{"id":3208794,"date":"2025-01-26T19:00:37","date_gmt":"2025-01-26T18:00:37","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3208794"},"modified":"2025-01-26T19:00:37","modified_gmt":"2025-01-26T18:00:37","slug":"futja-e-lendes-fetare-ne-shkolla-ndalimi-i-martesave-te-gjinise-se-njejte-dhe-krijimi-i-ministrise-per-banim-planet-e-koalicionit-per-familjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3208794","title":{"rendered":"Futja e l\u00ebnd\u00ebs fetare n\u00eb shkolla, ndalimi i martesave t\u00eb gjinis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe krijimi i Ministris\u00eb p\u00ebr banim: Planet e Koalicionit p\u00ebr Familjen"},"content":{"rendered":"<p><em>Duke hyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb gar\u00eb zgjedhore si Koalicion p\u00ebr Familjen, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga ky p\u00ebrbashkim politik zotohen p\u00ebr promovimin e vlerave &#8220;fetare dhe patriotike&#8221;, largimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me orientimin seksual nga librat shkollor\u00eb, krijimin e premiumeve n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor si dhe sigurimin jet\u00ebsor e sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr polic\u00ebt.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"#DebatPernime - Planet e Koalicionit p\u00ebr Familjen n\u00eb 4 vitet e ardhshme - 26.01.2025\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/I0iNTYSKw9c?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Koalicioni p\u00ebr Familjen po garon n\u00eb zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 9 shkurt 2025. Me nj\u00eb frym\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr, ky koalicion q\u00eb u themelua rishtazi me shk\u00ebputjen e disa deputet\u00ebve t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet- L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, dhe me bashkimin e disa partive me tradit\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are, si AKR e PD, synon t\u00eb promovoj\u00eb vlera duke e vendosur familjen si koncept kryesor t\u00eb programit.<\/p>\n<p>Me bart\u00ebs t\u00eb list\u00ebs, ish-deputetin e Vet\u00ebvendosjes, Eman Rrahmanin, Koalicioni p\u00ebr Familjen premton se n\u00ebse i marrin votat e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Qeveri, do t\u00eb ndryshojn\u00eb kurrikulat shkollore ku do t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe l\u00ebnda fetare, do t\u00eb themelohet ministria ku p\u00ebrfshihet \u00e7\u00ebshtja e banimit si dhe do t\u00eb krijojn\u00eb \u2018premiume\u2019 n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebto premtime jan\u00eb vet\u00ebm disa nga shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb ky koalicion i shpalosi n\u00eb \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d t\u00eb transmetuar m\u00eb 26.01.2025.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebsaj liste jan\u00eb 72 kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb. Eman Rrahmani dhe Visar Korenica &#8211; m\u00eb 01.10.2024, pat\u00ebn dhan\u00eb dor\u00ebheqje nga partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje pas mospajtimeve lidhur me Projekt-Kodin Civil.<\/p>\n<p>Ata konsiderojn\u00eb se ky Kod, \u201cme disa dispozita cenon familjen tradicionale\u201d. K\u00ebta dy deputet\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe kund\u00ebr Projektligjit p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues, pasi sipas tyre, ky projektligj \u201clegalizon fertilizimin me donim dhe pa identitet t\u00eb njohur\u201d, e po ashtu ata kan\u00eb kund\u00ebrshtuar edhe Projektligjin p\u00ebr gjendjen civile, me arsyetimin se ky dokument \u201clejon nd\u00ebrrimin e gjinis\u00eb sipas ndjesis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Rroga e 13- t\u00eb p\u00ebr polic\u00ebt e suksessh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Bejtush Gashi, kandidat i Koalicionit p\u00ebr Familjen dhe ish-minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, ka paraqitur nj\u00eb seri premtimesh p\u00ebr t\u00eb forcuar sigurin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb reformuar sektorin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kthimit t\u00eb dinjitetit dhe integritetit p\u00ebr zyrtar\u00ebt e uniform\u00ebs, si dhe garantimin e siguris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fokusi i Koalicionit p\u00ebr Familjen \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reforma t\u00eb thella n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar aspekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si kuadrot e policis\u00eb dhe digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Gashi ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re n\u00eb sektorin e rendit dhe siguris\u00eb, duke ulur aksidentet n\u00eb komunikacion dhe duke rritur komunikimin me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai premtoi se do t\u00eb vendosin n\u00eb sh\u00ebrbim kamerat inteligjente p\u00ebr t\u00eb ulur aksidentet n\u00eb komunikacion.<\/p>\n<p>\u201cFokusi jon\u00eb, sidomos tek rendi dhe siguria, do t\u00eb p\u00ebrqendrohet tek reforma e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ka nevoj\u00eb q\u00eb n\u00eb aspektin e kuadrove t\u00eb reformohet, nd\u00ebrsa t\u00eb digjitalizohet n\u00eb aspektin e sh\u00ebrbimeve\u201d- tha ai.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3208859\" aria-describedby=\"caption-attachment-3208859\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-144-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3208859\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-144-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1439\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3208859\" class=\"wp-caption-text\">Kandidati p\u00ebr deputet, Bejtush Gashi. