{"id":3207620,"date":"2025-01-22T16:27:33","date_gmt":"2025-01-22T15:27:33","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3207620"},"modified":"2025-01-22T16:27:33","modified_gmt":"2025-01-22T15:27:33","slug":"polici-i-akuzuar-per-vrasjen-e-kolegut-ne-ndejen-ne-zllatar-ndihem-fajtor-qe-nga-pakujdesia-dhe-pa-dashje-kam-shkaktuar-vdekjen-e-kolegut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3207620","title":{"rendered":"Polici i akuzuar p\u00ebr vrasjen e kolegut n\u00eb ndej\u00ebn n\u00eb Zllatar: Ndihem fajtor q\u00eb nga pakujdesia dhe padashje kam shkaktuar vdekjen e kolegut"},"content":{"rendered":"<p>Fatlum Mehmeti, i akuzuar se vrau me dashje eventuale kolegun e tij polic, L. H., nga nj\u00eb distanc\u00eb 70-80 cm, n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, 22.01.2025, ka dh\u00ebn\u00eb mbrojtjen e tij.<\/p>\n<p>I ndjeri L. H., zyrtar policor, 27-vje\u00e7ar, kishte mbetur i vrar\u00eb &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; nga arma zyrtare e kolegut t\u00eb tij, Fatlum Mehmeti, n\u00eb nj\u00eb aheng, m\u00eb 18.02.2022.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/dosja-e-prokurorise-ndaj-policit-te-akuzuar-per-vrasjen-e-kolegut-te-tij-ne-nje-aheng\/\">Dosja e Prokuroris\u00eb<\/a> p\u00ebrshkruan se i ndjeri Haxholli ishte q\u00eblluar n\u00eb regjionin e krahut t\u00eb djatht\u00eb &#8211; duke i shkaktuar plag\u00eb vdekjeprur\u00ebse n\u00eb nj\u00eb aheng, ku kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm mbi 10 zyrtar\u00eb policor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdihem dhe jam plot\u00ebsisht fajtor, q\u00eb nga pakujdesia dhe pa asnj\u00eb lloj dashje aksidentalisht, kam shkaktuar vdekjen e kolegut dhe shokut tim L. H.\u201d &#8211; tha i akuzuari Mehmeti, gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mehmeti deklaroi se n\u00eb dit\u00ebn kritike kishte pasur thirrje nga nj\u00eb koleg i tij i cili e kishte njoftuar p\u00ebr ndej\u00ebn q\u00eb po organizohej, por q\u00eb nuk kishte pasur njohuri se nga kush po organizohej dhe kush do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb ndej\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVlen t\u00eb theksohet fakti se un\u00eb nuk kam qen\u00eb as organizator e as iniciator i ndej\u00ebs me koleg\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb obligimeve t\u00eb mia jasht\u00eb pun\u00ebs, nuk e kam ditur as kush specifikisht ka me marr\u00eb pjes\u00eb, ve\u00e7 e kam dit\u00eb q\u00eb kemi me shku me djemt\u00eb e ekip\u00ebs&#8230;\u201d &#8211; tha i akuzuari Mehmeti.<\/p>\n<p>I pandehuri Mehmeti tha se parimisht ai asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka marr\u00eb arm\u00ebn zyrtare me vete.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb parimisht asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam marr\u00eb arm\u00ebn zyrtare me vete, p\u00ebrjashtimisht rasteve ku n\u00eb sht\u00ebpi nuk gjendeshin nj\u00ebri nga prind\u00ebrit e mi. Kjo p\u00ebr arsye p\u00ebr sigurin\u00eb e arm\u00ebs, se edhe n\u00eb qoft\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb potencialisht najkush hin me vjedh ose najsen, ma shum\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr mua ish kan\u00eb e r\u00ebnd\u00eb me ma vjedh arm\u00ebn zyrtare t\u00eb pun\u00ebs.\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Lidhur me vendin ku po organizohej ndeja, i akuzuari Mehmeti tha se nuk kishte pasur njohuri se ku ishte fshati Zllatar. I nj\u00ebjti shtoi se nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb as n\u00eb blerjen e sendeve ushqimore p\u00ebr ndej\u00eb.<\/p>\n<p>I akuzuari Mehmeti deklaroi se pasi kishin shkuar n\u00eb vill\u00eb ishin takuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb koleg\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kishin mb\u00ebrri paraprakisht dhe pastaj kishte hyr\u00eb brenda n\u00eb vill\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKena shku te villa, ora sakt\u00eb s&#8217;e di, mbas 19:00 di\u00e7ka u kan\u00eb. Edhe jam taku me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb koleg\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kishin mb\u00ebrri paraprakisht. Jam hi mrena edhe jam ul n\u00eb kau\u00e7in e mesit n\u00eb mes t\u00eb sallonit. N\u00eb nj\u00ebrin krah e kam pas\u00eb Valdetin, nj\u00eb nj\u00ebrin krah e kam pas L. H.