{"id":3206433,"date":"2025-01-19T14:16:28","date_gmt":"2025-01-19T13:16:28","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3206433"},"modified":"2025-01-19T14:16:28","modified_gmt":"2025-01-19T13:16:28","slug":"qindra-miliona-euro-dem-ne-buxhetin-e-maqedonise-v-konfiskim-minimal-i-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3206433","title":{"rendered":"Qindra miliona euro d\u00ebm n\u00eb buxhetin e Maqedonis\u00eb V. \u2013 Konfiskim minimal i pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit, buxheti i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 244 milion\u00eb euro, tregon analiza e Radios Evropa e Lir\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin 30 raste t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit. Prokuror\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar nga gjykata t\u00eb konfiskoj\u00eb pron\u00ebn e dhjet\u00ebra t\u00eb akuzuarve n\u00eb vler\u00eb prej 62 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa gjykata ka miratuar konfiskimin n\u00eb 5 \u00e7\u00ebshtje me vler\u00eb 49 milion\u00eb euro. Apartamentet e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ende presin vendimin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Gati 62 milion\u00eb euro do t\u00eb mund t\u00eb &#8220;peshoj\u00eb n\u00eb let\u00ebr&#8221; Agjencia p\u00ebr Pron\u00ebn e Konfiskuar, n\u00ebse gjykata do t&#8217;i pranonte k\u00ebrkesat e prokuror\u00ebve p\u00ebr sekuestrimin e pron\u00ebs s\u00eb fituar p\u00ebrmes krimit, p\u00ebr 30 raste gjyq\u00ebsore me profil t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb 10 vjet\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb analizuara, Gjykata n\u00eb pes\u00eb nga 30 rastet gjyq\u00ebsore ka vendosur q\u00eb nga 62 milion\u00eb euro t\u00eb k\u00ebrkuara, t\u00eb konfiskohen prona me vler\u00eb prej 49 milion\u00eb eurosh. N\u00ebse deri tani k\u00ebto para do t\u00eb ishin mbledhur, shteti mund t&#8217;i p\u00ebrdorte, p\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb paguar interesin e kredis\u00eb hungareze p\u00ebr tre vjet\u00ebt e par\u00eb, ose p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb pakt\u00ebn 30 shkolla t\u00eb reja.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr aktgjykime me konfiskim q\u00eb, edhe pas disa vjet\u00ebsh nga hyrja n\u00eb fuqi, ende nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb realizuara dhe t\u00eb paguara. K\u00ebto vendime jan\u00eb n\u00eb rastet si &#8220;Perandoria&#8221; n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb d\u00ebnuar ish-shefi i Drejtoris\u00eb p\u00ebr Kund\u00ebrzbulim (DSK) Sasho Mijallkov dhe biznesmeni q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane Jordan Kam\u00e7ev, ish-kryeministri Nikolla Gruevski p\u00ebr &#8220;Parcelat n\u00eb Vodno&#8221;, biznesmeni Sead Ko\u00e7an n\u00eb rastin &#8220;Trusti&#8221;, ish-agjent\u00ebt e zbulimit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb arrati &#8211; Nikolla Boshkoski, Toni Jakomoski dhe Goran Grujevski &#8211; si dhe pronarja e kompanis\u00eb Vera Ivanova n\u00eb rastin &#8220;Diamed&#8221;.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb realitet, llogaria bankare e Agjencis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb &#8220;e holl\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Gjithsej 11.3 milion\u00eb euro u depozituan n\u00eb llogarin\u00eb buxhetore nga Mijallkovi dhe Kam\u00e7evi n\u00eb vitin 2022. M\u00eb pas duhej t\u00eb shiteshin pronat e patundshme dhe aksionet bankare q\u00eb ishin pjes\u00eb e konfiskimit. Por, dy vjet m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre ende nuk \u00ebsht\u00eb shitur. Nj\u00eb pjes\u00eb pret vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr realizimin e nj\u00eb ankandi.<\/p>\n<p>Mijallkovit iu konfiskua pasuri me vler\u00eb prej 15 milion\u00eb eurosh. Shteti, edhe pse shpresonte se me shitjen e pron\u00ebs do t\u00eb mblidhte 21 milion\u00eb euro, kjo nuk ndodhi dhe shuma totale e mbledhur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se sa pritej.<\/p>\n<p>Cilat prona t\u00eb Mijallkovit jan\u00eb n\u00eb ankand deri m\u00eb 23 gusht?<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb sekuestruar t\u00eb ish-shefit t\u00eb inteligjenc\u00ebs maqedonase, ankandi do t\u00eb mbahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike m\u00eb 25 gusht, sipas njoftimit t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Administrimin e Pasurive t\u00eb Sekuestruara.