{"id":3206968,"date":"2025-01-21T12:10:04","date_gmt":"2025-01-21T11:10:04","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3206968"},"modified":"2025-01-21T12:10:04","modified_gmt":"2025-01-21T11:10:04","slug":"apeli-e-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-dushko-arsiqit-i-akuzuar-per-krime-lufte-ne-zonen-e-prishtines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3206968","title":{"rendered":"Apeli e kthen n\u00eb rigjykim rastin e Dushko Arsiqit, i akuzuar p\u00ebr krime lufte n\u00eb zon\u00ebn e Prishtin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit e ka kthyer n\u00eb rigjykim rastin ndaj t\u00eb akuzuarit p\u00ebr krime lufte ndaj popullat\u00ebs civile n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 1999, Dushko Arsiq, i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAPROVOHEN si t\u00eb bazuara ankesat e t\u00eb akuzuarit D.A dhe e mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij av. Nebojsha Vlaji\u00e7, nd\u00ebrsa aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Departamenti Special, PS.nr.46\/22 i dat\u00ebs 22.03.2024, ANULOHET dhe l\u00ebnda kthehet n\u00eb rigjykim dhe rivendosje\u201d \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb akuzuarit D.A i vazhdohet masa e paraburgimit deri n\u00eb vendimin ardhsh\u00ebm nga Gjykata Themelore &#8211; Departamenti Special\u201d \u2013 thuhet tutje n\u00eb vendimin e Apelit.<\/p>\n<p>Arsiq ishte <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/dushko-arsiq-denohet-me-13-vite-burgim-per-krime-lufte-ne-kosove\/\">d\u00ebnuar nga Gjykata e Prishtin\u00ebs me 13 vjet burgim.<\/a><\/p>\n<p>Shpallja e aktgjykimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast ishte b\u00ebr\u00eb nga gjyqtari Vesel Ismaili n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb instanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb ankes\u00eb brenda afatit ligjor kishte paraqitur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i t\u00eb d\u00ebmtuarit Artan Krasniqit, avokati Arsim Krasniqi, p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit lidhur me sanksionin penal, me propozim q\u00eb Gjykata e Apelit t\u00eb miratoj\u00eb ankes\u00ebn dhe ta ndryshoj\u00eb aktgjykimin e ankimuar lidhur me sanksionin penal dhe t\u00eb akuzuarit t\u2019i shqiptoj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu ankes\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore kishte paraqitur edhe i akuzuari Dushko Arsiq me pretendimin se ka pasur shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, dhe shkeljes s\u00eb ligjit penal me propozim q\u00eb Gjykata e Apelit e Kosov\u00ebs t\u00eb aprovoj\u00eb ankes\u00ebn, ta ndryshoj\u00eb aktgjykimin e ankimuar, dhe at\u00eb ta liroj\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Ankes\u00eb ka paraqitur edhe mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Dushko Arsiq, avokati Nebojsha Vllaiq, me pretendimin se ka pasur shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, v\u00ebrtetim t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, shkeljes s\u00eb ligjit penal dhe p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit mbi sanksionin penal, me propozim q\u00eb Gjykata e Apelit e Kosov\u00ebs ta aprovoj\u00eb ankes\u00ebn, ta ndryshoj\u00eb aktgjykimin e ankimuar, ashtu q\u00eb t\u00eb akuzuarin ta liroj\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave apo l\u00ebnd\u00ebn ta kthej\u00eb n\u00eb rigjykim dhe rivendosje.<\/p>\n<p>Prokuroria e Apelit me parashtres\u00ebn e dat\u00ebs 18.06.2024 ka propozuar q\u00eb ankesa e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit Artan Krasniqit, avokatit Arsim Krasniqi, t\u00eb hidhet posht\u00eb si e palejuar, nd\u00ebrsa ankesa e ushtruar nga i akuzuari Dushko Arsiq dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij, avokati Nebojsha Vllaiq, t\u00eb refuzohen si t\u00eb pabazuara, nd\u00ebrsa aktgjykimi i ankimuar t\u00eb v\u00ebrtetohet.