\u201d &#8211; tha i akuzuari Mehmeti, gjat\u00eb deklarimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Paraprakisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar eksperti i mjek\u00ebsis\u00eb ligjore, Valon Hyseni.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti pohoi se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpilues i Raportit t\u00eb autopsis\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb pajet\u00eb t\u00eb tani t\u00eb ndjerit L. H.<\/p>\n<p>Eksperti Hyseni deklaroi se n\u00eb gjetjet e autopsis\u00eb vdekja e t\u00eb ndjerit L. H. ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e gjakderdhjes masive.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb gjetjet e autopsis\u00eb, t\u00eb cilat i gjeni n\u00eb eksperitimin mjekoligjor &#8211; vdekja e tani t\u00eb ndjerit ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e gjakderdhjes masive t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme, si pasoj\u00eb e shqyerjes s\u00eb lobit t\u00eb sip\u00ebrm t\u00eb dy mushk\u00ebrive dhe pjes\u00ebs torakale t\u00eb aort\u00ebs.\u201d &#8211; tha eksperti mjekoligjor.<\/p>\n<p>Tutje, eksperti mjekoligjor tha se d\u00ebmtimet e lartcekura jan\u00eb t\u00eb shkaktuara nga veprimi dinamik i predh\u00ebs t\u00eb hedhur nga arma e zjarrit.<\/p>\n<p>Eksperti mjekoligjor tha se vrima hyr\u00ebse \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb t\u00eb ndjerit, nd\u00ebrsa gjat\u00eb kryerjes se autopsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjetur vrim\u00eb dal\u00ebse,\u00a0 kurse predha \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb krahun e majt\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00ebn l\u00ebkur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e prokurorit Arben Hoti, se a mund t\u00eb tregoj\u00eb cili ka qen\u00eb pozicioni i viktim\u00ebs n\u00eb momentin kritik n\u00eb raport me kryesin. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, eksperti mjekoligjor tha se kjo nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet me sakt\u00ebsi &#8211; duke shtuar se n\u00eb rastin konkret e ka t\u00eb pamundur t\u00eb deklarohet rreth pozicionit.<\/p>\n<p>Tutje, i nj\u00ebjti tha se rinkonsturimi i vendit t\u00eb ngjarjes do ta ndihmonte n\u00eb p\u00ebrcaktimin e pozicionit.<\/p>\n<p>Lidhur me distanc\u00ebn e qitjes, p\u00ebrkat\u00ebsisht distanc\u00ebs s\u00eb tyt\u00ebs s\u00eb arm\u00ebs dhe viktim\u00ebs n\u00eb momentin kritik, eksperti mjekoligjor tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk jan\u00eb evidentuar faktor\u00ebt plot\u00ebsues t\u00eb qitjes dhe tha se me besueshm\u00ebri mund t\u00eb thuhet se qitja \u00ebsht\u00eb n\u00eb distanc\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb met\u00ebr.<\/p>\n<p>Tutje, seanca ka vazhduar me administrimin e provave materiale dhe pas administrimit t\u00eb provave prokurori i rastit, Arben Hoti propozoi q\u00eb t\u00eb ftohet n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitarit eksperti i arm\u00ebve, Rrahim Fazliu me arsyetimin se i nj\u00ebjti do t\u2019i sqaroj\u00eb rrethanat dhe do t\u00eb argumentoj\u00eb n\u00eb aspektin profesional njohurit\u00eb e p\u00ebrgjithshme mbi arm\u00ebt e zjarrit dhe fazat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kalojn\u00eb zyrtar\u00ebt policor\u00eb, q\u00eb nga pranimi i tyre si kadet e deri n\u00eb p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb k\u00ebsaj Akademie.<\/p>\n<p>Tutje, prokurori Hoti propozoi q\u00eb n\u00eb rastin konkret t\u00eb b\u00ebhet edhe rikonstruimi i vendit t\u00eb ngjarjes n\u00eb prezenc\u00ebn e ekspertit mjekoligjor &#8211; duke shtuar se e konsiderojn\u00eb t\u00eb nevojshme rikonstruimin e vendit t\u00eb ngjarjes, me q\u00ebllim t\u00eb sqarimit t\u00eb rrethanave.<\/p>\n<p>K\u00ebto propozime t\u00eb prokurorit Hoti i kund\u00ebrshtoi mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Mehmeti, avokati Labinot Buzuku. I nj\u00ebjti tha se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebto propozime, me arsyetimin se nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb se si kadet\u00ebt p\u00ebrgatiten.