<\/p>\n<p>&#8211; Apartament n\u00eb Oh\u00ebr, 65 metra katror\u00eb, vlera 5.775.234 denar\u00eb (rreth 92 mij\u00eb euro)<\/p>\n<p>&#8211; Apartament n\u00eb Oh\u00ebr, 114 metra katror\u00eb, vlera 9.032.505 denar\u00eb (rreth 146 mij\u00eb euro)<\/p>\n<p>&#8211; Tok\u00eb bujq\u00ebsore af\u00ebr fshatit Maran, 56.818 metra katror\u00eb, vlera fillestare 17.045.421 denar\u00eb (mbi 276 mij\u00eb euro)<\/p>\n<p>&#8211; Parcel\u00eb n\u00eb Kozhuf prej 321.81 metrash katror\u00eb, vlera 29.686 denar\u00eb (rreth 47 mij\u00eb euro)<br \/>\n<strong>*Pasuri e sekuestruar n\u00eb rastin &#8220;Perandoria&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Burimi: Agjencia e Konfiskimit t\u00eb Pasurive<\/strong><\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Konfiskimin e Pronave n\u00eb vitin 2023 pati ankesa n\u00eb publik se mbi ta po ushtrohen presione nga Mijallkov\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos i shesin apartamentet e konfiskuara. Tri apartamente, t\u00eb cilat Byroja e Ekspertiz\u00ebs i vler\u00ebsoi me 330.200 euro, n\u00eb ankandin publik u blen\u00eb nga kompania &#8220;Best Way Investment&#8221;, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb tij, Jordan Mijallkov.<\/p>\n<p>K\u00ebto apartamente, t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb Vodno, n\u00eb rrug\u00ebn Sllavejko Arsov, pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/sasho-mijallkov-rigjykim-\/32183765.html\">Sasho Mijallkovit<\/a><\/strong>, u konfiskuan n\u00eb rastin &#8220;Perandoria&#8221;.<\/p>\n<p>Nga e gjith\u00eb pasuria e konfiskuar e Mijallkovit, deri m\u00eb tani jan\u00eb shitur dy apartamente n\u00eb Oh\u00ebr dhe nj\u00eb tok\u00eb nd\u00ebrtimi n\u00eb fshatin Radnj\u00eb (midis Demir Kapis\u00eb dhe Kavadarit) me vler\u00eb prej 250 mij\u00eb eurosh, tri apartamente dhe nj\u00eb garazh n\u00eb shum\u00ebn prej 332 mij\u00eb eurosh. N\u00eb total, nga shitja n\u00eb buxhet jan\u00eb kthyer pothuajse 600 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Apartamentet e ish-kryeministrit Gruevski ende nuk jan\u00eb ofruar n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme. As Qeveria e m\u00ebparshme, e as aktualja nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin p\u00ebr shitjen e tyre, ndon\u00ebse vendimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i plotfuqish\u00ebm tash e nj\u00eb vit. Vlera e tyre e p\u00ebrllogaritur arrin n\u00eb 1.9 milion euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Gruevski e ndante me kush\u00ebririn e tij Mijallkov, parcelat n\u00eb Vodno, ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit. Sipas hulumtimit t\u00eb &#8220;BIRN Prizma&#8221;, Komuna Qend\u00ebr n\u00eb Shkup k\u00ebrkon t\u00eb fshihen shenjat nd\u00ebrtimore p\u00ebr haciendat, por Agjencia ka insistuar q\u00eb ato t\u00eb mbeten parcela nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Konfiskimi m\u00eb i madh i parashikuar me vendim gjyq\u00ebsor prej 17 milion\u00eb eurosh n\u00eb rastin &#8220;Trusti&#8221; ku u d\u00ebnua biznesmeni Sead Ko\u00e7an p\u00ebr tender t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr mihjen e qymyrit n\u00eb &#8220;KXE \u2013 Manastir&#8221; n\u00eb vitin 2011, mbeti i bllokuar n\u00eb procedurat ligjore. Procedura e falimentimit ia &#8220;shp\u00ebtoi&#8221; nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb Ko\u00e7anit, q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb nuk mund t\u00eb regjistrohej n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit. Agjencia at\u00ebher\u00eb pohonte se ky konfiskim \u00ebsht\u00eb i pazbatuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Konfiskimi tjet\u00ebr p\u00ebr nga madh\u00ebsia, q\u00eb pret nj\u00eb vendim t\u00eb plotfuqish\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rastin &#8220;Diamed&#8221; ku, sipas aktakuz\u00ebs, q\u00ebllimi i Ivanov\u00ebs ishte t\u00eb fitonte monopol n\u00eb treg me nj\u00eb licenc\u00eb 20-vje\u00e7are dhe rritje t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb aksioneve t\u00eb saj, n\u00eb vend t\u00eb kryerjes s\u00eb dializ\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebtij konfiskimi \u00ebsht\u00eb