{"id":3207133,"date":"2025-01-21T19:00:53","date_gmt":"2025-01-21T18:00:53","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3207133"},"modified":"2025-01-21T19:00:53","modified_gmt":"2025-01-21T18:00:53","slug":"rritje-te-buxhetit-qender-te-re-spitalore-dhe-funksionalizim-te-sish-it-zotimet-e-ldk-se-per-shendetesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3207133","title":{"rendered":"Rritje t\u00eb buxhetit, Qend\u00ebr t\u00eb re Spitalore dhe funksionalizim t\u00eb SISH-it: Zotimet e LDK-s\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>Nd\u00ebrtimi i Spitalit t\u00eb Ri n\u00eb vler\u00eb prej 500 milion\u00eb euro, krijimi i kushteve q\u00eb mjek\u00ebt t\u00eb mos ikin nga Kosova, funksionalizimi i Fondit p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe respektimi i Ligjit p\u00ebr Duhanin jan\u00eb vet\u00ebm disa prej zotimeve q\u00eb tre kandidat\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb jan\u00eb zotuar se do t\u00eb p\u00ebrmbushin n\u00eb rast se partia e tyre rikthehet n\u00eb pushtet, pas Zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit.<\/em><\/p>\n<p>Me profesion mjek\u00eb, tre kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb nga radh\u00ebt e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) jan\u00eb zotuar se n\u00ebse partia e tyre i fiton Zgjedhjet parlamentare do ta rrisin buxhetin p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb 5%, do ta nd\u00ebrtojn\u00eb Qendr\u00ebn e Re Spitalore dhe do ta ndajn\u00eb menaxhmentin e Spitaleve nga Stafi sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"#DebatPernime - Planet e LDK-s\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe investimet n\u00eb rajonin e Prishtin\u00ebs - 21.01.2025\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/F8FBQaXFeFk?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>K\u00ebto tri zotime jan\u00eb vet\u00ebm disa prej atyre q\u00eb i shp\u00ebrfaq\u00ebn k\u00ebta tre kandidat\u00eb n\u00eb \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d, m\u00eb 21.01.2025. N\u00eb q\u00ebllimet e tyre hyn\u00eb edhe zgjerimi i List\u00ebs s\u00eb Barnave Esenciale, investimet disamilion\u00ebshe n\u00eb aparatura, funksionalizimi i Fondit t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe ndalimi i ikjes s\u00eb mjek\u00ebve nga Kosova &#8211; duke ua rritur pagat e duke iu krijuar mund\u00ebsi t\u00eb menj\u00ebhershme pun\u00ebsimi, atyre q\u00eb i p\u00ebrfundojn\u00eb studimet.<\/p>\n<p>N\u00eb krye me ekonomistin, Lumir Abdixhiku, t\u00eb cilin LDK-ja e ka kandidat p\u00ebr Kryeminist\u00ebr, ata besojn\u00eb se do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb Sistemin Sh\u00ebndet\u00ebsor &#8211; duke mos i kursyer akuzat se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti nuk ka b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr vjet\u00ebt q\u00eb shkuan.<\/p>\n<p>LDK q\u00eb synon rikthimin n\u00eb pushtet, q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs 1998\/1999, \u00ebsht\u00eb partia e cila m\u00eb s\u00eb shumti ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb &#8211; krahasuar me partit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p><strong>Spitali i Ri dhe planet e tjera t\u00eb LDK-s\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Me profesion infektolog, Izet Sadiku tash e disa vite udh\u00ebheq Drejtorin\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs. Por, tashm\u00eb si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Zgjedhjet e reja parlamentare ai synon t\u00eb b\u00ebhet Deputet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sadiku shp\u00ebrfaqi prioritetet e tij n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr sektorin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb &#8211; duke u nisur nga \u00e7\u00ebshtja kryesore, rritja e buxhetit n\u00eb 5% t\u00eb GDP-s\u00eb, nga 3.3% sa \u00ebsht\u00eb tani.