{"id":3207966,"date":"2025-01-23T19:02:29","date_gmt":"2025-01-23T18:02:29","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3207966"},"modified":"2025-01-23T19:02:29","modified_gmt":"2025-01-23T18:02:29","slug":"zotimet-e-koalicionit-aak-nisma-termocentral-me-thengjill-rritje-pagash-e-funksionalizim-te-aeroportit-te-gjakoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3207966","title":{"rendered":"Zotimet e Koalicionit AAK-Nisma: Termocentral me th\u00ebngjill, rritje pagash e funksionalizim t\u00eb Aeroportit t\u00eb Gjakov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>P\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, Koalicioni AAK-Nisma premton nd\u00ebrtimin e nj\u00eb termocentral t\u00eb ri me th\u00ebngjill, rritjen ekonomike deri n\u00eb 7 p\u00ebr qind, shtimin e tatimeve t\u00eb reja, pag\u00ebn mesatare n\u00eb 1 mij\u00eb euro dhe funksionalizimin e Aeroportit t\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p>Kat\u00ebr kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb nga Koalicioni AAK-Nisma, premtojn\u00eb se me \u201cQeverin\u00eb Haradinaj\u201d, zhvillimi ekonomik n\u00eb vend do t\u00eb rritet deri n\u00eb 7 p\u00ebrqind, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb paga mesatare do t\u00eb b\u00ebhet 1 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"#DebatPernime - Planet e AAK - NISMA p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe investimet n\u00eb rajonin e Gjakov\u00ebs - 23.01.2025\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/tmDXA8LHMz8?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb dy nga, si\u00e7 i quajn\u00eb ata, \u2018top-prioritetet\u2019 e programit t\u00eb tyre zgjedhor. N\u00eb planin e tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb ekonomia t\u00eb rritet p\u00ebrmes siguris\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb synojn\u00eb ta arrijn\u00eb p\u00ebrmes an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit n\u00eb NATO. N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, k\u00ebta kandidat\u00eb besojn\u00eb q\u00eb investitor\u00ebt e huaj nuk do t\u00eb frik\u00ebsohen q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d, m\u00eb 23.01.2025, kandidat\u00ebt Arton Demhasaj, Smajl Latifi, Edmond Hoxha e Artan Nimani, premtuan edhe projekte t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me ekonomin\u00eb, energjin\u00eb dhe investimet n\u00eb rajonin e Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Termocentral me th\u00ebngjill<\/strong><\/p>\n<p>Kandidati nga AAK-ja, Arton Demhasaj, cili para se t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr deputet ka qen\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile, tha se koalicion\u00a0 e kan\u00eb n\u00eb plan q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb termocentral t\u00eb ri me th\u00ebngjill, \u201cq\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb uljen e konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe reduktimin e ndotjes s\u00eb ambientit\u201d.<\/p>\n<p>Demhasaj beson se nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij termocentrali do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb ambient t\u00eb sigurt p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj dhe p\u00ebr t\u00eb rritur zhvillimin ekonomik, gj\u00eb q\u00eb sipas tij, do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb uljen e konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe reduktimin e ndotjes s\u00eb ambientit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00e7\u00ebshtja e energjis\u00eb elektrike ka me u zgjidh sepse kemi parapar\u00eb nj\u00eb termocentral 500 M\u00cb, q\u00eb ka me qen\u00eb me th\u00ebngjill, me standardet e teknologjis\u00eb me t\u00eb re, e q\u00eb ka me e reduktu edhe ndotjen e ajrit\u201d- ka th\u00ebn\u00eb Demhasaj<span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02828-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3207967\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02828-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kandidati i AAK-s\u00eb Arton Demhasaj. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Se si do t\u00eb sigurojn\u00eb mjetet financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e termocentralit, <\/span>Demhasaj tha se me mbi 700 milion\u00eb euro sa ka bler\u00eb energji Kosova p\u00ebr kat\u00ebr vjet, mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb termocentral i ri.<\/p>\n<p>Ai nuk e ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ky projekt t\u00eb realizohet p\u00ebrmes Partneritetit Publiko- Privat.<\/p>\n<p>\u201cImagjinojeni 700 milion\u00eb euro me i pas\u00eb n\u00eb dor\u00eb, d.m.th ti e nd\u00ebrton nj\u00eb termocentral pa pas\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e askujt. Kjo minimum ka me reduktu 50% ndotjen e ajrit\u201d- tha Demhasaj.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se do t\u00eb kthehen te \u00e7\u00ebshtja e gazit me SHBA-n\u00eb, duke shpalosur me k\u00ebt\u00eb rast dy ide t\u00eb cilat m\u00ebtojn\u00eb t\u2019i kthejn\u00eb n\u00eb program qeveritar.<\/p>\n<p>\u201cE para \u00ebsht\u00eb potenciali i nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb termocentrali me gaz q\u00eb poashtu mund t\u00eb prodhoj\u00eb deri n\u00eb 500 MW energji elektrike dhe ideja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ose t\u00eb shkohet n\u00eb shp\u00ebrndarjen e gazit n\u00ebp\u00ebr ekonomit\u00eb familjare\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Ide tjet\u00ebr q\u00eb paraqiti ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i pes\u00eb ngrohtoreve n\u00eb pes\u00eb qendrat e m\u00ebdha: Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovic\u00eb dhe Pej\u00eb, q\u00eb sipas tij, p\u00ebrgjysmon pothuajse nevoj\u00ebn e konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kandidati Edmond Hoxha tha se investimin e par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb rivitalizimi i Termocentralit \u201cKosova B\u201d, q\u00eb \u201ct\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb rritjen e kapaciteteve edhe p\u00ebr 500 MW t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike, Demhasaj tha se Qeveria n\u00eb kushte normale nuk mundet me marr\u00eb vendim p\u00ebr me\u00a0e ul\u00eb \u00e7mimin, por as politika nuk duhet t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb institucione t\u00eb pavarura si Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb (ZRrE).<\/p>\n<p>\u201cNe kemi tendenca q\u00eb ZRrE-ja me qen\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur dhe i pandikuar prej politik\u00ebs. Kur ZRrE-ja ka me qen\u00eb e pavarur edhe e pandikuar politikisht, un\u00eb garantoj q\u00eb vet\u00eb ZRrE-ja ka me u ul\u00eb me i analizu \u00e7mimet dhe ka me i ul\u00eb \u00e7mimet\u201d- tha ai, duke faj\u00ebsuar partin\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr ndikime politike.<\/p>\n<p>Demhasaj premtoi se n\u00eb mandatin e tyre do t\u00eb ket\u00eb kontroll t\u00eb derivateve, sepse sipas tij, 50% e ndotjes n\u00eb Prishtin\u00eb nuk vjen nga Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK), por edhe nga veturat.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ne e kemi n\u00eb program \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kategorit\u00eb e ndjeshme edhe veteran\u00ebt edhe familjar\u00ebt e d\u00ebshmor\u00ebve, familjet me asistenc\u00eb sociale, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb reduktim t\u00eb faturave t\u00eb tyre t\u00eb energjis\u00eb elektrike\u201d- tha ai.<\/p>\n<p><strong>\u201cTop- prioritetet\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kandidati Edmond Hoxha tha se si pik\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb programin e tyre e kan\u00eb rritjen ekonomike deri n\u00eb 7 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Kjo, sipas tij, realizohet duke filluar me investime publike prej mbi 1 miliard euro dhe duke i rritur ato deri n\u00eb 1.5 miliard euro deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>\u201cInvestimet e huaja direkte parashikohet t\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb 2 miliard\u00eb euro, bashk\u00eb me investimet e sektorit privat\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr investimet e huaja, Hoxha si zgjidhje e sheh an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb NATO, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet siguri n\u00eb vend. Zgjidhja e dyt\u00eb, sipas tij, \u00ebsht\u00eb q\u00eb bizneset t\u00eb shihen si partner\u00eb e jo si armiq. Si\u00e7 thot\u00eb ai, kjo ndikon n\u00eb rritjen e investimeve direkte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Hoxha thot\u00eb se top- prioritetet e tyre jan\u00eb investimet ne biznese t\u00eb reja, paga mesatare deri n\u00eb 1 mij\u00eb euro, pensione mbi 500 euro dhe mos t\u00eb ket\u00eb pag\u00eb minimale n\u00ebn 500 euro.