{"id":3209203,"date":"2025-01-29T14:44:43","date_gmt":"2025-01-29T13:44:43","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3209203"},"modified":"2025-01-29T14:44:43","modified_gmt":"2025-01-29T13:44:43","slug":"marreveshjet-per-normalizim-te-marredhenieve-me-serbine-sfide-per-qeverine-e-re-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3209203","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshjet p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, sfid\u00eb p\u00ebr Qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Cilado Parti a cilido Koalicion q\u00eb e krijon Qeverin\u00eb e re n\u00eb Kosov\u00eb pas Zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit pritet ta ket\u00eb n\u00eb Agjend\u00eb Dialogun p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Europian. Si proces i nisur qysh n\u00eb vitin 2011, Dialogu paraqitet si obligim i pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb trazuar rrug\u00ebn e tyre drejt integrimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kaja Kallas, pas takimeve t\u00eb para q\u00eb ka pasur me kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, pas em\u00ebrimit t\u00eb saj si Shefe e Diplomacis\u00eb n\u00eb BE, m\u00eb 03.12.2024, ka theksuar se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve duhet t\u00eb b\u00ebhet duke u bazuar n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit.<\/p>\n<p>\u201cRruga e vetme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit.\u201d &#8211; ka shkruar Kallas n\u00eb platform\u00ebn \u201cX\u201d.<\/p>\n<blockquote class=\"twitter-tweet\">\n<p dir=\"ltr\" lang=\"en\">I met <a href=\"https:\/\/twitter.com\/avucic?ref_src=twsrc%5Etfw\">@avucic<\/a> and <a href=\"https:\/\/twitter.com\/albinkurti?ref_src=twsrc%5Etfw\">@albinkurti<\/a> today.<\/p>\n<p>The only way to EU membership is through normalisation of their relations, on the basis of the Ohrid agreement.<\/p>\n<p>I welcomed the readiness to fully cooperate after the recent terrorist attack. Perpetrators must face justice. <a href=\"https:\/\/t.co\/SRChOiwPb2\">pic.twitter.com\/SRChOiwPb2<\/a><\/p>\n<p>\u2014 Kaja Kallas (@kajakallas) <a href=\"https:\/\/twitter.com\/kajakallas\/status\/1863971269105889738?ref_src=twsrc%5Etfw\">December 3, 2024<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><script async src=\"https:\/\/platform.twitter.com\/widgets.js\" charset=\"utf-8\"><\/script><\/p>\n<p>Me p\u00ebrjashtim t\u00eb partis\u00eb q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, mbi t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr kat\u00ebr vjet ka r\u00ebn\u00eb barra e dialogimit n\u00eb Bruksel, partit\u00eb dhe koalicionet tjera parazgjedhore e kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Dialogun n\u00eb Programet e tyre zgjedhore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/albini2017\/videos\/1314513589791902\">m\u00eb 25.01.2025<\/a>, kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr nga LVV-ja, nj\u00ebher\u00ebsh kryeministri aktual Albin Kurti, teksa ka shpalosur Programin zgjedhor nuk e ka p\u00ebrmendur fare Dialogun.<\/p>\n<p>Ndryshe nga LVV-ja, <a href=\"https:\/\/media1-prd-eu1.onlinefiles.info\/4f68c284\/a0a080f4\/018b6a49\/d7a84628\/media\/document\/2010\/pdk-programi-zgjedhor-2025-final_5139b83c.pdf\">PDK<\/a> parasheh q\u00eb n\u00ebse vjen n\u00eb pushtet do t\u00eb p\u00ebrkushtohet p\u00ebr t\u00eb zbatuar obligimet q\u00eb rrjedhin nga Marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>N\u00eb Programin e k\u00ebsaj partie parashihet ristrukturimi i plot\u00eb i procesit t\u00eb Dialogut.<\/p>\n<p>\u201cKy p\u00ebrfshin demokratizimin dhe institucionalizimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs, miratimin e nj\u00eb platforme t\u00eb qart\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe krijimin e nj\u00eb strukture gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.\u201d &#8211; thuhet n\u00eb Programin e PDK-s\u00eb. N\u00eb struktur\u00ebn gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, kjo parti parasheh edhe pjes\u00ebmarrjen e shoq\u00ebris\u00eb civile, qytetar\u00ebve dhe bizneseve.<\/p>\n<p>Synim i PDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb brenda vitit 2026 t\u00eb n\u00ebnshkruhet nj\u00eb Marr\u00ebveshje q\u00eb p\u00ebrfshin njohjen reciproke.<\/p>\n<p>N\u00eb Program megjithat\u00eb nuk p\u00ebrmendet decidivisht krijimi i Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe.<\/p>\n<p>Edhe <a href=\"https:\/\/lidhjademokratike.org\/wp-content\/uploads\/Programi_Botimi-i-trete.pdf\">LDK<\/a>-ja synon njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb p\u00ebrmes procesit t\u00eb Dialogut me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy Dialog, n\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me Serbin\u00eb, por n\u00eb thelb edhe me komunitetin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb ve\u00e7anti me komunitetin euro-atlantik. Nd\u00ebrsa q\u00ebllimi yn\u00eb p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb njohja reciproke, \u00ebsht\u00eb gjithashtu thelb\u00ebsore t\u00eb pranojm\u00eb se rezultatet n\u00eb procesin dialogues hapin rrug\u00ebn ton\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO dhe BE.\u201d &#8211; thuhet mes tjerash n\u00eb Programin e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs parasheh q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb Marr\u00ebveshjet e arritura deri m\u00eb tani n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dialogut. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen Marr\u00ebveshjet e vitit 2013 e 2015 e deri te Marr\u00ebveshja e Ohrit e vitit 2023.<\/p>\n<p>\u201cAngazhimi yn\u00eb do t\u00eb mbetet brenda kornizave implementuese t\u00eb k\u00ebsaj Marr\u00ebveshjeje, me t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e saja integrale &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb dhe Asociacionin Kushtetues &#8211; duke mos b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb kompromis me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs e karakterin unitar t\u00eb shtetit ton\u00eb.\u201d &#8211; thuhet tutje n\u00eb Programin zgjedhor t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/watch\/live\/?ref=watch_permalink&amp;v=872047545054280\">Koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore-Forumi Intelektual E-30<\/a>, n\u00eb Programin zgjedhor parasheh \u2018shembjen\u2019 e themeleve t\u00eb autonomis\u00eb p\u00ebr Komunat me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u201cKosova do ta p\u00ebrmbyll\u00eb Dialogun dhe t&#8217;i rikthehet Marr\u00ebveshjes gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe obligative me njohje reciproke.\u201d &#8211; thuhet n\u00eb Programin e k\u00ebtij Koalicioni.<\/p>\n<p>Njohja reciproke sipas k\u00ebtij Koalicioni do t\u00eb vendoste themelet e nj\u00eb paqeje t\u00eb p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshjet e dakorduara duhet t\u00eb zbatohen, pavar\u00ebsisht kush vjen n\u00eb pushtet<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse partit\u00eb politike duan ndryshime n\u00eb procesin e Dialogut, Marr\u00ebveshjet e deritashme &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb formimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe &#8211; nga njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve politike konsiderohen si obligime q\u00eb duhen p\u00ebrmbushur nga Qeveria e re.<\/p>\n<p>Abit Hoxha, Asistent Profesor dhe Hulumtues Shkencor n\u00eb Universitetin Agder n\u00eb Norvegji konsideron se p\u00ebr Agjend\u00ebn e Dialogut, Bashkimi Europian dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb presin ndryshime politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo Agjend\u00eb t\u00eb shtyhet p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>\u201cAs nuk ka ndryshuar e as nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb vija t\u00eb trasha n\u00eb kuptimin e rezultatit, por ndryshon n\u00eb hapa, koh\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb implementimit. Sa Kosova ka d\u00ebshir\u00eb dhe Agjend\u00eb politike t\u00eb integrimit, dikton m\u00ebnyr\u00ebn e implementimit t\u00eb Dialogut.\u201d &#8211; thot\u00eb Hoxha.<\/p>\n<p>Profesori i Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Drit\u00ebro Arifi, thot\u00eb se pavar\u00ebsisht se kush do jet\u00eb n\u00eb Qeveri pas 9 shkurtit, presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjeve, do t\u00eb jet\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 10 shkurt po them n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative do t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebrkesat nga BE-ja dhe SHBA-ja p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura deri tash. Gjithashtu, pavar\u00ebsisht se cila Qeveri do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb e obliguar q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb t\u00eb gjitha Marr\u00ebveshjet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dakorduara n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Brukselit. Mendoj q\u00eb cilado Qeveri q\u00eb do jet\u00eb n\u00eb pushtet pas 9 shkurtit jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb ta zbatojn\u00eb edhe Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe. Po flasim gjithmon\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i rrethanave aktuale.