{"id":3206451,"date":"2025-01-19T19:00:43","date_gmt":"2025-01-19T18:00:43","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3206451"},"modified":"2025-01-19T19:00:43","modified_gmt":"2025-01-19T18:00:43","slug":"garde-kombetare-dhe-njesit-te-helikoptereve-per-emergjenca-civile-zotimet-e-pdk-se-per-sigurine-dhe-mbrojtjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3206451","title":{"rendered":"Gard\u00eb Komb\u00ebtare dhe Nj\u00ebsit t\u00eb Helikopter\u00ebve p\u00ebr emergjenca civile: Zotimet e PDK-s\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe mbrojtjen"},"content":{"rendered":"<p><em>P\u00ebr zhvillimin e sektorit t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes, tre kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), jan\u00eb zotuar se n\u00ebse partia e tyre do t\u00eb qeveris me vendin pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, do t\u00eb b\u00ebhet digjitalizimi i sistemit t\u00eb siguris\u00eb, do t\u00eb ngritet Nj\u00ebsiti i Helikopter\u00ebve p\u00ebr emergjenca civile, do t\u00eb krijohet Garda Komb\u00ebtare, si dhe do t\u00eb b\u00ebhen sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe jet\u00ebsore p\u00ebr ushtarak\u00ebt dhe polic\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p>PDK-ja, n\u00eb programin zgjedhor ka parapar\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare e cila parashihet t\u00eb aplikohet n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb afatgjate- 20 vje\u00e7are. N\u00ebse do t\u00eb marrin besimin e mjaftuesh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb qeverisur me vendin, Besa Kabashi- Ramaj, Rashit Qalaj dhe Kujtim Gashi jan\u00eb zotuar n\u00eb \u201cDebatP\u00ebrnime\u201d, m\u00eb 19.01.2025, se do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sektorin e siguris\u00eb, duke nisur nga konsolidimi i k\u00ebtij sektori, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb vend stabil e t\u00eb sigurt, e q\u00eb siguria mos t\u00eb trajtohet m\u00eb si nj\u00eb tem\u00eb e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"#DebatPernime - Planet e PDK-s\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe investimet n\u00eb rajonin e Prizrenit - 19.01.2025\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/um_LAc5af_Q?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>N\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, tre kandidat\u00ebt vendos\u00ebn digjitalizimin e sistemit t\u00eb siguris\u00eb duke integruar k\u00ebshtu jo vet\u00ebm institucionet e siguris\u00eb, t\u00eb mbrojtjes dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs, por edhe akter\u00ebt tjer\u00eb institucional\u00eb si Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe ajo e Arsimit.<\/p>\n<p>Mes tjerash, pati zotime edhe p\u00ebr rajonin e Prizrenit. Nj\u00eb prej tyre m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishm\u00ebve ishte q\u00eb n\u00eb kazerm\u00ebn e KFOR-it n\u00eb Prizren t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb Qend\u00ebr e Inovacionit p\u00ebr Trajnime dhe Teknologji Informative. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj saj, ata b\u00ebn t\u00eb ditur se n\u00eb programin e PDK-s\u00eb parashihet edhe ridizajnimi i autostrad\u00ebs Prizren-Tetov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si t\u00eb b\u00ebhet digjitalizimi i sistemit t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebrderisa FSK-ja nuk ka qasje n\u00eb veri?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb par\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet e siguris\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale, kandidatja Besa Kabashi &#8211; Ramaj, eksperte e siguris\u00eb dhe mbrojtjes,\u00a0thot\u00eb se do ta b\u00ebjn\u00eb digjitalizimin e sektorit t\u00eb siguris\u00eb dhe integrimin e platformave t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrdorin institucionet brenda sektorit t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur u pyet se si do ta b\u00ebjn\u00eb digjitalizimin p\u00ebrderisa kat\u00ebr komunat veriore (Mitrovica e Veriut, Zve\u00e7ani, Zubin Potoku e Leposaviqi) nuk kontrollohen nga Forca e Siguris\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Kabashi- Ramaj tha q\u00eb digjitalizimi nuk do ta b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vite, por se me kalimin e viteve do t\u00eb shikojn\u00eb si do t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb integrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna edhe nga ato komuna.