{"id":3208316,"date":"2025-01-24T16:14:18","date_gmt":"2025-01-24T15:14:18","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3208316"},"modified":"2025-01-24T16:14:18","modified_gmt":"2025-01-24T15:14:18","slug":"pse-po-bohesh-mangupcu-daje-se-te-vrajten-andi-pajaziti-jep-versionin-e-tij-si-kishte-ndodhur-vrasja-ne-bon-vivant-ne-vitin-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3208316","title":{"rendered":"\u201cPse po bohesh mangup?\u201d,\u201d\u00c7u daj\u00eb se t\u00eb vrajt\u00ebn\u201d &#8211; Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja n\u00eb \u201cBon Vivant\u201d n\u00eb vitin 2023"},"content":{"rendered":"<p>I akuzuari p\u00ebr rastin e vrasjes n\u00eb lokalin \u201cBon Vivant\u201d Andi Pajaziti ka dh\u00ebn\u00eb mbrojtjen, lidhur me akuzat q\u00eb Prokuroria i v\u00eb n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Pajaziti akuzohet se ka kryer vrasje n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore, ku ka mbetur i vrar\u00eb nj\u00eb person m\u00eb 04.08.2023.<\/p>\n<p>Andi Pajaziti tha se at\u00eb dit\u00eb ishte zgjuar n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb emocionale dhe nuk kishte dal\u00eb nga sht\u00ebpia deri n\u00eb ora 21:00 t\u00eb mbr\u00ebmjes, kur kishte dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb dhe kishte shkuar n\u00eb lagjen Vranjevc, p\u00ebr t\u00eb shikuar disa vetura p\u00ebr t&#8217;i bler\u00eb.<\/p>\n<p>Me t&#8217;u kthyer nga kjo lagje, t\u00eb nj\u00ebjtit ishin ndalur p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb n\u00eb lokalin &#8220;Bon Vivant&#8221;, pasi q\u00eb kishte kolon\u00eb t\u00eb madhe rrug\u00ebs ka \u201cQafa\u201d.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti tha se ai s\u00eb bashku me tre persona t\u00eb tjer\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb lokal, ku nj\u00eb kamarier iu kishte th\u00ebn\u00eb &#8220;Pritni n\u00eb k\u00ebmb\u00eb deri t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vend p\u00ebr t&#8217;u ulur.&#8221;<\/p>\n<p>Tutje, Pajaziti tha se Dukagjin Lekaj e kishte ftuar p\u00ebr t&#8217;u ulur n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, por q\u00eb sipas Pajazitit rruga deri te tavolina ishte shoq\u00ebruar me nj\u00eb sjellje t\u00eb cil\u00ebn e kishte kuptuar pasi kishte ndodhur rasti.<\/p>\n<p>Sipas Pajazitit, Dukagjin Lekaj e kishte prekur n\u00eb pjes\u00ebt e poshtme t\u00eb shpin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shikuar n\u00ebse kishte arm\u00eb me vete, por ky tha se arm\u00ebn e kishte n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb trupit.<\/p>\n<p>\u201cNa ka th\u00ebn\u00eb &#8216;A doni me prit pak n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, deri t&#8217;ua gjej nj\u00eb tavolin\u00eb, se ka shum\u00eb kallabllak?&#8217;. Duke prit\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, m\u00eb afrohet Dukagjin Lekaj dhe p\u00ebrsh\u00ebndetemi dhe m\u00eb thot\u00eb &#8216;Hajde, te tavolina jem, pije nj\u00eb pije se kam me t\u00eb vet di\u00e7ka&#8217;. Un\u00eb pranova, pasi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin e njoh diku rreth 10 vjet dhe nuk kam pas\u00eb di\u00e7ka t\u00eb keqe asnj\u00ebher\u00eb me t\u00eb. Dhe, shkoj se mendova q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke m\u00eb thirr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vetur\u00eb, q\u00eb m\u00eb pati ofruar me ma shit dy dit\u00eb p\u00ebrpara. Dhe, pasi q\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, te tavolina e tij, rrug\u00ebs Dukagjini m\u00eb prekte n\u00ebp\u00ebr kuka. Por, n\u00eb at\u00eb moment mua nuk m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje pse po m\u00eb prek. Por, pasi q\u00eb ka ndodhur ngjarja, duke e analizuar rash\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se ai m\u00eb ka prek me k\u00ebqyr a e kam arm\u00ebn, apo jo me vete. Un\u00eb arm\u00ebn e kisha p\u00ebrpara e ai s&#8217;ka mujt\u00eb me v\u00ebrejt a e kisha arm\u00ebn, apo jo?\u201d &#8211; deklaroi Pajaziti n\u00eb Gjykat\u00eb, m\u00eb 24.01.2025.<\/p>\n<p>Tutje, i nj\u00ebjti ka treguar se e t\u00ebr\u00eb ngjarja kishte filluar me bised\u00eb miq\u00ebsore, por m\u00eb pas kishte ardhur nj\u00eb fjali \u201cPse po bahesh mangup?