{"id":3207076,"date":"2025-01-21T12:24:48","date_gmt":"2025-01-21T11:24:48","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3207076"},"modified":"2025-01-21T12:24:48","modified_gmt":"2025-01-21T11:24:48","slug":"cka-kishin-deklaruar-ne-polici-dy-te-akuzuarit-per-renien-e-kulmit-te-komunes-se-prishtines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3207076","title":{"rendered":"\u00c7ka kishin deklaruar n\u00eb Polici dy t\u00eb akuzuarit p\u00ebr r\u00ebnien e kulmit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\u201cJo, nuk jan\u00eb kryer.\u201d &#8211; ishte p\u00ebrgjigjur gjasht\u00eb her\u00eb personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i kompanis\u00eb \u201cNBT ING\u201d SH.P.K., Bekim Baftijaraj, kur ishte pyetur nga Policia se p\u00ebrse nuk jan\u00eb zbatuar Pikat e caktuara t\u00eb Kontrat\u00ebs, p\u00ebr renovimin e kulmit t\u00eb objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i kompanis\u00eb, Bekim Baftijaraj akuzohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;Punime nd\u00ebrtimore te kund\u00ebrligjshme&#8221;- neni 360 paragrafi 3. Paragrafi tre i k\u00ebtij neni e specifikon se n\u00eb rastet kur nj\u00eb person ka p\u00ebsuar l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda apo \u00ebsht\u00eb shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm i konsideruar nga punimet nd\u00ebrtimor\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, personi i akuzuar mund t\u00eb d\u00ebnohet me burgim nga 1 vit deri n\u00eb 8 vite.<\/p>\n<p>I akuzuari tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Ylber Jashari \u2013 zyrtar komunal, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb disa Pika (Pika 2.2, 2.3, 5.1, 5.17, 5.13, 5.14) t\u00eb Kontrat\u00ebs p\u00ebr kulmin e objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs nuk ishin kryer nga Kompania p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>M\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/komuna\/cka-ndodhi-me-kulmin-e-objektit-te-ri-te-komunes-se-prishtines\/\">18.01.2024<\/a> nj\u00eb pjes\u00eb e kulmit t\u00eb objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs kishte r\u00ebn\u00eb nga objekti dhe kishte l\u00ebnduar <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/deputetja-jep-sqarime-ujkani-110-mije-eurot-e-ndara-nga-kuvendi-komunal-i-prishtines-jane-per-operacionin-e-ardhshem-te-elzes\/\">nj\u00eb kalimtare<\/a> t\u00eb rastit &#8211; duke shkaktuar d\u00ebme t\u00eb tjera n\u00eb vetura.<\/p>\n<p>Aktakuza e ngritur m\u00eb 20.01.2025 thot\u00eb se Bekim Baftijaraj ishte marr\u00eb n\u00eb pyetje nga hetuesia, m\u00eb 22.01.2024. I nj\u00ebjti kishte deklaruar se detyr\u00eb e tij ka qen\u00eb furnizimi me materiale, si dhe menaxhimi i pun\u00ebtor\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Personi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt kishte deklaruar se jan\u00eb kryer vet\u00ebm p\u00ebraf\u00ebrsisht 9% t\u00eb Kontrat\u00ebs. K\u00ebto pun\u00eb, sipas Baftijarajt, p\u00ebrfshinin sanimin n\u00eb kulmin e pjerr\u00ebt, llamarin\u00ebn dhe mbules\u00ebn e kulmit t\u00eb shkall\u00ebve emergjente, demolimin e murit taktik\u00ebs (muri rrethoj\u00eb), largimi i pllakave dhe zhavorit, si dhe ishte b\u00ebr\u00eb izolimi, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndalet rrjedha e ujit n\u00eb katin e tret\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Pik\u00ebn 2.2 t\u00eb Kontrat\u00ebs &#8211; sipas Aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb demolimi dhe largimi i materialit t\u00eb mbules\u00ebs s\u00eb kulmit t\u00eb pjerr\u00ebt, me t\u00eb gjitha elementet p\u00ebrcjell\u00ebse (llamarina, listelat, kontralistelat, d\u00ebrrasimi i kulmit).<\/p>\n<p>Bekim Baftijaraj kishte deklaruar se kjo Pik\u00eb e Kontrat\u00ebs \u201cJo, nuk jan\u00eb kryer\u201d.<\/p>\n<p>Arsyeja se pse nuk jan\u00eb kryer k\u00ebto sipas personit p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb Kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk ka qen\u00eb e nevojshme t\u00eb kryhet.<\/p>\n<p>Tutje, organet hetuese kishin k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje nga tashm\u00eb i akuzuari, se pse nuk ishte kryer as Pika 2.3 e Kontrat\u00ebs, e cila kishte t\u00eb b\u00ebnte me demolimin dhe largimin e materialit t\u00eb konstruksionit t\u00eb kulmit t\u00eb pjerr\u00ebt, me t\u00eb gjitha elementet p\u00ebrcjell\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cJo, nuk jan\u00eb kryer.\u201d &#8211; ishte p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrgjigja e t\u00eb akuzuarit p\u00ebr moskryerjen e punimeve p\u00ebr Pik\u00ebn 2.3, q\u00eb pretendon Prokuroria n\u00eb Aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja, sipas Baftijarajt, p\u00ebr Pik\u00ebn 2.2 \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb si p\u00ebr Pik\u00ebn 2.3.