{"id":3206355,"date":"2025-01-18T23:52:52","date_gmt":"2025-01-18T22:52:52","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3206355"},"modified":"2025-01-18T23:52:52","modified_gmt":"2025-01-18T22:52:52","slug":"perparim-rama-jemi-sabotuar-dhe-bllokuar-nga-pushteti-qendror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3206355","title":{"rendered":"P\u00ebrparim Rama: Jemi sabotuar dhe bllokuar nga pushteti qendror"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama, akuzoi l\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, se ka sabotuar dhe bllokuar projektet p\u00ebr zhvillimin e kryeqytetit. Ai sjell si shembuj unaz\u00ebn dhe spitalin e Prishtin\u00ebs. Por pavar\u00ebrsisht k\u00ebsaj situate thot\u00eb zoti Rama, Prishtina \u00ebsht\u00eb transformuar.<\/p>\n<p>Rama ndodhet n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb inaugurimin e Presidentit t\u00eb 47 t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, m\u00eb 20.01.2025.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs u p\u00ebrgjigjet kritik\u00ebve q\u00eb e akuzojn\u00eb p\u00ebr mos zgjidhje t\u00eb problemeve me trafikun, mbledhjen e mbeturinave, apo ndotjen e mjedisit. Po k\u00ebshtu zoti Rama flet dhe mbi hetimet e nisura nga Prokuroria Speciale mbi tenderin prej 12 milion\u00eb eurosh p\u00ebr themelimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb \u2018Arkitektit t\u00eb Kryeqytetit\u2019.<\/p>\n<p>Rama thot\u00eb se me tenderin jan\u00eb ndjekur t\u00eb gjitha procedurat ligjore duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb projekt madhor q\u00eb ka ndihmuar n\u00eb transformimin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti Rama, Kosova ndodhet tashm\u00eb zyrtarisht n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore p\u00ebr p\u00ebrballjen m\u00eb 9 shkurt. A mendoni se ka ndryshuar di\u00e7ka nga zgjedhjet pararend\u00ebse, ku partia juaj Lidhja Demokratike u rendit e treta. A ka shanse q\u00eb LDK-ja t\u00eb jet\u00eb forc\u00eb e par\u00eb apo edhe e dyt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama:<\/strong>\u00a0Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs m\u00eb ka ftuar q\u00eb t\u00eb garoj p\u00ebr kryetar t\u00eb kryeqytetit. Pra \u00ebsht\u00eb e vetmja parti e cila q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka filluar transformimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb saj, pra rivitalizimin e partis\u00eb, rishqyrtimin e strukturave t\u00eb brendshme dhe ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb, pra rreth m\u00eb shum\u00eb se tre vite, kur fituam gar\u00ebn, pra kur u b\u00ebra kryetar i kryeqytetit, kryetar i Prishtin\u00ebs, nj\u00eb gar\u00eb q\u00eb mendohej se nuk mund t\u00eb fitohej. Por ja q\u00eb e kemi fituar dhe kemi tregu se me nj\u00eb vizion t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, me nj\u00eb analiz\u00eb dhe njohje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb problemeve, dhe me nj\u00eb vision p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kryeqytetit, nuk ka asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb na ndal\u00eb. Dhe kjo po shihet tashm\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb se tre vitesh n\u00eb menaxhimin e kryeqytetit.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Por a e ka k\u00ebt\u00eb vizion fitues partia (LKD-ja) p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama:<\/strong>\u00a0Po, ne jemi duke punuar s\u00eb bashku me Dr. Lumir Abdixhikun, i cili \u00ebsht\u00eb kryetar i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, ku strukturat e brendshme jan\u00eb ristrukturuar dhe rivitalizuar, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip fantastik e fitues n\u00eb gar\u00ebn e 9 shkurtit. Kemi pasur nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ku edhe jemi zotuar q\u00eb investimet n\u00eb kryeqytet t\u00eb jen\u00eb 1.5 miliard\u00eb euro, investime t\u00eb cilat i duhen kryeqytetit p\u00ebr arsye se kryeqyteti \u00ebsht\u00eb taksapaguesi m\u00eb i madh n\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs. Pra 49.8 p\u00ebr qind e gjith\u00eb buxhetin t\u00eb Kosov\u00ebs paguhet nga bizneset dhe qytetar\u00ebt e kryeqytetit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb investimet t\u00eb vijn\u00eb s\u00eb pari dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhajat t\u00eb jen\u00eb, p\u00ebr kryeqytetin.