<\/p>\n<p>\u201cT\u2019i shikojm\u00eb krejt databazat aktuale q\u00eb i kemi dhe t\u2019ia fillojm\u00eb me pilotu integrimin e databazave t\u00eb institucioneve ekzistuese. T\u2019i testojm\u00eb se si mund t\u2019i mbledhim ato informata dhe si mund t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr parandalimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve. Mandej, momentin q\u00eb funksionalizohen p\u00ebr k\u00ebto, t\u00eb mendojm\u00eb si t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb aty ku nuk kemi qasje\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj teme, se si do ta d\u00ebrgojn\u00eb FSK-n\u00eb n\u00eb veri, Kabashi-Ramaj tha se nuk ka pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ku ligj\u00ebrisht nuk mundet t\u00eb d\u00ebrgohet Ushtria e Kosov\u00ebs, por sipas saj, PDK-ja zgjedh rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb koordinohet me aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cMe aleat\u00ebt ton\u00eb NATO-n dhe SHBA-n n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb koordinohemi p\u00ebr ta ruajtur stabilitetin &#8230; Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk jemi sovran, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb ta p\u00ebrdorim ushtrin\u00eb atje, por se ne koordinohemi me aleat\u00ebt\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti n\u00eb dhjetor 2024 \u00ebsht\u00eb shprehur se me zotimin e ish-kryeministrit, Hashim Tha\u00e7i, p\u00ebr mosd\u00ebrgim t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (FSK) n\u00eb veri t\u00eb vendit pa lejen e KFOR-it, jan\u00eb krijuar kufij t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr-k\u00ebmbim me shefin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u zotua se FSK-ja nuk do t\u00eb dislokohet n\u00eb veri \u2013 zon\u00eb e banuar me shumic\u00eb serbe \u2013 pa u dakorduar paraprakisht me misionin paqeruajt\u00ebs t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR.<\/p>\n<p>Let\u00ebr-k\u00ebmbimi me NATO-n besohet t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbajtur situat\u00ebn atje n\u00ebn kontroll. Kuvendi i Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 2018, miratoi ndryshimet ligjore p\u00ebr transformimin e mandatit t\u00eb FSK-s\u00eb n\u00eb ushtri. Ligji p\u00ebr FSK-n\u00eb, i cili hyri n\u00eb fuqi n\u00eb janar t\u00eb 2019-\u00ebs, thot\u00eb se kjo forc\u00eb mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetar\u00ebt, pron\u00ebn dhe interesat e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ngritja e Gard\u00ebs Komb\u00ebtare dhe e Nj\u00ebsitit t\u00eb Helikopter\u00ebve p\u00ebr emergjenca civile<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ngritur nivelin e mbrojtjes nga k\u00ebrc\u00ebnimet e jashtme dhe t\u00eb brendshme, PDK zotohet se do ta zhvilloj\u00eb Gard\u00ebn Komb\u00ebtare, e cila do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb kombinimin e forcave aktive, forcave rezerv\u00eb dhe vullnetar\u00ebve q\u00eb duan t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb vendit n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Kabashi-Ramaj beson q\u00eb Garda Komb\u00ebtare e rrit aft\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb maksimizoj\u00eb kapacitetet e saj q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb m\u00eb shpejt n\u00eb raste t\u00eb katastrofave.<\/p>\n<p>\u201cNe e parashohim q\u00eb p\u00ebr ngritje t\u00eb nivelit t\u00eb mbrojtjes nga k\u00ebrc\u00ebnimet e jashtme dhe t\u00eb brendshme t\u00eb krijojm\u00eb pes\u00eb regjimente, si\u00e7 kemi planifikuar me partner\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb SHBA-n\u00eb dhe NATO-n, t\u2019i nd\u00ebrtojm\u00eb k\u00ebto regjimente dhe t\u2019i funksionalizojm\u00eb brenda k\u00ebtij mandati\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me emergjencat civile, Kabashi- Ramaj u zotua se do ta ngritin edhe Nj\u00ebsitin e Helikopter\u00ebve.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3206485\" aria-describedby=\"caption-attachment-3206485\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC01213-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3206485\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC01213-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3206485\" class=\"wp-caption-text\">Kandidatja e PDK-s\u00eb, Besa Kabashi-Ramaj. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ngritjen e kapaciteteve ajrore p\u00ebr emergjenca civile, sipas saj, do ta b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb nj\u00ebsi me gjasht\u00eb helikopter\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb shfryt\u00ebzohen edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje mbrojtjeje.