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Apelit, analizoi aktgjykimin e ankimuar s\u00eb bashku me shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, detyrimisht n\u00eb kuptim t\u00eb dispozit\u00ebs s\u00eb nenit 394 par.1 t\u00eb KPPR-s\u00eb, vler\u00ebsoi pretendimet ankimore t\u00eb akuzuarit dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij si dhe p\u00ebrgjigjet n\u00eb ankesat e ushtruara dhe gjeti se: Ankesat e t\u00eb akuzuarit D.A dhe e av. Nebojsha Vllai\u00e7 jan\u00eb t\u00eb bazuara, nd\u00ebrsa ankesa e t\u00eb d\u00ebmtuarit A.K, e paraqitur p\u00ebrmes av. Arsim Krasniqi konsiderohet jo l\u00ebndore.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Apelit.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Vaton Durguti \u2013 kryetar, dhe Bashkim Hyseni dhe Kreshnik Radoniqi\u2013 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata e Apelit pas analizimit t\u00eb aktgjykimit t\u00eb ankimuar s\u00eb bashku me shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, duke vler\u00ebsuar pretendimet ankimore n\u00eb ankesa, ka gjetur se aktgjykimi i ankimuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, t\u00eb pretenduara n\u00eb ankes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit dhe n\u00eb ankes\u00ebn e t\u00eb akuzuarit, aktgjykimit i mungojn\u00eb arsyet p\u00ebr faktet vendimtare, nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse d\u00ebshmit\u00eb dhe provat, nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegimet e nevojshme lidhur me kontradiktat n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Apelit thuhet se sipas pik\u00ebpamjes s\u00eb kolegjit ekzistojn\u00eb edhe shkelje n\u00eb relacion me gjendjen faktike n\u00eb raport me faktet vendimtare q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me identifikimin e t\u00eb akuzuarit Dushko Arsiq, si dhe me rrethanat se i d\u00ebmtuari Artan Krasniqi \u00e7ka u kishte th\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve p\u00ebr ngjarjen, se a kishte p\u00ebrmendur emra, se kush e kishte keqtrajtuar nga paramilitar\u00ebt serb\u00eb dhe veprimet q\u00eb i kishin nd\u00ebrmarr\u00eb ndaj t\u00eb ndjerit I.Sh.<\/p>\n<p>\u201cSipas Kolegjit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kujtohet se deklaratat e ve\u00e7anta t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb d\u00ebmtuarit Artan Krasniqi, dhe d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb izoluar, por besueshm\u00ebria, sakt\u00ebsia dhe v\u00ebrtet\u00ebsia do t\u00eb \u00e7mohet pas vler\u00ebsimit t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb hetuesis\u00eb dhe n\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor\u201d \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Apelit.<\/p>\n<p>Tutje n\u00eb vendimin e Apelit thuhet se n\u00eb rastin konkret i d\u00ebmtuari Artan Krasniqi \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar disa her\u00eb, n\u00eb Polici, Prokurori dhe gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij rreth ngjarjes \u00ebsht\u00eb konsistent n\u00eb p\u00ebrshkrimin e ngjarjes s\u00eb dat\u00ebs 20.04,1999, n\u00eb fshatin Butovc, t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb vendin e quajtur &#8220;Varrezat e Maqedonc\u00ebve&#8221; derisa viktima ka qen\u00eb duke ecur, e kan\u00eb gjuajtur me pushk\u00eb automatike dhe pasi q\u00eb e kan\u00eb goditur e kan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb d\u00ebmtuarin Artan Krasniqi, at\u00ebkoh\u00eb 15-vje\u00e7ar, q\u00eb trupin e viktim\u00ebs B.Sh. ta mbaj\u00eb n\u00eb shpin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas vendimit t\u00eb Apelit, n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tij ka paqart\u00ebsi p\u00ebr faktin n\u00ebse dhe si e kishte njohur m\u00eb par\u00eb t\u00eb akuzuarin Dushko Arsiq.