\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPasi q\u00eb ulemi n\u00eb tavolin\u00eb me Dukagjinin, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr af\u00ebr tij ul dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr p\u00ebrball\u00eb n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb, afrohet Dukagjini tek un\u00eb dhe fillojm\u00eb t\u00eb bisedojm\u00eb. S\u00eb pari, pyetemi p\u00ebr familjen e nj\u00ebri-tjetrit dhe si po ecin pun\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb at\u00eb moment afrohet sigurimi Hisni Geci dhe m\u00eb pyet se &#8216;A \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb rregull?&#8217;. Un\u00eb i thash\u00eb: &#8216;Gjith\u00e7ka n\u00eb rregull&#8217;, tu mendu q\u00eb po m\u00eb vet se a u rahatut n\u00eb tavolin\u00eb. Dhe, kthehet me shikim nga Dukagjini dhe u \u00e7udita me heshtjen e tij dhe shikimin e tij ndaj meje.\u201d &#8211; tha tutje Pajaziti.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykatore Pajaziti tha se personi me emrin Hisni Geci e kishte mbajtur arm\u00ebn e personit me dor\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mos sht\u00ebn\u00eb, por q\u00eb m\u00eb pas Pajaziti tha se ka ndjer\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe ka menduar q\u00eb kjo goditje \u00ebsht\u00eb nga arma.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7u daj\u00eb se t\u00eb vrajt\u00ebn.\u201d &#8211; ishin fjal\u00ebt q\u00eb Pajaziti tha se i ka d\u00ebgjuar nga dikush, pasi kishte ndjer\u00eb goditjet e forta n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Pajaziti tha se pas k\u00ebsaj nuk kishte mbajtur mend asgj\u00eb, p\u00ebrpos disa sirenave t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb at\u00eb moment m\u00eb afrohet Dukagjini te veshi, e m\u00eb thot\u00eb: &#8216;Pse po bohesh mangup?&#8217;. Un\u00eb u shtanga dhe u frik\u00ebsova, pasi q\u00eb nuk e pritja nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb till\u00eb prej tij. E d\u00ebgjova shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7ka m\u00eb tha. Por, u bona kishe s&#8217;po e ni dhe i thash\u00eb &#8216;\u00c7ka po thu, se nuk po t\u00eb nij.&#8217; &#8211; mendova se nuk do ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb at\u00eb fjal\u00eb. Ai m\u00eb tha &#8216;Ti m\u00eb nite shum\u00eb mir\u00eb, po pse po bahesh mangup, a e din q\u00eb un\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebshtu-k\u00ebshtu?&#8217; dhe e nxjerri arm\u00ebn q\u00eb e kishte pas\u00eb n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve. Dhe, un\u00eb i thash\u00eb: &#8216;Mos u ngut&#8217; dhe n\u00eb at\u00eb moment hyn sigurimi Hisni Geci, i cili dor\u00ebn e djatht\u00eb ia qet Dukagjinit n\u00eb dor\u00ebn ku e mbante arm\u00ebn, me parandalu q\u00eb me gjuajt\u00eb n\u00eb drejtim temin. Dhe, dor\u00ebn e majt\u00eb e qet prapa shpin\u00ebs tem, n\u00eb at\u00eb moment mendova q\u00eb m\u00ebnyra ma e mir\u00eb e mundshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb largohem nga aty. Jam ndjer\u00eb shum\u00eb i frik\u00ebsuar kur ia pash\u00eb arm\u00ebn, por largimi im nga aty u pamund\u00ebsua nga dora e Hysit q\u00eb e kisha mbrapa shpin\u00ebs dhe ishte pun\u00eb momenti. N\u00eb ato momente, e kam d\u00ebgju nj\u00eb dhimbje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb kok\u00eb, e cila m\u00eb ka trondit dhe kam mendu q\u00eb kjo goditje m\u00eb ka ardh\u00eb nga arma e zjarrit dhe pas k\u00ebsaj goditje m\u00eb ka hup \u00e7do ndjenj\u00eb rreth k\u00ebtij rasti. Dhe, nuk mbaj mend shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebrve\u00e7se disa sekuenca t\u00eb shkurta, ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre m\u00eb kujtohet G\u00ebzimi tu m\u00eb than\u00eb &#8216;\u00c7u daj\u00eb se t\u00eb vrajt\u00ebn&#8217;. Dhe, m\u00eb kujtohet disa alarma t\u00eb Policis\u00eb. Dhe, mbaj mend vet\u00ebm disa tesha t\u00eb bardha. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.\u201d &#8211; rr\u00ebfeu Pajaziti.<\/p>\n<p><strong>Si ishte kryer vrasja sipas Prokuroris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, rasti kishte ndodhur m\u00eb 04.08.2023 rreth or\u00ebs 23:15, ku paraprakisht ishin t\u00eb ulur i pandehuri, i cili gjendet n\u00eb arrati, Dukagjin Likaj, bashk\u00eb m\u00eb tani t\u00eb ndjerin K.R.<\/p>\n<p>Dosja p\u00ebrshkruan se Likaj ishte ai q\u00eb e kishte ftuar t\u00eb akuzuarin Andi Pajaziti t\u00eb ulet te tavolina e tyre.