{"id":3208349,"date":"2025-01-24T16:50:17","date_gmt":"2025-01-24T15:50:17","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3208349"},"modified":"2025-01-24T16:50:17","modified_gmt":"2025-01-24T15:50:17","slug":"a-duhet-te-brengoset-putini-nga-kercenimet-e-trumpit-me-sanksione-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3208349","title":{"rendered":"A duhet t\u00eb brengoset Putini nga k\u00ebrc\u00ebnimet e Trumpit me sanksione t\u00eb reja?"},"content":{"rendered":"<p>Shum\u00eb koh\u00eb para se ta merrte detyr\u00ebn k\u00ebt\u00eb jav\u00eb dhe para Zgjedhjeve t\u00eb N\u00ebntorit, presidenti Donald Trump \u00ebsht\u00eb zotuar se do ta leht\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb Marr\u00ebveshje, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, megjith\u00ebse ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb pak holl\u00ebsi se si do ta arrinte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 janar, dy dit\u00eb pasi e nisi mandatin e dyt\u00eb, Trumpi tregoi nj\u00eb veprim q\u00eb do ta nd\u00ebrmerrte p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Rusin\u00eb t\u00eb ulet n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hap fillestar por vendimtar dhe sfidues drejt nj\u00eb Marr\u00ebveshjeje. Ai tha se do t\u00eb vendos\u00eb sanksione shtes\u00eb ndaj Mosk\u00ebs &#8211; n\u00ebse ajo nuk bindet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk b\u00ebjm\u00eb \u2018Marr\u00ebveshje\u2019 s\u00eb shpejti nuk do t\u00eb kem zgjidhje tjet\u00ebr, p\u00ebrpos t\u00eb vendos taksa, tarifa dhe sanksione t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb ndaj \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb shitet nga Rusia n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe ndaj vendeve t\u00eb ndryshme pjes\u00ebmarr\u00ebse.\u201d &#8211; shkroi Trump n\u00eb rrjetin e tij social, Truth Social.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Trumpi e kishte lavd\u00ebruar Putinin, e kishte kritikuar SHBA-n\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Ukrain\u00ebs dhe kishte ngulur k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e shpejt\u00eb t\u00eb luft\u00ebs &#8211; duke ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb mesin e p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb Ukrain\u00ebs se ai mund t\u2019i flijoj\u00eb interesat e Kievit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb Marr\u00ebveshjeje, e cila n\u00eb fund do ta fuqizonte Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Trumpi ka folur ashp\u00ebr k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Postimi i 22 janarit ishte m\u00eb i fundit n\u00eb nj\u00eb varg komentesh, p\u00ebrmes s\u00eb cilave ai tha se lufta po e rr\u00ebnon Rusin\u00eb dhe se Putini duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb paqe &#8211; para se t\u00eb b\u00ebhet tep\u00ebr von\u00eb. Ekonomia e Rusis\u00eb \u201cpo d\u00ebshton\u201d &#8211; shkroi Presidenti amerikan.<\/p>\n<p><strong>\u201cA e kemi armikun n\u00eb prag t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb?\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Toni dhe p\u00ebrmbajtja e komenteve t\u00eb Trumpit jan\u00eb mir\u00ebpritur nga Kievi, por edhe nga Per\u00ebndimi, i cili k\u00ebrkon trysni ndaj Rusis\u00eb. Ministri i Jasht\u00ebm i Ukrain\u00ebs, Andriy Sybiha tha se deklaratat e Trumpit d\u00ebrguan \u201csinjal t\u00eb fuqish\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Moska nuk humbi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur &#8211; duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimi me sanksione t\u00eb reja nuk do t\u00eb kryej\u00eb pun\u00eb. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Putinit, Dmitry Peskov tha m\u00eb 23 janar se Kremlini nuk sheh &#8220;asgj\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb re k\u00ebtu&#8221;.<\/p>\n<p>Moderatori pro-Kremlinit, Vladimir Solovyov reagoi ngjash\u00ebm, por p\u00ebrdori gjuh\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr &#8211; nj\u00eb p\u00ebrpjekje e zhurmshme p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb rus\u00ebve se nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen.<\/p>\n<p>&#8220;\u00c7far\u00eb? A \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb flitet me Rusin\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?&#8221; &#8211; tha ai n\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb postuar n\u00eb Telegram.<\/p>\n<p>&#8220;A po e humbim luft\u00ebn? A na ka ardhur armiku te pragu i der\u00ebs?&#8221; &#8211; pyeti ai.