<\/p>\n<p>\u201cSidomos p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebve t\u00eb qytetar\u00ebve ton\u00eb q\u00eb me sa kam informacion 150 deri n\u00eb 170 vdesin brenda vitit p\u00ebr shkak se nuk kemi kapacitet me transportu prej aty ku aksidentohen deri n\u00eb QKUK (Qendr\u00ebn Klinike dhe Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs)\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Kur u pyet n\u00ebse kjo nj\u00ebsi parashihet t\u00eb pajiset me helikopter\u00ebt \u201cBlack Ops\u201d, t\u00eb tipit q\u00eb Qeveria Kurti po i negocion p\u00ebr q\u00ebllime ushtarake, ajo tha se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsi tjet\u00ebr por e cila sipas planit t\u00eb tyre duhet t\u00eb vendoset n\u00eb FSK p\u00ebr shkak se ka kapacitet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtje dhe p\u00ebr pilot\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, edhe pse e kan\u00eb n\u00eb plan ta vendosin n\u00eb FSK, do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb protokoll t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb incidenteve n\u00eb emergjenca civile mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeri t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb q\u00eb buxheti shtet\u00ebror t\u00eb rritet deri n\u00eb at\u00eb nivel q\u00eb t\u00eb kemi dy nj\u00ebsi t\u00eb helikopter\u00ebve, ne kemi planifikuar q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb vende partnere\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr helikopter\u00ebt \u201cBlack Ops\u201d, ajo tha se jan\u00eb ideal\u00eb pasi kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb operacione ushtarake dhe civile, ve\u00e7se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cVendet e BE-s\u00eb kan\u00eb disa helikopter\u00eb standard q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb emergjenca civile, por q\u00eb munden me sh\u00ebrbyer edhe n\u00eb operacione ushtarake. Blerjet ushtarake nuk b\u00ebhen p\u00ebrmend\u00ebsh, por na baz\u00eb t\u00eb nevojave\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Kabashi-Ramaj u zotua se helikopter\u00ebt do t\u00eb blihen brenda mandatit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka p\u00ebr armatimin?<\/strong><\/p>\n<p>Besa Kabashi- Ramaj nuk tregoi se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb sakt\u00eb si PDK p\u00ebr Fabrik\u00ebn e Municionit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje Qeveria Kurti, por tha se si m\u00eb t\u00eb duhur e shohin q\u00eb armatimi t\u00eb blihet.<\/p>\n<p>\u201cNuk guxojm\u00eb t\u2019i mashtrojm\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb vendet mbrohen vet\u00eb, sepse ne jemi demokraci dhe jemi rreshtuar kah Per\u00ebndimi. Dhe, vendet per\u00ebndimore mbrohen p\u00ebrmes aleancave si\u00e7 \u00ebsht\u00eb NATO\u201d- tha ajo duke shtuar se \u201cn\u00ebse kthejn\u00eb besimin n\u00eb NATO e n\u00eb SHBA, do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebsaj Aleance\u201d, e m\u00eb pas edhe standardin e armatimit Kosova do ta ket\u00eb si ata.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb modeli kan\u00eb n\u00eb plan p\u00ebr blerje t\u00eb armatimit, ajo ta shkurt se do t\u00eb marrin shembullin e aleat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cAleat\u00ebt tan\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari blejn\u00eb armatim, si p\u00ebr shembull \u201cBeretta\u201d \u00ebsht\u00eb italiane, por n\u00eb momentin q\u00eb e p\u00ebrdor\u00eb Ushtria Amerikane, Beretten e prodhon vet\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Pra nuk blen armatim vet\u00eb. Ne duhet t\u00eb kemi kujdes se si e trajtojm\u00eb sektorin e prodhimit\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo tha se synojn\u00eb q\u00eb buxhetin p\u00ebr mbrojtjen ta rrisin m\u00eb shum\u00eb se 2 p\u00ebr qind t\u00eb GDP-s\u00eb dhe ta b\u00ebjn\u00eb minimumi gjysm\u00eb miliardi.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ushtrin\u00eb, por ne e shohim sigurin\u00eb si sektor gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfshin edhe dikastere tjera\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, m\u00eb 16.12.2024, ka n\u00ebnshkruar Kontrat\u00eb me prodhuesin shtet\u00ebror turk \u201cMakine ve Kimya End\u00fcstrisi\u201d (MKE), me t\u00eb cilin, sipas shefit t\u00eb Qeveris\u00eb, po vendosen themelet e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes. Ai kishte th\u00ebn\u00eb se me t\u00eb filluar prodhimi, fabrika do t\u00eb funksionoj\u00eb si nd\u00ebrmarrje publike dhe si mark\u00eb 100% vendore.