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Logjika ta do t\u00eb mendosh se nj\u00eb drejtues i pushtetit lokal do t\u00eb preferonte q\u00eb n\u00eb pushtetin qendror, t\u00eb kishte partin\u00eb e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb avanconte projektet dhe vizionin p\u00ebr qytetin. A keni ndjer\u00eb ju probleme n\u00eb pun\u00ebn tuaj, duke pasur parasysh q\u00eb n\u00eb qeverisjen qendrore \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. Si do ta p\u00ebrkufizoni ju bashk\u00ebpunimin me qeverin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se n\u00eb \u00e7do qeverisje normale nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishte problem se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin qendror dhe kush n\u00eb at\u00eb lokal, por ja q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb neutral n\u00eb aspektin e qeverisjes, pra Prishtina ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ashtu e kam qeverisur dhe ashtu do t\u00eb vazhdoj ta qeveris, duke par\u00eb n\u00eb p\u00ebrbashkim dhe jo n\u00eb p\u00ebr\u00e7arje, p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk e kemi pasur p\u00ebrkrahjen e qeveris\u00eb, pra kemi pasur sabotazh dhe bllokada t\u00eb ndryshme n\u00eb zhvillimin e kryeqytetit. P\u00ebr shembull p\u00ebr projekte madhore si ai i unaz\u00ebs dhe spitali i kryeqytetit. Mir\u00ebpo p\u00ebrkund\u00ebr faktit t\u00eb bllokadave dhe sabotazhave ne kemi arritur t\u00eb realizojm\u00eb buxhetin e kryeqytetit me 80 p\u00ebr qind, q\u00eb \u00ebsht\u00eb faktikisht realizim historik, m\u00eb i madhi n\u00eb historin\u00eb e kryeqytetit, po ashtu edhe n\u00eb investime kapitale 63 p\u00ebr qind. Paramendo po t\u00eb kishim pas nj\u00eb qeverisje m\u00eb normale, n\u00ebse e quaj k\u00ebshtu, \u00e7ka do t\u00eb kishim pas mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebnim. Do t\u00eb kishim pas mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb edhe n\u00eb kryeqytet, por edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Por megjithat\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u2019u thoshit ju kritik\u00ebve tuaj q\u00eb u faj\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr mos zgjidhje t\u00eb problemeve q\u00eb lidhen me trafikun e ngarkuar, ngushtimin e hap\u00ebsirave p\u00ebr l\u00ebvizjen e makinave, problemet me mbledhjen e mbeturinave, ndotjen e mjedisit, nd\u00ebrtimet pa leje apo edhe kritika t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama:<\/strong>\u00a0Pik\u00ebrisht k\u00ebto jan\u00eb edhe problemet t\u00eb cilat i p\u00ebrmenda dhe m\u00eb her\u00ebt. Pra unaza e kryeqytetit, nj\u00eb projekt madhor p\u00ebr kryeqytetin i cili \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm tashm\u00eb prej dy vite e gjysm\u00eb, e q\u00eb bllokohet nga qeveria. Nj\u00eb projekt 206 milion\u00ebsh, n\u00eb t\u00eb cilin 40 p\u00ebr qind e t\u00eb gjitha fondeve jan\u00eb faktikisht grant nga Komuniteti Evropian, vazhdon t\u00eb bllokohet nga qeveria. Pra ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt madhor i cili do ta kishte zbutur dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar duksh\u00ebm trafikun n\u00eb kryeqytet. Me informatat t\u00eb cilat ne i marrim \u00e7do dit\u00eb, kemi 748 mij\u00eb hyrje n\u00eb qytet, po them hyrje, pra vet\u00ebm prej telefonis\u00eb mobile IPKO, i kemi k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna prej tyre. Pra paramendoni kur i marrim edhe ata q\u00eb kan\u00eb telefona VALA e t\u00eb tjer\u00eb, kemi af\u00ebr nj\u00eb milion hyrje. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Q\u00eb gati m\u00eb shum\u00eb se gjysma e Kosov\u00ebs vjen \u00e7do dit\u00eb n\u00eb kryeqytet dhe del nga kryeqyteti dhe kjo normal q\u00eb shkakton presion n\u00eb trafik n\u00eb kryeqytet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe projektet madhore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb unaza e kryeqytetit&#8230;<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0E keni fjal\u00ebn p\u00ebr rrug\u00ebn \u2018A\u2019, \u00e7far\u00eb po ndodh me t\u00eb?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama:\u00a0<\/strong>Pik\u00ebrisht vazhdojm\u00eb tash me pun\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn A, por ja q\u00eb tre her\u00eb e kemi fituar gjyqin, pra na e kan\u00eb bllokuar. Kemi dal\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb e kemi fituar her\u00ebn e par\u00eb, po ashtu e kemi fituar edhe her\u00ebn e dyt\u00eb edhe her\u00ebn e tret\u00eb. Pra na e kan\u00eb bllokuar projektin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj. Projekte madhore t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb kryeqytetit edhe jo vet\u00ebm. Pra kur jan\u00eb p\u00ebr kryeqytetin jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, sepse e p\u00ebrmenda q\u00eb jemi taksapaguesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs. Pra k\u00ebto jan\u00eb sfidat. Mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo, ka pasur edhe munges\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shkollave, jemi duke nd\u00ebrtuar shkolla gjithandej p\u00ebrrreth. Kemi vazhduar tashm\u00eb m\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebditor edhe kjo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb problem sepse prind\u00ebrve u \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb, jo n\u00eb zonat ku jetojn\u00eb, por n\u00eb qend\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes dhe t\u2019i marrin n\u00eb or\u00ebn dymb\u00ebdhjet\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ka shkaktuar edhe probleme n\u00eb trafik. Pra kur e kemi nj\u00eb qytet i cili po zhvillohet dhe q\u00eb ka nj\u00eb energji fantastike, nj\u00eb energji pozitive dhe po i mund\u00ebsojm\u00eb bizneseve dhe \u00e7do qytetari q\u00eb t\u00eb vij\u00eb, t\u00eb punoj\u00eb, t\u00eb zhvillohet, i duhet edhe infrastruktura, i duhet edhe bashk\u00ebpunimi me nivelin qendror. Ja q\u00eb k\u00ebtu s\u2019e kemi. Mir\u00ebpo p\u00ebrkund\u00ebr faktit, po them q\u00eb nuk e kemi mb\u00ebshtetjen e nivelit qendror, ne vazhdojm\u00eb ta transformojm\u00eb kryeqytetin dhe vazhdojm\u00eb me projekte t\u00eb mira e madhore p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Rama, Prokuroria Speciale ka konfirmuar para pak muajsh se ka nisur hetimin mbi tenderin 12 milion\u00eb eurosh p\u00ebr themelimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb \u2018Arkitektit t\u00eb Kryeqytetit\u2019. A besoni se gjat\u00eb tenderimit jan\u00eb ndjekur t\u00eb gjitha procedurat ligjore?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: Po un\u00eb t\u00eb gjitha informatat i kam q\u00eb t\u00eb gjitha procedurat ligjore jan\u00eb ndjekur edhe normal q\u00eb t\u00eb gjitha kontratat n\u00eb spektrin publik duhet t\u00eb analizohen, t\u00eb shihet a \u00ebsht\u00eb \u00e7do gj\u00eb ligjore. Un\u00eb i kam mir\u00ebpritur k\u00ebto dhe i mir\u00ebpres edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Mir\u00ebpo kontrata e Arkitektit t\u00eb Kryeqytetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt madhor i cili e ndihmon kryeqytetit n\u00eb transformim. Deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb shpenzuar as gjysma e k\u00ebsaj kontrate, kemi m\u00eb shum\u00eb se 65 projekte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kryeqytetit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kryeqyteti