{"id":3208502,"date":"2025-01-25T09:40:14","date_gmt":"2025-01-25T08:40:14","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3208502"},"modified":"2025-01-25T09:40:14","modified_gmt":"2025-01-25T08:40:14","slug":"shba-urdheron-pezullimin-e-ndihmes-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3208502","title":{"rendered":"SHBA urdh\u00ebron pezullimin e ndihm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti i Shtetit i SHBA-s\u00eb, m\u00eb 24 janar, urdh\u00ebroi ngrirjen e financimeve t\u00eb reja p\u00ebr pothuajse t\u00eb gjitha programet e ndihm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare amerikane si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes s\u00eb presidentit Donald Trump p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrshtatur k\u00ebto programe me q\u00ebllimet e tij t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>K\u00ebto programe zbatohen kryesisht p\u00ebrmes Agjencis\u00eb Amerikane p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, USAID.<\/p>\n<p>USAID-i\u00a0<a class=\"wsw__a\" href=\"https:\/\/www.usaid.gov\/KOSOVO\"><strong>ka investuar m\u00eb shum\u00eb se 1 miliard dollar\u00eb<\/strong>\u00a0<\/a>n\u00eb zhvillimin e Kosov\u00ebs q\u00eb nga viti 1999.<\/p>\n<p>Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ua d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh ambasadave amerikane n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn duke sqaruar zbatimin e nj\u00eb urdhri ekzekutiv q\u00eb Trump e n\u00ebnshkroi m\u00eb 20 janar, ku thuhej se \u201casnj\u00eb ndihm\u00eb e m\u00ebtejshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk do t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e p\u00ebrputhur me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>Sipas\u00a0<strong><a class=\"wsw__a\" href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/trump-pezullon-90-dite-ndihmat-nderkombetare-cfare-dihet\/33283443.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">urdhrit ekzekutiv<\/a>\u00a0<\/strong>t\u00eb Trumpit, ndihmat e tanishme amerikane \u201cnuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat amerikane dhe, n\u00eb shum\u00eb raste, jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat amerikane\u201d.<\/p>\n<p>Shtohet se programet e ndihm\u00ebs \u201csh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb destabilizuar paqen bot\u00ebrore\u201d duke promovuar ide q\u00eb bien ndesh me marr\u00ebdh\u00ebniet e q\u00ebndrueshme brenda vendeve q\u00eb ato sh\u00ebrbejn\u00eb dhe me marr\u00ebdh\u00ebniet midis atyre vendeve dhe t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Urdhri ekzekutiv k\u00ebrkon nj\u00eb pezullim 90-ditor t\u00eb ndihm\u00ebs zhvillimore nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar efikasitetin dhe \u201cp\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>Ky urdh\u00ebr i prek shp\u00ebrndarjet e reja t\u00eb fondeve p\u00ebr vendet e huaja, OJQ-t\u00eb, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kontraktor\u00ebt, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e rishikimeve t\u00eb programeve.<\/p>\n<p>Trump dhe republikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin zotuar se do t\u00eb nd\u00ebrmerrnin masa kund\u00ebr programeve t\u00eb ndihm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare amerikane, dhe memoja e Rubios justifikoi ngrirjen duke th\u00ebn\u00eb se ishte e pamundur p\u00ebr administrat\u00ebn e re t\u00eb vler\u00ebsonte n\u00ebse angazhimet ekzistuese t\u00eb ndihm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cnuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, jan\u00eb efektive dhe jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb presidentit Trump\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i ri i Komitetit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi Brian Mast (republikan nga Florida), premtoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se republikan\u00ebt do t\u00eb shqyrtonin \u201c\u00e7do dollar dhe \u00e7do diplomat\u201d n\u00eb buxhetin e Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ai i plot\u00ebsonte standardet e tyre p\u00ebr nevojshm\u00ebri strikte.