja-e-te-vrarit-e-kam-pa-dorasin-e-ka-godit-edhe-kater-here\/\">Lirie Sylejmani<\/a>.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Sylejmani gjat\u00eb deklarimit t\u00eb saj tha se \u201cnuk ka asnj\u00eb fuqi q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb faktin se A., (i akuzuar) e ka orintuar djalin e vet drejt neve.\u201d<\/p>\n<p>Sylejmani tha se bashk\u00ebshorti i saj e ka njohur t\u00eb akuzuarin A.S., nd\u00ebrsa djalin e tij jo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa e pyetur p\u00ebr rasportet e t\u00eb ndjerit me t\u00eb akuzuarin A.S., d\u00ebshmitarja tha se i ndjeri me t\u00eb akuzuarin nuk ka pasur raporte me t\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb incidentit n\u00eb vitit 2022, por q\u00eb nuk ka dijeni pse ka ndodhur ai incident, p\u00ebrve\u00e7 se ka njohuri se bashk\u00ebshorti i saj ka qen\u00eb prezent n\u00eb at\u00eb incident.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar edhe Nafije Pllana dhe Ahmet Pllana.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Nafije Pllana deklaroi se dit\u00ebn kritike ka qen\u00eb duke punuar n\u00eb marketin \u201cInterex\u201d n\u00eb Podujev\u00eb\u00a0 n\u00eb sektorin e pem\u00ebve, nd\u00ebrsa ka qen\u00eb e kthyer me shpin\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn kur ka ndodhur rasti.<\/p>\n<p>Pllana tha se rastin nuk e kishte par\u00eb, vet\u00ebm se kishte d\u00ebgjuar krism\u00ebn e arm\u00ebs dhe kishte ulur kok\u00ebn dhe pastaj e kishte par\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb plagosur n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje d\u00ebshmitarja Pllana deklaroi se n\u00eb momentin kur ka ndodhur rasti t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb b\u00ebrtitur pasi nuk e kan\u00eb ditur se \u00e7far\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Ahmet Pllana deklaroi se diku rreth apo pas or\u00ebs 12:00 kishte qen\u00eb duke punuar me bashk\u00ebshorten e tij n\u00eb marketin \u201cInterex\u201d n\u00eb Podujev\u00eb dhe diku gjat\u00eb asaj kohe ishin d\u00ebgjuar disa t\u00eb sht\u00ebna.<\/p>\n<p>Pllana deklaroi se nuk i kujtohet n\u00ebse ka par\u00eb di\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kishte d\u00ebgjuar t\u00eb sht\u00ebnat.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitari Pllana tha se pas k\u00ebtyre t\u00eb sht\u00ebnave ata ishin nisur t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e hyrjes t\u00eb marketit.<\/p>\n<p>\u201cNe pasi kemi shku te dera hymjes kan\u00eb pushu t\u00eb sht\u00ebnat. Me koleg\u00ebt e tjer\u00eb dhe me bashk\u00ebshorten time Nafijen,\u00a0 jemi kthyer edhe un\u00eb kur jam kthy kam pa nj\u00eb grua t\u00eb shtrir\u00eb duke u permeqat\u00eb (n\u00eb gjende t\u00eb r\u00ebnd\u00eb), kur e kam pa q\u00eb nuk po mundet me mbajt\u00eb kok\u00ebn e kam kap\u00eb nj\u00eb thes me fara, i kam th\u00ebn\u00eb mos e qit kok\u00ebn n\u00eb pllaka, dhe i kam th\u00ebn\u00eb mos l\u00ebviz se tash vijn\u00eb organet e rendit\u201d- deklaroi d\u00ebshmitari Pllana lidhur me rastin.<\/p>\n<p>Pasi ishte p\u00ebrfundimi i orarit t\u00eb pun\u00ebs seanca e sotme 17.01.2025 u nd\u00ebrpre. Seanca e radh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale \u00ebsht\u00eb e caktuar p\u00ebr n\u00eb muajin shkurt 2025.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje penale po udh\u00ebhiqet nga Fatime D\u00ebrmaku \u2013 kryetare dhe antar\u00ebt Gent Beka dhe Sulltane Hoti.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb dosja e Prokuroris\u00eb?<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, i akuzuari A.S.\u00a0 me q\u00ebllim t\u00eb hakmarrjes e p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konflikti q\u00eb kishte pasur m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb vitit 2022 me tani t\u00eb ndjerin V.B. dhe Sh.R., i pandehuri ka porositur djalin e tij, t\u00eb miturin L.S., q\u00eb ta privoj\u00eb nga jeta tani t\u00eb ndjerin V.B., duke kontribuar thell\u00ebsisht n\u00eb privimin nga jeta t\u00eb tani t\u00eb ndjerit V.B., e duke rrezikuar edhe jet\u00ebn e personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, m\u00eb 11.09.2023, rreth or\u00ebs 11:30, i pandehuri A.S. me djalin e tij t\u00eb mitur L.S. shkojn\u00eb n\u00eb kafiterin\u00eb e marketit \u2018Interex\u2019 n\u00eb Podujev\u00eb nga ku v\u00ebzhgojn\u00eb rrug\u00ebn &#8220;Zahir Pajaziti&#8221;.