<span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<figure id=\"attachment_3207969\" aria-describedby=\"caption-attachment-3207969\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02822-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3207969\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02822-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3207969\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati i AAK-s\u00eb Edmond Hoxha. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kandidati i AAK-s\u00eb, Smajl Latifi i cili \u00ebsht\u00eb kryetar i Rahovecit, tha se p\u00ebrmes Ligjit p\u00ebr investime strategjike dhe leht\u00ebsimit t\u00eb procedurave burokratike mund t\u00eb japin nj\u00eb impakt t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar zhvillimin ekonomik.<\/p>\n<p>E Arton Demhasaj theksoi se p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja, nd\u00ebr t\u00eb tjera duhet t\u00eb zhvillohet infrastruktura, duke vler\u00ebsuar q\u00eb autostrada e Dukagjinit \u00ebsht\u00eb ky\u00e7e n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt p\u00ebr shkak se lidh\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb dhe si e till\u00eb iu ndihmon investitor\u00ebve p\u00ebr bartjen e mallrave.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb autostrad\u00eb e till\u00eb q\u00eb lidh\u00eb Mitrovic\u00ebn me Prizrenin, potencialisht secilit investitor atje, i shkurtohet koha e transportit t\u00eb mallrave e nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe kostoja. Infrastruktura rrugore \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme tek investimet e huaja\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Demhasaj tha se investitor\u00ebt e huaj nuk vijn\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00ebse Kosova proklamohet si vend q\u00eb rrezikohet nga lufta.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb siguria sepse investitor\u00ebt e huaj nuk vijn\u00eb me investu n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb pik\u00ebn primare nuk e ka sigurin\u00eb. Kjo \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb qysh n\u00eb vitin e par\u00eb qeveris\u00eb ka me u rregullu. Ka me qen\u00eb nj\u00eb siguri e plot\u00eb dhe e p\u00ebrhershme q\u00eb lidhet me an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb NATO\u201d- tha Demhasaj.<\/p>\n<p>Element tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin ekonomik Demhasaj, e ve\u00e7on funksionimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ka oligark\u00eb dhe kartele n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga Koalicioni AAK-Nisma nuk besojn\u00eb q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka oligark\u00eb dhe kartele q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen e \u00e7mimeve n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Hoxha tha se nuk ka oligark\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por q\u00eb nga ana terminologjis\u00eb p\u00ebrdoret gabim p\u00ebr q\u00ebllime propagandistike, duke sh\u00ebnjestruar k\u00ebshtu L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Ai kritikoi qasjen e partis\u00eb n\u00eb pushtet ndaj bizneseve.<\/p>\n<p>\u201cAleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Koalicioni p\u00ebr Kosov\u00ebn Fituese bizneset do t\u2019i shoh\u00eb si partner\u00eb. T\u00eb gjitha informacionet q\u00eb do t\u00eb mblidhen nga biznesi do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr rritjen e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Hoxha tha se ligji n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe se ka institucione p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb jan\u00eb t\u00eb trajnuara mir\u00eb, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrhynin n\u00eb rast se ka kartele.