<\/p>\n<p>Kolegji mendon si \u00e7\u00ebshtje vendimtare p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb n\u00ebse i d\u00ebmtuari e ka identifikuar t\u00eb akuzuarin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>N\u00eb procesverbalin e dat\u00ebs 15.12.2021, n\u00eb pyetjet e prokurorit, i d\u00ebmtuari Artan Krasniqi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se nuk e ka njohur asnj\u00ebher\u00eb dhe se nuk e ka takuar m\u00eb par\u00eb t\u00eb pandehurin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim t\u00eb Apelit thuhet se kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga avokati mbrojt\u00ebs i t\u00eb akuzuarit se a e ka njohur t\u00eb akuzuarin Dushko Arsiq para dat\u00ebs 20.04.1999, apo e keni njoftuar dit\u00ebn kur ka ndodhur ngjarja e p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, i d\u00ebmtuari \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cUn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam njohur t\u00eb pandehurin m\u00eb par\u00eb, n\u00eb momentin kritik un\u00eb t\u00eb pandehurin e kam takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, sipas vendimit t\u00eb Apelit, kur \u00ebsht\u00eb pyetur: \u201cA e njeh k\u00ebt\u00eb person nga dita kur t\u00eb ka sulmuar apo m\u00eb her\u00ebt, meq\u00eb sot n\u00eb deklarat\u00eb that\u00eb se nuk e keni njohur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb?\u201d, i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cUn\u00eb si fytyr\u00eb para lufte e kam par\u00eb n\u00eb Kolovic\u00eb, por p\u00ebrgjigjja ime ishte n\u00eb kontekstin se nuk kam pasur asnj\u00eb kontakt me t\u00eb para lufte\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tutje n\u00eb vendim t\u00eb Apelit thuhet se n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici m\u00eb 23.09.2021, Artan Krasniqi kur \u00ebsht\u00eb pyetur t\u2019i sqaroj\u00eb rrethanat e rastit, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cPara syve t\u00eb mi \u00ebsht\u00eb shfaq nj\u00eb fytyr\u00eb e njofshme p\u00ebr mua, kojshiu Dushko Arsiq nga lagjja e Kolovic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Andaj, gjithnj\u00eb sipas vendimit t\u00eb Apelit, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e identifikimit, kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb kuptuar dob\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrceptimit njer\u00ebzor, madje edhe te d\u00ebshmitar\u00ebt n\u00eb dukje t\u00eb sigurt, t\u00eb cil\u00ebt pretendojn\u00eb se kan\u00eb identifikuar nj\u00eb t\u00eb akuzuar, pa pasur mund\u00ebsin\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar v\u00ebzhgimet e b\u00ebra.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb vendimin e Apelit\u00a0 thuhet se i d\u00ebmtuari Artan Krasniqi kishte deklaruar se Dushko Arsiq kishte qen\u00eb me shami t\u00eb zez\u00eb n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb krah t\u00eb uniform\u00ebs ka pasur emblem\u00ebn me kat\u00ebr C, prej armatimit ka pasur \u201cKallashnikov\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb shpin\u00eb \u201cranac\u201d dhe nj\u00eb qyng\u00eb \u201cZola\u201d, si dhe t\u00eb veshur ka pasur maic\u00eb me ngjyr\u00eb me lara sikur uniforma.<\/p>\n<p>Tutje n\u00eb vendimin e Apelit thuhet se Gjykata e shkall\u00ebs se par\u00eb thekson: \u201ct\u00eb d\u00ebmtuarit qart\u00eb i kujtohen detajet e uniformave, dhe t\u00eb armatimit t\u00eb cil\u00ebt kane bartur paramilitar\u00ebt e tjer\u00eb serb\u00eb&#8230; dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor duke e bindur gjykat\u00ebn ne kredibilitetin e tij\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb arsye dhe shpjegim ezaurues p\u00ebr rrethanat t\u00eb cilat e ka par\u00eb i d\u00ebmtuari \u2013 d\u00ebshmitari, i cili e p\u00ebrshkruan t\u00eb akuzuarin \u201cme shami n\u00eb kok\u00eb dhe t\u00eb uniformuar me maic\u00eb me lara..