ka projekte t\u00eb shumta ku edhe mund\u00ebsohet q\u00eb punimet n\u00eb terren t\u00eb kryen m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb planifikuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po them edhe kemi arritur q\u00eb realizimi i buxhetit t\u00eb jet\u00eb historikisht m\u00eb i madhi k\u00ebt\u00eb vit dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb. Projektet do t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe projektet e m\u00ebdha pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb kemi bllokad\u00eb nga niveli qendror.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0A do t\u00eb rikandidoni p\u00ebr Prishtin\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama:<\/strong>\u00a0Patjet\u00ebr q\u00eb po. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb edhe gjat\u00eb kandidimit tim t\u00eb par\u00eb q\u00eb m\u00eb duhen tet\u00eb vite ta transformoj kryeqytetin, jemi n\u00eb proces t\u00eb transformimit, pra kemi filluar transformim e kryeqytetit. Tashm\u00eb Prishtina \u00ebsht\u00eb e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht n\u00eb aspektin e artit, kultur\u00ebs, t\u00eb eventeve t\u00eb m\u00ebdha, e po ashtu t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb mir\u00eb, ku edhe sektori p\u00ebr shembull i teknologjis\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb se 35 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, ku shumica prej tyre jan\u00eb t\u00eb fokusuar n\u00eb kryeqytet, me kompani tashm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, e m\u00eb t\u00eb shumta prej vendeve t\u00eb ndryshme, q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb kryeqytet, t\u00eb krijojn\u00eb baz\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Si mund ta ndikoj\u00eb rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit tek fati i Prishtin\u00ebs n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vjesht\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: Me siguri q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrlidhshm\u00ebri, por them n\u00ebse ne kemi qendr\u00ebn e djatht\u00eb q\u00eb e fiton nivelin qendror, at\u00ebher\u00eb zhvillimi jo vet\u00ebm n\u00eb kryeqytet, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb, m\u00eb i p\u00ebrshpejtuar. N\u00ebse kemi fitore t\u00eb t\u00eb majt\u00ebs ekstreme at\u00ebher\u00eb normal q\u00eb do t\u00eb vazhdohet me pengesa. Mir\u00ebpo ne nuk do t\u00eb ndalemi. Kryeqyteti e ka edhe ligjin e vet dhe fuqin\u00eb e vet, k\u00ebshtu q\u00eb nuk ka gj\u00eb q\u00eb na ndal n\u00eb transformimin e Prishtin\u00ebs, e me t\u00eb Prishtin\u00ebs edhe t\u00eb t\u00eb gjjth\u00eb vendit.\/<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7941838.html\">VoA<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama, akuzoi l\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, se ka sabotuar dhe bllokuar projektet p\u00ebr zhvillimin e kryeqytetit. Ai sjell si shembuj unaz\u00ebn dhe spitalin e Prishtin\u00ebs. Por pavar\u00ebrsisht k\u00ebsaj situate thot\u00eb zoti Rama, Prishtina \u00ebsht\u00eb transformuar. Rama ndodhet n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb inaugurimin e Presidentit t\u00eb 47 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":3198446,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[117,419,1203,1847],"class_list":["post-3206355","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm","tag-ldk","tag-perparim-rama","tag-prishtina","tag-qeveria-kurti"],"lang":"sq","translations":{"sq":3206355},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3206355"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206355\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3206355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3206355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3206355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}