mbi 11 milion\u00eb euro. Sipas vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, shteti duhet t\u00eb konfiskoj\u00eb nga Ivanova 3.2 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa nga nj\u00eb person juridik i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rast \u00ebsht\u00eb caktuar konfiskimi prej 8.2 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p><strong>Vitin e kaluar Agjencia &#8220;inkasoi&#8221; 1.6 milion euro<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm vitin e kaluar Agjencia ia doli t\u00eb &#8220;inkasoj\u00eb&#8221; vet\u00ebm 1.6 milion euro nga shitja e pron\u00ebs q\u00eb me vendim t\u00eb gjyq\u00ebsorit ishte b\u00ebr\u00eb pron\u00eb e shtetit.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 shkurt 2024 u publikua shpallja e fundit p\u00ebr shitjen e pron\u00ebs s\u00eb konfiskuar nga Agjencia p\u00ebr Menaxhimin e Pron\u00ebs s\u00eb Sekuestruar. At\u00ebher\u00eb p\u00ebr shitje ishin shpallur shtat\u00eb automjete. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb nuk ka pasur njoftime p\u00ebr ankande dhe shitje t\u00eb pronave t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb sekuestruara me vendim gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Arsyet pse vjet agjencia nuk zbatoi procedur\u00eb p\u00ebr shitje t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb paluajtshme jan\u00eb objektive, thon\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjet e k\u00ebtij institucioni p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;U miratua ligji i ri i Agjencis\u00eb, pasoi procesi zgjedhor, nuk kishte k\u00ebshill funksional drejtues i cili u formua vet\u00ebm n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024 dhe tani jemi n\u00eb faz\u00ebn e miratimit t\u00eb statutit t\u00eb agjencis\u00eb, si dhe t\u00eb rregulloreve t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb jan\u00eb kusht p\u00ebr fillimin e publikimit t\u00eb shitjeve t\u00eb reja, si dhe t\u00eb menaxhimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb konfiskuar&#8221;, thon\u00eb nga Agjencia p\u00ebr Konfiskimin e Pron\u00ebs.<\/p>\n<p>As Qeveria n\u00eb gjasht\u00eb muajt e fundit nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqim p\u00ebr shitjen e pron\u00ebs s\u00eb konfiskuar me vendim gjyq\u00ebsor, tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat nga Gazeta Zyrtare. Sipas k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, Agjencia u p\u00ebrmend vet\u00ebm dy her\u00eb n\u00eb mbledhjet e Qeveris\u00eb, nj\u00eb her\u00eb gjat\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb ish-drejtorit Driton Nebiu dhe her\u00ebn e dyt\u00eb gjat\u00eb ndryshimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit drejtues.<\/p>\n<p>Vendimi i fundit p\u00ebr p\u00eblqim p\u00ebr shitjen e pron\u00ebs s\u00eb konfiskuar \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Artan Grubi m\u00eb 13 shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. At\u00ebher\u00eb n\u00eb rend dite ishte parcela e Mijallkovit n\u00eb fshatin Maran, af\u00ebr Komun\u00ebs s\u00eb Studeni\u00e7anit, vlera e s\u00eb cil\u00ebs u llogarit t\u00eb jet\u00eb 200 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa pjes\u00eb t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cilat gjykata ka vendosur konfiskimin e pasuris\u00eb, pasi jan\u00eb fituar n\u00ebp\u00ebrmjet krimit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb organizat\u00ebs joqeveritare &#8220;T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb&#8221;, gjykatat n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e rasteve t\u00eb analizuara vendosin p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb numrin e vog\u00ebl t\u00eb vendimeve p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e rasteve, ku shteti \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar, nuk kan\u00eb marr\u00eb epilog gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb, arka shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebr 244 milion\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr 30 rastet gjyq\u00ebsore me profil t\u00eb lart\u00eb q\u00eb Radio Evropa e Lir\u00eb i ka analizuar tregojn\u00eb se gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, nga buxheti i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb &#8220;xhepa privat\u00eb&#8221; kan\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb pakt\u00ebn 244 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>K\u00ebto para, nuk do t\u00eb kthehen n\u00eb buxhet, p\u00ebr shkak se gjysma e k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve jan\u00eb vjetruar si vepra penale &#8220;bashkim kriminal&#8221; dhe &#8220;keqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs dhe autorizimeve zyrtare&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rasteve q\u00eb nuk jan\u00eb vjetruar, si penges\u00eb dol\u00ebn dy prokuror\u00eb nga Prokuroria e Lart\u00eb, duke i bllokuar procedurat.