\u201d, rrethana t\u00eb cilat objektivisht e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb identifikimin e nj\u00eb personi, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mungojn\u00eb arsyet se si gjykata arriti n\u00eb konkludimin p\u00ebr nj\u00eb identifikim t\u00eb sakt\u00eb, dhe se cil\u00ebt ishin faktor\u00ebt shtes\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i mbizot\u00ebronin k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb favor t\u00eb identifikimit\u201d \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Kolegji konkludon se Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kur peshon vler\u00ebn provuese t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb identifikimit pamor\u201d \u2013 thuhet tutje n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Apelit, d\u00ebshmitari Rafet Shala n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici m\u00eb 07.10.2021 kur \u00ebsht\u00eb pyetur se \u201cA ka treguar ky djali i ri q\u00eb ka ardhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde se kush kan\u00eb qen\u00eb personat q\u00eb e kan\u00eb vrar\u00eb v\u00ebllain tuaj B.Sh.?\u201d, ai ishte p\u00ebrgjigjur: \u201cAi m\u00eb pat th\u00ebn\u00eb q\u00eb pasi serb\u00ebt e kishin pas\u00eb z\u00ebn\u00eb edhe at\u00eb, e kishin pas\u00eb maltretuar dhe rrahur, i kishin pas\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cher\u00eb po t\u00eb vrajm\u00eb e here jo s\u2019po t\u00eb vrajm\u00eb\u201d, por ai i kishte pas\u00eb njohur ata serb\u00eb? E di q\u00eb ka p\u00ebrmendur emrat e atyre serb\u00ebve, por kurr\u00eb nuk mund t\u2019i kujtoj emrat q\u00eb na pat th\u00ebn\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Tutje, sipas vendimit t\u00eb Apelit, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici m\u00eb 18.01.2022 kur \u00ebsht\u00eb pyetur se \u201cA t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka Artan Krasniqi n\u00eb lidhje me personat q\u00eb e kan\u00eb vrar\u00eb v\u00ebllain tuaj B.Sh.?\u201d, Rafeti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cArtan Krasniqi m\u00eb ka pas\u00eb th\u00ebn\u00eb, se serb\u00ebt e Butovcit e kan\u00eb vra\u201d, dhe n\u00eb pyetjen: \u201cA ka p\u00ebmendur Artan Kasniqi ndonj\u00eb em\u00ebr konkret t\u00eb atyre serb\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se e kan\u00eb var\u00eb v\u00ebllan\u00eb tuaj?\u201d, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cJo, at\u00ebher\u00eb mua nuk m\u00eb ka p\u00ebrmendur ndonj\u00eb em\u00ebr, sepse ai kishte pas\u00eb qen\u00eb i humbur dhe nga at\u00ebher\u00eb ai ka mbet\u00eb me t\u00eb meta fizike\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim t\u00eb Apelit thuhet po ashtu se m\u00eb tej n\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor d\u00ebshmitari Rafet Shala \u00ebsht\u00eb pyetur nga prokurori: \u201cn\u00ebse t\u00eb kujtohet, mos ka p\u00ebrmendur ndonj\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre paramilitar\u00ebve ose mos t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se e njeh dik\u00ebnd?\u201d, Rafeti ishte p\u00ebrgjigjur: \u201cMe sa m\u00eb kujtohet, ka than\u00eb me nj\u00eb em\u00ebr Dushko Arsiq, pasi Artan Krasniqi m\u00eb tha se ai gaboi e heku mask\u00ebn dhe pasi e ka hekur mask\u00ebn, un\u00eb e kam njohur. K\u00ebto fjal\u00eb m\u2019i ka than\u00eb Artan Krasniqi\u201d. Po ashtu kur d\u00ebshmitari \u00ebsht\u00eb pyetur: \u201cm\u00eb 18.01.2021, kur polici ju ka pyetur Artan Krasniqi a e ka p\u00ebrmend ndonj\u00eb em\u00ebr konkret t\u00eb atyre serb\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cilin dyshoni se e kan\u00eb vrar\u00eb v\u00ebllan\u00eb tuaj, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb sot thoni q\u00eb e ka p\u00ebrmendur emrin Dushko Arsiq?\u201d, d\u00ebshmitari \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cNuk m\u2019u ka kujtuar emri n\u00eb at\u00eb moment kur kam qen\u00eb n\u00eb polici, se kam qen\u00eb n\u00eb stres, kurse sot m\u00eb kujtohet se m\u00eb ka treguar Artan Krasniqi\u201d. P\u00ebrs\u00ebri kur \u00ebsht\u00eb pyetur se \u201cju keni dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebshmi m\u00eb 07.10.2021, as at\u00ebher\u00eb nuk keni p\u00ebrmendur em\u00ebr, pse at\u00ebher\u00eb nuk e keni than\u00eb at\u00eb em\u00ebr?