<\/p>\n<p>Tutje, Prokuroria pretendon se as Pika 5.1 nuk ishte kryer, e cila kishte t\u00eb b\u00ebnte me funrizimin me materale dhe vendosjen &#8211; punimi i shtres\u00ebs termoizoluese me lesh guri t\u00eb presuara s\u00eb bashku, me foli difuzive dhe folin\u00eb sip\u00ebr shtres\u00ebs termoizoluese.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrgjigja e t\u00eb akuzuarit prara organeve hetuese ka qen\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb kryer as kjo Pik\u00eb e Kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Organet e hetuesis\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar, tutje, p\u00ebrgjigje se pse nuk ishin kryer punimet, as sipas Pik\u00ebs 5.17 t\u00eb Kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i kompanis\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se nuk ishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb kulme dhe p\u00ebr at\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer sipas k\u00ebsaj Pike. Sipas tij, sasia e leshit t\u00eb gurit \u00ebsht\u00eb bartur n\u00eb muret ndar\u00ebse.<\/p>\n<p>Policia nuk kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje, kur e kishin pyetur Baftijarajn se pse nuk ishin kryer punimet &#8211; sipas Pik\u00ebs 5.13.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, i akuzuari kishte th\u00ebn\u00eb se zakonisht ishin konsultuar me autoritetin kontraktues.<\/p>\n<p>Tutje, gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje n\u00eb Polici, tashm\u00eb i akuzuari kishte deklaruar se as Pika 5.14 nuk ishte kryer. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Pik\u00eb, arsyeja \u00ebsht\u00eb sikur p\u00ebr Pikat e tjera.<\/p>\n<p>I akuzuari Baftijaraj kishte deklaruar se n\u00eb paramasa nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb cekura hapja e dritareve t\u00eb kulmit, por q\u00eb ishte k\u00ebrkuar nga autoriteti kontraktues q\u00eb t\u00eb hapen kat\u00ebr t\u00eb tilla. Dy ishin hapur dhe dy t\u00eb tjera nuk ishin hapur, pasi k\u00ebshtu ishte vler\u00ebsuar edhe nga ana e autoritetit kontraktues.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, hapja e dritareve nuk ishte parapar\u00eb me Kontrat\u00eb p\u00ebr t&#8217;u paguar, personi p\u00ebrgjegj\u00ebs ka deklaruar se pagesa p\u00ebr to ishte llogaritur me z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb 300 metrave llamarin\u00eb.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti ka th\u00ebn\u00eb se nuk i kujtohet se sa e kan\u00eb pasur \u00e7mimin 300 metra llamarin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, m\u00eb 22.01.2024, ishte marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb Polici edhe tashm\u00eb i akuzuari tjet\u00ebr i k\u00ebtij rasti, Ylber Jashari.<\/p>\n<p>Jashari ka deklaruar se ka pozit\u00ebn e Zyrtarit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Nd\u00ebrtimit, q\u00eb nga viti 2015.<\/p>\n<p>Zyrtari komunal ka deklaruar se Kontrata p\u00ebr Renovimin e kulmit t\u00eb objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs ka pasur shum\u00eb pozicione, por q\u00eb kryesoja ka qen\u00eb tarraca dhe disa renovime t\u00eb brendshme n\u00eb objekt.<\/p>\n<p>Sipas tij, tarraca ishte kryer komplet dhe nj\u00eb pjes\u00eb e kulmit n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>Jashari kishte deklaruar se 300 m2 t\u00eb kulmit ishin demoluar, ashtu si\u00e7 ishte e p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kontrat\u00eb, nd\u00ebrsa kulmi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kishte 1000 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 300 m2 t\u00eb kulmit ishte p\u00ebrzgjedhur renovimi n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme, pasi kishte rrjedhje t\u00eb ujit dhe q\u00ebllimi ishte p\u00ebr ta parandaluar rrjedhjen e ujit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtari komunal ishte pyetur se a ishte parapar\u00eb n\u00eb Kontrat\u00eb hapja e dy dritareve n\u00eb kulmin e objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs. I nj\u00ebjti ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk ishte parapar\u00eb n\u00eb Kontrat\u00eb, mir\u00ebpo ishin konsultuar me organin mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Kontrat\u00ebs, udh\u00ebzimin e Drejtorit t\u00eb investimeve kapitale, Drejtorin e urbanizimit dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hapja e dritareve.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti ka shtuar p\u00ebr sqarim se k\u00ebto hapje nuk kan\u00eb qen\u00eb dritare, por si hap\u00ebsira p\u00ebr ndri\u00e7im.<\/p>\n<p>Zyrtari komunal \u00ebsht\u00eb pyetur se a ishte njoftuar organi mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebt e pozicionit 2.2, ku ishte parapar\u00eb demolimi dhe largimi i materialit t\u00eb mbules\u00ebs s\u00eb kulmit t\u00eb pjerr\u00ebt, me t\u00eb gjitha elementet p\u00ebrcjell\u00ebse.