{"id":3207175,"date":"2025-01-21T15:16:19","date_gmt":"2025-01-21T14:16:19","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3207175"},"modified":"2025-01-21T15:16:19","modified_gmt":"2025-01-21T14:16:19","slug":"gjykimi-ndaj-te-akuzuarit-per-krime-lufte-deshmitaret-rrefejne-si-i-gjeten-kufomat-e-tre-civileve-te-vrare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3207175","title":{"rendered":"Gjykimi ndaj t\u00eb akuzuarit p\u00ebr krime lufte, d\u00ebshmitar\u00ebt rr\u00ebfejn\u00eb si i gjet\u00ebn kufomat e tre civil\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj Millosh Pleskoviq, i cili nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs akuzohet p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, m\u00eb 21.01.2025, jan\u00eb d\u00ebgjuar tre d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>Pleskoviq po akuzohet nga Prokuroria Speciale, se m\u00eb 1 shtator t\u00eb vitit 1998, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb t\u00eb tipit\u00a0 \u201cKallashnikov\u201d, ku ishin vrar\u00eb 3 civil\u00eb, teksa t\u00eb nj\u00ebjtit ishin duke shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dru n\u00eb mal.<\/p>\n<p>Fillimisht d\u00ebshmin\u00eb e dha d\u00ebshmitari Parim Elshani, i cili gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij tha se n\u00eb vitin 1998-1999 kishte jetuar n\u00eb qytetin e Prizrenit.<\/p>\n<p>Ai tregoi, gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, se si kishin shkuar n\u00eb vendin e ngjarjes dhe i kishin gjetur kufomat.<\/p>\n<p>\u201cI kemi d\u00ebrgu xhenazet n\u00eb Spital, prej Spitalit kemi shku n\u00eb varrim.\u201d &#8211; tha Parim Elshani.<\/p>\n<p>Ai tregoi, tutje, se p\u00ebrmbi kufoma kishte qen\u00eb miku i\u00a0 tij F. B., mir\u00ebpo se kush e ka kryer k\u00ebt\u00eb vrasje nuk e dinte.<\/p>\n<p>\u201cA ke d\u00ebgju kush e ka kry vrasjen?\u201d &#8211; e pyeti prokurori Ilir Morina.<\/p>\n<p>\u201cKam d\u00ebgju prej njer\u00ebzve, se nipi i kojshis\u00eb te xhamia e ka pas\u00eb gjyshen.\u201d &#8211; tha Elshani.<\/p>\n<p>Parim Elshani tha, gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, se para lufte nuk e kishte njohur Millosh Pleskoviqin dhe se p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb lajme nuk kishte d\u00ebgjuar diku tjet\u00ebr se Milloshi e ka kryer vrasjen.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari\u00a0 i dyt\u00eb i cili e dha d\u00ebshmin\u00eb ishte Shaban Shala, i cili po ashtu tha se gjat\u00eb vitit 1998-1999 kishte jetuar n\u00eb Prizren. Tutje, gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij edhe ai tregoi se si i kishin gjetur kufomat.<\/p>\n<p>\u201cE kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr trupat, por kur kemi mb\u00ebrri na edhe qen ka pas\u00eb. Trupat kan\u00eb qen\u00eb pothuajse t\u00eb shkap\u00ebrderdhur.\u201d &#8211; tha Shaban Shala.<\/p>\n<p>Ai rr\u00ebfeu se trupat i kishin futur n\u00eb thas\u00eb, i kishin bartur te kamioni dhe kishin shkuar pastaj n\u00eb Spital e prej aty n\u00eb varreza.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk e di se kush e ka kryer k\u00ebt\u00eb vrasje e se Millosh Pleskoviqin nuk e kishte njohur para lufte dhe po ashtu nuk e kishte ditur q\u00eb gjyshen e kishte pasur n\u00eb lagjen \u2018Hoqa Mahalla\u2019.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, d\u00ebshmitari i tret\u00eb i cili dha d\u00ebshmin\u00eb ishte Sherif Xhaferi. Ai tha, gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, se gjat\u00eb vitit 1998-1999 ka jetuar po ashtu n\u00eb qytetin e Prizrenit. D\u00ebshmitari Sherif Xhaferi tregoi lidhur me momentin, kur i kishin gjetur kufomat.<\/p>\n<p>\u201cTrupat i kemi qit n\u2019thas\u00eb. I kemi bartur nga 4 veta, deri te lagjja jon\u00eb. I kemi d\u00ebrgu n&#8217;Spital dhe pastaj kemi shkuar n&#8217;varreza dhe i kemi varrosur.\u201d &#8211; tha Shaban Shala.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb fund t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij tha se nuk e di kush e ka kryer k\u00ebt\u00eb vrasje.<\/p>\n<p>Shqyrtimi gjyq\u00ebsor i radh\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pritet t\u00eb mbahet nes\u00ebr, m\u00eb 22.01.2025.