<\/p>\n<p>Kurse, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pati th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr hapjen e fabrik\u00ebs s\u00eb municionit kan\u00eb pranuar nj\u00eb Raport fizibiliteti nga Ministria e Mbrojtjes e Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr arm\u00ebt e Policis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, kandidati Rashit Qalaj i cili vet\u00eb ka qen\u00eb drejtor i k\u00ebtij institucioni, tha se ka arm\u00eb q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb e nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb blesh arm\u00eb q\u00eb jan\u00eb efektive me kualitet t\u00eb lart\u00eb t\u00eb cilat mund t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb polici kudo. Ju e dini q\u00eb ka arm\u00eb t\u00eb cilat policia kufitare nuk i p\u00ebrdor\u00eb tash e q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat. Arm\u00eb t\u00eb ndryshme nga Kroacia, Turqia t\u00eb cilat nuk jan\u00eb adekuate\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, nuk duhet politika t\u00eb imponoj blerje t\u00eb arm\u00ebve pa b\u00ebr\u00eb analiza dhe pa marr\u00eb vendime nga organi kompetent n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb \u00ebsht\u00eb Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 12.01.2024, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, pati th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha patrullat policore n\u00eb vend do t\u00eb pajisjen me arm\u00eb t\u00eb gjata. Ai tha se k\u00ebto arm\u00eb do t\u00eb rritet efikasiteti n\u00eb luftimin e krimit.<\/p>\n<p>Njoftimi p\u00ebr blerjen e arm\u00ebve t\u00eb gjata p\u00ebr zyrtar\u00ebt policor\u00eb erdhi nj\u00eb dit\u00eb pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan se kan\u00eb miratuar k\u00ebrkes\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr blerjen e 246 sistemeve kund\u00ebrtanke, Javelin, q\u00eb prodhohen n\u00eb SHBA, p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Planet p\u00ebr Policin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rashit Qalaj tha se e kan\u00eb n\u00eb plan q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim struktur\u00ebs organizative t\u00eb Policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse kjo e tanishmja \u00ebsht\u00eb e duhura.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht Policia ka 7 departamente dhe ka shum\u00eb divizione n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb saj. Kemi nj\u00eb qasje t\u00eb rritur t\u00eb administrat\u00ebs, nd\u00ebrsa nuk v\u00ebrehen shum\u00eb efektet e polic\u00ebve n\u00eb terren, e nevojat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb polic\u00eb n\u00eb terren\u201d- tha Qalaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky vler\u00ebsim nuk do t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm nga ministri i Brendsh\u00ebm, por nga t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt, Policia e Kosov\u00ebs me Drejtorin\u00eb strategjike dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 saj, ai tha se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr ekspert\u00eb t\u00eb hetimeve financiare q\u00eb t\u2019i qasen krimit t\u00eb niveleve t\u00eb larta, hetimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, rrjedhjes s\u00eb parave si dhe financimit t\u00eb terrorizmit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Qalaj tha se Kosova ka kapacitete t\u00eb limituara p\u00ebr hetimin e krimeve kibernetike, jo vet\u00ebm n\u00eb nivel qendror n\u00eb Prishtin\u00eb, por edhe t\u00eb rajoneve policore q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje si shtet t\u2019i parandalojm\u00eb dhe t\u2019i hetojn\u00eb k\u00ebto.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3206481\" aria-describedby=\"caption-attachment-3206481\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC01186-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3206481\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC01186-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3206481\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati i PDK-s\u00eb, Rashit Qalaj. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Se a kan\u00eb n\u00eb plan Vetting-un n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, ai tha se Policia ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zyrtar\u00eb me integritet sa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb shohin si ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>\u201cQeverisja e Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb arrij\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mekanizma q\u00eb Policia e Kosov\u00ebs t\u00eb arrij\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtu dhe nj\u00ebri nga mekanizmat q\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, i nevojsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Vetting-ut\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb lidhje me Policin\u00eb q\u00eb Qalaj e renditi si emergjente \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ligji mbi Policin\u00eb t\u00eb ndryshohet dhe t\u00eb plot\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb aspekti operacional t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht i pavarur nga Ministria e Brendshme.