<\/p>\n<p>\u201cNe jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb tregut ku \u00ebsht\u00eb e pamundshme q\u00eb bizneset me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb me kriju kartele e aq ma pak kur kjo \u00ebsht\u00eb joligjore. Asnj\u00eb biznes i madh ose i vog\u00ebl nuk do t\u00eb rrezikonte r\u00ebnien ndesh me ligjin, kur ligji \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb\u201d- beson ai.<\/p>\n<p>Ai tha se AAK-ja \u00ebsht\u00eb koncept i djatht\u00eb dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e mikro-menaxhimit t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb paramendojm\u00eb q\u00eb bizneset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kartelore t\u2019i p\u00ebrcaktojn\u00eb \u00e7mimet sepse ekonomia e tregut \u00ebsht\u00eb e pam\u00ebshirshme n\u00eb kuptimin e konkurrenc\u00ebs. Prandaj bizneset mundohen t\u00eb performojn\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb af\u00ebr klient\u00ebve\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Se a ka kartele n\u00eb Kosov\u00eb, Smajl Latifi p\u00ebrgjigjen e kolegut t\u00eb tij e quajti \u201cprincipal\u201d.<\/p>\n<p>Latifi tha se n\u00ebse ka kartele p\u00ebrgjigjen duhet ta jap Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs, Agjencia Anti-Korrupsion dhe Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse makiatos po i rritet \u00e7mimi, ATK-ja mund t\u00eb pyes at\u00eb pronar t\u00eb asaj kafeterie se a e ka kuponin fiskal a jo. Ekonomia e tregut rregullohet p\u00ebrmes ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Latifi premtoi se detyra e Qeveris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb politika q\u00eb i japin fuqi zhvillimit ekonomik p\u00ebrmes leht\u00ebsirave fiskale, luftimit t\u00eb evazionit fiskal dhe p\u00ebrmes shtimit t\u00eb investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb publike.<\/p>\n<p>N\u00ebse Koalicioni AAK-NISMA vjen n\u00eb pushtet parasheh t\u00eb b\u00ebj tatimin mbi karbonin, tatimin mbi luksin dhe ndotjen, tatimin mbi transaksionet dhe tatimin mbi shitjet online.<\/p>\n<p>Kandidati Arton Demhasaj, tha se t\u00eb tilla politika kan\u00eb edhe n\u00eb vende e tjera.<\/p>\n<p>\u201cSecili shtet ve\u00e7 ka vendos tatim mbi karbonin &#8230; Por kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet me baz\u00eb ligjore. Ka me pas\u00eb edhe ulje t\u00eb tatimit q\u00eb paguhet p\u00ebr energjin\u00eb elektrike\u201d- tha Demhasaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr tatimin p\u00ebr ndotjen, Demhasaj tha se kushdo q\u00eb shkakton ndotje, apo q\u00eb v\u00ebrtetohet nj\u00eb nivel i ndotjes s\u00eb shkaktuar, kur t\u00eb vendosen premisat ligjore, do t\u00eb caktohet nj\u00eb taks\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Trefishim i subvencioneve dhe nd\u00ebrtim i qendrave t\u00eb skijimit<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb nga kryetar\u00ebt e komunave m\u00eb prodhuese n\u00eb Kosov\u00eb, asaj t\u00eb Rahovecit, Smajl Latifi, si sektor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ndikon n\u00eb rritjen e zhvillimit ekonomik e konsideron edhe zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Latifi premtoi se si koalicion kan\u00eb parapar\u00eb rritjen e subvencioneve n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe rendimente.<\/p>\n<p>\u201cEfektet e pun\u00ebs n\u00eb bujq\u00ebsi mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rritjen e Bruto Produktit Vendor. Ne kur i rrisim subvencionet, kur i hapim m\u00eb shpesh thirrjet p\u00ebr grante q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb projekte n\u00eb partneritet me qeverin\u00eb, me Agjencin\u00eb p\u00ebr Zhvillimin e Bujq\u00ebsis\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb leht\u00ebsi p\u00ebr ta\u201d- tha Latifi.