\u201d &#8211; thot\u00eb Arifi.<\/p>\n<p>Hoxha, nga ana e tij, konsideron se pavar\u00ebsisht se disa nga partit\u00eb n\u00eb Programin e tyre kan\u00eb ide t\u00eb ndryshme p\u00ebr Dialogun, kjo mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e procesit, por jo n\u00eb Agjend\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjith\u00ebsisht, Dialogu ka p\u00ebr q\u00ebllim normalizimin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb kontekst europian, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb Marr\u00ebveshje p\u00ebr ndalimin e konfliktit, fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe ndoshta edhe integrim n\u00eb BE. Pra, partit\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb fushatave mund t\u00eb ndryshojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si rrjedh ky Dialog, por q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Pjes\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cilat pal\u00ebt jan\u00eb marr\u00eb vesh deri m\u00eb tani jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb obligueshme dhe duhet t\u00eb implementohen duke p\u00ebrfshir\u00eb Asociacionin, jo si favor ndaj Serbis\u00eb apo BE, por sepse jan\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d &#8211; shton Hoxha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Arifi p\u00ebrkujton se partit\u00eb ka pasur raste kur kan\u00eb kund\u00ebrshtuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara, por q\u00eb kur kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, situata ka ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cHistoria \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi m\u00eb i mir\u00eb. I kemi dy parti q\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar demarkacionin dhe kur kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet e kan\u00eb votuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb edhe Vet\u00ebvendosja ka lejuar q\u00eb t\u00eb zbatohet Vendimi p\u00ebr tokat e Manastirit t\u00eb De\u00e7anit. \u00cbsht\u00eb kalkulim i partive politike q\u00eb kinse jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb t\u00eb vrazhda dhe populiste, por kur vijn\u00eb n\u00eb pushtet, ndryshon gjat\u00eb rrug\u00ebs gjith\u00e7ka.\u201d &#8211; shton Arifi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Marr\u00ebveshje finale sipas Hoxh\u00ebs deri tani nuk \u00ebsht\u00eb mundur t\u00eb arrihet p\u00ebrmes Dialogut p\u00ebr shkak se Serbis\u00eb nuk i ka konvenuar, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht as Kosova nuk ka shfaqur interes p\u00ebr Marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>\u201cTekefundit Kosova do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Marr\u00ebveshjet t\u2019i vendos\u00eb m\u00eb shum\u00eb vis-\u00e0-vis BE-s\u00eb sesa Serbis\u00eb dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u2019i implementoj\u00eb t\u00eb gjitha Marr\u00ebveshjet nj\u00ebansh\u00ebm dhe t\u00eb ec\u00eb para me BE-n\u00eb dhe t\u00eb mos varet nga Agjenda karshi Serbis\u00eb.\u201d &#8211; p\u00ebrfundon Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Rruga e gjat\u00eb e dialogimit<\/strong><\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia jan\u00eb n\u00eb bisedime t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga Bashkimi Europian p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, q\u00eb nga viti 2011.<\/p>\n<p>Ky proces kishte nisur fillimisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje teknike, p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb pas n\u00eb nivel politik.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 mars 2023 Kosova dhe Serbia n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut u dakorduan p\u00ebr Aneksin e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes drejt normalizimit.