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb deritash\u00ebm, si\u00e7 thot\u00eb prokurori republikan Ljup\u00e7o Kocevski, kat\u00ebr raste n\u00eb t\u00eb cilat d\u00ebmi p\u00ebr buxhetin \u00ebsht\u00eb rreth 10 milion\u00eb euro, jan\u00eb bllokuar n\u00eb &#8220;sirtar&#8221; pas procedur\u00ebs s\u00eb ankimimit.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lart\u00eb, Jovan Cvetanoski, dhe shefit t\u00eb tij Mustafa Hajrullahu, jan\u00eb ngritur procedura disiplinore, por edhe hetim pasi nuk kan\u00eb ushtruar ankes\u00eb nga aktgjykimi ose kan\u00eb hequr dor\u00eb nga aktakuza.<\/p>\n<p>&#8220;B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00ebri rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rreth 840.000 euro, dhe ankesa \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Rasti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb-shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rreth tet\u00eb milion\u00eb euro. Rasti i tret\u00eb dhe i kat\u00ebrt, n\u00ebse mblidhen bashk\u00eb, mbase mund t\u00eb ken\u00eb gjithsej rreth dhjet\u00eb milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtat, ku ankesa \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr ose padia \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Duke marr\u00eb parasysh se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shuma shum\u00eb-shum\u00eb t\u00eb larta, do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm prokurori q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunuesi i rastit dhe prokurori i Lart\u00eb Publik&#8221;, deklaroi Kocevski n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;360 grad\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb procedura e par\u00eb disiplinore kund\u00ebr Jovan Cvetanovskit. N\u00eb vitin 2017, ndaj tij, si z\u00ebvend\u00ebsprokuror i ish-shefes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkupit Gordana Geshkovska, u nis nj\u00eb tjet\u00ebr procedur\u00eb disiplinore, p\u00ebr mosmarrjen e masave pas s\u00eb &#8220;enjtes s\u00eb p\u00ebrgjakshme&#8221; t\u00eb 27 prillit, kur ndodhi sulmi i dhunsh\u00ebm n\u00eb Kuvend. K\u00ebshilli i Prokuror\u00ebve Publik\u00eb, pas pes\u00eb vjet\u00ebsh &#8220;shqyrtimi t\u00eb procedur\u00ebs disiplinore&#8221; konstatoi se ajo ishte e vonuar.<\/p>\n<p>L\u00ebnda e madhe p\u00ebr t\u00eb cilin flet Kocevski \u00ebsht\u00eb &#8220;Banka Postare&#8221; n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn biznesmen\u00ebt Tome Gllav\u00e7ev dhe Ratko Dimitrovski u akuzuan p\u00ebr pastrim parash dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Goditjen e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e dha Kodi Penal i ndryshuar, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb vepra penale e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare t\u00eb skadoj\u00eb. Prokurori e ndryshoi akuz\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb pastrim parash, por gjykat\u00ebsja e vler\u00ebsoi se meq\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shp\u00ebrdorimi, nuk mund t\u00eb ndiqet p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;pastrim parash&#8221;.<\/p>\n<p>D\u00ebnimin me vdekje t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebnde ia p\u00ebrshkroi prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb, i cili e t\u00ebrhoqi ankes\u00ebn ndaj aktvendimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet e hapura nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP), dhe m\u00eb pas e mori Prokuroria Publike.