<\/p>\n<p>Ai tha se Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb marr shembull nga Rahoveci se si trajtohet sektori i bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Trajtimi i sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb me prioritet, sipas tij, p\u00ebrve\u00e7se do t\u2019i p\u00ebrmbushte nevojat e Kosov\u00ebs, do mund\u00ebsonte q\u00eb produktet vendore t\u00eb jen\u00eb konkurruese n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cBujqit e Kosov\u00ebs nuk i kan\u00eb marr subvencionet edhe pse aplikimet kan\u00eb ndodh n\u00eb shkurt t\u00eb vitit q\u00eb shkoj. Ne hapim thirrje rrall\u00eb p\u00ebr grante. Ne po mendojm\u00eb q\u00eb t\u00eb hapim \u00e7do vit thirrje p\u00ebr grante, e dy her\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr mbjelljet e kulturave pranverore, e mbulim m\u00eb t\u00eb madh me serra e stalla\u201d- tha Latifi.<\/p>\n<p>Buxhetin aktual p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, Latifi e konsideron si shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr t\u2019i mund\u00ebsuar \u00a0prodhimtar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb sundojn\u00eb n\u00eb treg t\u00eb Kosov\u00ebs, e le m\u00eb me gjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201dJu them t\u00eb drejt\u00ebn pak mbi 90 milion\u00eb \u00ebsht\u00eb buxheti p\u00ebr bujq\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime (kat\u00ebr milion\u00eb e 800 mij\u00eb), investime kapitale (4 milion\u00eb e gjysm\u00eb), n\u00eb grante subvencione dhe transfere (74 milion\u00eb), q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq buxhet i pamjaftuesh\u00ebm sa ne nuk mund t\u00eb jemi konkurrent\u00eb\u201d- tha ai.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3207970\" aria-describedby=\"caption-attachment-3207970\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02818-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3207970\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02818-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3207970\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati i AAK-s\u00eb Smajl Latifi. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Sipas tij, e keqja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb q\u00eb prodhimet e Kosov\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, cil\u00ebsore, e t\u00eb k\u00ebrkuara, por jan\u00eb t\u00eb mbisunduara n\u00eb treg nga prodhimet q\u00eb importohen.<\/p>\n<p>Latifi premtoi trefishim t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr fermer\u00ebt n\u00eb kat\u00ebr vitet e para t\u00eb mandatit dhe se do t\u00eb marrin iniciativa konkrete p\u00ebr ta balancuar fermerin kosovar me at\u00eb t\u00eb shteteve fqinje.<\/p>\n<p>\u201cKa disa pengesa q\u00eb ne mund t\u2019i trajtojm\u00eb me udh\u00ebzime t\u00eb ve\u00e7anta, me akte n\u00ebnligjore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fermeri jon\u00eb t\u00eb jet\u00eb i qassh\u00ebm n\u00eb fonde t\u00eb Kosov\u00ebs, por t\u00eb jet\u00eb i qassh\u00ebm edhe n\u00eb fondet me donator\u00ebt e jasht\u00ebm\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Arton Demhasaj tha se kan\u00eb parapar\u00eb 1 miliard euro investime p\u00ebr bizneset e vogla, apo nga 250 milion\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e produkteve vendore, sipas tij, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kontroll t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai tha se k\u00ebrkohet fushat\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsuese q\u00eb ato produkte t\u2019i ken\u00eb standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi edhe sektorin e turizmit, duke faj\u00ebsuar qeverin\u00eb e kryeministrit Albin Kurti se e \u201cka harruar q\u00eb ekziston\u201d.<\/p>\n<p>\u201cImagjinojeni kjo qeveri e ka ndal\u00eb edhe nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb t\u2019u u nd\u00ebrtu, rruga De\u00e7an-Plav\u00eb q\u00eb e ngjall\u00eb turizmin e asaj pjese. Ka qen\u00eb nj\u00eb prej projekteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb zhvillimit t\u00eb turizmit, sidomos n\u00eb pjes\u00ebn e Bjeshk\u00ebve t\u00eb De\u00e7anit\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb program, Demhasaj tha se kan\u00eb parapar\u00eb nd\u00ebrtimin e tri qendrave t\u00eb skijimit: nj\u00eb q\u00eb lidhet me De\u00e7anin n\u00eb Bjeshk\u00ebn e Belegut; e dyta q\u00eb lidhet me Bjeshk\u00ebn e Rugov\u00ebs; dhe e fundit me Bjeshk\u00ebt e Sharrit.