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/i-akuzuari-per-krime-lufte-ne-kosove-se-pranoi-fajesine-tensione-ne-gjykate-video\/\">Kujtojm\u00eb se i akuzuari Millosh Pleskoviq n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit fillestar, m\u00eb dat\u00eb 21.06.2024, nuk e kishte pranuar faj\u00ebsin\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>\u201cNuk e pranoj faj\u00ebsin\u00eb.\u201d &#8211; kishte th\u00ebn\u00eb i akuzuari Millosh Pleskoviq.<\/p>\n<p>Ky rast po trajtohet n\u00eb Departamentin Special t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Trupit Gjykues: Rrahman Beqiri, kryetar i Trupit Gjykues dhe dy an\u00ebtar\u00ebt, Violeta Namani-Hajra dhe Kujtim Krasniqi.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Dosja e Prokuroris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, i akuzuari gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn kohore 1998-1999, n\u00eb Prizren gjat\u00eb nj\u00eb konflikti me karakter jond\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb zhvilluar n\u00eb mes t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe forcave Ushtarake t\u00eb Republik\u00ebs Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb (RFJ) dhe forcave policore t\u00eb Serbis\u00eb. I pandehuri Millosh Pleskoviq, me dashje e n\u00eb bashk\u00ebkryerje me persona t\u00eb tjer\u00eb, i ka shkelur r\u00ebnd\u00eb rregullat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr personave civil &#8211; duke kryer vrasjen e viktimave, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn kohore relevante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb, forcat policore dhe ushtarake t\u00eb RFJ dhe Serbis\u00eb ishin stacionuar n\u00eb kodrat p\u00ebrreth Prizrenit, p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur q\u00eb ishte duke ndodhur n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong>Sipas Aktakuz\u00ebs, rreth dat\u00ebs 1 shtator 1998, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d, n\u00eb Prizren, viktimat R. D., B. D., F. B. s\u00eb bashku me t\u00eb d\u00ebmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, kan\u00eb shkuar n\u00eb malin e tyre, i cili gjendej af\u00ebrsisht rreth 300 metra n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dru p\u00ebr ngrohje, derisa ishin duke ecur, kan\u00eb hasur n\u00eb nj\u00eb grup prej 7-8 persona, t\u00eb armatosur t\u00eb nacionalitetit serb, t\u00eb cil\u00ebt kishin dal\u00eb nga mali dhe ishin me uniforma policore dhe ushtarake, me shirita n\u00eb krah dhe n\u00eb kok\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishin t\u00eb armatosur me arm\u00eb t\u00eb gjata automatike e t\u00eb cil\u00ebt i kishin urdh\u00ebruar fillimisht q\u00eb t\u00eb ndaleshin, pastaj i kan\u00eb fyer n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Tutje &#8211; sipas Aktakuz\u00ebs &#8211; n\u00eb mesin e tyre e kishin par\u00eb edhe t\u00eb pandehurin n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb at\u00eb moment i pandehuri kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb t\u00eb tipit \u201ckallashnikov\u201d n\u00eb drejtim t\u00eb tyre dhe me t\u00eb filluar t\u00eb sht\u00ebnat, viktima, tani i ndjeri B.D e ka shtyr\u00eb m\u00eb krah t\u00eb d\u00ebmtuarin Xhenger Cana &#8211; duke e futur n\u00ebn rrug\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb nga vrasja, pasi q\u00eb ishte m\u00eb i riu n\u00eb grup,<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb &#8211; sipas Aktakuz\u00ebs &#8211; t\u00eb d\u00ebmtuarit: Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kan\u00eb vrapuar n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb tyre, kurse viktimat, tani t\u00eb ndjerit B.D., R.D. dhe F.B. kan\u00eb mbetur n\u00eb vendin e ngjarjes t\u00eb vrar\u00eb, si pasoj\u00eb e t\u00eb sht\u00ebnave, ashtu q\u00eb pas nj\u00eb jave, me lejen e Policis\u00eb serbe, familjar\u00ebt e viktimave kan\u00eb shkuar q\u00eb t\u2019i marrin trupat e tani t\u00eb ndjer\u00ebve R.D., B.D. dhe F.B., te te cil\u00ebt kan\u00eb par\u00eb se trupat e viktimave jan\u00eb t\u00eb gjymtuar, ashtu q\u00eb R.D. dhe B.D. ishin vendosur nj\u00ebri mbi tjetrin &#8211; nj\u00ebri nga ta e kishte k\u00ebmb\u00ebn e prer\u00eb nga trupi, kurse viktima Fatmiri nuk e kishte pasur kok\u00ebn n\u00eb trup.