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, projekti m\u00eb i madh q\u00eb ka shtruar para vetes kjo parti politike \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i Qendr\u00ebs s\u00eb re Spitalore n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Qendr\u00ebs Klinike dhe Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs (QKUK), p\u00ebr t\u00eb cilin ende nuk kan\u00eb vendosur p\u00ebr lokacionin se ku sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj Qendre do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb mandatin e par\u00eb dhe gradualisht derisa t\u00eb b\u00ebhet Qendra e re Spitalore do t\u00eb funksionoj\u00eb Qendra e vjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani (QKUK).\u201d &#8211; tha Sadiku.<\/p>\n<p>Kurse p\u00ebr pron\u00ebn aktuale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur QKUK, Sadiku tha se do t\u00eb shfryt\u00ebzohet si pron\u00eb publike ku nd\u00ebrtohen hap\u00ebsira kulturore ose ndonj\u00eb Kampus i Shkollave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i Qendr\u00ebs s\u00eb Re ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr zotimet kryesore e para q\u00eb ka shp\u00ebrfaqur Lumir Abdixhiku, ende pa nisur fushata.<\/p>\n<p>Ky projekt \u00ebsht\u00eb llogaritur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kosto prej 500 milion\u00eb euro.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3207140\" aria-describedby=\"caption-attachment-3207140\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02218-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3207140\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02218-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3207140\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati i LDK-s\u00eb p\u00ebr deputet, Izet Sadiku. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nd\u00ebrlidhet me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb ndarja e menaxhimit t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore nga sektori i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sadiku tha se do t\u00eb analizojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e angazhimit t\u00eb nj\u00eb Kompanie q\u00eb menaxhon Spitalet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb largohet politika nga menaxhimi i institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kandidati tjet\u00ebr p\u00ebr Deputet, Ardian Shala, me profesion kardiolog, konsideron se problemet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mungesa e barnave, kan\u00eb lindur pik\u00ebrisht si pasoj\u00eb e keqmenaxhimit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb punoj n\u00eb Spitalin e Prizrenit dhe kam raste kur p\u00ebr nj\u00eb katet\u00ebr urinar, pacient\u00ebt n\u00eb gjysm\u00ebnate detyrohen t\u00eb bredhin barnatoreve, sepse nuk ka. Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e keqmenaxhimit.\u201d &#8211; tha Shala.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai thot\u00eb se duhet t\u00eb kontraktohen Kompani, pasi q\u00eb \u201cpa dashur t\u2019i n\u00ebn\u00e7moj\u00eb mjek\u00ebt\u201d beson se ata jan\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb aspektit sh\u00ebndet\u00ebsor, nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn e menaxhimit \u201ckan\u00eb \u00e7alime\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb proklamuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi nga LDK-ja, por edhe nga partit\u00eb e tjera \u00ebsht\u00eb funksionalizimi i Fondit p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore. Edhe pse ka qen\u00eb premtim nd\u00ebr vite, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u leht\u00ebsohet jeta qytetar\u00ebve, e sidomos atyre q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mjekim jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ai tha se sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore mendojn\u00eb t\u2019i fillojn\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb, me p\u00ebrgatitjen e dokumentacionit dhe t\u00eb legjislacionit.<\/p>\n<p>\u201cMe Ligj 3.5% i jep pun\u00ebmarr\u00ebsi dhe 3.5% i jep pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi. Shuma q\u00eb mendohet t\u00eb krijohet nga Fondi i Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb diku 140 milion\u00eb euro.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Vitin e par\u00eb t\u00eb qeverisjes, Sadiku tha se planifikojn\u00eb q\u00eb Qeveria ta rimbursoj\u00eb Fondin me 140 milion\u00eb euro, me q\u00ebllim q\u00eb Fondi t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime qysh n\u00eb vitin e par\u00eb \u201cpara se t\u00eb filloj\u00eb grumbullimi\u201d.