{"id":3209181,"date":"2025-01-27T15:10:32","date_gmt":"2025-01-27T14:10:32","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3209181"},"modified":"2025-01-27T15:10:32","modified_gmt":"2025-01-27T14:10:32","slug":"krejt-cka-ndodhi-ne-seancen-e-sotme-ndaj-naim-murselit-dhe-te-akuzuarve-tjere-ne-rastin-e-vrasjes-se-liridona-ademajt-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3209181","title":{"rendered":"Krejt \u00e7ka ndodhi n\u00eb seanc\u00ebn e sotme ndaj Naim Murselit dhe t\u00eb akuzuarve tjer\u00eb n\u00eb rastin e vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt &#8211; VIDEO"},"content":{"rendered":"<p>I akuzuari n\u00eb rastin e vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt, Naim Murseli n\u00eb pyetjen e kryetares s\u00eb Trupit Gjykues, Fatime Dermaku, p\u00ebr statusin martesor <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/deshton-seanca-fillestare-ndaj-naim-murselit-dhe-te-akuzuarve-tjere-ne-rastin-e-vrasjes-se-liridona-ademajt-pamje\/\">n\u00eb seanc\u00ebn fillestare, m\u00eb 27.01.2025<\/a>, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se: \u201cE kam grun e vrame\u201d.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=476&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkallxo%2Fvideos%2F1394726281943348%2F&amp;show_text=false&amp;width=476&amp;t=0\" width=\"476\" height=\"476\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>Tutje, mungesa e pajisjes me disa prej shkresave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb avokatit, Ndrec\u00eb Dodaj i cili mbron t\u00eb akuzuarin Kushtrim Kokalla dhe avokati Agron Kuqi i cili mbron t\u00eb akuzuarin Tom Dodaj, pamund\u00ebsuan mbajtjen e shqyrtimit fillestar p\u00ebr t\u00eb akuzuarit e rastit t\u00eb Liridona Ademajt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb akuzuar jan\u00eb: Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt, kurse Tom Dodaj \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr import-eksport t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Avokati Ndrec\u00eb Dodaj deklaroi se nuk i kishte pranuar t\u00eb gjitha shkresat e l\u00ebnd\u00ebs &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb video-incizimet dhe shkresat e tjera t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat u demantua nga prokurorja Javorka Perlinqeviq.<\/p>\n<p>Avokati Dodaj deklaroi se nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, pasi q\u00eb para se t\u00eb hynte n\u00eb seanc\u00eb e ka pranuar Aktakuz\u00ebn dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb ta k\u00ebshilloj\u00eb klientin e tij Kushtrim Kokalla.<\/p>\n<p>Por, Prokurorja e rastit deklaroi se l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e ka pranuar avokati Skender Gojani, m\u00eb 22.01.2025. Sipas Perlinv\u00e7eviq, avokati Gogajni me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Dodajt kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb marr\u00eb l\u00ebnd\u00ebn dhe shkresat p\u00ebrcjell\u00ebse edhe p\u00ebr kolegun e tij.<\/p>\n<p>Prokurorja ofroi si d\u00ebshmi edhe shkres\u00ebn e cila ishte n\u00ebnshkruar nga Skender Gojani, q\u00eb l\u00ebnda ishte t\u00ebrhequr nga Prokuroria edhe p\u00ebr Ndrec\u00eb Dodajn.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre deklarimeve, Skender Gojani i konfirmoi Gjykat\u00ebs nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb menj\u00ebher\u00eb kur kishte marr\u00eb telefonat\u00ebn p\u00ebr ta t\u00ebrhequr l\u00ebnd\u00ebn nga Prokuroria e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ai shtoi se pas komunikimit me Dodajn nga Prokuroria kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb marr\u00eb l\u00ebnd\u00ebn edhe p\u00ebr kolegun e tij, ku sipas avokatit Gojani kolegu i tij ishte njoftuar dy her\u00eb p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb vesh p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn &#8211; n\u00ebse d\u00ebshiron ta marr\u00eb ose t&#8217;ia p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa avokati Kuqi deklaroi se nuk e ka pranuar l\u00ebnd\u00ebn p\u00ebrmes emailit, pasi q\u00eb kishte nj\u00eb problem me t\u00eb dhe nuk ka arritur ta zgjidh\u00eb. Por, Prokurorja edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim tha se pasi kan\u00eb provuar dy her\u00eb ta d\u00ebrgojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn tek avokati, e kan\u00eb par\u00eb q\u00eb emaili \u00ebsht\u00eb i mbingarkuar dhe e kan\u00eb telefonuar me q\u00ebllim q\u00eb t&#8217;i b\u00ebj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Avokati Ndrec\u00eb Dodaj u gjobit nga gjyqtarja Fatime Dermaku me 500 euro, pasi nuk p\u00ebrfilli sipas gjyqtares urdhrat e saj dhe i nj\u00ebjti nd\u00ebrpriste gjyqtaren.