<\/p>\n<p>Jashari ishte p\u00ebrgjigjur se pozicionet ishin realizuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Jashari ka th\u00ebn\u00eb, tutje, se ka pasur pun\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb kryer nga Operatori Ekonomik, por t\u00eb cilat nuk ishin paguar &#8211; duke shtuar se t\u00eb gjitha pagesat e realizuara jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas Kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i akuzuari nuk ka pasur p\u00ebrgjigje kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga Policia se n\u00eb rast se ka pasur devijime apo mosp\u00ebrmbushje t\u00eb Kontrat\u00ebs kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cS\u2019kam p\u00ebrgjigje.\u201d &#8211; ishte deklaruar tashm\u00eb i akuzuari.<\/p>\n<p>Sipas kryeprokurorit, Zejnullah Gashi n\u00eb nj\u00eb Konferenc\u00eb p\u00ebr media, m\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/rasti-i-rrezimit-te-kulmit-te-objektit-te-komunes-se-prishtines-prokuroria-palet-kane-arritur-marreveshje-per-pranim-fajesie\/\">27.12.2024<\/a>, ka th\u00ebn\u00eb se personat e dyshuar kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb me Prokurorin\u00eb, si dhe jan\u00eb dakorduar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompensimin e d\u00ebnimit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar buxhetit t\u00eb shtetit, n\u00eb vler\u00eb prej 36 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 20.01.2025, ka njoftuar se ka ngritur Aktakuz\u00eb ndaj Ylber Jasharit dhe Bekim Baftjarajt p\u00ebr rastin e rr\u00ebzimit t\u00eb kulmit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs. Aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur dhe e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00eb, por q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb caktuar seanca e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, pas nj\u00eb pune hetimore, ka ngritur Aktakuz\u00eb ndaj Y. J. dhe B. B., p\u00ebr rastin e rr\u00ebzimit t\u00eb kulmit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs.\u201d &#8211; thuhet n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb Prokuroris\u00eb, i pandehuri Ylber Jashari akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar, si menaxher i Kontrat\u00ebs \u201cRikonstruimi i kulmit t\u00eb objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Re\u201d, n\u00eb vler\u00eb totale prej 386,096.20 euro me dashje direkte dhe me q\u00ebllim duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin zyrtar ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb dobi pasurore Kompania.<\/p>\n<p>\u201cI pandehuri Y. J. akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar, si menaxher i Kontrat\u00ebs \u201cRikonstruimi i kulmit t\u00eb objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Re\u201d, n\u00eb vler\u00eb totale prej 386,096.20 euro, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin zyrtar ka vepruar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, me dashje direkte dhe me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb dobi pasurore Kompania, ka p\u00ebrpiluar Raport dhe ka pranuar se kinse jan\u00eb kryer punimet e kulmit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb Prishtin\u00ebs. Edhe pse, realisht aty nuk ishin b\u00ebr\u00eb punimet sipas Kontrat\u00ebs, n\u00eb pozicionet 2.2., 2.3., 5.1.5.13 dhe 5.14. &#8211; duke ia mund\u00ebsuar t\u00eb kryhen pagesat n\u00eb drejtim t\u00eb Kompanis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar buxheti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn prej 36,450.29 euro, me \u00e7ka ka kryer vepr\u00ebn penale: &#8216;keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar&#8217;.&#8221; &#8211; thuhet n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, sipas njoftimit t\u00eb Prokuroris\u00eb, i pandehuri Bekim Baftjaraj akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb Kompanis\u00eb, i cili ishte i ngarkuar n\u00eb kryerjen e punimeve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes e kryerjes s\u00eb pun\u00ebve nd\u00ebrtimore dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb pun\u00ebve nd\u00ebrtimore \u201cRikonstruimi i kulmit t\u00eb objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Re\u201d ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet profesionale, p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb pranuara dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtet e parapara n\u00eb Kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkaq i pandehuri B. B. akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb Kompanis\u00eb, i cili ishte i ngarkuar n\u00eb kryerjen e punimeve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes e kryerjes s\u00eb pun\u00ebve nd\u00ebrtimore dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb pun\u00ebve nd\u00ebrtimore \u201cRikonstruimi i kulmit t\u00eb objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Re\u201d ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet profesionale, p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb pranuara dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtet e parapara n\u00eb Kontrat\u00eb, p\u00ebr sanimin e kulmit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ku gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb Kontrat\u00ebs ka kryer pun\u00eb tjera, e jo ato sikur n\u00eb pozicionet 2.2., 2.3., 5.1.5.13 dhe 5.14., t\u00eb Kontrat\u00ebs s\u00eb lartcekur, ku dit\u00ebn kritike p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve atmosferike nga ndikimi i er\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb e kulmit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Re bie n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn e rrug\u00ebs, trotuarit dhe objektit p\u00ebrreth &#8211; duke l\u00ebnduar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn E. U., n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar buxheti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 36,450.29 euro dhe jan\u00eb shkaktuar d\u00ebme materiale n\u00eb pes\u00eb veturat e parkuara p\u00ebrreth nd\u00ebrtes\u00ebs &#8211; me \u00e7ka ka kryer vepr\u00ebn penale: &#8216;punimet nd\u00ebrtimore t\u00eb kund\u00ebrligjshme&#8217;.\u201d &#8211; thuhet, tutje, n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur se Prokurori i Shtetit dhe t\u00eb pandehurit kan\u00eb arritur Marr\u00ebveshje p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb, si dhe me rastin e ngritjes s\u00eb Aktakuz\u00ebs i \u00ebsht\u00eb propozuar Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb obligohen q\u00eb t\u00eb kompensojn\u00eb d\u00ebmin material, n\u00eb shum\u00ebn prej 36,450.29 euro q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe t\u00eb ngarkohen me shpenzimet e procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetare\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/deputetja-jep-sqarime-ujkani-110-mije-eurot-e-ndara-nga-kuvendi-komunal-i-prishtines-jane-per-operacionin-e-ardhshem-te-elzes\/\">ishte l\u00ebnduar<\/a> e disa vetura ishin d\u00ebmtuar nga r\u00ebnia e nj\u00eb pjese t\u00eb kulmit t\u00eb objektit t\u00eb ri t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb lagjen \u201cArb\u00ebria\u201d n\u00eb Kryeqytet, nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vendin e ngjarjes kishin dal\u00eb menj\u00ebher\u00eb ekipe t\u00eb emergjenc\u00ebs, t\u00eb zjarrfik\u00ebsve, t\u00eb Policis\u00eb dhe t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs. Edhe zyrtar\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs lokale ishin par\u00eb n\u00eb vendin ku ndodhi rasti.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast\u00eb jan\u00eb publikuar shum\u00eb video e pretendime n\u00eb TikTok (shih <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@kosova.360\/video\/7325415451654098182?is_from_webapp=1&amp;sender_device=pc&amp;web_id=7372472758708110853\">k\u00ebtu<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@qytetari\/video\/7325452068683123973?is_from_webapp=1&amp;sender_device=pc&amp;web_id=7372472758708110853\">k\u00ebtu<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@almakos.com\/video\/7325409551606402309?is_from_webapp=1&amp;sender_device=pc&amp;web_id=7372472758708110853\">k\u00ebtu<\/a>) p\u00ebr arsyet dhe t\u00eb dyshuarit e p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Raportimet e tjera &#8211; <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/kulmi-i-komunes\/\">LINK<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cJo, nuk jan\u00eb kryer.\u201d &#8211; ishte p\u00ebrgjigjur gjasht\u00eb her\u00eb personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i kompanis\u00eb \u201cNBT ING\u201d SH.P.K., Bekim Baftijaraj, kur ishte pyetur nga Policia se p\u00ebrse nuk jan\u00eb zbatuar Pikat e caktuara t\u00eb Kontrat\u00ebs, p\u00ebr renovimin e kulmit t\u00eb objektit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs. Personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i kompanis\u00eb, Bekim Baftijaraj akuzohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;Punime nd\u00ebrtimore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":14,"featured_media":3207078,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1208,11,228,261],"tags":[1451,2026,2027,1244,2028],"class_list":["post-3207076","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fact-check-ligji","category-lajm","category-ligji","category-prokuroria","tag-aktakuze","tag-bekim-baftijaraj","tag-kulmi-i-objektit-te-komunes-se-prishtines","tag-prokuroria-e-prishtines","tag-ylber-jashari"],"lang":"sq","translations":{"sq":3207076},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/14"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3207076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207076\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3207076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3207076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3207076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}