<\/p>\n<p>Kurse kandidati Ardian Shala, me profesion kardiolog, tha se me Fondin e Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore, n\u00ebse nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb mbulimin e shpenzimeve ta b\u00ebj\u00eb sektori publik, plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb at\u00eb ta b\u00ebj\u00eb ai privat.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb l\u00ebmosh\u00eb p\u00ebr trajtim jasht\u00eb vendit, kjo zgjidhet me Fondin p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore, q\u00eb n\u00ebse nuk ka mund\u00ebsi sektori publik, at\u00ebher\u00eb i b\u00ebn ai privat. Gjithsesi k\u00ebto sh\u00ebrbime do t\u2019i mbuloj\u00eb Fondi i Sh\u00ebrbimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore, i cili \u00ebsht\u00eb jetik.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p><strong>Zgjidhjet p\u00ebr listat e pritjes dhe List\u00ebn e barnave esenciale<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/pacientet-ne-hall-se-ku-ti-gjejne-barnat-esenciale-qe-nuk-po-i-siguron-shteti\/\">Pacient\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb qasje n\u00eb 88 lloje t\u00eb barnave t\u00eb List\u00ebs esenciale,<\/a> t\u00eb cilat shteti e ka p\u00ebr obligim q\u00eb t\u2019i siguroj\u00eb. Mungesa e dokumentit q\u00eb e garanton cil\u00ebsin\u00eb e barnave, e q\u00eb quhet Autorizim Marketingu, ka pamund\u00ebsuar furnizimin me k\u00ebto lloje barnash n\u00eb institucione publike sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Izet Sadiku faj\u00ebson ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, duke th\u00ebn\u00eb se arsyetimi i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb 70% \u00ebsht\u00eb mbulueshm\u00ebria e List\u00ebs esenciale, e q\u00eb sipas tij, Ministria e ka obligim me Ligj q\u00eb ta mbuloj\u00eb 100%.<\/p>\n<p>\u201cPo ju tregoj se n\u00eb Prishtin\u00eb as 50% s&#8217;e kan\u00eb mbulu asnj\u00eb vit dhe ne detyrohemi (t\u00eb paguajm\u00eb) 500 mij\u00eb euro. Kur e ndajm\u00eb buxhetin, e \u00e7ojm\u00eb n\u00eb Ministri t\u00eb Financave. Na thon\u00eb: &#8216;Pse po ndani p\u00ebr barna, sepse ua blen Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb?&#8217;. Mir\u00ebpo, ne detyrohemi, se qytetari kur shkon me marr\u00eb sh\u00ebrbimin atje, ai nuk e di a \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e P\u00ebrparim Ram\u00ebs apo e Arben Vitis\u00eb.\u201d &#8211; tha Sadiku nga k\u00ebndi i Drejtorit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb gjitha Komunat e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb problem, pasi nuk furnizohen mjaftuesh\u00ebm me barna nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Se a do ta vendosin terapin\u00eb hormonale p\u00ebr personat LGBTQ+ n\u00eb List\u00ebn esenciale t\u00eb barnave, Ardian Shala tha se e kan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kategorin\u00eb e mosh\u00ebs s\u00eb shtyr\u00eb, por nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb edhe p\u00ebr kategori t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cDhe pse jo, t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb edhe shum\u00eb kategori t\u00eb tjera q\u00eb i p\u00ebrmendet (komuniteti LGBTQ+). Terapia hormonale &#8211; kjo ka qen\u00eb diskutim i madh edhe m\u00eb her\u00ebt dhe ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u2019ua sigurojm\u00eb nj\u00eb terapi t\u00eb duhur. Pra me pages\u00eb, me mbulim nga shteti.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr List\u00ebn e barnave esenciale si zgjidhje ata ofruan funksionalizimin e Fondit p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit t\u00eb barnave, kandidati i LDK-s\u00eb, Ekrem Hyseni, me profesion onkolog, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb pro q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrcaktuar \u00e7mimi i tyre, e jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nevojave t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb dasht\u00eb 12 or\u00eb q\u00eb me dal\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb propagand\u00eb e Ministrit, ku gazetari del live. E merr nj\u00eb ila\u00e7 q\u00eb e prezanton si \u00e7mim, q\u00eb nuk ka qen\u00eb real si i prezantuar nga politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit, duhet partner\u00ebt t\u00eb jen\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tregut vendas e bot\u00ebror dhe t\u00eb merren \u00e7mime referente.