<\/p>\n<p>L\u00ebnda e dyt\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po zhvillohet procedur\u00eb disiplinore kund\u00ebr Cvetkoskit \u00ebsht\u00eb &#8220;Talir 2&#8221; ku \u00ebsht\u00eb ngrir\u00eb prona e VMRO DPMNE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe selin\u00eb n\u00eb Pallatin e Bardh\u00eb n\u00eb Shkup, si dhe rreth tridhjet\u00eb shtabe partiake t\u00eb blera me fonde t\u00eb ndaluara financiare.<\/p>\n<p>Nga Gjykata e Apelit, si organ gjyq\u00ebsor i shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ku prokuror\u00ebt e lart\u00eb marrin masa, nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, n\u00eb lidhje me numrin e rasteve t\u00eb tjera kur \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr ankesa ose \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb procedura me vendim t\u00eb prokurorit t\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Gjykata e Apelit n\u00eb Shkup nuk mban evidenc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe as nuk disponon t\u00eb dh\u00ebna statistikore p\u00ebr rastet q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga afera e p\u00ebrgjimit t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm dhe q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb prokurorit\u00eb e rregullta&#8221;, thon\u00eb nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p><strong>Arsyet kur shteti mund t\u00eb konfiskoj\u00eb pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e Bashkimit Evropian (BE) p\u00ebr p\u00ebrparimin e vendit, theksohet se mekanizmi \u2013 konfiskimi i pasuris\u00eb s\u00eb arritur p\u00ebrmes aktiviteteve kriminale, shum\u00eb pak zbatohet n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ligjeve maqedonase, shteti mund t\u00eb konfiskoj\u00eb pasuri p\u00ebr kat\u00ebr arsye:<\/p>\n<p>&#8211; Konfiskimi n\u00eb procedur\u00eb penale<br \/>\n&#8211; Konfiskim i zgjeruar<br \/>\n&#8211; N\u00eb procedur\u00eb tatimore<br \/>\n&#8211; N\u00eb procedur\u00eb civile.<\/p>\n<p>Procedura e fundit \u00ebsht\u00eb sipas ligjit t\u00eb ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi q\u00eb nga shtatori i vitit t\u00eb kaluar. P\u00ebr zbatimin e tij, pra p\u00ebr prejardhjen e pasuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse Drejtoria e Policis\u00eb Financiare. Drejtori i saj, Slobodan Ivanovski, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb tha se planifikon k\u00ebt\u00eb vit krijimin e ekipeve n\u00eb dy departamente t\u00eb specializuara q\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Na kan\u00eb mb\u00ebrritur dy nisma nga Prokuroria e Lart\u00eb Teknike. Ne po veprojm\u00eb sipas tyre, kryejm\u00eb kontrollet e para dhe p\u00ebrcaktojm\u00eb shum\u00ebn neto t\u00eb asaj prone q\u00eb nuk mund t\u00eb v\u00ebrtetohet se \u00ebsht\u00eb nga burime ligjore&#8221;, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Nga kat\u00ebr llojet e konfiskimit, m\u00eb s\u00eb shumti aplikohet ai n\u00eb procedur\u00eb penale, pra, kur shteti b\u00ebhet pronar i pron\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se \u00ebsht\u00eb fituar p\u00ebrmes vepr\u00ebs penale. Megjithat\u00eb, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe organizatat joqeveritare vendase jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqura me zbatimin praktik t\u00eb konfiskimit t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtori Ekzekutiv i Koalicionit &#8220;T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb&#8221;, Darko Avramovski, thot\u00eb se dy faktor\u00eb ky\u00e7 ndikojn\u00eb n\u00eb rezultatet e dob\u00ebta gjat\u00eb konfiskimit t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb procedur\u00ebn penale. I pari \u00ebsht\u00eb korniza ligjore s\u00eb bashku me t\u00eb gjitha pasakt\u00ebsit\u00eb dhe paqart\u00ebsit\u00eb e saj, dhe kapaciteti i institucioneve p\u00ebr t\u00eb kryer me koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive konfiskimin e m\u00eb pas edhe shitjen e pron\u00ebs s\u00eb fituar p\u00ebrmes krimit.