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata e pasqyrojn\u00eb vet\u00ebbesimin e jasht\u00ebm t\u00eb Putinit, se lufta po shkon mir\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb, me t\u00eb gjitha humbjet e m\u00ebdha q\u00eb Rusia i ka p\u00ebsuar, derisa \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime graduale n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs dhe se ekonomia po i p\u00ebrballon sfidat &#8211; pavar\u00ebsisht inflacionit t\u00eb lart\u00eb dhe problemeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebn at\u00eb pamje t\u00eb jashtme mund t\u00eb fshihen shqet\u00ebsime n\u00eb t\u00eb dyja drejtimet dhe disa ekspert\u00eb than\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimi i ri i Trumpit p\u00ebr sanksione do t\u2019i rris\u00eb shqet\u00ebsimet e tyre.<\/p>\n<p>&#8220;Mendoj se kjo me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ka tronditur Kremlinin.&#8221; &#8211; tha p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb, Nigel Gould-Davies, hulumtues p\u00ebr Rusin\u00eb dhe Euroazin\u00eb n\u00eb Institutin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studime Strategjike n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Gould-Davies tha se Trumpi \u201cn\u00eb momentin e par\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, po tregon se e ka seriozisht k\u00ebt\u00eb\u201d &#8211; duke shtuar se Ukraina dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj jan\u00eb shqet\u00ebsuar se \u201cm\u00ebnyra kryesore e tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs do t\u00eb ishte trysnia ndaj Ukrain\u00ebs dhe kufizimi i mb\u00ebshtetjes\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebto deklarata &#8211; sipas Gould-Davies &#8211; Trumpi \u201cpo tregon se problemi i p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs duhet t\u00eb zgjidhet sipas kushteve q\u00eb e detyrojn\u00eb Putinin t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime, n\u00eb vend se ta detyrojn\u00eb Ukrain\u00ebn&#8230; Nuk ka qen\u00eb aspak e qart\u00eb se ai do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 janar Agjencia e lajmeve Reuters citoi &#8220;pes\u00eb burime&#8221;, t\u00eb cilat than\u00eb se Putini &#8220;po shqet\u00ebsohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr deformimet n\u00eb ekonomin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Rusi&#8221;. Po ashtu, Reuters citoi ish-z\u00ebvend\u00ebskryetarin e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Rusis\u00eb, Oleg Vyugin, i cili tha: &#8220;Rusia, natyrisht, \u00ebsht\u00eb e interesuar ekonomikisht p\u00ebr t\u00eb negociuar nj\u00eb fund diplomatik t\u00eb konfliktit&#8221;.<\/p>\n<p>Problemet ekonomike n\u00eb rritje &#8220;kan\u00eb kontribuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb pik\u00ebpamjeje brenda nj\u00eb pjese t\u00eb elit\u00ebs ruse, se nj\u00eb zgjidhje e negociuar p\u00ebr luft\u00ebn \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshirueshme.&#8221; &#8211; citoi Reuters dy nga burimet q\u00eb fol\u00ebn n\u00eb kushte anonimiteti.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimet e Trumpit &#8220;e vendosin Putinin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb&#8221; &#8211; shkroi n\u00eb platform\u00ebn X, ish-ministri i Jasht\u00ebm i Lituanis\u00eb, Gabrielius Landisbergis.<\/p>\n<p>&#8220;Tani, Putini duhet t\u00eb zgjedh\u00eb, ta pranoj\u00eb se ai ka frik\u00eb nga sanksionet e reja, sepse ekonomia e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps, ose t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se ambiciet e tij imperialiste nuk do t\u00eb kufizohen nga k\u00ebto k\u00ebrkesa.&#8221; &#8211; shtoi ai.<\/p>\n<p>Disa analist\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb skeptik\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se problemet ekonomike nuk do ta shtyjn\u00eb Putinin t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga q\u00ebllimi i n\u00ebnshtrimit t\u00eb Ukrain\u00ebs, edhe n\u00ebse nj\u00eb arm\u00ebpushim ose Marr\u00ebveshje paqeje do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb Rusia ta ket\u00eb n\u00ebn kontroll jozyrtarisht af\u00ebrsisht 20% t\u00eb territorit t\u00eb Ukrain\u00ebs q\u00eb e ka pushtuar.<\/p>\n<p>&#8220;Ne duhet t\u00eb shmangim mbivler\u00ebsimin e ndikimit t\u00eb k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve ekonomike n\u00eb planet e Putinit p\u00ebr Ukrain\u00ebn.