<\/p>\n<p>Paraprakisht, Dodajt iu shqiptua v\u00ebrejtja me shkrim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye, pasi Dodaj insistonte t\u00eb merrte fjal\u00ebn, por q\u00eb Dermaku nuk ja jepte fjal\u00ebn avokatit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/viber_image_2025-01-27_15-03-04-977.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3209190\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/viber_image_2025-01-27_15-03-04-977-1024x576.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"360\" \/><\/a><\/p>\n<p>Meqen\u00ebse dy avokat\u00eb u deklaruan q\u00eb nuk kishin shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, Gjyqtarja njoftoi se nuk ka kushte p\u00ebr t\u00eb vazhduar gjykimin, pasi do t\u00eb d\u00ebmtoheshin t\u00eb drejtat e t\u00eb akuzuarve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb parashihej q\u00eb Prokurorja t\u00eb lexonte Aktakuz\u00ebn, kurse t\u00eb akuzuarit t\u00eb deklaroheshin lidhur me faj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/viber_image_2025-01-27_15-03-03-773.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3209191\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/viber_image_2025-01-27_15-03-03-773-1024x576.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"360\" \/><\/a><\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast u caktua m\u00eb 31.01.2025.<\/p>\n<p>https:\/\/kallxo.com\/lajm\/deshton-seanca-fillestare-ndaj-naim-murselit-dhe-te-akuzuarve-tjere-ne-rastin-e-vrasjes-se-liridona-ademajt-pamje\/<\/p>\n<p>\u201cE kishte mbajtur p\u00ebr krahu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos iu shmangte plumbit.&#8221; &#8211; k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan ngjarjen Prokurorja e rastit t\u00eb vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt, derisa tregon veprimet e Naim Murselit, ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb viktim\u00ebs, n\u00eb nat\u00ebn kritike kur u krye krimi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla e Tom Dodaj jan\u00eb kat\u00ebr persona, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb po akuzohen nga Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00ebn dyshimin p\u00ebr organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt &#8211; ngjarje q\u00eb u regjistrua m\u00eb 29.11.2023, n\u00eb fshatin B\u00ebrnic\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>KALLXO.com ka arritur q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb Aktakuz\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb ngritur nga prokurorja, Javorka Prlin\u00e7eviq. Kjo e fundit madje n\u00eb nj\u00eb Konferenc\u00eb q\u00eb u thirr nga kryeprokurori Zejnullah Gashi tha se vonesa e Aktakuz\u00ebs \u00ebsht\u00eb si shkak i disa dokumenteve dhe k\u00ebrkesave q\u00eb ka k\u00ebrkuar nga Suedia, p\u00ebr t\u00eb zbardhur motivin q\u00eb q\u00ebndroi mbrapa vrasjes.<\/p>\n<p>Prokurorja e rastit ka p\u00ebrshkruar se Naim Murseli planifikoi vrasjen e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve t\u00eb \u00e7rregulluara familjare dhe martesore. Prej k\u00ebtyre problemeve &#8211; si\u00e7 p\u00ebrshkruhet edhe n\u00eb Aktakuz\u00eb &#8211; kishte lindur edhe d\u00ebshira p\u00ebr hakmarrje nga ana e Naim Murselit ndaj bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb sipas Aktakuz\u00ebs, pas dat\u00ebs 25.06.2022, kur ishte paguar nj\u00eb polis\u00eb e sigurimit jet\u00ebsor n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Liridona Ademajt n\u00eb vler\u00eb prej 3 milion\u00eb kruna suedeze, me q\u00ebllim q\u00eb pas vrasjes Murseli t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb dobi financiare.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb plan Dosja e p\u00ebrshkruan se Naim Murseli e ndau me djalin e tez\u00ebs s\u00eb tij Kushtrim Kokall\u00ebn dhe se ky i fundit kishte refuzuar q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb vrasjen, por tutje ka gjetur personin e tret\u00eb, Granit Plav\u00ebn me t\u00eb cilin e ka njoftuar Naim Murselin.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb sipas Dosjes, m\u00eb 29.11.2023, n\u00eb or\u00ebt e mesdit\u00ebs, Naim Murseli bashk\u00eb me Granit Plav\u00ebn blejn\u00eb nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb tipit \u2018Zastava\u201d me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb, nga Tom Dodaj, n\u00eb vler\u00eb 280 euro.