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse me ligjin aktual shkruhet aty q\u00eb Policia e Kosov\u00ebs n\u00eb aspektin operacional \u00ebsht\u00eb e pavarur apo q\u00eb ministri i Brendsh\u00ebm nuk p\u00ebrzihet n\u00eb menaxhimin operacional, mir\u00ebpo duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb decidive t\u00eb shkruhet q\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe politik\u00ebs i ndalohet p\u00ebrzierja n\u00eb aspektin operacional \u201c- tha Qalaj.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb aspektin e sigurimit dhe mir\u00ebqenies s\u00eb polic\u00ebve, Besa Kabashi-Ramaj tha q\u00eb brenda mandatit t\u00eb b\u00ebhet sigurimi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe jet\u00ebsor p\u00ebr FSK-n\u00eb dhe Policin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr struktur\u00ebn komanduese t\u00eb Policis\u00eb, Qalaj tha se Drejtori i k\u00ebtij institucioni duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb m\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, por jo t\u00eb jet\u00eb i n\u00ebnshtruar nga ministri i Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e em\u00ebrimit dhe shkarkimit e individ\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0struktur\u00ebs komanduese \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht e Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb. Por, Drejtori duhet t\u00eb jet\u00eb kompetent q\u00eb t\u2019i thot\u00eb edhe ministrit \u2018Jo\u2019 kur ministri tenton q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj n\u00eb kompetencat e tij\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr shujtat p\u00ebr Policin\u00eb, ai tha se \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb shujta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb tyre, por se do ta rregullojn\u00eb p\u00ebrmes kompensimit.<\/p>\n<p>Qalaj tha se k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>\u201cShujt\u00ebn t\u00eb siguruar e kan\u00eb polic\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb Speciale, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb pas\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt dhe e kan\u00eb edhe sot. Nd\u00ebrsa p\u00ebr polic\u00ebt e patrull\u00ebs duhet t\u00eb rregullohet ndryshe q\u00eb ata t\u00eb marrin kompensim\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Se a do t\u2019i kthejn\u00eb polic\u00ebt serb\u00eb n\u00eb pozitat e tyre t\u00eb m\u00ebhershme n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet, Qalaj tha se rruga e t\u00eb dor\u00ebhequrve n\u00eb institucionet kosovare ka mbaruar.<\/p>\n<p>Sipas tij, ata kan\u00eb pasur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, sa q\u00eb kan\u00eb pasur edhe afat p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb institucionin ku kan\u00eb punuar.<\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb larguar me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga nj\u00eb president i nj\u00eb shteti tjet\u00ebr dhe mendoj q\u00eb nj\u00eb polic m\u00eb uniform\u00eb kur jep dor\u00ebheqje rruga p\u00ebr kthimin e tij n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs ka mbaruar\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Qalaj tha se sheh q\u00eb t\u00eb integrojm\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb kaluar kriminale.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb plani i PDK-s\u00eb p\u00ebr zjarrfik\u00ebsit?<\/strong><\/p>\n<p>Zjarrfik\u00ebsit n\u00eb Kosov\u00eb i kan\u00eb kushtet m\u00eb s\u00eb keqi edhe pse kan\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Se si do t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje n\u00ebse qeverisin nga 9 shkurti, Rashit Qalaj tha se n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb qeverisjes do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e kujt jan\u00eb zjarrfik\u00ebsit: t\u00eb Ministris\u00eb t\u00eb Brendshme apo t\u00eb komunave.<\/p>\n<p>\u201cKu \u00ebsht\u00eb ombrella e zjarrfik\u00ebsve tan\u00eb? A \u00ebsht\u00eb Ministria e Brendshme apo komunat. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja kryesore q\u00eb do t\u00eb rregullohet q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb n\u00ebn qeverisjen e PDK-s\u00eb?