<\/p>\n<p>Tutje, Buzuku tha se d\u00ebgjimi i k\u00ebtij d\u00ebshmitari nuk e ndihmon procesin p\u00ebrve\u00e7se e zvarrit dhe i propozoi Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb propozimin p\u00ebr d\u00ebgjimin e k\u00ebtij d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket propozimit p\u00ebr rikonstruimin e vendit t\u00eb ngjarjes, avokati Buzuku deklaroi se si pal\u00eb nuk jan\u00eb kund\u00ebr &#8211; duke shtuar se kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbetet n\u00eb diskrecion t\u00eb Gjykat\u00ebs, n\u00ebse e sheh t\u00eb nevojshme apo jo rikonstruimin e vendit t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, i akuzuari Mehmeti tha se nuk e kund\u00ebrshton asnj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb asnj\u00eb d\u00ebshmitari n\u00eb \u00e7far\u00ebdo cil\u00ebsie dhe tha se d\u00ebshmia e d\u00ebshmitarit t\u00eb propozuar nga Prokuroria, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kontribuon n\u00eb zbardhjen e rrethanave n\u00eb t\u00eb cilin ka ndodhur ky rast.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Trupi Gjykues mori Aktvendim duke refuzuar propozimin e prokurorit Hoti p\u00ebr d\u00ebgjimin e d\u00ebshmitarit Rrahim Fazliu, me arsyetimin se i nj\u00ebjti nuk ka qen\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes dhe gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb ekspert i licensuar.<\/p>\n<p>Tutje, Trupi Gjykues refuzoi edhe propozimin e prokurorit Hoti, p\u00ebr rikonstruimin e vendit t\u00eb ngjarjes me arsyetimin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kontestuese gjendja faktike, mir\u00ebpo kontestuese \u00ebsht\u00eb se a \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale me dashje apo nga pakujdesia.<\/p>\n<p>Pas refuzimit t\u00eb k\u00ebtyre dy propozimeve, familjar\u00ebt e t\u00eb ndjerit L. H. l\u00ebshuan sall\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cE l\u00ebshojm\u00eb sall\u00ebn. Nuk kemi fjal\u00eb sinqerisht p\u00ebr k\u00ebto rrethana, qysh \u00ebsht\u00eb t&#8217;u u zhvillu rasti. Nuk mundemi me vazhdu.\u201d &#8211; tha nj\u00ebra nga familjaret e t\u00eb ndjerit L. H. &#8211; duke l\u00ebshuar Sall\u00ebn e gjykimit.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr n\u00eb muajin shkurt 2025, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb mbrojtjen i akuzuari, Fatlum Mehmeti.<\/p>\n<p>Ky rast po trajtohet n\u00eb Departamentin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs nga Trupi Gjykues, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ertan Sejfulla, kryetar i Trupit Gjykues dhe dy an\u00ebtar\u00ebt, Sulltane Hoti e Naser Foniqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Aktakuza n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale po p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga prokurori, Arben Hoti.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka thuhet n\u00eb Aktakuz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb siguruar nga Kallxo.com, i akuzuari, pjes\u00ebtar i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se manipulimi me arm\u00eb paraqet rrezik, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb shum\u00eb personave e n\u00eb ambient t\u00eb mbyllur ka manipuluar me arm\u00ebn zyrtare.<\/p>\n<p>I akuzuari, Fatlum Mehmeti ngarkohet me vepr\u00ebn penale: &#8220;vrasje me dashje eventuale&#8221;.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka n\u00ebnkupton &#8220;dashja eventuale&#8221; sipas Kodit Penal?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPersoni vepron me dashje eventuale, kur \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se pasoja e ndaluar mund t\u00eb shkaktohet si rezultat i veprimit ose i mosveprimit t\u00eb tij dhe ai pranon shkaktimin e saj.\u201d &#8211; thuhet n\u00eb Kodin Penal.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi sipas Kodit Penal p\u00ebr kryerjen e k\u00ebsaj vepre penale \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb pak se pes\u00eb (5) vjet burgim.