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ky proces do t\u00eb filloj\u00eb me ngritjen e mir\u00ebqenies s\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb uniform\u00ebs dhe t\u00eb familjeve t\u00eb tyre, duke siguruar sigurimin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe jet\u00ebsor, nj\u00eb sh\u00ebrbim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe kushte m\u00eb t\u00eb mira pune p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prioritet i Gashit \u00ebsht\u00eb fuqizimi i Akademis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Siguri Publike, e cila sipas tij do t\u00eb ofroj\u00eb trajnime t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr zyrtar\u00ebt policor\u00eb. Ai ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e avancimit t\u00eb arsimit dhe trajnimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr profesionist\u00ebt e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo qend\u00ebr do ofroj sh\u00ebrbime edhe p\u00ebr rajonin dhe do t\u00eb jet\u00eb qend\u00ebr e Ekselenc\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d- tha Gashi.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se reforma n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs do t\u00eb filloj\u00eb me procesin e Vetting-ut, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb hetimin e t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve- pa p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>\u201cReforma n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs do filloj\u00eb prej Vetting-ut, p\u00ebrkat\u00ebsisht hetimin e t\u00eb kaluar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim\u201d- tha Gashi.<\/p>\n<p>Ky proces, sipas tij, do t\u00eb realizohet n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, duke siguruar q\u00eb pozitat q\u00eb duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta dhe t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr prioritet \u00ebsht\u00eb sigurimi i nj\u00eb jete t\u00eb sigurt p\u00ebr punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb tyre t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai premtoi rrog\u00ebn e 13-t\u00eb p\u00ebr polic\u00ebt q\u00eb kan\u00eb performanc\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb diferenca n\u00eb mes t\u00eb policit fillestar dhe drejtor t\u00eb ulet\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga q\u00ebllimet e tjera t\u00eb Gashit \u00ebsht\u00eb rritja e bashk\u00ebpunimit mes policis\u00eb dhe qytetar\u00ebve, duke aktivizuar m\u00eb shum\u00eb policimin n\u00eb bashk\u00ebsi dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet me komunitetet.<\/p>\n<p>Gashi ka shprehur angazhimin p\u00ebr t\u00eb eliminuar nd\u00ebrhyrjet e paarsyeshme dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb krijimin e kushteve p\u00ebr integrimin e komunitetit serb dhe bashk\u00ebpunimin me ta.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb angazhohemi fuqish\u00ebm q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me komunitetin atje dhe realisht p\u00ebrmes integrimit t\u00eb komunitetit.\u201d<\/p>\n<p>Gashi ka theksuar se, p\u00ebr sa i p\u00ebrket polic\u00ebve serb q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, do t\u00eb angazhohen p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb past\u00ebr, duke iu n\u00ebnshtruar hetimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb involvuar n\u00eb aktivitete kriminale q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb ato komuna, do t\u2019i n\u00ebnshtrohen procedurave q\u00eb parashihen me akte ligjore\u201d- tha Gashi.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb angazhimeve t\u00eb tij p\u00ebr sektorin e siguris\u00eb, Gashi ka premtuar rritjen e numrit t\u00eb zjarrfik\u00ebsve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se do t\u00eb investohet n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr zjarrfik\u00ebsit, rritjen e pagave dhe p\u00ebr t\u00eb rekrutuar staf t\u00eb ri, duke i z\u00ebvend\u00ebsuar ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb angazhohemi q\u00eb t\u00eb krijohen kushtet dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb rritet numri i atyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Gashi ka theksuar se do t\u00eb mb\u00ebshtesin Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rritur buxhetin e saj dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar planin e mbrojtjes n\u00eb p\u00ebrputhje me angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb vazhdojm\u00eb me intensitet p\u00ebr t\u00eb rritur buxhetin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbushet procedura e obligimeve p\u00ebr planin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes\u201d- \u00ebsht\u00eb shprehur Gashi.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu ka n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr zhvillimin dhe forcimin e raporteve me misionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet\u00ebsimi n\u00eb rastet e konflikteve bashk\u00ebshortore<\/p>\n<p>Asdren Bytyqi, kandidat p\u00ebr deputet nga Koalicioni p\u00ebr Familjen dhe avokat me profesion, ka paraqitur programin p\u00ebr reformimin dhe forcimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin dhe korrupsionin, p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr punonj\u00ebsit e sektorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dhe p\u00ebr rritjen e aksesit dhe efikasitetit t\u00eb sh\u00ebrbimeve ligjore p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Bytyqi ka theksuar se nj\u00eb nga prioritetet kryesore \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr krimit dhe kriminel\u00ebve, p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edukimin dhe vet\u00ebdij\u00ebsimin e rinis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProgrami jon\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi angazhohet q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash, fillimisht vet\u00ebdij\u00ebsuese, s\u00eb pari p\u00ebrmes edukimit dhe arsimimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr gjeneratat e reja lidhur me pasojat e krimit dhe d\u00ebmet sociale e familjare\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr prioritet, sipas Bytyqit \u00ebsht\u00eb reforma e thell\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor dhe prokurorial.