{"id":3206878,"date":"2025-01-20T19:15:55","date_gmt":"2025-01-20T18:15:55","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3206878"},"modified":"2025-01-20T19:15:55","modified_gmt":"2025-01-20T18:15:55","slug":"gjykimi-ndaj-te-akuzuarit-per-krime-lufte-ne-ozdrim-te-pejes-deshmitarja-rrefen-per-vrasjen-e-prinderve-motres-dhe-gjyshes-se-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3206878","title":{"rendered":"Gjykimi ndaj t\u00eb akuzuarit p\u00ebr krime lufte n\u00eb Ozdrim t\u00eb Pej\u00ebs, d\u00ebshmitarja rr\u00ebfen p\u00ebr vrasjen e prind\u00ebrve, motr\u00ebs dhe gjyshes s\u00eb saj"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin e Millorad Gjokoviqit, i cili nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs akuzohet p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, 20.01.2025, jan\u00eb d\u00ebgjuar dy d\u00ebshmitare.<\/p>\n<p>I pandehuri Millorad Gjokoviq akuzohet se gjat\u00eb viteve 1998-1999 n\u00eb fshatin Ozdrim t\u00eb Pej\u00ebs dhe fshatrat p\u00ebrreth, n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kishte aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, keqtrajtimit, arrestimit, tortur\u00ebs, trajtimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore dhe \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Albina Krasniqi deklaroi se gjat\u00eb luft\u00ebs viteve 1998-1999 ka qen\u00eb n\u00eb fshatin Zahaq, nd\u00ebrsa n\u00eb fshatin Ozdrim, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, \u00ebsht\u00eb kthyer pasi kishte p\u00ebrfunduar lufta.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja deklaroi se kur ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpi e kishte par\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e djegur dhe vendet ku ishin vrar\u00eb familjar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201cAty e kam pa sht\u00ebpin\u00eb e djegur, aty u kan\u00eb dhoma ku jan\u00eb vra nana edhe motra. Ka pas\u00eb shum\u00eb plumba. Edhe n\u00eb korridor u vra baba dhe gjyshja. Nj\u00eb pjes\u00eb e korridorit u kan\u00eb krejt e gjakosur\u201d &#8211; tha ajo.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja deklaroi se m\u00eb 07.05.1999 i ishin vrar\u00eb prind\u00ebrit, motra dhe gjyshja, nd\u00ebrsa ajo m\u00eb 17.06.1999\u00a0 kishte kuptuar p\u00ebr vrasjen e tyre, dhe k\u00ebt\u00eb e kishte kuptuar nga nj\u00eb familjar i saj.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Albina Krasniqi tha se trupat se familjar\u00ebve t\u00eb saj ende nuk jan\u00eb gjetur.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e prokurores Ajshe Ferati se a e kishte kuptuar se kush kan\u00eb qen\u00eb vras\u00ebsit e familjes s\u00eb saj, d\u00ebshmitarja Krasniqi tha se e ka kuptuar dhe se pjes\u00eb e asaj vrasje \u00ebsht\u00eb edhe i akuzuari Gjokoviq.<\/p>\n<p>\u201cPo, e kam kuptu, ka qen\u00eb \u00c7eda, \u00c7edomir mbiemrin nuk e di, pjes\u00eb e asaj vrasje \u00ebsht\u00eb edhe personi k\u00ebtu\u201d- tha d\u00ebshmitarja Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cPse po mendon q\u00eb \u00c7edomiri \u00ebsht\u00eb vras\u00ebsi i familjes tuaj?\u201d &#8211; ishte pyetja e radh\u00ebs nga prokurorja Ferati.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shume e qart\u00eb, se ai gjithmon\u00eb ka qen\u00eb kund\u00ebr familjes time, sepse me prindin tim kan\u00eb pas\u00eb gjithmon\u00eb konflikte, sepse ne jemi kan\u00eb kojshi\u201d- u p\u00ebrgjigj d\u00ebshmitarja Krasniqi.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se a e kishte njohur m\u00eb her\u00ebt t\u00eb pandehurin Gjokoviq, d\u00ebshmitarja tha se ajo personalisht nuk e ka njohur.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam njoft\u00eb personalisht un\u00eb, po e kam njoft\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb bab\u00ebs, se ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb vitin 1998, e di sakt\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrmend prindi jem q\u00eb ky personalisht i ka than\u00eb: \u201cKam me t\u00eb vra, kam me t\u00eb zhduk\u00eb me familje\u2019\u201d- tha d\u00ebshmitarja Krasniqi.