<\/p>\n<p>E n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Dosja shpjegon se n\u00eb intervalin kohor: 20:11-20:18 minuta, n\u00eb vendin me t\u00eb cilin paraprakisht ishte dakorduar Naim Murseli me Granit Plav\u00ebn &#8211; plan t\u00eb dakorduar t\u00eb cilin e kan\u00eb inskenuar q\u00eb t\u00eb duket si grabitje e armatosur &#8211; \u00ebsht\u00eb kryer edhe vrasja.<\/p>\n<p>N\u00eb Dosje shkruhet se Naim Murseli e kishte lajm\u00ebruar fillimisht Granit Plav\u00ebn me drita t\u00eb vetur\u00ebs, m\u00eb pas e kishte kapur p\u00ebr dore Liridona Ademajn, q\u00eb t\u00eb mos i shp\u00ebtoj\u00eb plumbit, pasi u shkrep nga Plava. E, q\u00eb tutje Naimi ka dal\u00eb nga vetura me f\u00ebmij\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb larguar nga vendi i ngjarjes. Me t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime q\u00eb ka kryer Naim Murseli, Prokuroria e ka ngarkuar at\u00eb me vepr\u00ebn penale t\u00eb &#8220;vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>I pandehuri i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Granit Plava, i cili sipas Prokuroris\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kritike n\u00eb intervalin kohor: 20:11-20:18 minuta, n\u00eb fshatin B\u00ebrnic\u00eb, pas marr\u00ebveshjes paraprake q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me Naim Muselin, Dosja p\u00ebrshkruan se kreu vrasjen n\u00eb form\u00eb t\u00eb maskuar, kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb viktim\u00ebs, e cila p\u00ebr pasoj\u00eb edhe ka vdekur. E p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Plava do t\u00eb kompensohej me nj\u00eb shum\u00eb prej 30 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, Plava ishte afruar drejtp\u00ebrdrejt me viktim\u00ebn dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e ka q\u00eblluar me arm\u00eb, derisa krahun viktim\u00ebs po ia mbante ish-bashk\u00ebshorti i saj, q\u00eb t\u00eb mos i shmangej plumbit.<\/p>\n<p>Arma q\u00eb ishte p\u00ebrdorur n\u00eb rast ishte gjetur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb akuzuarit tashm\u00eb Granit Plava, n\u00eb fshatin Cermjan n\u00eb Gjakov\u00eb. Sekuestrimi i arm\u00ebs u b\u00eb pas bastisjes, q\u00eb u krye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>Plava nga Prokuroria ngarkohet me veprat penale \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d dhe \u201cposedim i arm\u00ebs pa leje\u201d.<\/p>\n<p>I akuzuari i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb Kushtrim Kokalla, djali i tez\u00ebs s\u00eb Naim Murselit. Dosja tregon se Kokalla kishte refuzuar t\u00eb kryente vrasjen, por q\u00eb m\u00eb pas kishte gjetur Granit Plav\u00ebn dhe i kishte prezantuar Naim Murselit.<\/p>\n<p>Edhe Kokalla ngarkohet me vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb. E i pandehuri i kat\u00ebrt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Tom Dodaj. Ai po ngarkohet p\u00ebr \u201cfurnizim me arm\u00eb\u201d t\u00eb tre t\u00eb dyshuarve t\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt planifikuan dhe kryen vrasjen.<\/p>\n<p>Raportimet tjera nga KALLXO, lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, mund t&#8217;i lexoni k\u00ebtu: <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/liridona-ademaj\/\">LINK<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I akuzuari n\u00eb rastin e vrasjes s\u00eb Liridona Ademajt, Naim Murseli n\u00eb pyetjen e kryetares s\u00eb Trupit Gjykues, Fatime Dermaku, p\u00ebr statusin martesor n\u00eb seanc\u00ebn fillestare, m\u00eb 27.01.2025, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se: \u201cE kam grun e vrame\u201d. Tutje, mungesa e pajisjes me disa prej shkresave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb avokatit, Ndrec\u00eb Dodaj i cili mbron t\u00eb akuzuarin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":14,"featured_media":3209188,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[1003,2505,1239,1241,1450,1515],"class_list":["post-3209181","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-fatime-dermaku","tag-gjykata-ne-prishtine","tag-granit-plava","tag-kushtrim-kokalla","tag-naim-murseli","tag-tom-dodaj"],"lang":"sq","translations":{"sq":3209181},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3209181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/14"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3209181"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3209181\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3209181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3209181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3209181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}