\u201d, i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cNuk m\u2019u ka kujtuar se kam qen\u00eb n\u00eb stres\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb gjetjet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit thuhet se kolegji ka v\u00ebrejtur se d\u00ebshmia e d\u00ebshmitarit Rafet Shala ka evoluar n\u00eb \u00e7do deklarim t\u00eb tij lidhur me faktin se \u00e7ka i ka th\u00ebn\u00eb i d\u00ebmtuari Artan Krasniqi p\u00ebr vrasjen e v\u00ebllait t\u00eb tij I.Sh.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi e konsideron si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur d\u00ebshmin\u00eb e t\u00eb d\u00ebmtuarit A.K, n\u00eb raport me identifikimin e t\u00eb akuzuarit D.A.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Tutje n\u00eb gjetjet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit thuhet se aktgjykimi p\u00ebrmban shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, n\u00eb rigjykim dhe rivendosje gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit Artan Krasniqi, dhe d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb raport me identifikimin e t\u00eb akuzuarit, t\u2019i shpjegoj mosp\u00ebrputhjet dhe paqart\u00ebsit\u00eb n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre gjat\u00eb hetuesis\u00eb dhe shqyrtimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cAktgjykimi p\u00ebrmban shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale nga neni 384 par. 2 n\u00ebnpar. 7 lidhur me nenin 369 par.7 t\u00eb KPPRK-s\u00eb, n\u00eb rigjykim dhe rivendosje gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit A.K., dhe d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve tjer\u00eb n\u00eb raport me identifikimin e t\u00eb akuzuarit, t\u2019i shpjegoj\u00eb mosp\u00ebrputhjet dhe paqart\u00ebsit\u00eb n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre gjat\u00eb hetuesis\u00eb dhe shqyrtimit gjyq\u00ebsor, t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb pretendimet lidhur me raportin e ekzaminimit t\u00eb fragmenteve metalike n\u00eb aspektin balistik, AFK\/2022-3761\/3647 i dat\u00ebs 11.11.2022, si dhe t\u00eb marr\u00eb parasysh v\u00ebrejtjen lidhur me p\u00ebrshkrimin e veprimeve inkriminuese t\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u00eb potencuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktgjykim n\u00eb funksion t\u00eb konkretizimit dhe specifikimit t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve\u201d \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>\u201cGjykata t\u00eb kujdeset q\u00eb p\u00ebrshkrimi faktik i veprimeve inkriminuese n\u00eb dispozitiv t\u00eb aktgjykimit, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me provat t\u00eb cilat jan\u00eb administruar gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor. Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duhet t\u2019i eliminoj\u00eb shkeljet e sip\u00ebrcituara, pas vler\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha provave nj\u00eb nga nj\u00eb dhe n\u00eb unitetin e tyre t\u00eb arrij n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb qarta p\u00ebr faktet vendimtare q\u00eb derivojn\u00eb nga materiali provues, pastaj t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb ligjshme\u201c \u2013 thuhet tutje n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Arsiq\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/nuk-e-pranon-fajesine-i-akuzuari-per-krime-lufte-ne-kosove-dushko-arsiq\/\">nuk e kishte pranuar<\/a>\u00a0faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr akuzat e ngritura nga Prokuroria.