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai ka premtuar vazhdimin e procesit t\u00eb Vetting-ut p\u00ebr t\u00eb verifikuar integritetin e krer\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<figure id=\"attachment_3208858\" aria-describedby=\"caption-attachment-3208858\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-155-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3208858\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-155-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1439\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3208858\" class=\"wp-caption-text\">Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, Asdren Bytyqi dhe Xheneta Venhari. dhe Bernard Tahirbegolli. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u201cDo t\u00eb vazhdojm\u00eb Vetting-un n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor dhe prokurorial p\u00ebr krer\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve sipas rekomandimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga nismat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Bytyqin \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb sistemi digjital t\u00eb komunikimit nd\u00ebrmjet institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai ka sqaruar se ky sistem do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb efikase p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e pagesave online p\u00ebr t\u00eb gjitha taksat dhe sh\u00ebrbimet ligjore.<\/p>\n<p>\u201cNe zotohemi se do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem digjital t\u00eb komunikimit mes t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, i cili do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt, t\u00eb gjitha shkresat, t\u00eb gjitha komunikimet, t\u00eb gjitha taksat t\u00eb paguhen online\u201d- shpjegoi ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky sistem ka nj\u00eb kosto prej 1 milion euro dhe \u00ebsht\u00eb modeluar sipas sistemeve t\u00eb ngjashme q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb Estoni, Australi, Gjermani, Amerik\u00eb dhe Austri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb Bytyqi e ka adresuar \u00ebsht\u00eb mungesa e mbrojtjes ligjore p\u00ebr trash\u00ebgimtar\u00ebt dhe shmangia e trash\u00ebgimis\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit ose motrat.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se do t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNe zotoheni q\u00eb t\u00eb zgjidhim nj\u00eb problem q\u00eb ka qen\u00eb ai \u00ebsht\u00eb mungesa juridike n\u00eb mbrojtjen e trash\u00ebgimtar\u00ebve ligjor nga shmangia e trash\u00ebgimis\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit ose nga motra\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Po ashtu, Bytyqi ka theksuar se do t\u00eb forcohet institucioni i nd\u00ebrmjet\u00ebsimit, duke shtuar numrin e psikolog\u00ebve t\u00eb paguar nga buxheti i shtetit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar n\u00eb raste konflikti, sidomos n\u00eb rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p>\u201cDo ta shtojm\u00eb numrin e psikolog\u00ebve me pages\u00eb nga ana e buxhetit t\u00eb shtetit, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb rastet kur ka konflikt bashk\u00ebshort\u00ebsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb mbushen burgjet vet\u00ebm me njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb dhun\u00eb n\u00eb familje, por n\u00eb rast se ka nevoj\u00eb me u ripajtu ose me u rikthy ta vendosim nd\u00ebrmjet\u00ebsimin \u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr q\u00eb potencoi Bytyqi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtimi i shqyrtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve n\u00eb Gjykata. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ai ka propozuar disa masa, p\u00ebrfshir\u00eb rritjen e buxhetit p\u00ebr Akademin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE para, me shtu buxhetin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn minimumin e BE-s\u00eb sa i p\u00ebrket Akademis\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet numri i prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve\u201d- u shpreh ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket burgjeve, Bytyqi ka paraqitur nj\u00eb plan p\u00ebr nd\u00ebrtimin e fabrikave dhe pun\u00ebtorive brenda burgjeve, p\u00ebr t\u00eb angazhuar t\u00eb burgosurit n\u00eb aktivitete pune dhe p\u00ebr t\u2019iu ofruar atyre mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb pag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c50% t\u00eb burgosurve n\u00eb burgun e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb jan\u00eb me terapi me diazepan, dhe angazhimi n\u00eb veprimtari pune b\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb fitojn\u00eb nj\u00eb pag\u00eb mbi pag\u00ebn minimale\u201d- pretendoi ai, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto shifra i ka siguruar vet\u00eb si avokat.<\/p>\n<p>Ky plan, sipas tij, ka p\u00ebr q\u00ebllim jo vet\u00ebm rehabilitimin e t\u00eb burgosurve, por edhe kompensimin e viktimave t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>\u201cParashohim nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj me i stimulu t\u00eb burgosurit me lexu nga nj\u00eb lib\u00ebr, edhe me pun\u00ebtor social me diskutu edhe me marr\u00eb benefite t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Skype nga dy or\u00eb ekstra n\u00eb jav\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 3 muaj 48 or\u00eb vikend&#8230;\u201d- tha Bytyqi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr prioritet, sipas tij, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr gardian\u00ebt e burgjeve. Ai ka premtuar q\u00eb do t\u00eb shtohet buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor dhe do t\u00eb realizohen reforma n\u00eb administrat\u00ebn dhe infrastruktur\u00ebn e burgjeve, p\u00ebr t\u00eb siguruar kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr gardian\u00ebt dhe t\u00eb burgosurit.