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas rastit ishin arrestuar gjasht\u00eb zyrtar\u00eb policor\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb ishin prezent\u00eb n\u00eb vendin e incidentit ishin suspenduar nga puna.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 arrestimeve dhe suspendimeve ishin sekuestruar edhe 14 arm\u00eb zyrtare t\u00eb polic\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kishin qen\u00eb pjes\u00eb e ahengut.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb ngritur edhe nj\u00eb Aktakuz\u00eb ndaj 14 zyrtar\u00ebve policor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb momentin kur kishte ndodhur ngjarja e 18 shkurtit 2022, n\u00eb fshatin Zllatar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Aktakuz\u00ebs, t\u00eb pandehurit F. A., E. I., B. M., E. Th. dhe G. T., m\u00eb 18.02.2022, rreth or\u00ebs 22:00, n\u00eb fshatin Zllatar t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat, ku kishin organizuar nj\u00eb aheng privat, jasht\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat p\u00ebr autorizimet e Policis\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e arm\u00ebs, t\u00eb parapara n\u00eb Ligjin p\u00ebr Policin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Aktakuz\u00ebs, t\u00eb nj\u00ebjtit dyshohen se kan\u00eb sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb zyrtare, duke p\u00ebrdorur municion jozyrtar, gjersa ishin n\u00eb tarrac\u00ebn e vil\u00ebs ku zhvillohej ahengu.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, secili prej tyre individualisht &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; e kan\u00eb kryer veprat penale: &#8220;p\u00ebrdorimi i arm\u00ebs apo mjetit t\u00eb rreziksh\u00ebm&#8221; dhe &#8220;shkaktimi i rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, t\u00eb pandehurit A. B., Xh. B., A. M., A. A., A. Z., I. S., Rr. A., V. Rr. dhe A. M. nuk i kan\u00eb lajm\u00ebruar veprat penale t\u00eb lartcekura, nuk i kan\u00eb raportuar t\u00eb sht\u00ebnat me arm\u00eb zjarri t\u00eb b\u00ebra nga koleg\u00ebt e tyre. T\u00eb pandehurit gjat\u00eb ahengut kan\u00eb q\u00ebndruar s\u00eb bashku, andaj me k\u00ebt\u00eb ata akuzohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale: &#8220;moslajm\u00ebrimi i veprave penale apo kryesve t\u00eb tyre&#8221;.<\/p>\n<p>Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes s\u00eb Aktakuz\u00ebs, i ka propozuar Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb shpallen fajtor\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebnohen sipas Ligjit p\u00ebr veprat penale t\u00eb cilat u vihen n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha raportimet, lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, mund t\u2019i lexoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb: <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/fatlum-mehmeti\/\">LINK.<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatlum Mehmeti, i akuzuar se vrau me dashje eventuale kolegun e tij polic, L. H., nga nj\u00eb distanc\u00eb 70-80 cm, n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, 22.01.2025, ka dh\u00ebn\u00eb mbrojtjen e tij. I ndjeri L. H., zyrtar policor, 27-vje\u00e7ar, kishte mbetur i vrar\u00eb &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; nga arma zyrtare e kolegut t\u00eb tij, Fatlum Mehmeti, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":26,"featured_media":3207621,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,228,261],"tags":[1628,1001,2167,2168,2169,1018,1764,2170,2171],"class_list":["post-3207620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-ligji","category-prokuroria","tag-arben-hoti","tag-ertan-sejfulla","tag-fatlum-mehmeti","tag-gjykata-e-prishtine","tag-labinot-buzuku","tag-naser-foniqi","tag-sulltane-hoti","tag-valon-hyseni","tag-vrasja-e-policit-ne-zllatar"],"lang":"sq","translations":{"sq":3207620},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/26"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3207620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207620\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3207620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3207620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3207620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}