\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Qalaj tha se Kosova nuk ka zjarrfik\u00ebs t\u00eb trajnuar dhe me pajisje t\u00eb duhura p\u00ebr shuarjen e zjarreve n\u00eb nd\u00ebrtesat 15-16 kat\u00ebshe q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMosha e shtyr\u00eb- n\u00ebse nuk gaboj \u00ebsht\u00eb 55 vjet. Ata fizikisht nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i kryejn\u00eb pun\u00ebt ashtu si\u00e7 duhet\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr pensionimin e parakohsh\u00ebm, Qalaj tha se kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb rregullohet n\u00eb mes Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe komponent\u00ebve aktual\u00eb t\u00eb nivelit menaxhues, t\u00eb ekipeve t\u00eb zjarrfik\u00ebsve dhe po ashtu t\u00eb sindikatave.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/zjarrfikesit-protestojne-para-qeverise-kerkojne-kushte-pune-foto\/\">Zjarrfik\u00ebsit e Kosov\u00ebs kishin protestuar<\/a> para objektit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb tyre t\u00eb pun\u00ebs m\u00eb 30.11.2023, sa i p\u00ebrket organizimit, financimit dhe menaxhimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb zjarrfik\u00ebs dhe shp\u00ebtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ndryshime n\u00eb struktur\u00ebn e AKI-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Besa Kabashi &#8211; Ramaj tha se n\u00ebse qeverisin do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimin n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb Petrit Ajeti t\u00eb jet\u00eb Kryeshef i Agjencis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb fare mir\u00eb q\u00eb kur ndodhi p.sh sulmi mbi infrastruktur\u00ebn kritike, n\u00eb vend q\u00eb me parandalu AKI\u2013ja, bashk\u00eb me Policin\u00eb, shefi i AKI-s\u00eb ishte at\u00eb dit\u00eb aty.<\/p>\n<p>Kabashi- Ramaj tha q\u00eb ideja e tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rriten kapacitetet njer\u00ebzore, profesionale dhe teknologjike t\u00eb AKI-s\u00eb, q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimeve kibernetike dhe luft\u00ebn hibride.<\/p>\n<p>\u201cPo- do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshime n\u00eb struktur\u00ebn e AKI-s\u00eb dhe ato ndryshime do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nevojave t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u2019i ngritur kompetencat e AKI-s\u00eb dhe personelit \u201c- tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kishin em\u00ebruar <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/kush-eshte-petrit-ajeti-shefi-i-ri-i-aki-se\/\">Petrit Ajetin<\/a>, Drejtor t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Planet p\u00ebr rajonin e Prizrenit<\/strong><\/p>\n<p>Kandidati p\u00ebr deputet, Kujtim Gashi, i cili ka qen\u00eb minist\u00ebr i Kultur\u00ebs n\u00ebn qeverisjen e PDK-s\u00eb, ka theksuar se PDK n\u00eb programin e saj ka parapar\u00eb nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs s\u00eb re p\u00ebr lidhjen e Kosov\u00ebs me shtetet fqinj p\u00ebrmes Prizrenit.<\/p>\n<p>Ai tha se autostrad\u00ebn Prizren-Tetov\u00eb do ta ridizajnojn\u00eb me nj\u00eb fizibilitet t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht ky \u00ebsht\u00eb projekt i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka filluar si i till\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr defekteve t\u00eb m\u00ebdha. Ne do t\u2019i adresojm\u00eb edhe problemet q\u00eb i kan\u00eb banor\u00ebt e Lagjes s\u00eb Trimave dhe fshatit Ho\u00e7\u00eb. K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb do ta realizojm\u00eb n\u00eb afat rekord\u201d- tha ai.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3206475\" aria-describedby=\"caption-attachment-3206475\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC01134-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3206475\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC01134-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3206475\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati i PDK-s\u00eb, Kujtim Gashi. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gashi tha se nj\u00eb hekurudh\u00eb e till\u00eb ndihmon zhvillimin ekonomik, por edhe transportin me Shqip\u00ebrin\u00eb edhe me Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Projekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Gashi thot\u00eb q\u00eb e kan\u00eb autostrad\u00ebn p\u00ebr Duh\u00ebl e cila kalon n\u00ebp\u00ebr Lipjan, Ferizaj dhe b\u00ebn\u00eb lidhjen me Shkupin. Sipas tij, kjo ndihmon lidhjen e Dukagjinit, t\u00eb Prizrenit, Therand\u00ebs dhe Malishev\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Suharek\u00ebn, Gashi u zotua se do ta nd\u00ebrtojn\u00eb Unaz\u00ebn e Re.<\/p>\n<p>Kurse p\u00ebr Dragashin edhe Prevall\u00ebn, ai tha se kan\u00eb parapar\u00eb nd\u00ebrtimin e dy qendrave t\u00eb skijimit.