<\/p>\n<p>Bytyqi theksoi se do t\u00eb angazhohet p\u00ebr reforma t\u00eb thella n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, duke siguruar q\u00eb ata t\u00eb drejtohen nga individ\u00eb me integritet dhe pa u ndikuar nga grupet politike dhe ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cFokusi jon\u00eb politik do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb reformimin e k\u00ebtyre institucioneve (drejt\u00ebsis\u00eb) duke vendosur n\u00eb pozita njer\u00ebz me integritet, t\u00eb cil\u00ebt nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb grupeve politike dhe ekonomike t\u00eb caktuara\u201d- shtoi ai.<\/p>\n<p>Promovimi i vlerave fetare n\u00eb shkolla<\/p>\n<p>Kandidatja Xheneta Venhari, m\u00ebsuese me profesion, ka paraqitur nj\u00eb program p\u00ebr zhvillimin e arsimit n\u00eb Kosov\u00eb i cili prek thell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ka funksionuar sistemi deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Ajo e sheh arsimin si shtyll\u00eb t\u00eb zhvillimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb vendit dhe synon t\u00eb sjell\u00eb reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb edukimit, promovimin e vlerave fetare dhe kulturore, si dhe p\u00ebrkrahjen e familjeve p\u00ebr arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Venhari ka theksuar se nj\u00eb nga objektivat e saj kryesore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit n\u00eb Kosov\u00eb, duke \u201cpromovuar vlera fetare dhe kulturore t\u00eb sh\u00ebndosha\u201d.<\/p>\n<p>Ajo ka propozuar masa ligjore p\u00ebr t\u00eb parandaluar promovimin e ideve dhe q\u00ebndrimeve q\u00eb lidhen me orientimin seksual dhe identitetin gjinor q\u00eb sipas saj jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me identitetin biologjik.<\/p>\n<p>\u201cDo ta p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e arsimit p\u00ebrmes promovimit t\u00eb vlerave fetare dhe t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb sistemit arsimor e kulturor\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligje themeltare, Asdren Bytyqi dha an\u00ebn e tij t\u00eb juristit, duke th\u00ebn\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje zgjidhet duke nd\u00ebrruar kurrikulat e shkollave e jo Kushtetut\u00ebn dhe Ligjin p\u00ebr Arsimin.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3208852\" aria-describedby=\"caption-attachment-3208852\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-72-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3208852\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-72-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1439\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3208852\" class=\"wp-caption-text\">Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, Asdren Bytyqi dhe Xheneta Venhari. dhe Bernard Tahirbegolli. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u201cKushtetuta e parasheh baz\u00ebn e mosdiskriminimit t\u00eb askujt mbi bazat e orientimit seksual, gjinis\u00eb etj. Mir\u00ebpo kjo ka t\u00eb b\u00ebj me t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb jet\u00ebs, liris\u00eb, pun\u00ebs etj\u201d- beson ai.<\/p>\n<p>Bytyqi ka p\u00ebrmendur se shpjegimi i pjes\u00ebve t\u00eb trupit, b\u00ebrja e lejueshme e dashuris\u00eb s\u00eb homoseksualeve dhe martesa mes tyre n\u00eb libra shkollor\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb ultra-liberale q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezente n\u00eb disa libra t\u00eb arsimit fillor dhe se kjo, sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat morale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket k\u00ebsaj doktrine ultra-liberale q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezente n\u00eb disa prej librave duke filluar prej klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb, dhe e cila p\u00ebr neve \u00ebsht\u00eb kritike, sepse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat morale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d- thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas Bytyqit, ndryshimet q\u00eb k\u00ebrkohen jan\u00eb n\u00eb nivelin e kurrikulave dhe librave, dhe jo n\u00eb ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Arsimin.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka nevoj\u00eb fare q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrohet Ligji p\u00ebr Arsimin, sepse Ligji p\u00ebr Arsim i parasheh t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve, f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb diskriminohet nga e drejta e arsimit\u201d- shtoi ai.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar gjithashtu se nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e temave t\u00eb orientimit seksual n\u00eb librat shkollor\u00eb, duke theksuar se ato nuk jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNe kur t\u00eb jemi n\u00eb Qeveri do t\u2019i rishikojm\u00eb k\u00ebta libra dhe ato do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat dhe traditat e k\u00ebtij vendi\u201d- tha Bytyqi.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim me shtetet e Bashkimit Evropian, si Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Bullgaria dhe Rumania, t\u00eb cilat, si\u00e7 thot\u00eb ai, kan\u00eb Kushtetuta t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, por q\u00eb nuk p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebto aspekte n\u00eb kurrikulat e arsimit.