<\/p>\n<p>\u201cJam i sigurt q\u00eb ka me u rregullu edhe \u00e7mimi i barnave. Kan\u00eb me kushtu ma lir\u00eb dhe ka me qen\u00eb disponueshm\u00ebria e barnave m\u00eb e lart\u00eb.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs detyrohen t\u00eb presin me muaj e deri n\u00eb vite, p\u00ebr t\u2019u operuar p\u00ebr shkak t\u00eb listave t\u00eb gjata t\u00eb pritjes n\u00eb Spitale publike.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/gjetjet-e-auditorit-per-listat-e-pritjes-nuk-e-cudisin-menaxhmentin-dhe-bordin-e-shskuk-se-qe-ishin-ne-dijeni-per-problemet\/\">Gjetjet e Auditorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/a> p\u00ebr vitin 2024 shp\u00ebrfaq\u00ebn fotografi t\u00eb fletoreve dhe t\u00eb sh\u00ebnimeve, n\u00eb t\u00eb cilat regjistrohen pacient\u00ebt n\u00ebp\u00ebr lista t\u00eb pritjeve. Disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb t\u00eb gjata deri n\u00eb kat\u00ebr vjet n\u00eb QKUK. Nj\u00eb prej faktor\u00ebve kontribues n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb pacient\u00ebve n\u00eb lista t\u00eb pritjes \u00ebsht\u00eb evidentuar t\u00eb jet\u00eb mungesa e ekspertiz\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb fusha t\u00eb caktuara &#8211; duke ngarkuar QKUK-n\u00eb, si Qend\u00ebr referente.<\/p>\n<p>Kandidati Ekrem Hyseni, duke u nisur nga p\u00ebrvojat q\u00eb ka, tha se disa Klinika e kan\u00eb list\u00ebn e pritjes m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse flasim p\u00ebr list\u00ebn e pritjes p\u00ebr nd\u00ebrrimin e protezave keni t\u00eb drejt\u00eb&#8230;\u201d &#8211; u p\u00ebrgjigj ai.<\/p>\n<p>Kurse, Ardian Shala premtoi se k\u00ebto lista do t\u00eb tkurren p\u00ebrmes investimeve mbi 100 milion\u00eb euroshe n\u00eb aparatura t\u00eb ndryshme spitalore.<\/p>\n<p>Duke i p\u00ebrkitur sfer\u00ebs s\u00eb Kardiologjis\u00eb, Shala tha se vet\u00ebm n\u00eb sektorin e tij, pacient\u00ebt presin p\u00ebr intervenime n\u00eb arterie koronare mbi nj\u00eb vjet.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e dhimbshme n\u00ebse nj\u00eb familjar i dikujt p\u00ebson di\u00e7ka t\u00eb papritur, q\u00eb nuk kemi d\u00ebshir\u00eb ta themi, e ne t\u00eb mos jemi t\u00eb zot\u00eb ta zbresim k\u00ebt\u00eb list\u00eb t\u00eb pritjes t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb, ose me heq fare.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, kuadrot dhe mund\u00ebsit\u00eb ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3207148\" aria-describedby=\"caption-attachment-3207148\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02153-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-3207148 size-full\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02153-scaled.jpg\" alt=\"Kandidati i LDK-s\u00eb p\u00ebr deputet, IArdian Shala. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3207148\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati i LDK-s\u00eb p\u00ebr deputet, Ardian Shala. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u201cNe nuk duhet ta shohim sektorin privat si kund\u00ebrshtar, por si partner. Sepse, fundi i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Sistem i cili edhe me Sistemin Informativ Sh\u00ebndet\u00ebsor (SISH) do t\u00eb rregullohet.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Ekrem Hyseni tha se do ta funksionalizojn\u00eb SISH-in q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i mundur edhe implementimi i Fondit t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Funksionalizimi i plot\u00eb i Sistemit Informativ Sh\u00ebndet\u00ebsor dhe sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, si dy prej <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/gjate\/ministri-vitia-fajeson-pandemine-per-mosrealizimin-e-sistemit-informativ-shendetesor-dhe-sigurimeve-shendetesore\/\">elementeve ky\u00e7e n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi vazhdojn\u00eb t\u00eb mbesin<\/a> vet\u00ebm premtime t\u00eb dh\u00ebna nd\u00ebr vite nga Qeveri t\u00eb ndryshme p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>Hyseni tha se p\u00ebrmes SISH-it e me \u201cwork stacion\u201d puna do t\u00eb jet\u00eb e matshme dhe p\u00ebr secilin do t\u00eb nxirren rezultatet e pun\u00ebs, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe mospuna.