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitarja Krasniqi tha se t\u00eb pandehurin nuk e ka njohur me em\u00ebr, mir\u00ebpo e ka njohur me pseudonimin si \u201cMici\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb seanc\u00eb u d\u00ebgjua edhe d\u00ebshmitarja Elmira Nurkoviq, e cila deklaroi se gjat\u00eb vitit 1998 kishte qen\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1999 kishte qen\u00eb n\u00eb Ozdrim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Nurkoviq deklaroi se m\u00eb 07.05.1999 kishte qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn e saj dhe tha se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj kishte ardhur nj\u00eb grup i forcave serbe dhe i kishin k\u00ebrkuar sht\u00ebpit\u00eb e Krasniq\u00ebve.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Nurkoviq tha se n\u00eb dit\u00ebn e shtat\u00eb pas dit\u00ebs tragjike te sht\u00ebpia e Z.K.\u00a0 kishte par\u00eb se kishte ardhur nj\u00eb \u2018kombi\u2019, ishin sjell\u00eb 4 her\u00eb dhe kishin sjell\u00eb di\u00e7ka me thas\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur se a e kishte njohur t\u00eb akuzuarin Millorad Gjokoviq, d\u00ebshmitarja Nurkoviq tha s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kishte d\u00ebgjuar dhe e kishte ditur se ku kishte punuar, mir\u00ebpo kishte d\u00ebgjuar nga nj\u00eb fqinje e saj q\u00eb i akuzuarit Gjokoviq kishte qen\u00eb prezent n\u00eb dit\u00ebn kritike, por q\u00eb ajo personalisht nuk e kishte par\u00eb.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale \u00ebsht\u00eb e caktuar p\u00ebr m\u00eb 21.01.2025.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje penale po gjykohet nga trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valon Kurtaj \u2013 kryetar dhe dy an\u00ebtar\u00ebt, Arben Hoti dhe Vesel Ismajli.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb dosja\u00a0e Prokuroris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, i pandehuri gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb viteve 1998-1999, n\u00eb fshatin Ozdrim t\u00eb Pej\u00ebs dhe fshatrat p\u00ebrreth, n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kishte aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, tortur\u00ebs, trajtimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore dhe \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i nj\u00ebjti tutje kishte d\u00ebbuar dhe deportuar dhjet\u00ebra civil\u00eb shqiptar\u00eb si dhe kishte aplikuar masat e mbajtjes n\u00eb kushte t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb. Personat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar nga k\u00ebto veprime t\u00eb t\u00eb pandehurit kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>Tutje sipas aktakuz\u00ebs, i pandehuri n\u00eb m\u00ebngjesin e majit t\u00eb vitit 1999, duke marr\u00eb pjes\u00eb s\u00eb bashku me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, fillimisht e kishin rrethuar fshatin Ozdrim, e pastaj kishin filluar nj\u00eb ofensiv\u00eb ushtarake-policore.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se fshati ishte rrethuar e m\u00eb pas ishte sulmuar nga tri drejtime nga forcat ushtarake-policore serbe. Nga k\u00ebto veprime kishin mbetur t\u00eb vrar\u00eb gjasht\u00eb persona, t\u00eb cil\u00ebt ishin civil\u00eb t\u00eb nacionalitetit shqiptar e tre t\u00eb tjer\u00eb kishin mbetur t\u00eb plagosur. Tre t\u00eb fundit pas plagosjes ishin d\u00ebrguar fillimisht n\u00eb Spitalin e Pej\u00ebs e m\u00eb pas sipas aktakuz\u00ebs ishin ekzekutuar dhe ishin varrosur n\u00eb fshatin Lutogllav\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, pes\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj ofensive ishin vrar\u00eb por trupat e tyre asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb gjetur dhe sot figurojn\u00eb n\u00eb list\u00ebn e personave t\u00eb pagjetur.