<\/p>\n<p>Bytyqi ka p\u00ebrfunduar duke theksuar: \u201cDo t\u2019i largojm\u00eb nga librat ngase konsideroj se nuk jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Xheneta Venhari ka theksuar se Koalicioni p\u00ebr Familjen do t\u00eb angazhohet n\u00eb zhvillimin e kurrikulave t\u00eb reja p\u00ebr arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, me fokus n\u00eb edukimin patriotik dhe ndihm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb t\u00eb programit q\u00eb paraqiti Venhari \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja p\u00ebr prind\u00ebrit dhe f\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 1-6 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Ajo ka premtuar q\u00eb do t\u00eb sigurohet mund\u00ebsia q\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb \u00e7erdhe, duke shtuar se buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb parashikohet dhe realizohet.<\/p>\n<p>\u201cKoalicioni p\u00ebr Familjen do t\u00eb p\u00ebrkujdeset q\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb q\u00eb prej mosh\u00ebs 1-6 t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi me i d\u00ebrgu f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebp\u00ebr \u00e7erdhe t\u00eb ndryshme, dhe sigurisht q\u00eb kemi parapar\u00eb edhe buxhetin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Gjithashtu, Venhari ka premtuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr n\u00ebnat q\u00eb duan t\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi dhe ka propozuar q\u00eb t\u00eb ndahen mjete buxhetore p\u00ebr pun\u00ebn dhe kujdesin q\u00eb ato b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa p\u00ebr n\u00ebnat q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb edukimin e f\u00ebmij\u00ebve ta zhvillojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, duke e ndaluar vetveten me punu p\u00ebr shkak t\u00eb kujdesit ndaj f\u00ebmij\u00ebve, at\u00ebher\u00eb sigurisht q\u00eb kemi parapar\u00eb t\u00eb ndahen mjete buxhetore p\u00ebr pun\u00ebn dhe kujdesin q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Venhari ka paraqitur nj\u00eb plan p\u00ebr m\u00ebsimin t\u00ebrditor\u00eb, duke e nisur k\u00ebt\u00eb program n\u00eb tri faza. Faza e par\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb klasat 1-5, nd\u00ebrsa n\u00eb dy vitet e para t\u00eb qeverisjes do t\u00eb p\u00ebrgatiten objektet e nevojshme p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij projekti. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin e tret\u00eb do t\u00eb pilotohet projekti n\u00eb disa zona t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrderisa n\u00eb vitin e kat\u00ebrt, sipas saj, do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb 50 p\u00ebrqind t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr reform\u00eb q\u00eb Venhari ka prezantuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i kurrikul\u00ebs dhe zbatimi i edukimit fetar n\u00eb shkollat publike.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar se e kan\u00eb n\u00eb plan q\u00eb edukimi fetar t\u00eb realizohet me kujdes dhe sipas praktikave m\u00eb t\u00eb mira europiane, me fokus n\u00eb p\u00ebrfshirjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave fetare.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb zbatohen arsimi n\u00eb edukimin fetar n\u00eb shkollat publike q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me kujdes dhe v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb praktikave m\u00eb t\u00eb mira europiane, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrfshirjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pakicave fetare\u201d- shtoi ajo.<\/p>\n<p>Venhari \u00ebsht\u00eb rreshtuar kund\u00ebr testimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve me test klasik, por shtoi nevoj\u00ebn e e trajnimeve p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, duke theksuar se k\u00ebto trajnime jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr zhvillimin profesional t\u00eb tyre sesa testimet e detyrueshme.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk mendoj q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr testime t\u00eb tilla, p\u00ebrderisa ne e kryejm\u00eb nj\u00eb arsim Master e Doktor Shkence, pse duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb testim i till\u00eb i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve?&#8221; &#8211; tha m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsja.<\/p>\n<p><strong>Ministria e banimit<\/strong><\/p>\n<p>Arsim G\u00ebrxhaliu, kandidat i Koalicionit p\u00ebr Familjen dhe profesion arkitekt, ka shprehur mendimet e tij p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e planifikimit hap\u00ebsinor dhe nd\u00ebrtimit, duke theksuar se k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb integrale t\u00eb programit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu ka p\u00ebrmendur nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn ligjore t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor. Ai ka theksuar se reforma duhet t\u00eb shtrihet n\u00eb disa segmente, duke filluar nga riorganizimi i Ministris\u00eb s\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor, Mjedisit dhe Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari duhet t\u00eb b\u00ebhet riorganizimi i Ministris\u00eb t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor, Mjedisit dhe Infrastruktur\u00ebs. E dyta, Ligji i Planifikimit Hap\u00ebsinor duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet reform\u00ebs rr\u00ebnj\u00ebsore\u201d &#8211; ka th\u00ebn\u00eb ai, duke shtuar se edhe ligji i nd\u00ebrtimit ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu ka p\u00ebrmendur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb banimit, nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore n\u00eb vitet e kaluara.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cPjesa e banimit q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb pak e trajtuar n\u00eb vitet e kaluara, do ta merr trajtimin adekuat\u201d- tha ai.<\/span><\/p>\n<figure id=\"attachment_3208856\" aria-describedby=\"caption-attachment-3208856\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-199-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3208856\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-199-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1439\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3208856\" class=\"wp-caption-text\">Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, Arsim G\u00ebrxhaliu dhe Bernard Tahirbegolli. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>G\u00ebrxhaliu ka propozuar ndarjen e Ministris\u00eb s\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Mjedisit nga ajo e Infrastruktur\u00ebs dhe shtimin e komponent\u00ebs s\u00eb banimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb ministri.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se ligji aktual i Planifikimit Hap\u00ebsinor, i miratuar n\u00eb vitin 2013, nuk ka mundur ende t\u00eb jap\u00eb rezultate dhe nuk \u00ebsht\u00eb kompatibil me rrethanat lokale.<\/p>\n<p>\u201cAi ligj nuk \u00ebsht\u00eb kompatibil me rrethanat shoq\u00ebrore dhe kontekstin lokal t\u00eb vendit ton\u00eb.\u201d G\u00ebrxhaliu ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hartohet nj\u00eb ligj i ri n\u00eb p\u00ebrputhje me kapacitetet ekonomike, shoq\u00ebrore, politike dhe mjedisore t\u00eb Kosov\u00ebs.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse i marrin votat e mjaftueshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Qeverin\u00eb, G\u00ebrxhaliu tha se do ta hartojn\u00eb Ligjin i ri p\u00ebr Planifikimin Hap\u00ebsinor q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kapacitetet ekonomike, shoq\u00ebrore, politike, mjedisore dhe resurset humane ekzistuese brenda institucioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimet ilegale, G\u00ebrxhaliu ka theksuar se plani i tyre nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb rr\u00ebnohen objektet, por t\u00eb krijohet nj\u00eb sistem i rregulluar dhe i kontrolluar p\u00ebr nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk nisemi prej asaj q\u00eb duhet me u rr\u00ebnu objektet dhe asnj\u00eb plan zhvillimor nuk parasheh rr\u00ebnim por parasheh rregullim t\u00eb masave p\u00ebr nd\u00ebrtim\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Ai ka propozuar ngritjen e nj\u00eb Instituti t\u00eb T\u00ebrmeteve dhe Inxhinieris\u00eb Sizmike, i cili do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontrollin e siguris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit. Ky institut, sipas G\u00ebrxhaliut, do t\u00eb angazhoj\u00eb 60-70 inxhinier\u00eb dhe do t\u00eb centralizoj\u00eb kontrollin e t\u00eb gjitha kushteve t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb objekteve.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi ilegal q\u00eb ka ndodhur prej viteve 90 e k\u00ebndej, i kemi parasysh edhe rrethanat emergjente n\u00eb t\u00eb cilat ka qen\u00eb shoq\u00ebria- nj\u00eb faz\u00eb emergjente p\u00ebr strehim, por pavar\u00ebsisht asaj, grupet e fuqishme t\u00eb interesit shum\u00eb kan\u00eb ndikim me k\u00ebt\u00eb legjislacion aktual sesa me reformat q\u00eb munden me ndodh\u00eb\u201d- tha ai.<\/p>\n<p><strong>Premiume n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Bernard Tahirbegolli, kandidat i Koalicionit p\u00ebr Familjen e me profesion mjek ka shpalosur disa prej prioriteteve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sektorit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor aktual \u00ebsht\u00eb trash\u00ebguar nga periudha e administrat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke u mb\u00ebshtetur ende n\u00eb nj\u00eb model t\u00eb l\u00ebn\u00eb nga UNMIK-u.<\/p>\n<p>\u201cKosova prej pasluft\u00ebs e tutje e ka nj\u00eb sistem t\u00eb financimit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb UNMIK-u. Ende krejt sektor\u00ebt kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr tranzicion, e sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin model q\u00eb ka fillu n\u00eb \u201899-t\u00ebn e po vazhdon tutje\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Tahiri ka paraqitur nj\u00eb plan p\u00ebr zgjerimin e mbulueshm\u00ebris\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs dhe ngritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrmendur gjithashtu disa projekte ky\u00e7e, si themelimin e Agjencis\u00eb p\u00ebr Akreditimin e Institucioneve Sh\u00ebndet\u00ebsore dhe Institutit t\u00eb Ekselenc\u00ebs Klinike, si dhe digjitalizimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. <span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<figure id=\"attachment_3208860\" aria-describedby=\"caption-attachment-3208860\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-183-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3208860\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-183-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1439\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3208860\" class=\"wp-caption-text\">Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, Arsim G\u00ebrxhaliu dhe Bernard Tahirbegolli. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u201cNe kemi planifikuar zgjerimin e mbulueshm\u00ebris\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs t\u00eb institucioneve, ngritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe rritjen e siguris\u00eb s\u00eb pacient\u00ebve\u201d- tha ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Tahiri gjithashtu ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e konkurrenc\u00ebs mes sektorit publik dhe privat. Ai ka propozuar fuqizimin e Fondit t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore, duke rritur stafin dhe duke b\u00ebr\u00eb kontrata me spitale.<\/p>\n<p>\u201cShteti nuk duhet me qen\u00eb p\u00ebr dik\u00eb n\u00ebn\u00eb e p\u00ebr dik\u00eb njerk\u00eb. Ne do ta fuqizojm\u00eb konkurrenc\u00ebn mes sektorit publik dhe privat, dhe kjo do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes kontratave nga Fondi i Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d- tha Tahirbegolli.