<\/p>\n<p>Mast tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb pas konfirmimit t\u00eb Rubios si sekretar i Shtetit se ai synon t\u00eb punoj\u00eb me Rubion p\u00ebr t\u00eb \u201celiminuar\u201d shp\u00ebrdorimin n\u00eb Departamentin e Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i demokrat\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtari kryesor i Komitetit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Dhom\u00ebs reagoi ndaj k\u00ebtij vendimi duke th\u00ebn\u00eb se ai \u201cminon udh\u00ebheqjen dhe besueshm\u00ebrin\u00eb amerikane\u201d n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cProgramet e ndihm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara promovojn\u00eb stabilitetin n\u00eb vende t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb ndalimin e krizave q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrhapen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb pragun ton\u00eb\u201d, tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi Gregory Meeks (demokrat nga Nju Jorku) n\u00eb nj\u00eb\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/democrats-foreignaffairs.house.gov\/_cache\/files\/3\/7\/3723c215-81d7-49f6-b47e-e281a526e5b4\/0361821ECC417883CB0DEF54C9F37E80.foreign-assistance-pause-letter-to-rubio-final.pdf\">let\u00ebr drejtuar Rubios.<\/a><\/strong><\/p>\n<p>\u201cNdihma nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00eb e zgjatur; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim strategjik p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr udh\u00ebheqjen globale t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndihma nd\u00ebrkomb\u00ebtare amerikane i sh\u00ebrben drejtp\u00ebrdrejt interesave t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe demonstron besueshm\u00ebrin\u00eb e vendit ndaj aleat\u00ebve, partner\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb cenuesh\u00ebm q\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb ndihm\u00ebn amerikane p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>Duke pezulluar programet aktuale dhe duke penguar t\u00eb rejat, Shtetet e Bashkuara do t\u00eb \u201cl\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb\u201d p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj, thuhej n\u00eb let\u00ebr, e cila ishte n\u00ebnshkruar gjithashtu nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja Lois Frankel (demokrate nga Florida), an\u00ebtarja kryesore n\u00eb N\u00ebnkomisionin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, Departamentit t\u00eb Shtetit dhe Programeve t\u00eb Nd\u00ebrlidhura p\u00ebr Buxhetimin.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr vite me radh\u00eb, republikan\u00ebt n\u00eb Kongres kan\u00eb kritikuar at\u00eb q\u00eb ata e shohin si munges\u00eb t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb raport me vende si Kina, Rusia dhe Irani. Tani besueshm\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik dhe duket se do t\u00eb t\u00ebrhiqemi nga angazhimet amerikane ndaj partner\u00ebve tan\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn\u201d, than\u00eb Meeks dhe Frankel.<\/p>\n<p><strong>Ndihma amerikane n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, USAID-i sh\u00ebnoi 25-vjetorin e themelimit n\u00eb Kosov\u00eb, ku ka zhvilluar programe p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mir\u00eb, luft\u00ebn kund\u00ebr dezinformimit dhe avokimin e mediave t\u00eb pavarura, forcimin e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe demokracis\u00eb, zhvillimin ekonomik dhe t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Aktualisht, USAID-i n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb duke financuar nj\u00eb mori aktivitetesh. Nd\u00ebr to jan\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>ndihma mbi 12 milion\u00eb dollar\u00ebshe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e reformave legjislative dhe ngritjen e Gjykat\u00ebs Komerciale;<\/li>\n<li>ndihma 15 milion\u00eb dollar\u00ebshe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen dhe llogaridh\u00ebnien n\u00eb qeverisje;<\/li>\n<li>ndihma mbi 13 milion\u00eb dollar\u00ebshe p\u00ebr t\u00eb adresuar sfidat e korrupsionit dhe qeverisjes s\u00eb mir\u00eb n\u00eb komuna;<\/li>\n<li>ndihma gati 12 milion\u00eb dollar\u00ebshe p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe prioritizmit t\u00eb nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve gjat\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore;<\/li>\n<li>ndihma mbi 16 milion\u00eb dollar\u00ebshe p\u00ebr t\u00eb promovuar konkurrenc\u00ebn e mir\u00eb n\u00eb tregjet vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<\/li>\n<li>ndihma mbi 13 milion\u00eb dollar\u00ebshe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve n\u00eb qeverisjen lokale;<\/li>\n<li>ndihma gati 12 milion\u00eb dollar\u00ebshe p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet institucionale p\u00ebr zhvillimin e tregut t\u00eb energjis\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2024, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, e n\u00ebnshkroi\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kosova-shba-mbeshtetje-grant-\/33087067.html\">nj\u00eb grant me USAID-in<\/a>, i cili ofronte ndihm\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb vler\u00eb prej 34.5 milion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Granti ishte pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur m\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej rreth 146 milion\u00eb dollar\u00ebsh, q\u00eb synonte ofrimin e sh\u00ebrbimeve m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qytetar\u00ebt, rritjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve dhe menaxhimin m\u00eb efikas.