<\/p>\n<p>Dy lider\u00ebt u pajtuan q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u00eb zhvillonin marr\u00ebdh\u00ebnie normale t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera t\u2019i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore, ndon\u00ebse nuk p\u00ebrmend njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova merrte obligime p\u00ebr t\u2019i zbatuar Marr\u00ebveshjet e arritura m\u00eb her\u00ebt &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb q\u00eb e parasheh krijimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe &#8211; nd\u00ebrsa Serbia nuk do ta kund\u00ebrshtonte an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb Organizat\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. E, si \u201cshp\u00ebrblim\u201d p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes baz\u00eb, BE-ja kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb organizonte nj\u00eb Konferenc\u00eb donator\u00ebsh brenda 150 dit\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb paket\u00eb investimesh dhe ndihm\u00eb financiare p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb. Por, asnj\u00eb shp\u00ebrndarje nuk do t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebrpara se BE-ja t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se t\u00eb gjitha dispozitat e Marr\u00ebveshjes jan\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht. Dhe, me gjith\u00eb pritjet se gj\u00ebrat po merrnin rrjedh\u00eb pozitive, zhvillimet e m\u00ebvonshme n\u00eb terren quan procesin n\u00eb kah krejt t\u00eb kund\u00ebrt. E, Marr\u00ebveshja mbeti vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt nuk e n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara jan\u00eb deklaruar se pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb firmosur, ajo \u00ebsht\u00eb Marr\u00ebveshje e obligueshme p\u00ebr pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Kurti k\u00ebrkoi t\u00eb n\u00ebnshkruhet Marr\u00ebveshja e Ohrit nga pal\u00ebt &#8211; duke insistuar se vet\u00ebm ashtu garantohet zbatimi.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti i Serbis\u00eb nuk ishte i gatsh\u00ebm ta respektonte asnj\u00ebr\u00ebn. Ne jemi p\u00ebr Dialog p\u00ebr normalizim. Kjo b\u00ebhet me pranimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb Marr\u00ebveshjes dhe zbatimin e saj.\u201d &#8211; kishte deklaruar <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/albin-kurti-marreveshja-e-ohrit-te-formalizohet-me-nenshkrim-radojciq-te-dorezohet-ne-kosove\/\">Kurti, m\u00eb 28.06.2024, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<\/a>.<\/p>\n<p>Sipas tij n\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjes n\u00ebnkupton formalizim, kurse dor\u00ebzimi i Radoi\u00e7iqit do t\u00eb kuptonte vendosje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj 45 personave &#8211; n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve q\u00ebndron ish-n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Serbe, Millan Radoi\u00e7iq &#8211; \u00ebsht\u00eb ngritur Aktakuz\u00eb, m\u00eb 11.09.2024, nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Aktakuz\u00ebs n\u00eb mbi 45 t\u00eb akuzuarit r\u00ebndojn\u00eb veprat penale p\u00ebr: &#8220;terroriz\u00ebm&#8221;, &#8220;financim terrorizmi&#8221; dhe &#8220;shp\u00eblarje e paras\u00eb&#8221;. Kjo pasi t\u00eb nj\u00ebjtit akuzohen se m\u00eb 24.09.2023 kan\u00eb kryer sulm terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit &#8211; duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb vrar\u00eb zyrtarin policor Afrim Bunjaku.<\/p>\n<p>https:\/\/kallxo.com\/gjate\/dialogu-ne-kome\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Cilado Parti a cilido Koalicion q\u00eb e krijon Qeverin\u00eb e re n\u00eb Kosov\u00eb pas Zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit pritet ta ket\u00eb n\u00eb Agjend\u00eb Dialogun p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Europian. Si proces i nisur qysh n\u00eb vitin 2011, Dialogu paraqitet si obligim i pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb trazuar rrug\u00ebn e tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":2528093,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[865,34,2652,2653,49,2654,172,655,58,117,118,868,119,138],"class_list":["post-3209203","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm","tag-aak","tag-albin-kurti","tag-asociacioni","tag-asociacioni-i-komunave-me-shumice-serbe","tag-be","tag-dialgu","tag-fushata-zgjedhore","tag-kaja-kallas","tag-kosova","tag-ldk","tag-lvv","tag-nisma","tag-pdk","tag-serbia"],"lang":"sq","translations":{"sq":3209203},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3209203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3209203"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3209203\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3209203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3209203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3209203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}