<\/p>\n<p>Sipas tij, aktualisht, Fondi \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb staf t\u00eb vog\u00ebl dhe vet\u00ebm me nj\u00eb sh\u00ebrbim \u2013 trajtimin jasht\u00eb vendit. Tahiri ka propozuar q\u00eb ky Fond t\u00eb rritet dhe t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb kontrata p\u00ebr sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb \u00ebsht\u00eb rishikimi i menaxhimit t\u00eb sektorit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe em\u00ebrimi i drejtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Tahiri ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebrpjekjet e Qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar drejtor\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb politike, duke propozuar q\u00eb ky proces t\u00eb realizohet p\u00ebrmes nj\u00eb konkursi t\u00eb hapur dhe t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb drejtuar nga komisionet dhe jo nga ministrat.<\/p>\n<p>\u201cDrejtori duhet mu em\u00ebru n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi konkurrues t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb vendos komisioni e jo ministri\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Tahiri gjithashtu ka kritikuar ministrin aktual t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, p\u00ebr vendimet q\u00eb ai ka marr\u00eb gjat\u00eb pandemis\u00eb, duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai ka shprehur nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb strategji sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb miratimit n\u00eb Kuvend, duke siguruar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dialog politik p\u00ebrpara se t\u00eb implementohet.<\/p>\n<p>\u201cMinistri aktual i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (Arben Vitia) n\u00eb koh\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vendime kund\u00ebrkushtetuese. Ka b\u00ebr\u00eb vendim p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb sektorale t\u00eb cilin e kisha shfuqizu t\u00eb parin\u201d- u p\u00ebrgjigj i kur u pyet se \u00e7ka kishte zhvb\u00eb m\u00eb s\u00eb pari n\u00ebse b\u00ebhet minist\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin financiar, Tahiri ka planifikuar rritjen e buxhetit nga 3.8 p\u00ebrqind p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi deri n\u00eb 5 p\u00ebrqind t\u00eb GDP-s\u00eb, q\u00eb sipas projeksioneve t\u00eb tij do t\u00eb arrinte rreth 450 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu ka propozuar nj\u00eb sistem t\u00eb premiumeve p\u00ebr qytetar\u00ebt, q\u00eb do t\u00eb ndihmonte n\u00eb mbulimin e shpenzimeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>K\u00ebto premiume, sipas tij, do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos ken\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr \u00e7do vizit\u00eb n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, por do t\u00eb mund t\u00eb ribursohen p\u00ebr sh\u00ebrbimet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb tyre premiumeve qytetar\u00ebt mos me pas nevoj\u00eb me pagu sa her\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb institucion sh\u00ebndet\u00ebsor, ose n\u00eb barnatore, por me i pas t\u00eb rimbursuara k\u00ebto\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai ka p\u00ebrmendur mund\u00ebsin\u00eb e shnd\u00ebrrimit t\u00eb Klinik\u00ebs Emergjente q\u00eb ka mbetur vet\u00ebm n\u00eb tulla, n\u00eb nj\u00eb Qend\u00ebr Nacionale t\u00eb Traum\u00ebs, e cila mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb funksion deri n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p>\u201cObjekti q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr Klinik\u00eb Emergjente, mund t\u00eb rikthehet me pak fonde n\u00eb nj\u00eb Qend\u00ebr Nacionale e Traum\u00ebs. Kjo brenda vitit 2026 mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb funksion si e t\u00ebr\u00eb\u201d- beson ai.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka p\u00ebr energjin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kandidatja Myzejene Selmani me profesion inxhiniere, ka shpalosur disa nga prioritetet e saj p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sektor\u00ebve t\u00eb energjis\u00eb dhe ekonomis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se nj\u00eb nd\u00ebr fokuset kryesore t\u00eb qeverisjes duhet t\u00eb jet\u00eb orientohet te projektbuxheti dhe taksat e qytetar\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb burimi kryesor i financave t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebs\u00ebpari duhet t\u00eb orientohemi te projektbuxheti, te taksat e qytetar\u00ebve q\u00eb e mbushin buxhetin e Kosov\u00ebs\u201d- pa th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka specifike se \u00e7ka kan\u00eb parapar\u00eb n\u00eb programin e tyre.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7\u00ebshtje e reduktimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, ajo ka propozuar nj\u00eb fokusim m\u00eb t\u00eb madh te burimet e energjis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb th\u00ebngjillin si burim kryesor n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe ato t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme.<\/span><\/p>\n<figure id=\"attachment_3208866\" aria-describedby=\"caption-attachment-3208866\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-67-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3208866\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Debat-DITA-1-67-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1439\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3208866\" class=\"wp-caption-text\">Kandidatja p\u00ebr deputete Myzejene Selmani. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ajo gjithashtu ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb kushteve ligjore p\u00ebr investitor\u00ebt, duke siguruar q\u00eb ligji t\u00eb vlej\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb mbroj\u00eb investimet e huaja, duke eliminuar \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr nepotiz\u00ebm dhe korrupsion.