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 12:20, v\u00ebrejn\u00eb tani t\u00eb ndjerin V.B. se hyn n\u00eb marketin &#8220;Interex\u2019&#8221; s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten e tij, tani t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn L.S., dhe f\u00ebmij\u00ebn e tyre kat\u00ebrvje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se A.S. me t\u00eb miturin L.S. dalin nga restoranti i marketit, duke zbritur shkall\u00ebve.<\/p>\n<p>A.S. e orienton t\u00eb miturin L.S. n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb ndjerit V.B., i cili vihet n\u00eb ndjekje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, A.S. vazhdon p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga objekti.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur tani i ndjeri V.B., s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten e tij, t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn L.S. dhe f\u00ebmij\u00ebn e tij, arrin te sektori i produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit i mituri L.S. i afrohet nga mbrapa, nga af\u00ebrsia fillimisht shtie dy her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb V.B. (e q\u00ebllon n\u00eb shpin\u00eb dhe n\u00eb qaf\u00eb).<\/p>\n<p>Sipas dosjes, nj\u00ebra nga predhat e tejshkon trupin e tani t\u00eb ndjerit V.B. dhe e q\u00ebllon edhe t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn, bashk\u00ebshorten e tij, L.S.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se L.S. kishte filluar t\u00eb ikte n\u00eb momentin kur kishte d\u00ebgjuar krism\u00ebn.<\/p>\n<p>I mituri L.S. kishte nxjerr\u00eb nga \u00e7anta revolen tjet\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebn q\u00ebllon edhe 4 her\u00eb n\u00eb kok\u00eb tani t\u00eb ndjerin V.B.<\/p>\n<p>Ky i fundit, tanim\u00eb ishte i shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb sht\u00ebnave nga arma e zjarrit V.B. vdes n\u00eb vendin e ngjarjes, kurse e d\u00ebmtuara L.S. d\u00ebrgohet n\u00eb QKUK p\u00ebr shkak t\u00eb plag\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb p\u00ebson.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb pas t\u00eb sht\u00ebnave, i mituri L.S. me shpejt\u00ebsi del nga marketi \u201cInterexi\u201d dhe largohet k\u00ebmb\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>I pandehuri A.S. afrohet te vetura e tipit \u201cMercedes E 200\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e kishte parkuar p\u00ebrball\u00eb \u201cInterex\u201d-it dhe shkon n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, q\u00eb gjendet n\u00eb fshatin Gllamnik t\u00eb Podujev\u00ebs, ku edhe \u00ebsht\u00eb arrestuar nga pjes\u00ebtar\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bastisjes, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij jan\u00eb gjetur e sekuestruar: nj\u00eb pistolet\u00eb dhe nj\u00eb pushk\u00eb gjuetie me dylbi me leje p\u00ebr mbajtje me 62 fishek\u00eb t\u00eb pistolet\u00ebs si dhe 20 fishek\u00eb t\u00eb pushk\u00ebs s\u00eb gjuetis\u00eb e dy antiplumba.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb i pandehuri A.S. akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje me t\u00eb miturin L.S. ka kryer vepr\u00ebn penale &#8211; vrasje e r\u00ebnd\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj t\u00eb akuzuarit A. S., se n\u00eb bashk\u00ebkryerje me djalin e tij t\u00eb mitur kan\u00eb privuar nga jeta V. B., n\u00eb marketin &#8220;Interex&#8221;, n\u00eb Podujev\u00eb m\u00eb 2023, n\u00eb seanc\u00ebn m\u00eb\u00a0 17.01.2025, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb kat\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb. D\u00ebshmitari Osman Shabani, i cili deklaroi se punon p\u00ebr nj\u00eb firm\u00eb tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb dit\u00ebn kritike m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3206045,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[1759,1003,1760,551,1761,1762,1763,1764,1765,1707],"class_list":["post-3206044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-ahmet-pllana","tag-fatime-dermaku","tag-gent-beka","tag-gjykata-e-prishtines","tag-lirije-sylejmani","tag-nafije-pllana","tag-osman-shabani","tag-sulltane-hoti","tag-vrajsa-ne-interex","tag-vrasje-e-rende"],"lang":"sq","translations":{"sq":3206044},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3206044"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206044\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3206044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3206044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3206044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}