&#8221; &#8211; tha n\u00eb X Tatyana Stanovaya, hulumtuese n\u00eb Qendr\u00ebn Carnegie. &#8220;Sipas mendimit tim, pavar\u00ebsisht nga situata ekonomike, Putini do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs sipas kushteve t\u00eb Rusis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb konflikt ekzistencial. Ai \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i bindur se, pa nj\u00eb &#8216;Ukrain\u00eb miq\u00ebsore&#8217;, mbijetesa afatgjat\u00eb e Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Sanksionet dyt\u00ebsore dhe \u201cflota e err\u00ebt\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Disa ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb argumentojn\u00eb se sanksionet e r\u00ebnda ndaj ekonomis\u00eb ruse ka mund\u00ebsi t\u2019i ndryshojn\u00eb p\u00ebrllogaritjet e Putinit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, skeptik\u00ebt p\u00ebrmendin faktin se rundet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb sanksioneve q\u00eb Per\u00ebndimi i ka vendosur, q\u00eb kur Putini e nisi pushtimin e plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt 2022, nuk e kan\u00eb dob\u00ebsuar at\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr pyetje \u00ebsht\u00eb ajo se \u00e7far\u00eb masash t\u00eb mundshme nd\u00ebshkuese kan\u00eb mbetur, pasi Administrata Biden vendosi pak dit\u00eb para inaugurimit t\u00eb Trumpit sanksionet, q\u00eb zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb i cil\u00ebsuan si m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Sanksione t\u00eb mundshme substanciale ka ende &#8211; sipas Gould-Davies.<\/p>\n<p>&#8220;Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb arm\u00eb unike dhe t\u00eb frikshme t\u00eb sanksioneve dyt\u00ebsore.&#8221; &#8211; tha ai, duke iu referuar masave t\u00eb vendosura jo ndaj vet\u00eb Rusis\u00eb, por p\u00ebr t\u2019i penguar shtetet dhe entitetet e tjera q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb transaksione, q\u00eb mund ta ndihmojn\u00eb Mosk\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>Uashingtoni dhe Per\u00ebndimi mund t\u2019i shtojn\u00eb gjithashtu sanksionet ndaj &#8220;flot\u00ebs s\u00eb err\u00ebt&#8221; t\u00eb Rusis\u00eb, anijeve shpesh t\u00eb vjetra dhe t\u00eb pasigurta, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2019i anashkaluar sanksionet dhe p\u00ebr ta vazhduar rrjedh\u00ebn e t\u00eb hyrave nga nafta.<\/p>\n<p>Rachel Ziemba, eksperte p\u00ebr sanksione n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Sigurin\u00eb e Re Amerikane, tha se zbatimi me forc\u00eb i d\u00ebnimeve ekzistuese ekonomike dhe vendosja e sanksioneve dyt\u00ebsore do t\u00eb ishin hapat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb Administrata Trump mund t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb.<\/p>\n<p>Rusia ka arritur ta zbus\u00eb ndikimin e sanksioneve t\u00eb shumta t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe ndalimeve t\u00eb teknologjis\u00eb me ndihm\u00ebn e nd\u00ebrmjet\u00ebsve n\u00eb shtete t\u00eb treta, si: Kina, Kazakistani, Uzbekistani dhe Kirgizia.<\/p>\n<p>Ziemba tha se k\u00ebto shtete do t\u00eb prekeshin nga sanksionet dyt\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kina ka luajtur nj\u00eb rol ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Rusis\u00eb, p\u00ebrmes leht\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebrgesave t\u00eb teknologjis\u00eb me p\u00ebrdorim t\u00eb dyfisht\u00eb dhe blerjes s\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Pyetja \u00ebsht\u00eb, a do t\u00eb ishte Administrata Trump m\u00eb e gatshme se Administrata Biden p\u00ebr t\u00eb sanksionuar bankat kineze, q\u00eb mb\u00ebshtesin zinxhir\u00ebt ushtarak\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb ose blejn\u00eb naft\u00ebn ruse.&#8221; &#8211; tha ajo.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/a-duhet-brengoset-putini-kercenimet-trump\/33287513.html\">REL<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb koh\u00eb para se ta merrte detyr\u00ebn k\u00ebt\u00eb jav\u00eb dhe para Zgjedhjeve t\u00eb N\u00ebntorit, presidenti Donald Trump \u00ebsht\u00eb zotuar se do ta leht\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb Marr\u00ebveshje, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, megjith\u00ebse ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb pak holl\u00ebsi se si do ta arrinte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. M\u00eb 22 janar, dy dit\u00eb pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":2364364,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[29,11],"tags":[47,31,37,793],"class_list":["post-3208349","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-lajm","tag-donald-trump","tag-rusia","tag-shba","tag-vladimir-putin"],"lang":"sq","translations":{"sq":3208349},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3208349","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3208349"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3208349\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3208349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3208349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3208349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}