<\/p>\n<p><strong>Funksionalizimi i Aeroportit t\u00eb Gjakov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb programin zgjedhor t\u00eb Koalicionit AAK-Nisma \u00ebsht\u00eb edhe funksionalizmi i Aeroportit t\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kandidati nga Gjakova, Artan Nimani i cili m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb rektor n\u00eb Universitetin e Gjakov\u00ebs, premtoi se n\u00eb mandatin e tyre qeveris\u00ebs kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb ta p\u00ebrdorin Aeroportin e Gjakov\u00ebs si aeroport alternativ, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar zhvillimin ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nimani nuk dha shifra se sa i kushton nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb buxhetit, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00ebher\u00eb e kan\u00eb planifikuar vet\u00ebm ridizajnimin e tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb premtim tjet\u00ebr q\u00eb dha Nimani \u00ebsht\u00eb modernizmi i sistemit t\u00eb ujitjes p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij rajoni.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3207974\" aria-describedby=\"caption-attachment-3207974\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02814-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3207974\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC02814-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3207974\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati i AAK-s\u00eb Artan Nimani. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0\u201cModernizimi i sistemit t\u00eb ujitjes q\u00eb po ashtu m\u00eb shum\u00eb e mbulon pjes\u00ebn lindore Prizren-Rahovec, por edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Gjakov\u00ebs, pasi q\u00eb vet\u00eb shp\u00ebrndarja e tyre si burim e ka Liqenin e Radoniqit\u201d- tha Nimani.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nimani tha se kan\u00eb parapar\u00eb edhe funksionalizimin e hekurudh\u00ebs mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, investime n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, p\u00ebrfundimin e autostrad\u00ebs s\u00eb Dukagjinit, asaj t\u00eb Gjilanit, autostrad\u00ebs p\u00ebr Merdar\u00eb dhe rrug\u00ebve t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb pap\u00ebrfunduara.<\/span><\/p>\n<p><b>P\u00ebrvoja e Aleanc\u00ebs n\u00eb pushtet<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Zgjedhjet e fundit t\u00eb vitit 2021, AAK fitoi 7.07% t\u00eb votave. Me k\u00ebt\u00eb zuri 8 ul\u00ebse n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ramush Haradinaj n\u00eb vitin 2005 ishte p\u00ebr tre muaj Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ai dha dor\u00ebheqje pas 100 dit\u00ebsh qeverisjeje, pasi u akuzua nga Tribunali i Hag\u00ebs p\u00ebr \u201ckrime lufte\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo parti e mori pushtetin edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vitin 2017, por k\u00ebsaj radhe n\u00eb koalicion me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe NISMA-n, i njohur si PAN. Qeveria Haradinaj e filloi mandatin m\u00eb 09.19.2017, pas humbjes s\u00eb Isa Mustaf\u00ebs dhe zgjati deri m\u00eb 3 shkurt 2020, pas humbjes n\u00eb Zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Qeveria Haradinaj ishte formuar gjat\u00eb nj\u00eb seance maratonike n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, me 61 vota \u2013 minimumi q\u00eb i duhet nj\u00eb Qeverie p\u00ebr ta marr\u00eb besimin e deputet\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Votimi i Ekzekutivit kosovar ishte mund\u00ebsuar fal\u00eb votave t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb subjektit politik nga radh\u00ebt e komunitetit serb, List\u00ebs Serbe, e cila u largua m\u00eb von\u00eb nga Qeveria. Rrjedhimisht, kjo b\u00ebri q\u00eb koalicioni qeveris\u00ebs q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga PDK-AAK-NISMA t\u00eb mos i ket\u00eb votat e duhura p\u00ebr vendimmarrje n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">AAK n\u00eb Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garon n\u00eb koalicion me Nism\u00ebn, Konservator\u00ebt, Forumin Intelektual E30 dhe me List\u00ebn Ideali.