<\/p>\n<p><strong>Parandalimi i ikjes s\u00eb mjek\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>LDK-ja beson q\u00eb p\u00ebrmes rritjes s\u00eb pagave, p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kushteve dhe sigurimit t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, deri diku mund t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb mjek\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos largohen nga Kosova n\u00eb drejtim t\u00eb shteteve per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ekrem Hyseni, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, thot\u00eb se \u201cn\u00ebse do me i mbajt mjek\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb nuk mundesh me i lidh, por e vetmja lidhje q\u00eb mundesh me i ba \u00ebsht\u00eb me ia rrit pag\u00ebn dhe me ia p\u00ebrmisu kushtet e pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJa siguron nj\u00eb mjeku t\u00eb ri pas studimeve q\u00eb ka me fillu pun\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb dhe e dyta, specializimi n\u00eb dy vjet\u00ebt e para pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve me financim nga shteti. K\u00ebto i kemi n\u00eb Program. Pa kushte ikin edhe mjek\u00ebt gjerman\u00eb n\u00eb Norvegji.\u201d &#8211; thot\u00eb ai, duke shtuar se k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e Programit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thot\u00eb se nuk mjafton koeficienti n\u00eb 150 euro, por rritja do ta vazhdoj\u00eb nj\u00ebherazi me rritjen ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cDeri diku \u00ebsht\u00eb e dinjitetshme (paga me rritje), por nuk them kurr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme as p\u00ebr bujkun, as p\u00ebr mjekun e as p\u00ebr inxhinierin. Por duhet me ba mund\u00ebsi, me i adaptu k\u00ebto kushte p\u00ebr me i trajtu me kushte t\u00eb dinjitetshme dhe me i josh me q\u00ebndru (mjek\u00ebt).\u201d &#8211; thot\u00eb ai.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3207145\" aria-describedby=\"caption-attachment-3207145\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02225-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3207145\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02225-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3207145\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati i LDK-s\u00eb p\u00ebr deputet, Ekrem Hyseni. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Ardian Shala e sheh si zgjidhje q\u00eb mjek\u00ebt e ri t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e t\u00eb mos largohen, q\u00eb sapo ta p\u00ebrfundojn\u00eb diplomimin t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb Qendra t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare, q\u00eb e kan\u00eb edhe si kusht stazh p\u00ebr specializim.<\/p>\n<p>Duke paraqitur shifra, Shala tha se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2024, 106 mjek\u00eb e kan\u00eb l\u00ebshuar Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa p\u00ebr pes\u00eb vjet\u00ebt e fundit mbi 600. Ai tha se rritjen e pagave do ta b\u00ebjn\u00eb qysh n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr student\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar Mjek\u00ebsin\u00eb, Shala thot\u00eb se kan\u00eb planifikuar t\u00eb krijojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb kushte pun\u00ebsimi p\u00ebr ta. Dhe, posa ta p\u00ebrfundojn\u00eb pun\u00ebsimin, t\u00eb krijohet sistemi p\u00ebr specializime.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs t\u00eb anesteziolog\u00ebve shum\u00eb operime sot presin. P\u00ebr shembull n\u00eb Kirurgjin\u00eb Vaskulare presin tri vjet p\u00ebr operim. Dhe p\u00ebr at\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb arsyetimi q\u00eb nuk ka anesteziolog\u00eb.