<\/p>\n<p>Tutje n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin aksion ushtarako-policor, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe i pandehuri, rreth 40 persona u arrestuan t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb garazh t\u00eb quajtur \u201cShupa e Shemit\u201d, \u00a0vend ky i cili gjendej pran\u00eb n\u00ebnstacionit policor n\u00eb Ozdrim dhe aty t\u00eb nj\u00ebjtit ishin mbajtur p\u00ebr rreth 3 dit\u00eb n\u00eb kushte \u00e7njer\u00ebzore n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjitha rregullat e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se t\u00eb nj\u00ebjtit ishin privuar nga ushqimi dhe uji i pijsh\u00ebm, duke i torturuar fizikisht t\u00eb arrestuarit, e ku pas tri dit\u00ebve, vet\u00ebm 12 prej tyre ishin liruar. Kurse 28 t\u00eb tjer\u00ebt i kishin ndar\u00eb n\u00eb tri grupe, i kishin transportuar n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private ku kishte qen\u00eb e vendosur komanda e ushtris\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb shpjegon se t\u00eb nj\u00ebjtit ishin marr\u00eb n\u00eb pyetje duke u torturuar e keqtrajtuar n\u00eb m\u00ebnyre mizore deri n\u00eb momentin kur i kishin d\u00ebrguar n\u00eb burgun e Pej\u00ebs, e nga aty i kishin d\u00ebrguar n\u00eb burgun e Leskovcit n\u00eb Serbi, ku kishte vazhduar tortura dhe deri sa n\u00eb fund ishin liruar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs me ndihm\u00ebn e Kryqit t\u00eb Kuq.<\/p>\n<p>P\u00ebr masakrat dhe krimet e tjera t\u00eb luft\u00ebs dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat serbe e jugosllave gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999 ishin gjykuar, e disa edhe d\u00ebnuar, ish-udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur dhe t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-presidenti i Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar p\u00ebr krime lufte dhe p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, t\u00eb kryera nga forcat serbe e jugosllave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/xn--cdaaa.icty.org\/en\/case\/slobodan_milosevic\">Gjykimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb<\/a>\u00a0(ICTY), me seli n\u00eb Hag\u00eb, nuk kishte marr\u00eb epilog pasi Millosheviq kishte vdekur m\u00eb 11.03.2006 n\u00eb qeli teksa po mbahej n\u00eb paraburgim<\/p>\n<p>Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbis\u00eb, ishte liruar nga akuzat p\u00ebr krime lufte gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nikolla Shainoviq, z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 18 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 15 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin e Millorad Gjokoviqit, i cili nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs akuzohet p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, 20.01.2025, jan\u00eb d\u00ebgjuar dy d\u00ebshmitare. I pandehuri Millorad Gjokoviq akuzohet se gjat\u00eb viteve 1998-1999 n\u00eb fshatin Ozdrim t\u00eb Pej\u00ebs dhe fshatrat p\u00ebrreth, n\u00eb kund\u00ebrshtim me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":26,"featured_media":3206880,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[1986,1987,1628,1988,551,1411,902,1989,1990,348,262,969,1644],"class_list":["post-3206878","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-ajshe-ferati","tag-albina-krasniqi","tag-arben-hoti","tag-elmira-nurkoviq","tag-gjykata-e-prishtines","tag-gjykimi-per-krime-lufte","tag-krime-lufte","tag-millorad-gjokoviq","tag-ozdrim","tag-peje","tag-prokuroria-speciale","tag-valon-kurtaj","tag-vesel-ismaili"],"lang":"sq","translations":{"sq":3206878},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206878","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/26"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3206878"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206878\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3206878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3206878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3206878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}