<\/p>\n<p>Pas tensionimit t\u00eb situat\u00ebs &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; ishte sigurimi Hisni Gecaj ai q\u00eb ishte munduar ta qet\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn, por nuk kishte arritur.<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb p\u00ebrshkruan se tashm\u00eb i ndjeri K.R. e kishte sulmuar me shishe dy her\u00eb n\u00eb kok\u00eb t\u00eb akuzuarin Pajaziti.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij sulmi, i akuzuari e kishte nxjerr\u00eb arm\u00ebn nga brezi nga ana e djatht\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore, si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb Aktakuz\u00eb \u201cpa fajin e tij, pa menduar p\u00ebr pasojat\u201d, shtie me arm\u00eb zjarri, me \u00e7\u2019rast e godet tashm\u00eb t\u00eb ndjerin K.R.<\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, arm\u00ebn e kishte nxjerr\u00eb edhe Dukagjin Likaj. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ia kishte mbajtur dor\u00ebn sigurimi Hisni Gecaj, kurse arma ishte e drejtuar n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb akuzuarit Pajaziti.<\/p>\n<p>Dosja thot\u00eb se Dukagjin Likaj ka sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb pandehurit Pajaziti, me \u00e7\u2019rast e \u201cka l\u00ebnduar n\u00eb b\u00ebrrylin e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb\u201d dhe si t\u00eb tilla b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore, me pasoja t\u00eb p\u00ebrhershme sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Vdekja e K.R. &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; ka ardhur si pasoj\u00eb e gjakderdhjes s\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme, e cila ka \u00e7uar n\u00eb shok hemorragjik, si pasoj\u00eb e predh\u00ebs s\u00eb arm\u00ebs s\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Arma e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb tip \u201cSmith\u201d e kalibrit 9mm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i akuzuari p\u00ebrve\u00e7 kryerjes s\u00eb vrasjes, akuzohet edhe p\u00ebr &#8220;arm\u00ebmbajtje pa leje&#8221;.<\/p>\n<p>Pajaziti \u00ebsht\u00eb duke q\u00ebndruar n\u00ebn mas\u00ebn e paraburgimit. Pajazitit i ishte shqiptuar masa e paraburgimit m\u00eb 07.08.2023, s\u00eb bashku me t\u00eb dyshuarit, Hisni Gecaj dhe G\u00ebzim Zakuti.<\/p>\n<p>Por Gecaj dhe Zakuti ishin liruar nga kjo mas\u00eb, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb rrezik ishin jet\u00ebt e personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebsuar l\u00ebndime trupore nga predhat e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>T\u00eb plagosur t\u00eb tjer\u00eb kishin mbetur edhe Andi Pajaziti e Hisni Gecaj, nd\u00ebrsa plag\u00ebve t\u00eb arm\u00ebs s\u00eb zjarrit nuk kishte arritur t\u2019u mbijetonte K.R., i cili kishte vdekur n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>13 persona sipas Prokuroris\u00eb ishin l\u00ebnduar nga gotat e thyera t\u00eb qelqit, gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha raportimet e tjera lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mund t\u2019i lexoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/andi-pajaziti\/\">LINK<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I akuzuari p\u00ebr rastin e vrasjes n\u00eb lokalin \u201cBon Vivant\u201d Andi Pajaziti ka dh\u00ebn\u00eb mbrojtjen, lidhur me akuzat q\u00eb Prokuroria i v\u00eb n\u00eb barr\u00eb. Pajaziti akuzohet se ka kryer vrasje n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore, ku ka mbetur i vrar\u00eb nj\u00eb person m\u00eb 04.08.2023. Andi Pajaziti tha se at\u00eb dit\u00eb ishte zgjuar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":14,"featured_media":3208324,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[2308,2309,2310,2319,2320],"class_list":["post-3208316","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-andi-pajaziti","tag-dukagjin-likaj","tag-gezim-zakuti","tag-hysni-gecaj","tag-vrasja-ne-bon-vivat"],"lang":"sq","translations":{"sq":3208316},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3208316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/14"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3208316"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3208316\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3208316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3208316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3208316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}