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se, mungesa e definicionit t\u00eb qart\u00eb n\u00eb ligj se kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar konfiskimin, l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr &#8220;interpretim t\u00eb lir\u00eb dhe hedhjen e topit&#8221; mes gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr faktorin e dyt\u00eb, kapacitetet institucionale, thot\u00eb ai, mungojn\u00eb para, aft\u00ebsi dhe njer\u00ebz q\u00eb mund ta kryejn\u00eb pun\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8220;Prokurorit\u00eb publike kan\u00eb shum\u00eb pak hetues financiar\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb kryer hetime t\u00eb pavarura. Nj\u00ebher\u00ebsh,n\u00eb shtet nuk ka ekspert\u00eb q\u00eb merren me t\u00eb ashtuquajturin &#8220;kontabilitet forenzik&#8221;, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ndjekin rrjedh\u00ebn e pron\u00ebs s\u00eb fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shum\u00ebfishimin e saj ligjsh\u00ebm&#8221;, thot\u00eb Avramovski.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e problemeve gjat\u00eb konfiskimit t\u00eb pron\u00ebs mund t\u00eb shtohen dhe l\u00ebshimet n\u00eb aktakuz\u00eb dhe mosshfryt\u00ebzimi i teknologjive moderne p\u00ebr qasje t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb informacion dhe reagim.<\/p>\n<p>&#8220;Shum\u00eb shpesh ndodh q\u00eb prokurori publik n\u00eb aktakuz\u00eb ose n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr konfiskim t\u00eb mos e specifikoj\u00eb pron\u00ebn e sakt\u00eb q\u00eb korrespondon me vler\u00ebn e pron\u00ebs s\u00eb fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme p\u00ebr t&#8217;u sekuestruar. Si rezultat i k\u00ebsaj, n\u00eb vet\u00eb vendimin \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnuar vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb konfiskohet pron\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb caktuar, pa e specifikuar se cila \u00ebsht\u00eb ajo pron\u00eb&#8221;, shpjegon Avramovski.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb aktgjykimit t\u00eb till\u00eb, si\u00e7 ishte edhe shembulli me l\u00ebnd\u00ebn &#8220;Trust&#8221; dhe kamion\u00ebt e kompanis\u00eb Transmet, Agjencia p\u00ebr Konfiskimin e Pasuris\u00eb nuk mundi t\u00eb kryente nj\u00eb hetim p\u00ebr t\u00eb gjetur pron\u00ebn e luajtshme t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit Ko\u00e7an. M\u00eb pas, problemi u shfaq edhe me procedur\u00ebn e falimentimit, kur prona u k\u00ebrkua nga persona t\u00eb tjer\u00eb privat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb borxheve.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb thon\u00eb se Kodi i ri Penal ka p\u00ebrfunduar dhe pret mendimin e Komisionit Evropian (KE), pas s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb dor\u00ebzohet n\u00eb procedur\u00ebn qeveritare dhe parlamentare.<\/p>\n<p>Me t\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parashikuar, duhet t\u00eb rikthehen ndryshimet n\u00eb nenet e shfuqizuara, q\u00eb hap mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr hetime proaktive, vendime p\u00ebrfundimtare dhe kthimin e mjeteve, p\u00ebrfshir\u00eb konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb fituar p\u00ebrmes krimit, bazuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb caktuar, konfiskim t\u00eb zgjeruar dhe konfiskim nga persona t\u00eb tret\u00eb.\/ <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/buxheti-maqedonise-se-veriut-qindra-miliona-euro-dem-\/33279515.html\">REL<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit, buxheti i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 244 milion\u00eb euro, tregon analiza e Radios Evropa e Lir\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin 30 raste t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit. Prokuror\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar nga gjykata t\u00eb konfiskoj\u00eb pron\u00ebn e dhjet\u00ebra t\u00eb akuzuarve n\u00eb vler\u00eb prej 62 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":10,"featured_media":3130235,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11,212],"tags":[1879,378],"class_list":["post-3206433","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm","category-rajon","tag-buxheti","tag-maqedonia-e-veriut"],"lang":"sq","translations":{"sq":3206433},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/10"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3206433"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206433\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3206433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3206433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3206433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}