<\/p>\n<p>Gashi tha se kan\u00eb filluar n\u00eb komun\u00eb fizibilitetin e projektit p\u00ebr t\u2019u furnizuar me uj\u00eb nga V\u00ebrmica, q\u00eb t\u00eb sigurohet uji 24 or\u00eb p\u00ebr 50 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrvoja e PDK-s\u00eb n\u00eb qeverisje<\/strong><\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) ka qen\u00eb n\u00eb qeverisje nga viti 2008 deri n\u00eb vitin 2019, por jo \u00e7do her\u00eb si forca kryesore udh\u00ebheq\u00ebse.<\/p>\n<p>Nga viti 2008 deri n\u00eb vitin 2014, PDK udh\u00ebhoqi Qeverin\u00eb me kryeminist\u00ebr Hashim Tha\u00e7in. Ky ishte mandati i par\u00eb dhe i dyt\u00eb i saj.<\/p>\n<p>Kurse nga viti 2014 deri n\u00eb 2017, PDK ishte pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK). At\u00ebkoh\u00eb, Kryeminist\u00ebr ishte Isa Mustafa nga LDK, nd\u00ebrsa PDK mbante postin e Kryeparlamentarit.<\/p>\n<p>PDK ka qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb edhe pas vitit 2017, por jo si forc\u00eb kryesore udh\u00ebheq\u00ebse. Pas vitit 2017 deri n\u00eb 2019, PDK u rikthye si pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb me Ramush Haradinajn nga Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) si Kryeminist\u00ebr. PDK mbante disa Ministri dhe poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb Qeveri.<\/p>\n<p>Prej at\u00ebher\u00eb PDK-ja ka qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb opozit\u00eb. N\u00eb Zgjedhjet e vitit 2021, prej t\u00eb cilave fituese doli L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, PDK zuri vendin e dyt\u00eb p\u00ebr nga numri i votave, m\u00eb sakt\u00ebsisht me 16.9%.<\/p>\n<p>\u201cDebatP\u00ebrnime\u201d \u00ebsht\u00eb format i cili do t\u00eb transmetohet p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht deri nj\u00eb dit\u00eb para Zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 09 shkurtit 2025. Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga partit\u00eb politike garuese p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb prezantojn\u00eb Programin e tyre, p\u00ebrballen me pyetjet e Jeta Xharr\u00ebs, kryeredaktorit t\u00eb KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrez\u00ebs nga \u201cKrypomet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) ka zgjedhur q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr Zgjedhjet e 9 shkurtit t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa nga mediat n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo parti e ka arsyetuar mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb emisionet politike t\u00eb shfaqura n\u00eb mediume t\u00eb caktuara, me pretendimin se gjoja ato media jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb oligark\u00ebve. RTV Dukagjini \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e k\u00ebtyre mediave t\u00eb \u201cpiketuara\u201d nga LVV, e pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb televizion transmetohet emisioni \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d \u2013 prodhim i KALLXO.com.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cNa s\u2019jemi oligark\u00eb. Asnj\u00ebri prej neve n\u00eb KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le m\u00eb oligarka. Ne kemi qen\u00eb n\u00eb RTK e na kan\u00eb largu prej RTK-s\u00eb, sakt\u00eb sepse kemi raportuar qysh oligark\u00ebt e kan\u00eb zhvat shtetin.\u201d \u2013 ka deklaruar Jeta Xharra n\u00eb hapje t\u00eb Debatit t\u00eb par\u00eb zgjedhor, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <\/span><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kallxo\/videos\/3897519767202576\"><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cDebat P\u00ebrnime\u201d. <\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr zhvillimin e sektorit t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes, tre kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), jan\u00eb zotuar se n\u00ebse partia e tyre do t\u00eb qeveris me vendin pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, do t\u00eb b\u00ebhet digjitalizimi i sistemit t\u00eb siguris\u00eb, do t\u00eb ngritet Nj\u00ebsiti i Helikopter\u00ebve p\u00ebr emergjenca civile, do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3206482,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[1875,1882,119,1880,1742,10],"class_list":["post-3206451","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjate","tag-besa-kabashi-ramaj","tag-kujtim-gashi","tag-pdk","tag-rashit-qalaj","tag-siguria","tag-zgjedhjet-2025"],"lang":"sq","translations":{"sq":3206451},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3206451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206451\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3206451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3206451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3206451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}