<\/p>\n<p><strong>Dosja e Prokuroris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb siguruar nga KALLXO.com, Dushko Arsiq s\u00eb bashku me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb serbe dhe grupe paramilitare, n\u00eb periudh\u00ebn e luft\u00ebs, m\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00eb muajt janar-qershor 1999 ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb d\u00ebbimin dhe shp\u00ebrnguljen me dhun\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Tutje t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pla\u00e7kitjen e sht\u00ebpive, e m\u00eb pastaj t\u00eb nj\u00ebjtave ua kan\u00eb v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn me q\u00ebllim t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb tyre e po ashtu ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb keqtrajtimin e shqiptar\u00ebve dhe disa prej tyre i kan\u00eb plagosur e disa prej tyre i kan\u00eb vrar\u00eb, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI akuzuari ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ekzekutimin e viktimave, tani t\u00eb ndjerit B.Sh., ashtu q\u00eb me 20.02.1999 n\u00eb fshatin Butovc, derisa viktima ka qen\u00eb duke ecur t\u00eb nj\u00ebjtin e kan\u00eb gjuajtur me arme automatike dhe pasi q\u00eb e kan\u00eb goditur, e kan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb d\u00ebmtuarin A.K. q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte vet\u00ebm 15-vje\u00e7ar q\u00eb trupin e B.Sh. ta mbaj\u00eb n\u00eb shpin\u00eb\u201d- thuhet tutje n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, i akuzuari Dushko Arsiq n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dat\u00eb dhe vendin e nj\u00ebjt\u00eb fillimisht e ka ndalur t\u00eb d\u00ebmtuarin A.K. q\u00eb ishte 15-vje\u00e7ar, i akuzuari s\u00eb bashku me ushtar\u00ebt serb\u00eb dhe paramilitar\u00ebt urdh\u00ebrojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarin q\u00eb t\u00eb heq\u00eb \u00e7ant\u00ebn q\u00eb e ka pasur n\u00eb shpin\u00eb e m\u00eb pastaj i akuzuari i del prapa shpine dhe e godet t\u00eb d\u00ebmtuarin me tyt\u00eb t\u00eb automatikut n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb shpin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPas goditjes t\u00eb t\u00eb akuzuarit i d\u00ebmtuari bie n\u00eb tok\u00eb pastaj t\u00eb nj\u00ebjtit fillojn\u00eb ta maltretojn\u00eb, torturojn\u00eb dhe keqtrajtojn\u00eb fizikisht e psiqikisht. Pastaj i d\u00ebmtuari v\u00ebren dy persona tjer\u00eb t\u00eb nacionalitetit serb t\u00eb cil\u00ebt i njeh, Dragan Ni\u00e7iq dhe Boban (mbiemri nuk i kujtohet), dhe i d\u00ebmtuari i pyet q\u00eb t\u00eb dy: \u201cPse bre kojshi kjo k\u00ebshtu?\u201d. Bobani p\u00ebrgjigjet: \u201cKomsho bre komshija, gje je Amerika\u2019 (Kujt bre fqinj, ku \u00ebsht\u00eb Amerika, \u00e7far\u00eb fqinji)\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, me k\u00ebto veprime i nj\u00ebjti ka kryer vepr\u00ebn penale &#8211; krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit e ka kthyer n\u00eb rigjykim rastin ndaj t\u00eb akuzuarit p\u00ebr krime lufte ndaj popullat\u00ebs civile n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 1999, Dushko Arsiq, i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtin\u00ebs. \u201cAPROVOHEN si t\u00eb bazuara ankesat e t\u00eb akuzuarit D.A dhe e mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij av. Nebojsha Vlaji\u00e7, nd\u00ebrsa aktgjykimi i Gjykat\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":27,"featured_media":3113085,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[2011,2012,2013,2014,1079,1411,2015,2016,1644],"class_list":["post-3206968","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-aktgjykim","tag-artan-krasniqi","tag-bashkim-hyseni","tag-dushko-arsiq","tag-gjykata-e-apelit","tag-gjykimi-per-krime-lufte","tag-kreshnik-radoniqi","tag-vaton-durguti","tag-vesel-ismaili"],"lang":"sq","translations":{"sq":3206968},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/27"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3206968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3206968\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3206968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3206968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3206968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}