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq zgjidhja q\u00eb ofroi Izet Sadiku \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb forcohen Spitalet regjionale.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb her\u00ebt Kirurgjia n\u00eb Mitrovic\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se n\u00eb Prishtin\u00eb. Pulmologjia n\u00eb Pej\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se n\u00eb Prishtin\u00eb. Tu i forcu Spitalet regjionale edhe b\u00ebjm\u00eb zhvillim ekonomik, edhe distribuojm\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt atje.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p><strong>Kritikat p\u00ebr rinovimet n\u00eb QKUK<\/strong><\/p>\n<p>Kandidati Ekrem Hyseni kritikoi rinovimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij mandati n\u00eb QKUK &#8211; duke premtuar nd\u00ebrtimin e Spitaleve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ai premtoi q\u00eb brenda mandatit do ta funksionalizojn\u00eb plot\u00ebsisht Spitalin e Ferizajit.<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb me thot\u00eb dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb rinovu Gjinokologjia dhe ndonj\u00eb lehon\u00eb duhet me udh\u00ebtu 40 metra, p\u00ebr me shku n\u00eb banjo. Le t\u00eb m\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat i mir\u00eb dhe un\u00eb po e pranoj.\u201d &#8211; tha Hyseni.<\/p>\n<p>Sipas tij, ardhja e VV-s\u00eb n\u00eb pushtet me suficit buxhetor n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe me vendimmarrje 100% e ta cil\u00ebsojn\u00eb sukses t\u00eb madh \u00ebsht\u00eb nonsens.<\/p>\n<p>\u201cPse d\u00ebshtoi Qendra Emergjente q\u00eb ka mbet sot vet\u00ebm n\u00eb tulla. Aty, vet\u00ebm p\u00ebr informat\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshtuar 6.6 milion\u00eb euro vet\u00ebm vitin 2024 dhe kan\u00eb kaluar n\u00eb suficit? Nd\u00ebrtimi i institucionit n\u00eb Shtime 2.6 milion\u00eb suficit. Kush e ka ndal\u00eb? Cila ka qen\u00eb pengesa e Qeveris\u00eb?\u201d &#8211; pyeti Hyseni.<\/p>\n<p>Sipas tij ka pasur nj\u00eb menaxhim t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb paras\u00eb publike gjat\u00eb qeverisjes Kurti &#8211; duke e quajtur mashtrim t\u00eb madh premtimin e LVV-s\u00eb p\u00ebr Spitalin e Podujev\u00ebs.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3207151\" aria-describedby=\"caption-attachment-3207151\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02187-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-3207151 size-full\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02187-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3207151\" class=\"wp-caption-text\">Kandidat\u00ebt e LDK-s\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Sipas tij, t\u00eb gjitha rinovimet t\u00eb udh\u00ebhequra nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb me t\u00eb shtrenjta n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin institucion &#8211; krahasuar me rinovimet e udh\u00ebhequra nga SHSKUK.<\/p>\n<p>\u201cMerre \u00e7mimoren e Kontrat\u00ebs s\u00eb rinovimit t\u00eb Emergjenc\u00ebs dhe Gjinekologjis\u00eb, d.m.th. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e ka menaxhuar rinovimin e Gjinokologjis\u00eb. Nd\u00ebrsa, Sh\u00ebrbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) e ka menaxhuar rinovimin e Emergjenc\u00ebs.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Hyseni thot\u00eb se shum\u00eb prej sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb merren n\u00eb institucione private dhe n\u00eb institucione jasht\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb sh\u00ebrbime q\u00eb kryhen edhe n\u00eb QKUK, ose n\u00eb Spitale regjionale. Por, sipas tij, humbja e besimit n\u00eb institucione publike \u00ebsht\u00eb \u201cdefekti i madh\u201d.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmend nj\u00eb rast, t\u00eb cilin e cil\u00ebson edhe si dezinformat\u00eb, e q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb \u201csh\u00ebrbyer nga vet\u00eb kryeministri [Kurti]\u201d, ku \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb vitin 2016 furnizimi (me citostatik\u00eb) ka qen\u00eb 30%, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Raporti zyrtar i SHSKUK-s\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb 86%. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet q\u00eb un\u00eb e them q\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb metodologji e pun\u00ebs propaganda.\u201d &#8211; thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024 n\u00eb QKUK jan\u00eb rinovuar disa Klinika &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb ajo e Gjinekologjis\u00eb, Radiologjis\u00eb, Oftamologjis\u00eb, Onkologjis\u00eb, Klinika Emergjente dhe Kardiokirurgjia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Ekrem Hyseni p\u00ebrmendi edhe ish-ministrin Rifat Latifi q\u00eb drejtoi Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kur ministri Arben Vitia kandidoi p\u00ebr Kryetar t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Latifin ai zgjodhi fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira, e p\u00ebr t\u00eb cilin tha se flet me shum\u00eb respekt, sepse ka d\u00ebshmuar se do q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRifat Latifi nuk u gjet n\u00eb ambient pune n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Ka deklaru q\u00eb ka pas\u00eb ambient toksik pune, q\u00eb i bie, nga pozitat menaxheriale ai nuk ka mundur me i zbatu politikat sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb cilat ka ardhur. As vizionin e tij si nj\u00eb profesionist i p\u00ebrgatitur.\u201d &#8211; tha Hyseni.<\/p>\n<p>P\u00ebr munges\u00ebn e inspektimit, Hyseni tha se qysh n\u00eb muajin e par\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet inspektimi p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e nivelit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u2019i zbatojm\u00eb Rekomandimet e tyre (Inspektoriatit), sepse nuk kemi mekaniz\u00ebm tjet\u00ebr qysh me e p\u00ebrmir\u00ebsua Sistemin.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrsa p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Duhanin, ai tha se qysh n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb, s\u00eb bashku me Komunat, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb filluar nd\u00ebrprerjen e pirjes se duhanit n\u00eb hap\u00ebsira publike.<\/span><\/p>\n<p><b>P\u00ebrvoja e LDK-s\u00eb n\u00eb pushtet<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs m\u00eb s\u00eb shpeshti e ka pasur fatin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs dhe ardhjes s\u00eb Administrat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (UNMIK) u mbajt\u00ebn Zgjedhjet e para n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 2001.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">LDK fitoi shumic\u00ebn e votave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoi shumic\u00ebn e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosov\u00ebs m\u00eb 04.03. 2002 dhe LDK-ja formoi Qeverin\u00eb e par\u00eb pas luft\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo parti fitoi p\u00ebrs\u00ebri Zgjedhjet e vitit 2004, n\u00eb krye me Ibrahim Rugov\u00ebn, i cili ishte President deri n\u00eb vitin 2006.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrsa, n\u00eb Zgjedhjet e vitit 2014, LDK arriti t\u00eb krijonte nj\u00eb koalicion qeveris\u00ebs me partin\u00eb e Hashim Tha\u00e7it, Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) dhe t\u00eb formonte nj\u00eb Qeveri t\u00eb re n\u00eb krye me Isa Mustaf\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Zgjedhjet e vitit 2019, LDK humbi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb Qeveri, pasi LVV fitoi m\u00eb shum\u00eb vota. LVV b\u00ebri koalicion me LDK-n\u00eb, por Marr\u00ebveshja u prish pas disamuajsh kur Qeveria e Kurti u rr\u00ebzua n\u00eb Kuvend n\u00eb mars 2020, p\u00ebrmes nj\u00eb Mocioni Mosbesimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, LDK-ja, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Avdullah Hotit, arriti t\u00eb formonte nj\u00eb koalicion me PDK-n\u00eb dhe partit\u00eb e tjera t\u00eb vogla. M\u00eb 22.03.2020, Hoti u zgjodh Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Qeveria Hoti u rr\u00ebzua pas nj\u00eb Mocioni t\u00eb dyt\u00eb Mosbesimi n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo u pasua me Zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 2021, n\u00eb t\u00eb cilat L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje doli fituese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Zgjedhjet e fundit n\u00eb vitin 2021, LDK-ja fitoi 12.64 % &#8211; duke u renditur si partia e tret\u00eb, p\u00ebr nga numri i votave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cDebat P\u00ebrnime\u201d \u00ebsht\u00eb format i cili do t\u00eb transmetohet p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht deri nj\u00eb dit\u00eb para Zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit 2025. Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga partit\u00eb politike garuese, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb prezantojn\u00eb Programin e tyre, p\u00ebrballen me pyetjet e Jeta Xharr\u00ebs, kryeredaktorit t\u00eb KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrez\u00ebs nga \u201cKrypomet\u00ebr\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) ka zgjedhur q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr Zgjedhjet e 9 shkurtit t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa nga mediat n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo parti e ka arsyetuar mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb emisionet politike t\u00eb shfaqura n\u00eb mediume t\u00eb caktuara, me pretendimin se gjoja ato media jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb oligark\u00ebve. RTV Dukagjini \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e k\u00ebtyre mediave t\u00eb \u201cpiketuara\u201d nga LVV, e pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb televizion transmetohet emisioni \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d &#8211; prodhim i KALLXO.com.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mir\u00ebpo, p\u00ebr dallim nga partia n\u00eb pushtet, partit\u00eb e tjera opozitare kan\u00eb pranuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Debat dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjen pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb Kallxo-it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb hapje t\u00eb Debatit t\u00eb par\u00eb zgjedhor, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb<\/span><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kallxo\/videos\/3897519767202576\"> <span style=\"font-weight: 400;\">\u201cDebat P\u00ebrnime\u201d,<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> Jeta Xharra ka deklaruar se askush n\u00eb KALLXO.com nuk \u00ebsht\u00eb pasanik, milioner, e le m\u00eb oligark.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;Ne kemi qen\u00eb n\u00eb RTK e na kan\u00eb largu prej RTK-s\u00eb, sakt\u00eb sepse kemi raportuar qysh oligark\u00ebt e kan\u00eb zhvat shtetin.\u201d &#8211; ka theksuar nd\u00ebr t\u00eb tjera, Xharra.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrtimi i Spitalit t\u00eb Ri n\u00eb vler\u00eb prej 500 milion\u00eb euro, krijimi i kushteve q\u00eb mjek\u00ebt t\u00eb mos ikin nga Kosova, funksionalizimi i Fondit p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe respektimi i Ligjit p\u00ebr Duhanin jan\u00eb vet\u00ebm disa prej zotimeve q\u00eb tre kandidat\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb jan\u00eb zotuar se do t\u00eb p\u00ebrmbushin n\u00eb rast se partia e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3207139,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,11],"tags":[2049,2050,1112,2048,117,79,2051,722,2052,10],"class_list":["post-3207133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjate","category-lajm","tag-ardian-shala","tag-ekrem-hyseni","tag-fondi-i-sigurimeve-shendetesore","tag-izet-sadiku","tag-ldk","tag-qkuk","tag-shendetesia","tag-shskuk","tag-sistemi-informativ-shendetesor","tag-zgjedhjet-2025"],"lang":"sq","translations":{"sq":3207133},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3207133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207133\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3207133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3207133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3207133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}