<\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb akuzave t\u00eb lartcekura, ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se, n\u00eb bashk\u00ebkryerje, e ka kryer vepr\u00ebn penale: &#8220;krim i luft\u00ebs kund\u00ebr popullsis\u00eb civile&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr masakrat dhe krimet e tjera t\u00eb luft\u00ebs dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat serbe e jugosllave gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998\/1999 ishin gjykuar, e disa edhe d\u00ebnuar, ish-udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur dhe t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.icty.org\/en\/case\/slobodan_milosevic\">Ish-presidenti i Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr &#8220;krime lufte&#8221; dhe p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;, t\u00eb kryera nga forcat serbe e jugosllave n\u00eb Kosov\u00eb. Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr &#8220;krime lufte&#8221; dhe &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;, t\u00eb kryera edhe n\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, si dhe n\u00eb Kroaci.<\/a><\/p>\n<p>Gjykimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY), me seli n\u00eb Hag\u00eb, nuk kishte marr\u00eb epilog, pasi Millosheviq kishte vdekur m\u00eb 11.03.2006 n\u00eb qeli &#8211; teksa po mbahej n\u00eb Paraburgim.<\/p>\n<p>Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbis\u00eb, ishte liruar nga akuzat p\u00ebr &#8220;krime lufte gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nikolla Shainoviq, z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 18 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 15 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;.<\/p>\n<p>Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 22 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 14 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221;.<\/p>\n<p>Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burg p\u00ebr &#8220;krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit&#8221; dhe &#8220;shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Aktgjykimin t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, e gjeni <a href=\"https:\/\/www.icty.org\/x\/cases\/milutinovic\/acjug\/en\/140123.pdf\">k\u00ebtu.<\/a><u><br \/>\n<\/u><br \/>\nT\u00eb gjitha raportimet e tjera lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, mund t&#8217;i gjeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb: <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/millosh-pleskoviq\/\">LINK<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj Millosh Pleskoviq, i cili nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs akuzohet p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e sotme, m\u00eb 21.01.2025, jan\u00eb d\u00ebgjuar tre d\u00ebshmitar\u00eb. Pleskoviq po akuzohet nga Prokuroria Speciale, se m\u00eb 1 shtator t\u00eb vitit 1998, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes \u201cHoqa Mahalla\u201d kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":27,"featured_media":3207176,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,228,261],"tags":[899,551,2046,902,887,1516,905,1350],"class_list":["post-3207175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-ligji","category-prokuroria","tag-departamenti-special","tag-gjykata-e-prishtines","tag-ilir-morina","tag-krime-lufte","tag-kujtim-krasniqi","tag-millos-pleskoviq","tag-rrahman-beqiri","tag-violeta-namani-hajra"],"lang":"sq","translations":{"sq":3207175},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/27"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3207175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207175\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3207175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3207175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3207175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}