<\/p>\n<p>Kreshnik Shehu, nj\u00eb p\u00ebrpunues i drur\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, thot\u00eb se ndihma e SHBA-s\u00eb ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rritjen e eksporteve t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebnde.<\/p>\n<p>Kompania e Shehut, ashtu si edhe sektori i drurit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrfituar nga financimet e USAID-it (Agjencis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar).<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2014, eksportet n\u00eb sektorin ton\u00eb ishin 2.5 milion\u00eb euro\u201d, thot\u00eb Shehu p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSot, ato jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 150 milion\u00eb euro. Kjo tregon se gjat\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, kontributi i USAID-it ka qen\u00eb shum\u00eb i madh. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb faktor vendimtar n\u00eb rritjen e k\u00ebtij sektori\u201d, shton Shehu.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ajo ndihm\u00eb nuk do t\u00eb ekzistonte, do t\u00eb kishim mbetur shum\u00eb vite prapa\u201d, thot\u00eb Shehu, kompania e t\u00eb cilit e ka selin\u00eb n\u00eb qytetin e Drenasit.<\/p>\n<p>\u201cNe ende kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, sepse ende nuk jemi rritur sa duhet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar konkurrenc\u00ebn e pabesueshme n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Urdhri i Rubios p\u00ebrjashton programet e emergjenc\u00ebs ushqimore, si ato q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb ushqyerjen e miliona njer\u00ebzve n\u00eb Sudan. Urdhri ekzekutiv i Trumpit nuk p\u00ebrmend ndihm\u00ebn ushtarake, por mesazhi i Rubios specifikon se ndihma ushtarake p\u00ebr Izraelin dhe Egjiptin jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuara.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb tregues p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr ndihm\u00ebn ushtarake t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, megjithat\u00eb administrata Biden p\u00ebrshpejtoi shp\u00ebrndarjen e ndihm\u00ebs s\u00eb miratuar tashm\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn para largimit nga detyra, nga frika se Trump do ta nd\u00ebrpriste at\u00eb. Ende jan\u00eb rreth 3.85 miliard\u00eb dollar\u00eb fonde t\u00eb autorizuara nga Kongresi p\u00ebr d\u00ebrgesa t\u00eb ardhshme arm\u00ebsh n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe i takon Trump-it n\u00ebse do t\u2019i shpenzoj\u00eb ato apo jo.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara jan\u00eb donatori m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb, duke ofruar dhjet\u00ebra miliarda dollar\u00eb \u00e7do vit.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/shba-kerkon-ngrirje-te-ndihmes-se-huaj\/33288404.html?fbclid=IwY2xjawIBewJleHRuA2FlbQIxMQABHTTcCYaQ4U5H7ZabkNuA7y9zZznFP4GpzCN5QPoK7byjB_yV226Zy3cCmA_aem_chKEAbUNfuGMGVb4jgRh3Q\">REL<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti i Shtetit i SHBA-s\u00eb, m\u00eb 24 janar, urdh\u00ebroi ngrirjen e financimeve t\u00eb reja p\u00ebr pothuajse t\u00eb gjitha programet e ndihm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare amerikane si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes s\u00eb presidentit Donald Trump p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrshtatur k\u00ebto programe me q\u00ebllimet e tij t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme. K\u00ebto programe zbatohen kryesisht p\u00ebrmes Agjencis\u00eb Amerikane p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, USAID. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":16,"featured_media":3208503,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[58,37,2373,2281],"class_list":["post-3208502","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm","tag-kosova","tag-shba","tag-usaid","tag-vendimi"],"lang":"sq","translations":{"sq":3208502},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3208502","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/16"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3208502"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3208502\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3208502"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3208502"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3208502"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}