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cDebat P\u00ebrnime\u201d \u00ebsht\u00eb format i cili do t\u00eb transmetohet p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht deri nj\u00eb dit\u00eb para Zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit 2025. Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga partit\u00eb politike garuese, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb prezantojn\u00eb Programin e tyre, p\u00ebrballen me pyetjet e Jeta Xharr\u00ebs, kryeredaktorit t\u00eb KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrez\u00ebs nga \u201cKrypomet\u00ebr\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) ka zgjedhur q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr Zgjedhjet e 9 shkurtit t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa nga mediat n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo parti e ka arsyetuar mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb emisionet politike t\u00eb shfaqura n\u00eb mediume t\u00eb caktuara, me pretendimin se gjoja ato media jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb oligark\u00ebve. RTV Dukagjini \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e k\u00ebtyre mediave t\u00eb \u201cpiketuara\u201d nga LVV, e pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb televizion transmetohet emisioni \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d \u2013 prodhim i KALLXO.com.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mir\u00ebpo, p\u00ebr dallim nga partia n\u00eb pushtet, partit\u00eb e tjera opozitare kan\u00eb pranuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Debat dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjen pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb Kallxo-it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb hapje t\u00eb Debatit t\u00eb par\u00eb zgjedhor, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb<\/span><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kallxo\/videos\/3897519767202576\"><span style=\"font-weight: 400;\"> \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d,<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> Jeta Xharra ka deklaruar se askush n\u00eb KALLXO.com nuk \u00ebsht\u00eb pasanik, milioner, e le m\u00eb oligark.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cNe kemi qen\u00eb n\u00eb RTK e na kan\u00eb largu prej RTK-s\u00eb, sakt\u00eb sepse kemi raportuar qysh oligark\u00ebt e kan\u00eb zhvat shtetin.\u201d \u2013 ka theksuar nd\u00ebr t\u00eb tjera, Xharra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E, p\u00ebr kandidat\u00ebt e LVV-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb refuzuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb Debat, ajo e ka dh\u00ebn\u00eb \u201cdiagnoz\u00ebn\u201d: Politikus Arrogantis Totalis Mendjemadhijensis!<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, Koalicioni AAK-Nisma premton nd\u00ebrtimin e nj\u00eb termocentral t\u00eb ri me th\u00ebngjill, rritjen ekonomike deri n\u00eb 7 p\u00ebr qind, shtimin e tatimeve t\u00eb reja, pag\u00ebn mesatare n\u00eb 1 mij\u00eb euro dhe funksionalizimin e Aeroportit t\u00eb Gjakov\u00ebs. Kat\u00ebr kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb nga Koalicioni AAK-Nisma, premtojn\u00eb se me \u201cQeverin\u00eb Haradinaj\u201d, zhvillimi ekonomik n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3207978,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[865,2239,1131,2240,2021,10],"class_list":["post-3207966","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjate","tag-aak","tag-artan-nimani","tag-arton-demhasaj","tag-edmond-hoxha","tag-smajl-latifi","tag-zgjedhjet-2025"],"lang":"sq","translations":{"sq":3207966},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3207966"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3207966\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3207966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3207966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3207966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}