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb q\u00eb n\u00eb aspektin ligjor, investitor\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur me ligj, q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb nepotiz\u00ebm, q\u00eb ligji t\u00eb vlej nj\u00ebjt\u00eb si p\u00ebr qytetarin, si p\u00ebr nj\u00eb deputet, si p\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr e si p\u00ebr kryeministrin\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Selmani ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr rishikimin e buxhetit t\u00eb vitit 2025, duke e quajtur at\u00eb nj\u00eb \u201cfontan\u00eb d\u00ebshirash\u201d dhe duke theksuar se Qeveria aktuale nuk ka b\u00ebr\u00eb investime kapitale t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p><strong>\u201cLugina e Silikonit\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Asdren Bytyqi ka theksuar se nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb tyre do t\u00eb jet\u00eb zhvillimi i sektorit t\u00eb teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Plani i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb &#8220;Lugin\u00eb t\u00eb Teknologjis\u00eb Informative&#8221; \u2013 nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dedikuar avancimeve n\u00eb teknologji dhe inovacion.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb themelojm\u00eb nj\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Teknologjis\u00eb Informative apo e Silikonit q\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vite t\u00eb investojm\u00eb 300 milion\u00eb euro\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, Bytyqi ka propozuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kampusi t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr arsimin dhe shkenc\u00ebn, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb laboratore t\u00eb robotik\u00ebs. Ky fokus t\u00eb vendoset n\u00eb dy fusha ky\u00e7e: inteligjenc\u00ebn artificiale dhe energjin\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebritshme.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb themelojm\u00eb nj\u00eb kampus t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb arsimit dhe t\u00eb shkenc\u00ebs; t\u00eb themelojm\u00eb laboratore t\u00eb robotik\u00ebs ku do t\u00eb ket\u00eb fokus Inteligjenca Artificiale dhe energjia e rip\u00ebrt\u00ebritshme\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>\u201cDebatP\u00ebrnime\u201d \u00ebsht\u00eb format i cili do t\u00eb transmetohet p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht deri nj\u00eb dit\u00eb para Zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 09 shkurtit 2025. Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga partit\u00eb politike garuese p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb prezantojn\u00eb Programin e tyre, p\u00ebrballen me pyetjet e Jeta Xharr\u00ebs, kryeredaktorit t\u00eb KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrez\u00ebs nga \u201cKrypomet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) ka zgjedhur q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr Zgjedhjet e 9 shkurtit t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa nga mediat n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo parti e ka arsyetuar mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb emisionet politike t\u00eb shfaqura n\u00eb mediume t\u00eb caktuara, me pretendimin se gjoja ato media jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb oligark\u00ebve. RTV Dukagjini \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e k\u00ebtyre mediave t\u00eb \u201cpiketuara\u201d nga LVV, e pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb televizion transmetohet emisioni \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d \u2013 prodhim i KALLXO.com.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebr dallim nga partia n\u00eb pushtet, partit\u00eb e tjera opozitare kan\u00eb pranuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Debat dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjen pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb Kallxo-it.<\/p>\n<p>\u201cNa s\u2019jemi oligark\u00eb. Asnj\u00ebri prej neve n\u00eb KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le m\u00eb oligarka. Ne kemi qen\u00eb n\u00eb RTK e na kan\u00eb largu prej RTK-s\u00eb, sakt\u00eb sepse kemi raportuar qysh oligark\u00ebt e kan\u00eb zhvat shtetin.\u201d \u2013 ka deklaruar Jeta Xharra n\u00eb hapje t\u00eb Debatit t\u00eb par\u00eb zgjedhor, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kallxo\/videos\/3897519767202576\">\u201cDebat P\u00ebrnime\u201d.\u00a0<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke hyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb gar\u00eb zgjedhore si Koalicion p\u00ebr Familjen, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga ky p\u00ebrbashkim politik zotohen p\u00ebr promovimin e vlerave &#8220;fetare dhe patriotike&#8221;, largimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me orientimin seksual nga librat shkollor\u00eb, krijimin e premiumeve n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor si dhe sigurimin jet\u00ebsor e sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr polic\u00ebt.\u00a0 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3208865,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[2431,2427,2426,2434,1537,2435,2436,2437],"class_list":["post-3208794","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjate","tag-arsim-gerxhaliu","tag-asdren-bytyqi","tag-bejtush-gashi","tag-bernard-tahirbegolli","tag-koalicioni-per-familjen","tag-myzejene-selmani","tag-xheneta-venhari","tag-zgedhjet-2025"],"lang":"sq","translations":{"sq":3208794},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3208794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3208794"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3208794\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3208794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3208794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3208794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}